Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    "Bizantologjia, arti i vetėm origjinal shqiptar"

    FLET MAKS VELO

    "Petrika Grosi


    I vetmi art i bėrė nga ne, i cili ėshtė tėrėsisht shqiptar, sipas studiuesit, arkitektit dhe shkrimtarit tė njohur Maks Velo, ngelet bizantologjia, me ikonat e afresket e saj, pra arti kristian. Ndėrsa e para studiuese dhe "themeluesja" e kėtij arti ėshtė rusja Viktori Puzanova. Pėrsa u pėrket veprave artistike dhe monumenteve tė tjera tė shumta, qė kanė ngelur nė vite, apo janė prodhuar nė Shqipėri, ato janė ose tė huazuara, ose tė punuara nga artistė tė huaj, qė kanė sjellė talentin e tyre nė vendin tonė. Pra, megjithėse ne i gėzojmė si pasuri, ato nuk janė autentike shqiptare, por e kanė origjinėn nga romakėt, helenėt etj. "Pėr mendimin tim nė tė gjithė trashėgiminė qė kemi ne i vetmi art i vėrtetė shqiptar dhe i bėrė tėrėsisht nga shqiptarėt, njė art i madh me kontribut europian dhe botėror, qė tashmė dihet, ėshtė arti bizantin, ku pėrfshihen ikonat, afresket, ungjijtė dhe objektet kishtare", thotė Maks Velo. Ai shton se "sigurisht qė edhe pjesa tjetėr e veprave artistike nuk mund tė mohohet, por ajo ėshtė mė tepėr njė trashėgimi e ngelur nė tokėn tonė se sa njė punė e bėrė prej nesh. Kemi art romak, art grek, nė tė cilat mund tė kenė punuar dhe shqiptarė, por arti qė njihet si autentik shqiptar ėshtė vetėm arti bizantin". Velo vijon mė tej se "Butrinti, Apollonia, Durrėsi e Lissusi kanė punime dhe monumente artistike me prejardhje tė huaj. Pra, 100 pėr qind shqiptar ėshtė vetėm arti bizantin, qė ėshtė dhe kulmi mė i madh i kontributit tonė nė artin botėror, ndėrsa objektet e kultit kristian janė ato qė ruajnė vlerat mė tė mėdha artistike dhe historike". Tė tilla vepra me rėndėsi, kontribut dhe vlera tė padiskutueshme artistike janė kodikėt e shek. VI dhe IX tė Beratit (nė Arkivin e Shtetit sot ruhen mbi 100 kodikė), epitafi i Gllavenicės, si dhe me qindra ikona tė mrekullueshme, pėr tė mos folur pastaj pėr mijėra metra katrorė me afreske. Velo thotė se "arti bizantin ėshtė banka jonė e provės materiale, e trashėgimisė kulturore e kristiane. Pjesėn artistike tė ikonave dhe afreskeve e zbuloi studiuesja ruse Viktori Puzanova. Gjatė gjithė kohės ajo punoi duke pasur mbėshtetjen e Theofan Popės, i cili deshifroi mbishkrimet bizantine dhe, si njė martir i vėrtetė, ka shpėtuar gjatė periudhės '67-'73 me qindra ikona qė ruhen nė muze dhe sot e kėsaj dite". Sipas Maks Velos, Viktori Puzanova ishte njė personalitet i papėrsėritshėm dhe i rrallė. Brenda figurės sė saj ishin bashkuar dijet e njė shkencėtareje me intuitėn, ndjeshmėrinė dhe sensibilitetin e njė artisteje. Puzanova arriti tė zbulojė dhe vlerėsojė, si dhe tė studiojė e komentojė njė art tė madh e tė panjohur pėr studiuesit shqiptarė. Edhe nėse ka pasur studiues tė tjerė, ata e kanė kaluar pėrciptazi kėtė temė dhe kanė punuar pjesėrisht. Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja, ngelet fakti se tė gjithė kanė ecur pas gjurmėve tė lėna nė rrugėn qė u hap pėr herė tė parė nga Viktori Puzanova. "Pas vdekjes sė Puzanovės fillon dhe lufta kundėr objekteve tė kultit, thotė Velo. U prishėn njė seri ikonash, kishash, mes tė cilave u prish dhe kisha e Vaut tė Dejės, qė ishte e pėrkėdhelura e saj, pasi e adhuronte me njė dashuri tė pamasė", pėrfundon ai.


    Velo, njė libėr mbi studiuesen Viktori Puzanovėn

    Maks Velo do t'i paraqitet publikut shqiptar dhe atij tė huaj me njė libėr mbi jetėn, punėn dhe veprėn e bizantologes ruse Viktori Puzanova. Tashmė tė gjitha pėrgatitjet kanė pėrfunduar dhe pritet vetėm sigurimi i njė fondi pėr botimin e librit. Viktori Puzanova ka qenė edhe artiste edhe bizantologe. Ajo erdhi nė Shqipėri pas njė eksperience tė gjatė 20-vjeēare nė Muzeun e Beogradit. Puzanova qe mjaft e pėrgatitur nė fushėn e vet. Periudha nė tė cilėn ajo punoi nė vendin tonė ėshtė shumė e rėndėsishme dhe tepėr kritike, pasi ajo punoi ndėrmjet viteve '47-'67. Kjo periudhė quhet e rėndėsishme, pasi, nėse nuk do ta kishim kėtė artiste kaq tė kompletuar dhe specialiste tė mirėfilltė e shumė e kualifikuar, nuk do kishim pasur ato rezultate nė atė 20-vjeēar dhe nuk dihet si do tė kishte shkuar fati i studimeve bizantologjike. Gjatė periudhės sė sipėrpėrmendur nuk ka pasur asnjė bizantolog tjetėr, qė tė jetė marrė me studime pėr artin bizantolog shqiptar. Studimi i parė i saj nė vitin '53 shėnon edhe studimin e parė nė historinė e kritikės dhe hulumtimeve mbi objektet kishtare. Kjo ėshtė dhe arsyeja pse Maks Velo dėshiron tė ngrejė sa mė lart figurėn e ruses Viktori Puzanova, duke botuar librin mbi punėn dhe studimet e saj.

    GAZETA SHQIPTARE
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anėtarėsuar
    10-05-2004
    Postime
    126
    Krijimi i nje koncepti te ri "art bizantin" vis-a-vis art i krishtere i jep te drejte te padiskutueshme eskspertizes se Puzanoves si themeluese e kesaj displine. Po ashtu nuk mund te mohohen edhe hulumtimet e Z. M. Velo per kontributin madhor te shqiptareve ne ate pjese te artit qe pershtetet ne definicion dhe kohe me nocionin me lart.

    Sidoqofte, as Zj.Puzanova (po te qe gjalle) si zor te merrte persiper te ekstrapoloje origjinalitetin ne kontributin artistik te shqiptareve nga periudha "bizantine" ne periudha te tjera me te hershme historike. Por z. Velo e merrka!

    Arkeologet dhe "historianet" shqiptare po preferokan moden, ne vend te shkences. Nuk luftohet per te lidhur pjeset e rebusit dhe gjetur te verteten, por se kush do te beje me shume zhurme si dishepull i trendit me te fundit, qe sigurisht nuk has ne kundeshtime me autoritetin shkencor fqinjor!

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. Albanologė dhe linguistė tė njohur shqiptar, e tė huaj
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 06-06-2008, 10:11
  3. Dom Lazėr Shantoja - Shkrimtar origjinal nė poezi e nė prozė
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-04-2006, 04:01
  4. Origjinal dhe kopje...
    Nga Drita_Love nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-01-2006, 18:21
  5. Doreshkrimi elbasanas i ungjijve, 1761
    Nga shendelli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2003, 14:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •