Marre nga libri i Umberto Eco-s "Ymri i Dranofiles'
Keto jane mendimet e personazhit Adso i Melk-ut qe eshte nje murg adoleshent qe ka ra ne dashni me nje katunare Italione me te cilen humbi edhe virgjerine ...pa dashje kuptohet

Une u preka shume nga fjalet e Ibn Hazmit, i cili e perkufizon dashnine si nje semundje rrebele kurimi i te ciles gjendet brenda vete asaj, pasi vete i semuri nuk deshiron te sherohet . Duke lexuar ato faqe e kuptova pse-ne e trazimit tim ate mengjes: sic duket dashnia hyn nepermjet syrit, sic thote edhe Vasili nga Ancira, dhe ai qe kaplohet nga kjo semundje tregon shenja lumturimi, dhe ne te njejten kohe kerkon vetmine. Fenomene te tjera qe ndikojne te semurin jane: nje ankth i dhunshem, dhe nje habi qe e le pa fjale. U frikesova shume kur mesova se i dashuruari i sinqerte, kur i mohoet pamja e objektit te dashurise bie ne nje gjendje zvenitese qe shpesh perfundon ne shtrat, dhe ndonjehere i semundja mposht edhe trurin, dhe subjekti humb mendjen dhe flet percart[u lehtesova shume kur konstatova qe nuk kisha arritur kete etape deri tani]. Por kur lexova se nqs semundja perkeqsehet mund te coje deri ne vdekje, u detyrova te pyes veten nqs ia vlente qe per lumturine qe rrjedh nga mendimi per vajzen te sakrifikoja shendetin, dhe vecanerisht konsideratat e tjera per shendetin e vete shpirtit.

Per me teper, mesova nga fjalet e Shen Hildegard qe melankolia qe ndjeja ato dite, te cilen ja atribuoja ndenjes te mallit per mungesen e vajzes, ishte rrezkishmerisht afer ndjenjes qe perjeton ai qe largohet nga gjendja e perkryer dhe harmonike e jetes ne parajse, dhe se kjo melankoli 'nigra et amara' eshte fryt i frymes te gjarperit dhe Djallit.

...Me se fundi cdo dyshim i imi mbi gjendjen e rende timen u vertetua nga shkrimet e te madhit Avicena, i cili perkufizonte dashurine si nje mendim me nje natyre melankolike, i lindur si rezultat i mendimit te pareshtur te dikujt per fytyren, gjestet apo sjellen e nje personi te seksit te kundert. Sipas Avicenes, dashuria nuk eshte semundje qe ne fillim, por transformohet ne semundje kur nuk kenaqet, dhe kthehet ne mendime obsesive. Avicena rekomandote nje metode te pagabueshme te rekomenduar nga Galen per te diagnostikuar dike qe dyshohet si i semure me dashuri: kapi kycet e te semurit dhe shpreh me ze te larte emra te seksit te kundert deri sa te zbulosh se cili emer ben qe pulsi te rrahe me shpejt.
Me se fundi, per kure, Avicena rekomandon bashkimin e dy te dashuruarve me ane te marteses. Duke qene se une isha murg, u pezmatova shume pasi kjo kure nuk i pershtatej gjendjes time. Por fatmirsisht Avicena kishte menduar per rastin kur 2 te dashuruarit nuk mund te bashkohen. Ne keto raste, Avicena keshillonte: banjo te ngrohta. Te tjera kura ishin: rekrutimi i plakave eksperte te cilat do punesoheshin qellimisht per denigrimin e subjektit te dashurise....Kura tjeter nuk ishte aspak modeste pasi Avicena keshillonte qe i dashuruari te flinte me shume skllave e robina. Kjo kure nuk i pershtatej nje murgu si une.