Gjyqi pėr vjedhjen e pikturave tė Vangjush Mios
Dėshmitarėt: Pikturat, pa inventar
Seanca e radhės, e zhvilluar dje nė qytetin e Korēės pėr zhdukjen e 64 pikturave nga Galeria e Arteve Guri Madhi, pjesa mė e madhe e tė cilave ishte e piktorit Vangjush Mio, ka nxjerrė nė pah gjėndjen e mjerueshme nė tė cilėn ruheshin kėto piktura. Pesė dėshmitarėt e pyetur, Bardhi Pojani, Dhimitraq Cikopani, Tatjana Caca, Sotiraq Kuqali dhe Genci Proko, janė shprehur se pikturat ruheshin nė gjendje jo tė mirė, dhe kryerja e inventarėve ishte thjesht formale. Sipas tyre, inventarėt e fondit tė pikturave tė galerisė, edhe pse kryheshin ēdo vit, ishin formalė dhe konsistonin vetėm nė numėrimin fizik tė pikturave, pasi shumica e anėtarėve tė komisioneve nuk ishin profesionistė tė fushės dhe si tė tillė, nuk mund tė pėrcaktonin autorėsinė e punimeve tė fondit. Seanca e radhės ndaj ish-drejtorit Vladimir Topi, i cili akuzohet pėr veprėn penale shpėrdorim detyre, u la pėr nė 27 shkurt. Ndėrkohė, pas ndarjes sė ēėshtjeve, nuk dihet ende se kur do tė rifillojė sėrish gjyqi ndaj pėrgjegjėsit Sotiraq Xega, i cili ndodhet nė Tiranė pėr arsye shėndetėsore.
Shqip
Krijoni Kontakt