Close
Faqja 17 prej 18 FillimFillim ... 715161718 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 177
  1. #161
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Citim Postuar mė parė nga MI CORAZON
    Ku i gjen fjalėt ?!
    Strofėn qė ke cituar (tė fundit) e kam bėrė dhe ribėrė nja gjashtė herė pėr ta sjellė siē ėshtė. Po aq herė ndryshoja dy vargjet e para te strofes sė parė dhe fjalėn e fundit nė strofėn e dytė. Gjithēka tjetėr ka gurgulluar vetė.
    wrong verb

  2. #162
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga D D
    . Gjithēka tjetėr ka gurgulluar vetė.
    ............................
    ............................
    ............................
    Lum shtėpia qė tė ka !

    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #163
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    unė jam njė juke-box

    unė jam njė juke-box i vjetėr
    nė sallėn e nėntokės nė harrim,
    atje lart luhet muzikė tjetėr
    orkestrantė tė tjerė, tjetėr argėtim...

    unė jam njė juke-box i kohės sė shkuar,
    plot disqe ėshtė mbushur gjoksi im
    me to, pėrherė njerėzit kanė vallėzuar
    nė ditė tė shėnuara, festa - me gėzim...

    unė jam njė juke-box nė prehje,
    qė sa mė shtypin ja nis papushim,
    tanimė nuk duhet kurrfarė monedhe
    gjithēka kėtu pėrfshihet nė shėrbim...

    unė jam njė juke-box nė pritje
    pėr njė tė varfėr kur vjen a njė jetim
    dhe zėri im si jeta e tyre merr dridhje
    martesa e artė mė mbush me mallėngjim...

    unė jam njė juke-box i moshuar
    nuk ka nė faqen time drita dhe ndriēim
    me mijra herė, nga zemra, kam kėnduar
    por tani do hesht, gatitem pėr varrim...
    wrong verb

  4. #164
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga D D
    unė jam njė juke-box

    unė jam njė juke-box i vjetėr
    nė sallėn e nėntokės nė harrim,
    atje lart luhet muzikė tjetėr
    orkestrantė tė tjerė, tjetėr argėtim...

    unė jam njė juke-box i kohės sė shkuar,
    plot disqe ėshtė mbushur gjoksi im
    me to, pėrherė njerėzit kanė vallėzuar
    nė ditė tė shėnuara, festa - me gėzim...

    unė jam njė juke-box nė prehje,
    qė sa mė shtypin ja nis papushim,
    tanimė nuk duhet kurrfarė monedhe
    gjithēka kėtu pėrfshihet nė shėrbim...

    unė jam njė juke-box nė pritje
    pėr njė tė varfėr kur vjen a njė jetim
    dhe zėri im si jeta e tyre merr dridhje
    martesa e artė mė mbush me mallėngjim...

    unė jam njė juke-box i moshuar
    nuk ka nė faqen time drita dhe ndriēim
    me mijra herė, nga zemra, kam kėnduar
    por tani do hesht, gatitem pėr varrim...

    Shkruar mjeshterisht BUKUR ! Me pelqeu shume...
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  5. #165
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Falemnderit crazy old baby.
    Por... "unė jam njė kishė e vogėl (jo katedrale e madhe)" me fjalet e e.e.cummings.
    wrong verb

  6. #166
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Prit te bejme dasmen e argjendte nje here, pastaj mallengjehemi per te arten. Modeste poezia. Do i japesh vetes ca kredite?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 21-02-2005 mė 02:35 Arsyeja: gjuhe e huaj
    Summertime, and the livin' is easy...

  7. #167
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Falemnderit.
    Poezia eshte si i zoti. Ne pamundesi per kredite mund ti bej nje stornim me shenimin "hedhur gabim."


    Gjoksi im - njė sallė e boshatisur,
    Tavanrėnuar dhe me mure tė rrjepur
    Nė ēastin kur mbi diafragmė bie
    Dhe kumbon njė monedhė metalike:

    Kokė,
    Pil,
    Kokė,
    Ko-kė-ko-kė-ko-kė-ėėėėėė...

    Mbėshtjellė si embrioni nė mitėr
    Si lėmshi qė mblidhet nė grykė
    E shoh kur pėrdridhet, kur bie,
    Por nuk e dėgjoj tė tringėllojė.

    Kokė,
    Pil,
    Kokė,
    Ko-kė-ko-kė-ko-kė-ėėėėėė...

    Jam kėtej xhamave tė vitrinave
    Taposur me heshtje hermetike,
    Dhe njė shi (a ēfarė) qė bie litarė
    Pengje tė kohės mi mbyll ndjesitė.

    Kokė,
    Pil,
    Kokė,
    Ko-kė-ko-kė-ko-kė-ėėėėėė...

    Cila dorė e hodhi atė monedhė
    Qė ajėrzoi shėmbėlltyra simetrike
    Si shtjella tė ngrira: spirale-spirale,
    Si Jeta - njė kokė a pil kaq banale.
    wrong verb

  8. #168
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Gėzueshėm, galdueshėm dhe qeshur
    Ju flas unė njė junk box i hedhur,
    Njė kuti kartoni me tė tjera hedhurina,
    Pėr mua s’pati vend tavani dhe qilari,
    Mė flakėn dhe nga garazhi ku rri makina.

    Mė nxorrėn pa bujė nė rrugė tė madhe
    Mbeturinat-letra mblidhen kėsaj radhe,
    Me shmangen kalimtarėt si me frikė,
    Natėn, njė qen bir qeni faqen ma pėgėri
    Por lavdi Zotit s’mu lagėn librat poetikė.

    Unė jam njė kuti plot me libra tė zverdhur
    Nga koha, nga duart, nga lotėt e derdhur,
    Mbushur iniciale, zemra, pėrkushtime,
    Mes fletėve tė brishta porsi krahė fluture
    Kapakėt burgosin lule nė herbariume.

    Tani erdhi koha ime pėr tė riqarkulluar
    Pėr tu qullur, grirė dhe mandej presuar -
    I shndėruar nė ēanta dhuratash prej letre
    Prej andej magjishėm tė pasoj frymėzim
    Nga njė botė qė shuhet drejt njė tjetre...
    wrong verb

  9. #169
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Mėmėdheu im ėshtė dashuria

    Si stėrgjyshi im masatin
    Unė e dashur mbaj djathin!?
    Por si qėmoti buēas “Prite!”
    Njė puthje nė faqen simite.

    Se trashėgim pata kėtė penė
    Dhe flakėrimėn nė ēdo venė,
    Pushkėn e gjatė e bėra tutje,
    Pėr Mėmėdheun puthje, puthje!

    Mėmėdheu im ėshtė dashuria
    Jo prita e pabesė tek korija,
    Ja ku tė flas si stėrnip kaēaku:
    Mė puth, tė puth, me puthje gjaku.

    Pėr ty e dashur kam njė lutje:
    Varrosmė veē mė puthje, puthje,
    Hidhmi si stėrgjyshit dheun
    Atėherė kur ra pėr Mėmėdheun.
    wrong verb

  10. #170
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Njė puthje nė buzė

    Ta ngjitim njė puthje nė buzė
    Ngadalė si gurin nė themeli,
    Pastaj tė mbushin gotat me verė
    Dhe ta festojmė me ceremoni.

    Ta ngrejmė njė puthje nė buzė
    Me forcė si shishen tek bashi
    Pastaj ta thyejmė me zhurmė
    Anijen ta nisim me brohori.

    Ta presim njė puthje nė buzė
    Pėrmallur tė vijė nga lundrimi
    Kur buzėt oqeanike tė Tokės
    Shuajnė tė Diellit kah perėndimi.

    Ta mbajmė njė puthje nė buzė
    Tė pafundme si njė pėrjetėsi
    Tė mrekullueshme si njė Muzė,
    Tė pashlyeshme si njė fotografi.
    wrong verb

Faqja 17 prej 18 FillimFillim ... 715161718 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •