Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Hiroshima kujton viktimat

    Mijėra vetė kanė kujtuar viktimat e bombės sė parė bėrthamore nė botė tė hedhur nė Hiroshimė nė 6 gusht ‘45

    Hiroshima kujton viktimat atomike


    Shekulli

    Nė 59 -vjetorin e tragjedisė sė Hiroshimės, mijėra vetė bėjnė thirrje pėr t’u dhėnė fund armėve bėrthamore
    Jo mė luftė. Jo mė Hiroshimė. Jo mė armė bėrthamore. Kėto ishin mbishkrimet qė mijėra njerėz nė gjithė botėn mbanin nė duar dje nė kujtim tė 59 -vjetorit tė hedhjes sė bombės sė parė atomike nė qytetin japonez tė Hiroshimės. Ishte 6 gusht 1945, ora 8.15 e mėngjesit kur SHBA lėshon prej njė luftanijeje nė mes tė Atlantikut njė bombė qė pėrmbante 20 000 ton eksploziv. Njė re e madhe tymi ngrihet nė qytetin japonez tė populluar nga 350 000 vetė. Si rezultat: 160 000 tė vdekur, rreth 60 % e ndėrtesave kthehen nė shkrumb e hi. Pamje tė tmerrshme, njerėz tė karbonizuar, tė gjymtuar, tė djegur. Pėr tė mos mjaftuar shkatėrrimi i Hiroshimės, 3 ditė mė pas njė tjetėr bombė e kėtij lloji urdhėrohet tė hidhet nė qytetin tjetėr japonez Nagasaki, ku gjetėn vdekjen 70 000 tė tjerė. Kjo e detyroi Japoninė tė tėrhiqej dhe tė shėnonte fundin e Luftės sė Dytė Botėore mė 9 gusht 1945. Kanė kaluar 59 vjet, por bota nuk do t’i harrojė lehtė pamjet e tmerrshme tė Hiroshimės. Aty ku prej vitesh nuk mbiu as bari. Aty ku dhjetėra qindra tė mbijetuar vuajtėn vite mė pas pasojat kanceroze tė bombės dhe iu shtuan listės sė viktimave tė kėsaj tragjedie. Bashkė me 5142 emra qė kanė vdekur nga kanceri dhe nga sėmundjet e tjera qė kanė lidhje me deformimet e shkaktuara nga bomba bėrthamore numri i tė vdekurve nga kjo tragjedi ka arritur nė 237 062. Mes tyre, janė edhe shtatė tė burgosur lufte amerikanė qė kanė vdekur sė fundi.
    Pėr tė kujtuar kėtė ditė, mijėra japonezė kanė vendosur qirinj dhe buqeta me lule nė harkun e Paqes dhe nė Bomb Dome nė Hiroshima, nė pjesėn perėndimore tė Japonisė. Mijėra tė mbijetuar, banorė, vizitorė dhe zyrtarė u mblodhėn rreth vendit qė i kujton viktimat e Hiroshimės duke mbajtur njė minutė heshtje. Pas kėsaj janė lėshuar nė ajėr 1000 pėllumba tė bardhė, qė simbolizojnė paqen. Duke folur pėr kėtė ngjarje, kryeministri japonez Junichiro Koizumi konfirmoi qėndrimin e Japonisė pėr tė ndalur prodhimin, zotėrimin dhe transportimin e armėve bėrthamore brenda kufijve tė kėtij vendi.
    Stop armėve bėrthamore
    Viktimat e Hiroshimės janė kujtuar dje nė gjithė botėn, madje edhe nė SHBA. Njerėzit kanė kujtuar me dhimbje atė ditė tė zezė tė historisė dhe kanė bėrė thirrje qė t’i jepet fund prodhimit tė armėve bėrthamore nė botė. Ende shumė shtete vazhdojnė tė pėrgatisin armė tė shkatėrrimit nė masė, disa nė mėnyrė tė fshehur, tė tjerėt tė akuzuar botėrisht. Traktatet pėr mosprodhimin e armėve tė tilla, tė firmosura nga njė sėrė shtetesh nuk e kanė ndalur garėn qė zhvillohet nė prapaskenė. Ka qenė pikėrisht kryebashkiaku i Hiroshimės ai qė ka lėshuar dje njė apel pėr gjithė botėn, tė ndalė prodhimin e kėtyre armėve deri nė vitin 2020. Ai mė tepėr ka akuzuar SHBA-tė si shtetin qė vazhdon tė eksperimentojė minibomba tė tilla. “Pikėpamjet egocentrike botėrore tė qeverisė amerikane po arrijnė ekstremet”, -thaTadatoshi Akiba, kryebashkiaku i qytetit tė Hiroshimės nė njė ceremoni pėrkujtimore nė parkun pėrkujtimor tė paqes nė qytet. “Duke shpėrfillur OKB-tė dhe ligjin ndėrkombėtar, SHBA ka nisur kėrkime pėr tė prodhuar armė bėrthamore mė tė vogla dhe me tė pėrdorshme”, -tha ai. Pikėrisht nė muajin qershor, Senati amerikan miratoi shpenzime tė tjera pėr studimin por jo pėr zhvillimin e njė mbrojtjeje bėrthamore dhe tė njė mbushjeje minibėrthamore. SHBA ka ndėrmenmd tė prodhojė njė armė minibėrthamore qė tė ketė fuqi eksplozivi mė pak se 5000 ton, ēerekun e sasisė sė bombės sė hedhur nė Hiroshimė. Pėrkrahėsit e kėsaj bombe argumentojnė se fuqia e saj shkatėrruese do tė jetė mė e vogėl, veēanėrisht nė njerėz. SHBA ka vendosur njė vetėndalim tė armėve bėrthamore qė nga viti 1992. Por zoti Akiba tha se bota ka nevojė tė ndalojė tė gjitha armėt e shkatėrrimit nė masė. Ai u kėrkoi gjithė kombeve tė ndjekin takimin qė do tė mbahet nė maj tė vitit tjetėr nė Nju Jork pėr mosprodhimin e armėve bėrthamore, dhe tė firmosin njė traktat qė do tė ndalė armėt e tilla deri nė 2020. Pėrveē SHBA-ve ai kritikoi Korenė e Veriut duke e konsideruar politikėn e kėtij vendi pėr siguri bėrthamore, si njė politikė pa vlerė. Por armė tė tilla akuzohen se prodhojnė edhe shtete si Izraeli, India e Pakistani.
    Box/
    Historia e Hiroshimės
    Presidenti Truman kishte paralajmėruar se do tė shkatėrronte gjithė kapacitetin e armiqve pėr tė bėrė luftė. “Deklarata e Postdamit, e lėshuar dhjetė ditė mė parė, i bėnte thirrje Japonisė tė dorėzohej pa kushte, si shansi i fundit pėr tė shmangur njė shkatėrrim total”, -tha presidenti Truman atė kohė. “Nėse ata nuk pranojnė kushtet tona, ata duhet tė presin njė shi qė do t’i shkatėrrojė nga ajri, nė njė mėnyrė qė nuk ėshtė parė kurrė nė tokė”. Amerikanėt kishin llogaritur se njė pushtim i gjithė ishullit japonez do tė ēonte nė vdekjen e rreth 1 milion vetėve. Hiroshima u mendua si objekti ideal pėr efektivitetin e njė bombe atomike, pasi ky vend nuk po prekej dot nga bombat konvencionale. Nė Hiroshimė ndodhej depozita kryesore e furnizimit tė ushtrisė japoneze. Ishte 6 gushti 1945 kur sulmi ndaj Hiroshimės u realizua. Presidenti Truman urdhėroi hedhjen e bombės atomike nga luftanija “Augusta” nė mes tė Atlantikut, e cila pėrmbante 20 000 ton eksploziv dhe ishte 2000 herė mė e fuqishme nga ēdo bombė qė ishte pėrdorur deri atė kohė. Bomba e Hiroshimės, e njohur me emrin “Little Boy” (duke iu referuar presidentit Rusvelt) - shkatėrroi njė zonė prej 13 kilometrash katrorė. Sipas zyrtarėve nė atė kohė u raportuan 118 661 tė vdekur. Por mė vonė u raportuan 150 000 vetė nga popullsia prej 350 000 banorėsh. “Little Boy” kushtoi 2 miliardė dollarė.
    Tre ditė mė vonė u hodh njė tjetėr bombė, mė e madhe kundėr qytetit Nagasaki. Bomba tjetėr u quajt “Fat Man”, (referuar kancelarit britanik Winston Churchill), dhe peshonte 4050 kg. Nagasaki rrethohej nga male, dhe niveli i shkatėrrimit u llogarit nė 6.7 kilometra katrorė. Aty gjetėn vdekjen rreth 74 000 vetė dhe po aq tė plagosur. Dy bombat atomike, bashkė me deklaratėn sovjetike tė luftės kundėr Japonisė mė 8 gusht 1945 mė nė fund e lanė Japoninė pa asnjė zgjidhje. Japonia iu dorėzua aleatėve mė 14 gusht 1945.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Sigurisht ky nuk ka qene as krimi i pare e as i fundit i funderrinave janki ne bote. Mjafton tu kujtoj qe ky abort i historise eshte ngritur mbi genocid dhe skllaveri. Ata vazhduan te kryejne krime atehere dhe po i thellojne edhe kete minute qe po flasim. Koreja, Vjetnami, Laosi, Kamboxhia, gati gjithe shtetet e Amerikes Latine, afganistani, Iraku jane ilustrim i kesaj.
    Kohet e fundit plehrat janki kane ndryshuar edhe doktrinen ushtarake duke bere te mundur perdorimin e armeve te shkaterrimit ne mase edhe en menyre preventive. Uroj qe nje dite te hane pak nga corba e tyre

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e abnk
    Anėtarėsuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Vendi i fundit i lire n'bote, USA
    Postime
    242
    Citim Postuar mė parė nga antares
    Sigurisht ky nuk ka qene as krimi i pare e as i fundit i funderrinave janki ne bote. Mjafton tu kujtoj qe ky abort i historise eshte ngritur mbi genocid dhe skllaveri. Ata vazhduan te kryejne krime atehere dhe po i thellojne edhe kete minute qe po flasim. Koreja, Vjetnami, Laosi, Kamboxhia, gati gjithe shtetet e Amerikes Latine, afganistani, Iraku jane ilustrim i kesaj.
    Kohet e fundit plehrat janki kane ndryshuar edhe doktrinen ushtarake duke bere te mundur perdorimin e armeve te shkaterrimit ne mase edhe en menyre preventive. Uroj qe nje dite te hane pak nga corba e tyre
    Vetem nji gja shif. Krahaso rregjimin e qeverite e shteteteve qi permende ma siper, me qeverine amerikane. Krahaso Korene e Jugut me t'Veriut! Megjithate ju ndoshta j'u vjen keq edhe per Hitlerin e Stalinin. Hajdut oksigjenit!
    Defend the second amendment

  4. #4
    Dynamic Maska e good devil
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    jgyuery
    Postime
    260
    cu be u be - po une them se do ishte historia pak me e bukur nqs japonia ta kishte bere bomben atimike para amerikanve.

    edhe mos ja fusni kot se bomba vravi dhe gra dhe femije.
    Forumi ėshtė tepėr i ngarkuar nė kėtė moment. Ju lutemi na vizitoni mė vonė.

  5. #5
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    ABNK! E pse jo? Cili nga keto shtete ka sulmuar e ka mbi 160 baza ushtarake me mbi 500000 ushtare jashte territorit te tij? Cili nga ato shtete ka perdorur arme te shkaterrimit ne mase? (Edhe ne Kosove u perdoren arme te shkaterrimit ne mase). Cili nga ato shtete luan me komunitetin nderkombetar? A mos valle cifutet paguhen dhe armatosen nga Koreja, Laosi, Kamboxhia, Vietnami, Panamaja, Grenada, Kili, Afganistani, Iraku?
    Te keshilloj miqesisht dhe nxehtesisht ABNK te shohesh me pak Fox News e te lexosh me shume histori.
    Per sa i perket fyerjeve personale ato une i coj ne /dev/null po po te te pergjigjesha me te njejten monedhe nuk besoj se do te te pelqente......

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 05:10
  2. SHBA, shqiptari ofron drekė falas pėr viktimat e Madof
    Nga brooklyn2007 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-04-2009, 06:56
  3. Viktimat e revolucionit famekeq kulturor Kinez ne Shqiperi
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2006, 19:25
  4. Viktimat E Perdhunimit Dhe Vuajtejet E Tyre
    Nga abdulselam nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 23-01-2005, 07:31
  5. Shqipėria, ndėr tė parat nė Ballkan pėr viktimat e cunamit
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-01-2005, 11:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •