Olimpiket, skandali me emigrantėt
ATHINE
Greqia shfrytėzon emigrantėt e paligjshėm pėr tė pėrshpejtuar punimet e Lojėrave Olimpike. Skandali ėshtė publikuar nė gazetėn britanike "Sunday Telegraph", sipas tė cilės njė "ushtri" punėtorėsh tė huaj e tė paligjshėm, kryesisht nga Shqipėria dhe vendet e tjera lindore, po pėrdoret pėr pėrfundimin e rikonstruksioneve. Sipas gazetės, kontraktorėt grekė pėr olimpiadėn botėrore kanė punėsuar mijėra punonjės nga Europa Lindore, Lindja e Mesme dhe Azia pėr tė kryer punimet mė tė rrezikshme e tė vėshtira. Emigrantėt e huaj paguhen tre herė mė pak se punėtorėt grekė dhe punojnė nė kushte shumė mė tė vėshtira se ata.
Kushtet
Shumė prej tyre punojnė pėr rreth 14 orė nė ditė nė temperatura prej 40 gradė dhe jetojnė nė baraka pa ujė dhe energji elektrike. Kushtet e vėshtira tė punės u krijojnė probleme tė mėdha, ndėrsa nė rastin e aksidenteve kontraktorėt nuk paguajnė as shpenzimet shėndetėsore. Sipas tė dhėnave jozyrtare tė grumbulluara nga gazeta janė rreth 30 mijė emigrantė tė paligjshėm qė shfrytėzohen pėr tė kryer punimet e fundit nė 39 ambjentet ku do tė zhvillohen Lojėrat Olimpike si dhe pėr ndėrtimin e aeroportit tė ri, hekurudhės, hoteleve dhe rrugėve. Tė gjithė punojnė pa kontrata, nė mėnyrė tė paligjshme dhe paguhen shumė pak. Pjesa mė e madhe e tė shfrytėzuarve janė shqiptarė, polakė, rumunė, bullgarė si dhe emigrantė nga vendet e Lindjes sė Mesme. Ata tregojnė se u duhet tė fshihen sapo shohin policinė, pasi kontraktorėt e tyre gjobiten me tė paktėn 400 euro nė rast se zbulohen shkelje tė tilla.
Presionet
Presionet nė pėrshpejtimin e punimeve para olimpiadės kanė sjellė pėr pasojė aksidentet e rėnda. Tė paktėn 14 punėtorė kanė vdekur dhe 180 tė tjerė janė plagosur gjatė dy viteve tė fundit nė zonėn ku do tė zhvillohen Lojėrat Olimpike. Pėrfaqėsuesit e organizatave ndėrkombėtare tė punės kanė shprehur shqetėsimin lidhur me numrin e madh tė aksidenteve krahasuar me olimpiadat e mėparshme. Sipas tyre, kjo ka ardhur si pasojė e kushteve tejet tė vėshtira tė punės nė Greqi, presioneve tė autoriteteve nė minutėn e fundit dhe mungesės sė kujdesit nga kontraktorėt. Olimpiket greke tė kėtij viti kanė hasur nė vėshtirėsi pa fund. Pjesa mė e madhe e stadiumeve dhe hoteleve kanė pėrfunduar, por mbeten ende nė rikonstruksion metroja, rrugėt si dhe ambjentet e tjera sportive.
7 shqiptarė tė vdekur nga aksidentet e ndėrtimit
Shtatė emigrantė shqiptarė kanė gjetur vdekjen nė aksidentet gjatė ndėrtimit tė fshatit olimpik si dhe objekteve tė tjera olimpike nė Greqi. 14 aksidentet qė kanė ndodhur qė prej fillimit tė kėtij viti janė shkaktuar nga mungesa e masave tė sigurimit teknik. Sipas pėrfaqėsuesve tė shoqatave tė punėtorėve nė Greqi, situata nė tė cilėn punojnė emigrantėt shqiptarė nė mjediset ku do tė zhvillohet olimpiada ėshtė shumė e vėshtirė. Punėtorėt punojnė nė kushte tė rėnda, shfrytėzohen deri nė maksimum, nuk shpėrblehen pėr punėn dhe nuk dėmshpėrblehen nė raste aksidentesh, kanė bėrė tė ditur pėrfaqėsuesit. Incidente tė tjera kanė shoqėruar pėrgatitjen e Lojėrave Olimpike. Njė zjarr i madh ra nė fillim tė muajit korrik nė fshatin olimpik, ku pritet tė mblidhen atletė nga e gjithė bota. Njė person mbeti i vdekur si pasojė e kėtij incidenti, ndėrsa pati edhe dėme ekonomike. Zjarri ra edhe nė stadiumin kryesor tė Lojėrave Olimpike nė Athinė, pa shkaktuar viktima si dhe nė qendrėn e shtypit tė olimpiadės.
Krijoni Kontakt