Close
Faqja 16 prej 18 FillimFillim ... 61415161718 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 177
  1. #151
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nė gjoks tek ty, kur shkoj tė le,
    Zemėrat tona kanė njė aortė
    E vogla ime tėnden gjen fole,
    Dėgjoje, si zogth rreh me tė fortė.
    Nė skenėn e akullt - njė mėkatar -
    Aktroj pėr njerėzit tragjedinė
    Nė rolin tim pa gjak, pa helm, pa zjarr,
    Qė vdekje vetė ka boshėsinė.
    Vrap kthehem, sa shfaqja mbaron,
    Me kallkan-kafazin tim pazemėr
    Ku zemėra brenda zemėrės vlon ...
    I dashur ... – ti mė flet me emėr,
    Dhe m’i hedh krahėt e pėrgjumur
    Ma jep dhe thua - nuk e kam humbur!
    wrong verb

  2. #152
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    A do tė vijė ndonjėherė pranvera?

    Ju akuj tė poleve ju pyes:
    A do tė vijė ndonjėherė pranvera?
    A do tė gjejė rrėnja ime tokė?

    Ju rėra tė shkretirave ju pyes:
    A do tė vijė ndonjėherė pranvera?
    A do tė gjejė rrėnja ime ujė?

    Ju shkėmbinj tė maleve ju pyes:
    A do tė vijė ndonjėherė pranvera?
    A do tė gjejė rrėnja ime plasė?

    Ju netė tė shkurtit ju pyes:
    A do tė vijė ndonjėherė pranvera?
    A do tė gjejė rrėnja ime dritė?

    Ju njerėz tė qyteteve ju pyes:
    A do tė vijė ndonjėherė pranvera?
    A do tė gjejė rrėnja ime dorė?

    Unė fara e vogėl ju pyes:
    A do tė vijė ndonjėherė pranvera?
    A do tė shpėrthej gjethe e fletė,
    Po lule, lule, do tė ketė?
    wrong verb

  3. #153
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    E bardha - e bardhė sa njė kosovare

    Tė bardha janė Alpet, Fuji, Himalajet,
    Tė bardha si bora nė male –
    E bardhė sa njė kosovare!

    Tė bardha janė kullat, plisat, tirqet,
    Tė bardha si dora nė vegje –
    E bardhė sa njė kosovare!

    Tė bardha janė faqet, ballet, barqet,
    Tė bardha si nusja nė valle –
    E bardhė sa njė kosovare!

    Tė bardha janė ditėt, besa, shpresa,
    Tė bardha si foshnja nė gji –
    E bardhė sa njė kosovare!

    Tė bardha janė qumėshti, zambaku, ėndėrra,
    Tė bardha si fjala Atdhe –
    E bardhė sa njė kosovare!

    Tė bardha janė buka, kripa, mikpritja,
    Tė bardha si fleta pa kushte –
    E bardhė sa njė kosovare!

    Ardhshi tė bardhė banorė tė botės sė madhe
    Ku ruhet etaloni i tė bardhės: E bardha –
    E bardhė sa njė kosovare!
    wrong verb

  4. #154
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Je kaq lirik dhe i rrjedhshem...

    Vrap kthehem, sa shfaqja mbaron,
    Me kallkan-kafazin tim pazemėr
    Ku zemėra brenda zemėrės vlon ...
    I dashur ... – ti mė flet me emėr,
    Dhe m’i hedh krahėt e pėrgjumur
    Ma jep dhe thua - nuk e kam humbur!



    U ndala sot ketu gjithe paraditen, dite e ngadalte ne pune dhe jashte bie shi...

  5. #155
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Faleminderit Fiori.

  6. #156
    Citim Postuar mė parė nga Lit
    I nderuar,
    kisha kohe qe s'kisha lexuar poezi te ketij niveli ne shqip.
    Te falem nderit per to.
    100% dakord me mendimin tend.
    DD shkruan jo thjesht bukur, por niveli yt artistik eshte per t'u patur zili.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  7. #157
    Citim Postuar mė parė nga D D
    Perėndimi nga ēatitė u zhduk,
    Zemrėn korēari mbi mandolinė,
    Shpirtin fut greku nė buzuk
    Nisin kėndojnė, por ēfarė, s’e dinė.
    Shtruar korēari, (ah, i paudhi),
    Pėr flokverdhėn me kaēurrela,
    Po ja qė greku ja kthen dragudhi
    Me lotė vaji dhe “ela, ela”.
    Dridhet Athina pėrmbi buzuk
    Korēa gufon nė mandolinė,
    E than greku uzon nė kupė
    Me fund korēari kthen rakinė.
    Njė natė me yje ashtu e gdhijnė
    Duke kėnduar pėr dashurinė.
    Menyra se si ti e hedh realitetin ne vargje eshte magjepse dhe e rrjedhshme. Thjeshtesia i vesh me nje pelhure te bardhe edhe fjalet me te rendomta dhe i ben te duken si nuse te bukura ne diten me te mrekullueshme qe kishin lindur te jetonin.

    Te pershendes!
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  8. #158
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Tė falemnderit Manulaki.

    Barrėn e mban gjuha shqipe, unė veēse i tregoj udhėn.
    wrong verb

  9. #159
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Baritore

    Oj malėsore, o moj bujare
    Tė kėndojnė cyljat dyjare -
    Me tė qarė, me tė qeshur
    Buzėt dridhur, sytė veshur.

    Me tinguj tė pėrmalluar
    Qetė-qetė gurgulluar
    Porsi ujrat nė dy kroje
    Qė lajnė faqet e nji kodre.

    Si kurorat me lulnaja
    Tinguj rrėza tinguj maja;
    Edhe bari mbin prej shkėmbi...
    Eh, nga kėngėt e atij vendi

    Qė lėnė vashėzat pa gjumė,
    Shpirt zjarrmuarat nėn gunė;
    Kur i fryjnė cylave barinjtė,
    Valle hedhin dhe shkėmbinjtė.
    wrong verb

  10. #160
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga D D
    Baritore

    Qė lėnė vashėzat pa gjumė,
    Shpirt zjarrmuarat nėn gunė;
    Kur i fryjnė cylave barinjtė,
    Valle hedhin dhe shkėmbinjtė.
    Ku i gjen fjalėt ?!
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 16 prej 18 FillimFillim ... 61415161718 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •