Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Kanadaja, zhgënjimi i madh i një intelektuali shqiptar

    Ilir Arbana

    (ish-inxhinier në Tiranë)



    Gazeta Panorama, 14 Nentor 2003





    Ilir Arbana një inxhinier i ri nga Tirana, i zhgënjyer në atdheun e tij

    rrëfen nga Kanadaja, kalvarin prej emigranti në kërkim të "tokës së

    premtuar". Rrëfimi i sinqertë i inxhinierit të diplomuar shkëlqyeshëm,

    zbardh të gjitha peripecitë në vendin ku kërkojnë të ikin dhe kanë ikur

    shumë intelektualë shqiptarë. Por, zhgënjimi është shumë më i madh pas

    mbërritjes në Kanada. Arbana ka vuajtur shumë për të gjetur shtëpi, punë

    dhe për të realizuar ëndrrën për t´u pasuruar me bashkëshorten e tij,

    ish-mësuese në Tiranë. Tani, ai punon pjatalarës dhe nëpërmjet një

    reportazhi interesant për "Panorama", tregon anën tjetër të medaljes.

    Përpëlitjet e emigrantëve shqiptarë në të gjithë Botën dhe konkretisht

    për një nga vendet më të lakmuara, siç është Kanadaja, dëshpërimin e

    tyre të pafund, "pishmanllëkun" që nuk e vazhduan karrierën në atdheun e

    tyre... Eshtë një reportazh interesant, ku zbulohet e vërteta e intelektualëve shqiptarë nëpër Botë, që janë "arratisur" për një jetë më të mirë. Të kërkosh dhe të hulumtosh, siç duket qenka në gjenet e njeriut. Të kërkosh një të ardhme më të mirë dhe kurrë mos të ndalesh nuk është gjë e

    keqe. Njeriut i ndodh shpesh që sa të arrijë atje ku do nis të kërkojë

    diçka tjetër. Ai nuk duhet të lodhet kurrë duke kërkuar edhe pse mund t´i

    ndodhë që më në fund të humbasë. Kjo ndohi edhe me mua, që mora rrugën për

    në Kanada, një nga vendet që është kthyer në ëndërr për ne shqiptarët.

    Ndodh që shumë prej nesh, si pulat pa kokë, po marrin rrugët drejt tokës

    së bekuar. Dhe aty fillojnë rrëfimet, zhgënjimet dhe të gjitha ato që janë

    larg ëndrrës. Të gjitha këto i them si pasojë e dhembjes për vëllezërit e

    mi, për tokën time dhe në fund për vetveten, që gjendem tashmë mes

    zhgënjimit të plotë dhe trishtimit të madh.





    TË MOS E BESOSH REALITETIN

    Ata që janë në Shqipëri, do të hapin sytë, duke mosbesuar në këto rreshta

    që i kam shkruar ashtu siç i ndiej në të vërtetë, ndërsa ata që ndodhen

    këtu, në Kanada, do të "hanë buzët", duke u shprehur njëkohësisht: "Na

    diktuan, na i nxorën të palarat në shesh". Sa dhemb e vërteta! Të vish në

    Kanada është sakrificë e madhe. Pas saj të pret një tjetër sakrificë, ajo

    që të merr një pjesë të konsiderueshme të kohës, përgatitja e dokumenteve,

    qofshin falso apo të rregullta. Për "kopsitjen" e tyre duhet të shpenzosh

    e madje jo pak, por plot 2 mijë dollarë, nëse je me fat, në të kundërt,

    kur nuk e ke një të tillë, mund të shpenzosh më shumë. Kjo shifër sa vjen

    e bëhet më e lartë për ata që kanë ardhur në vendin e largët me familje.

    Kjo pjesë e parë e "ëndrrës" duket sikur kalohet mjaft "lehtë", pasi

    njerëzit janë të entuziazmuar dhe mezi presin ditën kur do t´i dalë

    "Landed Immigrant Visa". Ndokush është edhe më "përpara", kur pret me

    padurim ditën kur do të largohet nga atdheu, që deri atëherë kishte qenë

    "zhgënjyes" për të. Shumë njerëz të thonë se deri te kjo fazë e pritjes

    vijnë mirë, por më tej padurimi i bën ta përcaktojnë atë si një burg të

    vërtetë. Është interesant fakti se si nga euforia të shtyn të bisedosh me

    këdo për atë që po përjeton. Madje, dhe miqve të sapozënë iu thua me plot

    gojë se gjendja në vendin tënd është shumë e keqe dhe se je duke bindur

    edhe fqinjët në pallatin që kemi banuar dikur se edhe ata duhet të

    provojnë të largohen nga Shqipëria, pasi ky qenkërka vendi më i keq në



    Botë, për të jetuar

    Gëzimi i madh... doli viza. Çfarë gëzimi ndjemë kur na njoftuan se kishim

    marrë të drejtën e emigrimit në Kanada. Mendonim se tashmë kishte ardhur

    koha të jetonim si njerëz. Konkretisht, unë do të vazhdoja punën time si

    inxhinier, ndërsa gruaja ime, e cila ishte mësuese në Tiranë, do të

    vazhdonte të mesonte fëmijët e kanadezëve. Menjëherë menduam, sigurisht

    për më mirë, që të bëheshim me fëmijë në Kanada. Aq naivë tregoheshim sa

    mendonim se në vendin tonë as qeni nuk e meritonte të jetonte, e jo më

    fëmija. Fantazia jonë shkonte deri aty sa të llogariste edhe rrogat që

    mund të merrnim në Amerikën e Veriut. Unë mendoja se si inxhinier,

    sigurisht i specializuar në Tiranë, së paku do të kisha në xhep të sigurta

    4 mijë dollarë, kurse ime shoqe patjetër 3 mijë dollarë. Kjo në sipërfaqe

    duket një parajsë e vërtetë, pasi muaji do të shkonte rreth 7 mijë

    dollarë, kurse viti rreth 80 mijë të tillë dhe në dhjet vjet 800 mijë. Me

    këto llogari i thamë "mirupafshim" fukarallëkut. Na vinte keq që linim të

    afërmit, por llogaria ishte e bërë, përpara dollarëve nuk duhej të dilte

    askush, qofshin nëna apo babai. Edhe pse ndjenim një farë përgjegjësie për

    "braktisjen" e tyre, përsëri në anën tjetër duhet të ecim përpara. Për

    shokët në ato momente deliri sikur nisëm dhe t´i nënvlerësonim pak si

    tepër, duke i cilësuar madje edhe grup injorantësh, të cilëve Shqipëria iu

    dukej gjithçka në Botë. Nuk më harrohet që një shoku im ma ka thënë fare

    hapur mendimin e tij. Aliu më befasonte shpesh kur më thoshte: "Shko ti në

    Kanada, por këtë qejf që bëjmë ne këtu kurrë s´do ta bësh atje". Më ka

    ndodhur që edhe ta ofendoj, sigurisht, me shaka kur i ktheja përgjigje si

    për shembull se nuk pranoja të merrja këshilla nga një njeri që nuk kishte

    shkuar madje as deri në Shkodër. Më pas, shkoja deri atje sa të thosha se nuk mund të ishte Aliu, ai që mund të më thoshte mua se çka ishte mirë dhe çka ishte keq. Në të vërtetë, isha gabuar.



    SI E NJIHJA KANADANË

    Kisha lexuar për Kanadanë në Internet dhe kisha dëgjuar fjalët më të mira

    edhe nga shokët që kishin qenë atje. Tregimet e tyre i ngjanin një

    përralle të vërtetë. Mrekulli kjo Kanadaja, thosha me vete. Do Zoti e kam

    edhe unë fatin të shkoj një ditë atje. Gjykoja se Kanadaja të ofronte

    mundësi të papara. Më shkonte shpesh në mendje të mendoja se ai mund të

    ishte një vend ideal për ne shqiptarët, që njihemi për zgjuarsi dhe

    përshtatje të shpejtë. E ku mund të ishte një kanades përpara nesh në

    inteligjencë. Ne jemi të rrahur me jetën, pasi ajo na e ka imponuar diçka

    të tillë. Si të shkelë shqiptari diku, mendoj se i bën vend vetes

    menjëherë. Më dukej se do ta kisha të lehtë në Kanada, sidomos nisur nga

    profesioni i inxhinierit, aq më tepër me emër. Kisha arritur të bëja disi

    emër në Shqipëri dhe mendoja se të njëjtin sukses do ta kisha edhe në

    Kanada. Madje, nuk i trembesha as konkurrencës apo ballafaqimit me

    vendasit e shtetit të largët. Kanadezët i njihja për njerëz të kulturar,

    zemërbardhë, pra njerëz që nuk i kishte asnjë vend tjetër. Thosha pa

    ndroje se më mirë të kishe një mik kanadaz sesa të bëheshe me 100

    shqiptarë. Kisha gabuar sërish në përcaktimet që bëja. Për ta vërtetuar

    këtë po tregoj se çfarë kisha biseduar me komshien time, Lena, pak përpara

    se të nisesha drejt aventurës. Ajo më thoshte shpesh si me shaka: "Po ku

    do të shkosh ti në Kanada ore, as anglishten nuk e di si duhet e jo më të

    bëhesh inxhinier". Atëherë e mendoja atë grua si një dashakeqëse, por

    tashmë e ndiej se kishte pasur plotësisht të drejtë, edhe pse mundohesha

    të mbushja mendjen se në Kanada kishte shkolla, ku mund ta mësoje

    menjëherë gjuhën. Kur e shihja që nuk mundesha t´i mbushja mendjen,

    tërhiqesha dhe me vete thosha se ajo nuk ishte veçse një grua pa nivel.



    KUR ZBRITA NË KANADA

    Rregull. Pastërti. Obobo... ç´kënaqësi. E çfarë mund të prisje tjetër

    përveçse këtyre nga një vend si Kanadaja. Për gjithçka të thoshin

    faleminderit. Më ka bërë përshtypje se edhe kur hyje në WC publike, para

    derës të thoshin të njëjtën fjalë, faleminderit. Këtë e përsërisnin edhe

    kur dilje prej andej. Kanadezët më mekulluan me kulturën dhe edukatën e

    tyre. Te sporteli për emigrantët, një grua e shëndoshë na pyeti nëse

    kishim dollarë të mjaftueshëm me vete. U detyruam të deklaronim se sa të

    fryrë i kishim xhepat. "Në rregull", tha më pas gruaja 2 kuintalëshe e

    sportelit. Na dhanë edhe ca letra, gazeta dhe informacione si të gjejmë

    banesë me qira. Më tutje na pyetën nëse kishim të afërm të tjerë në

    Kanada, apo jo. Sapo mori përgjigje negative, sportelisti nuk harroi të na

    uronte fat. Çfarë kulture! U kënaqa në Kanada. S´ka 20 minuta që kemi

    mbërritur dhe menjëherë ndihet ngrohtësia e këtij vendi me klimë të

    ftohtë. Natën e parë shkuam në hotel. Paguam 70 dollarë secili për akomodimin tonë atje. Mendonim se do ta gjenim një shtëpi me qira mënjëherë të nesërmen.



    E NËSËRMJA KANADEZE

    U zgjova i lirë e pa brengë. Shqipëria ishte aq larg, aq larg sa tashmë

    mund ta rrokte vetëm mendimi, fantazia apo dhe kujtimet e lëna pas. Shkuam

    në zyrën e emigrantëve dhe u regjistruam në shkollën e gjuhës angleze.

    Puna e dytë që bëra menjëherë ishte blerja e disa hartave të Torontos,

    pasi kisha frikë se humbisja. I thoshin vërtet metropol atij vendi. Dija

    pak anglisht e kjo mjaftonte për të mos qenë i pagojë. Gazetë "Rental

    News", e cila jepet falas, të jep mundësinë të gjesh banesë kudo në

    Toronto. Shfletoj, shfletoj... që të gjej një dhomë ku të jetoja së bashku

    me time shoqe. Kuptohet, gjuaja pak edhe çmimin e ulët. E kisha mendjen ta

    merrja deri në 500 dollarë në muaj. Fatmirësisht e gjeta një të tillë.

    Pasi telefonova dhe fiksova takim të menjëhershëm me të zotin e shtëpisë,

    mora taksi dhe u nisa për në vendin e duhur. Shoferi ishte nga Somalia. Më

    çuditi mirësjellja e tij. Ishte kënaqësi të bisedoje me njerëz të tillë.

    Mbërrita te shtëpia dhe tani kërkoja banesën e njeriut, i cili ishte

    përgjegjës për atë banesë. Më ra menjëherë në sy se aty ishte një banesë

    zezakësh. Bile duke u ngjitur shkallëve, m´u duk se ndëgjova që dikush

    bënte dashuri me derë të hapur. Disa arsye më bënë të ikja dhe të vihesha

    edhe njëherë në kërkim të shtëpisë me qira. Shikova për disa ditë me radhë

    dhe fatkeqësisht nuk gjeta gjë. Kur dirimi nisi të sosej, më në fund rashë

    në një apartament 1 dhomësh, në një banesë ku kryesisht banonin somalezët.

    Fola me përgjegjësin e pallatit, që përsëriste në mënyrë të vazhdueshme

    fjalët e para dhe e fundit (first and last). Me këto fjalë po më kujtonte

    nënën time, e cila shpesh më thoshte se ishte hera e parë dhe e fundit që

    bëja këtë apo atë gabim. Por ai e kishte diku tjetër qëllimin me atë që

    thoshte. Më kërkonte që të paguaja të parin dhe të fundit muaj të qirasë.

    Mos mor vlla i thamë, janë shumë para. Unë nga Shqipëria kisha marrë me

    vete vetëm 10 mijë dollarë dhe aktualisht isha pa punë. As që deshironte

    t´ia dinte vëllai nga Somalia. Madje, ai ishte fare i qetë në bisedën e

    tij me mua, kur më thoshte se apartamenti do të ishte gati vetëm pas dy

    javësh. Më shkuan plot tre javë në hotel së bashku me gruan. Matematikë e

    thjeshtë brenda këtyre ditëve shpenzimet e mia vetëm hotel ishin 3 mijë

    dollarë, nëse do të fus edhe pagesën e apartamentit dhe ushqimin, kjo

    shifër shkonte në 6 mijë dollarë. Nga paratë që kisha me vete më mbetën

    vetëm katër mijë dollarë. Po ashtu, shpenzova për kompletimin e

    apartamentit me pajisje të nevojshme për jetesë dhe përfundimisht në

    portofolin tim mbetën vetëm 2500 dollarë. Që më vonë u mbaruan si

    rrjedhojë e shpenzimeve ekstra në Kanada. Përsëri, pas kësaj mundohesha t´i mbushja mendjen edhe sime shoqeje, që ishte një gjë normale një fillim i vështirë si kudo tjetër.



    NË KLASËN E ANGLISHTES

    Filluam shkollën. Të them të drejtën, pak si i çuditshme më dukej. Në

    bankë isha me dy djem nga Ruanda. Përpara kisha disa të rinj nga Sri Lanka

    dhe pas tyre disa çeçenë. Nuk isha i gabuar kur në mend më shkonin fjalët:

    luftë përpara, luftë mbrapa, luftë anash. Një ditë një nga çeçenët më

    pyeti se nga isha. As që i bëri përshtypje fjala Shqipëri, por vijoi me

    një tjetër pyetje: A ka luftë atje? Kur i dhashë përgjigje negative, nisi

    të qeshte me të madhe. "Ti me siguri, tha je inxhinier?". Më mirë të më

    binte me grusht sesa të më thoshte ato fjalë. Më atë moment m´u duk se

    kisha përpara komshien Lenka në ato biseda shpërfillëse ndaj meje.



    PUNA, NJË TMERR TA GJEJE ATË

    Fillova të kërkoj punë. Bëra një CV, të cilën e mbusha plot, thuaj kisha

    bërë heroizma dhe më kishte mbetur pa punuar për projektimin dhe ndërtimin

    e Murit Kinez. Dy faqe të plota tregonin kush isha unë dhe vetëm unë.

    Mendova se me atë CV, që kisha do të më thërrisnin shpejt në punë, por nuk

    ndodhi kështu. Shkova në një nga qendrat për punësim dhe fillova ta faksoj

    CV gjithandej. Të njëjtën gjë bëri edhe ime shoqe. Më pas, të dy shkuam të

    qëndronim në pritje të ndonjë pune në banesën tonë. Pritëm atë ditë dhe të

    nesërmen, por asgjë nuk ndodhi në 48 orë. U detyruam ta ripërsërisim

    kërkesën për punë. Përsëri e njëjta gjë. Pas disa herëve që faksova CV

    time, më në fund më thirrën në itervistë për punë. U ndjeva mirë që ndodhi

    kjo. Mendova se tashmë do të më shihnin kanadezët mua inxhinierin

    shqiptar. Në intervistë shkova i veshur si asnjëherë tjetër. Bisedova me

    një nga inxhinierët kryesor të firmës dhe pashë që ata nuk ishin siç i

    kisha menduar. Dinin edhe ata, nuk ishte se ishin budallenj. Kur mbarova

    intervistën, një nga pjesëtarët e firmës më tha: "Mik i dashur, me këtë

    nivel të anglishtes që keni në kompaninë tonë nuk mund të punoni si

    inxhinier. Po ashtu ju mungon edhe eksperienca kanadeze. Shko e puno më

    mirë diku tjetër, merr pak eksperiencë tani dhe pastaj hajde të kërkosh

    punë si inxhinier". Nuk mund ta përshkruaj trishtimin e asaj dite të keqe

    të jetës sime në Kanada. Ato momente ndjeva një mall të madh për vendin

    tim, Shqipërinë. Inatin desha ta shfryja diku, por këtu nuk mund të rrihje

    askënd, madje as qenin se shkoje në burg dhe njëherësh humbet edhe të

    drejtën për t´u bërë kanadez. U mësova me dështime, por halli të bënte të

    ndryshoje takt, pasi barku donte bukë, gruaja gjithashtu duhej të

    ushqehej. U detyrova të punoja në një restorant. Si pjatalarës. Nuk është

    edhe aq keq, marr 7 dollarë në orë. Kam shpresë që së shpejti të bëhem

    kamarier në po të njëjtin restorant. Po e arrita këtë do të jem shumë I gëzuar.



    SHQIPTARËT NË KANADA

    Ka shumë shqiptarë në Kanada. Për ditë e më shumë po vijnë të tjerë. E mjaftueshme është të hysh në një nga kuzhinat e restoranteve të Torontos dhe të flasësh shqip dhe do të shikosh që gjysma e personelit do të përgjigjet. Janë edhe disa kafene, ku mblidhen shqiptarët. Aty kemi njohur

    edhe ne shumë shqiptarë; artistë, profesorë, regjisorë... pra elitën shqiptare. Shumë prej tyre edhe kanë bërë përpara shumë. E pabesueshme është se një profesor i letërsisë E.A., ishte bere menaxher i pesë punëtorëve në kompaninë për pastrimin e borës. Regjisori A.I., kishte përfunduar në larës xhamash. Mos të numëroj më tutje arritjet e njerëzve tanë në Kanada, pasi më vjen turp
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Alba, intersante artikujt.


    Por, une nuk e kuptoj perse vazhdojn te zhgenjehen keta njerez. Sidomos tani, shume njerez e kan provuar jeten ne Amerike, Kanada, apo ne vende te ndryshme dhe mundohen tja bejn te qarte se jeta nuk eshte nje fushe me lule (sidomos ne fillim) kudo. Por problemi eshte qe njerezit ne Shqiperi nuk deshirojn te besojn k'te gje dhe pastaj e ndiejn veten te zhgenjyer.

  3. #3
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Me as mbaj mend, kete shkrim kam nja dy vjet qe e kam lexuar; qarkulloi gjithandej ne internet ne ate kohe.
    Nuk e di pse gazeta e mesiperme e ka botuar tani.
    .

  4. #4
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    S'ka si Amerika!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  5. #5
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    shkrimi pak a shume eshte disi i vertete ...por sic e tha dhe veshtruesja ..pak a shume njerezit tani e dine se si eshte jeta ne fillim .. kudo te shkosh ka veshtiresi ..por ama por te jesh i zoti e can jeten kudo te jesh ...

    po nje gje me ben pershtypje me shume shqiptare intelektuale ... qe sapo vijne kujtonjne se do bejne punet qe kane bere atje dikur .. duke ditur se ketej eshte nje bote komplet ndryshe ...
    cdo gje do kohen e saj ... u cant push it ...

    anyway ... per te gjithe shqiptaret qe kane enderr te jetojne jashte shqiperise ... nje sugjerim do ju jepja

    jeta eshte lufte kudo ... kudo punohet ..qe te jetosh .. nuk eshte fushe me lule sic e mendojne ata ...

    Pink
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  6. #6
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Mua me bene pershtypje dy - tre gjera

    Si i kishte then ai Aliu pre punen e qefit, dhe ky tashi i jep te drejte, packa se Aliu nuk po i siguron asnje fare te ardhmeje femijeve, dhe kenaqet nga jeta me nje cope buke dhe i teke raki, e demelizem.


    Se dyti, "ai ishte pallat zezakesh"


    Se treti, dhe pse e dinte qe s'dinte anglisht, habitet dhe shokohet qe nuk e mori punen. Habi, se ky e paraqet veten dhe si intelektual,duhej ti kish ditur keto gjera.

    Plus, me vone shkruan. Fillova pune. Si pjatalares.
    Nje fare perbuzje, dhe mendjemadhesie qe do na e haje gjithmone koken ne Shqiptareve.
    Puna eshte pune, dhe per sa kohe do e shofim punen "shtremet" dhe fati ka per te na pare shtrember.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  7. #7
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Ne Amerike pothuajse nuk njihet fare diplloma e huaj, keshtu qe une se kuptoj se cfare presin k'ta intelektual?

    Prinderit tane, i kane pare veshtiresit qe ka emigrimi, por per ater te femijeve kan qendruar jashte Shqiperise. Pse? Per te na krijuar ne nje te ardhme qe tani smund te arrihet ne Shqiperi.

    Varet se me cfare qellimesh vine keta "intelektual". Sepse ka njerez qe vine per te bere miliona ne nje dite, dhe pastaj sjane gati te punojn per ato miliona.

  8. #8
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    he pra fringo .. kete desha te thoja dhe une se shume intelektuale qe vine nga shqiperia .. edhe nuk e dine anglishten dhe duan te punojne neper zyra ???

    si ta kuptoj kete ?

    Pink
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-08-2002
    Postime
    495
    Pervec te tjerave qe Fringoja dhe Pink_girl permenden me siper, nuk e di a e vute re menyren se si shprehet inxhinieri "inteligjent":
    ...Më shkonte shpesh në mendje të mendoja se ai mund të ishte një vend ideal për ne shqiptarët, që njihemi për zgjuarsi dhe përshtatje të shpejtë. E ku mund të ishte një kanades përpara nesh në inteligjencë. Ne jemi të rrahur me jetën, pasi ajo na e ka imponuar diçka të tillë. Si të shkelë shqiptari diku, mendoj se i bën vend vetes menjëherë.....

    Per sa kohe do te vazhdojme me keto superlativa per racen tone dhe nenvleftesuar ne maksimum te tjeret, as qe kemi per te bere ndonje here perpara.

  10. #10
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Te them te drejten ky shkrim nuk me duket aspak shokues, biles me duket pak per te qeshur.
    Akoma nuk e kuptoj "telat" e kujt kerkon te preke ky pseudointelektual. Le pastaj qe ketij i ha meraku se i dolen "hordhiqet" e mburrjeve te bashkeatdhetareve te tij. Harron ai qe disa bashkeatdhetare te tij ia kane dale mbane, por vetem ngaqe i jane futur punes kokeulur dhe kurre nuk u ka vajtur nder mend se do ta gjenin shtruar.

    Me behet shume qejfi, qe ketij i qenka thyer hunda, qe ndoshta e ka patur tere jeten perpjete, pasi ky perfaqeson ate mentalitet zoterues ne Shqiperi, sipas te cilit vetem te qenurit shqiptar te kualifikon per te zene poste drejtuese neper bote (dhe ku se, ne Kanada ose Amerike) dhe bota mezi na pret me krahehapur, pasi ne qenkerkemi me "inteligjentet" e me "puntoret". Lere pastaj qe me ka bere te qeshe me gjithe zemer kur na qenka cuditur kokelakra se "somalezi na paskerka qene njeri i sjellshem" dhe se "inxhinieret, atje ne Kanada, nuk na paskan qene dhe aq budallenj".

    Nejse me vjen mire qe njerez te kesaj kategorie e provojne mbi kurriz e tyre qe gjithe jetes e kane patur gabim.

    The truth is out there.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •