Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Harry ose engjelli i harruar

    Harry ndryshe nga c'prisje kur per here te pare degjoje kete emer ishte fatkeqesisht, femer.
    Them fatkeqesisht, sepse edhe ajo vete dukej se e urrente kete, prandaj edhe kishte psonisur nje emer te tille, i cili duhej te ishte deformimi i emrit te saj te vertete. Nuk kishte se si te mos te te terhiqte vemendjen fytyra e saj e gjate, me dy gunga te medhaja ne mes te ballit, dhe ajo lekura e zverdhur e cila krijonte nje kontrast te cuditshem me ngjyren kafe te syve te saj. Goja e cila ishte jashtezakonisht e madhe i rrinte shumicen e kohes hapur, kjo fale dhembeve te medhenj.Ne mes te mjekrres kishte nje grope, nga e cila lulezonte gjithe shendet nje tufe qimesh te zeza qe jo rrallehere beheshin objekt loje i gishterinjve te tarshe, e leshator te Harrit. Dukej se kjo jo vetem qe nuk e bezdiste aspak vajzen por i shkaktonte asaj nje lloj kenaqesie te pa-shpjegueshme. Teksa luante me qimet e mjekrres ajo perendonte syte, buzeqeshte pa shkak, varte koken lehatzi mbi gjoksin derrase, dhe leshonte nje tingull qe jo rrallehere i kishte trembur te pranishmit. Ishte nje gerrhame e lehte qe sa vinte e behej me e forte, por qe nderpritej sa here qe Harryt do ti duhej te ndillte jarget qe duke gjetur nje shteg midis katarosheve te saj kishin marre rrugen jashte gojes valixhe. Pra te dashur miq sic e keni kuptuar vete Harry nuk ishte krijese e shemtuar e kategorise njerzore, por ishte nje krijese e bukur me preajrdhje shtazore, nje loje e hidhur e natyres, nje bastardim gjenetik, mbase nje frut i mbarsur ne menopauze.

    Harry nuk i kishte pelqyer asnjehere enderrat.
    Kohe me pare, kur ende nuk e dinte se kush ishte ndryshimi midis saj dhe nje mashkulli Harry pati enderren e saj te pare. Ishte pikerisht 13 vjet te shkuara kur nga subkoshienca e saj kishte buruar nje enderr e lagur. Mengjersin e dites qe pasoi e gjithe shtepia u zgjua nga ulerimat e Harryt e cila kishte qendruar ne mes te dhomes, dhe me njerin gisht te vendosur mbi organin e saj gjenetal perpiqej te ndalonte gjakrrjedhjen. Harry kishte patur menstruacionin e saj te pare. Por kjo ishte vetem gjysma e se keqes. Fatkeqesisht e ema e Harrit kishte 1 jave qe ishte larguar per tek disa te njohurit e saj, dhe askush vec te jatit dhe gjyshit nuk ndodhej ne shtepi ate dite. Ata pane njeri tjetrin ne sy, dhe ashtu rob te situates se krijuar kuptuan se i kishte pjelle dreqi nje bela.
    Po ja qe ne dore e mori situaten gjyshi, nje njeri me pervoje, baba i 4 vajzave. Ai iu afrua Harrit, i dha dicka te fshihej, dhe pasi ia perkedheli plot dashuri ate koken plot gunga nisi ti sqaronte me zerin e shtruar se ajo qe po ndothte ishte dicka krejt normale, e cila i ndothte cdo vajze te madhe, prandaj edhe Harry nuk duhej te shqetesohej aspak.
    Fjalet e plakut e qetesuan Harrin, dhe ne nje fare menyre e bene te ndihej krenare.
    Duke u capitur per ne dhomen tjeter vajza habitej me cudine e enderres. Enderra e kishte bere te madhe.
    Lidhjet e Harrit me gjyshin e saj u bene edhe me te forta, pas cdo menstruacioni qe ajo kalonte. Pas cdo ndryshimi qe ndodhte ne trupin e saj ajo vraponte tek gjyshi, dhe ashtu pa ngurruar, me syte plot naivitet ajo do te bertiste me sa i hante zeri " Gjysh, shiko se sa me jane rritur gjokset" ose " gjysh jam me menstruacione". Prania e te tjereve jo vetem qe nuk e shqetesonte Harryn por jo rralle here ajo gjente kenaqesine te ndante me te pranshmit ndryshimet e trupit te saj. Kjo iu kthye ne nje zakon vajzes e cila nuk e kishte problem tu tregonte biseduesve gjoksin, dhe perparimet qe kishin bere, u fliste plot ngazellim per qimet pubike, per menyren se si kujdes per to .
    Fundja pse duhej te kishte turp, tani ishte e madhe.
    Biseduesit qe viheshin ne pozite perpiqeshin te nderronin biseden duke bere pyetje te llojit " Si je me mesime, apo ne cklase je" per tiu shmangur bisedave vete opsesuese te Harrit, me shprese se do te mund te shpetonin prej tyre, por nuk ishte e thene. Vajza i jepte nje pergjigje te prere pyetjeve te tyre dhe bam bente ajo nje pyetje nga ato te sajat.
    Shpesh here e ema ishte perpjekur te sqaronte vajzen se nuk ishte e hijshme, te bisedonte per gjera intime me te tjeret, por kjo e acaronte vogelushen, qe ia kishte gjetur zgjidhjen edhe ketyre lloje bezdisjeve. Sapo e ema fillonte te caprashitej Harry niste te shqyente rrobat nga trupi dhe te ulerinte me sa kishte ne koke.
    Ne thellesine e saj Harry mendonte se E ema ishte xheloze, ndaj edhe e ndalonte te fliste per gjera te tilla qe ajo vete as qe nuk i kishte enderruar ndonjehere. Pas perpjekjeve te se jemes Harry arriri te kuptonte se nuk ishte e pranueshme nga shoqeria qe ajo te fliste per trupin e saj, keshtu qe filloi ti hapej vetem gjyshit, i cili tashme qe ishte mesuar me bisedat e saj.
    Kjo vajze eshte e lindur per te qene e trishtuar, mendonte Gjyshi dhe mallkonte natyren qe ishte treguar kaq dore shtrenguar ne gjithcka qe i kishte falur Harryt. Erdhi nje dite dhe gjyshi plak vdiq, e Harri humbi bashke me te edhe deshiren per ti treguar botes zjarrin e ndryshimeve te cilat vazhdonin te gdhendnin trupin dhe personalitetin e saj.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    E Premtja e trete e Gushtit kishte 23 ore qe rendete drejt konsumimit te vetvetes, e tani nga goja llapaqene e saj e shkyer prej dihatjeve kishte filluar te varej prapanica e shendetshme e se Shtunes.
    12 here kishin shurruar shtrigat ate nate, e dymbedjete here kishin pellitur shtriganet.
    Fshati ishte strukur nen sqetullen e nates, ndersa agimi i dites se re dukej se kishte humbur ne barkun e panginjur te erresires, a mbase edhe me keq, ne cizmet e Adilit, rojes se varrezave. Fshati i Ferinit, nuk ishte me fshat, por nje mase veshtullore e perziere me endrra, fryme kukuthi, makth e frike. Gjume nuk kishte, kishte vec klithje qe buronin nga syte gelbazor te nates. Rruget e fshatit ishin te zbrazeta, si enderrat e te verberve.Njerezit te tromaksur nga cpo ndothe nuk pipetinin, vic ngjesheshin pas njeri tjetrit, dhe mbanin frymen ne pritje te hatase.
    Kishte lindur ndonje shpirt i keq???
    Po martohej shejtani???
    Jooo kishte ditelindjen Harry.

    Nje rrip i holle Hene, flakur tere percmim nga ndonje engjell harrakat, qe me siguri do te ishte lodhur duke u perpjekur ti gjente nje vend me te pershtashem, dukej si nje ngerdheshje ironike, pjelle e buzeve gagace te natyres.
    Harry doli ne veranden e shtepise, per te keputur (nese do te mundete) nje cope erresire e per ta mbllacitur gjithe kenaqesi ne ato nofullat e saj gjithe gunga. Mbushi mushkrite me ajrin e kenetor te gushtit, dhe tere kenaqesi ia nguli syte e venger brinjes se henes. "Herrrr Herrrr", hungeriti plot deshire, "hena sonte qenka si **** gomari,herrr herrr".
    Harry nuk kishte mbaruar gerrframen e saj kur per cudi te te gjitheve hena kishte filluar te nderronte forme. Rete erdhen e u hapen, dhe hena pak e nga pa pak nisi te fitonte ate plotesine e saj, e njikohesisht te mbillte jarget e drites mbi siperfaqen gungore te qiellit. Fytyra e habitur e Harrit, mori nje pamje te menduar ndersa i fundmit curril jarge kishte shpetuar nga carku i dhembeve e ishte perplasur ne dyshemene e verandes, duke ju bashkuar pellgaces jargore, qe ishte edhe e vetmja veper e meditimeve gojehapura te Harrit.
    Hena me ne fund e fitoi te tere plotesine e saj, dhe tashme ngjante shume me nje fytyre qose , shtupanake, pa hunde e vesh. Ishte nje fytyre ku forma dhe perfeksioni i rrumbullakesise stononte me gropat e thella, ishte nje fytyre vezore, e squllet, e vajshme, pa qime, ku dicka dukej e lemuar, por ne fakt kishte nje zmerilitet pucrror te hatashem.
    Harry hungerriu serish e kenaqur. Per here te pare qe pas vdekjes se gjyshit Harri u ndie e lumtur, u ndie e dashuruar.
    E dashuruar me fytyren qe vete natyra kishte pikturuar mbi henen pepellaqe te asaj nate kenetore gushti.

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ne fakt tregime te tilla duhet te me bejne te keqe , po te isha ashtu si thone te "bardhet e zinj" . Po c'ti besh tregime te tille me mbushin.

Tema tė Ngjashme

  1. Tė gjymtuar nga serbėt, tė harruar nga shteti i tyre
    Nga Edvin83 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-11-2008, 16:01
  2. Arqipeshkvi Pal Engjelli (1417 - 1470)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-04-2006, 18:18
  3. Mes grave tė burgosura qė kanė harruar erėn e burrit....
    Nga White_Angel nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 04-02-2006, 22:38
  4. Libri rijadus salihin
    Nga useid nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 24-01-2005, 12:51
  5. Ishulli i premtimit tė harruar!
    Nga Mjellma nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-02-2004, 07:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •