Close
Faqja 13 prej 18 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 177
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk kam cte shtoj me tha i treti
    dhe aty pran oxhakut ra e fjeti
    dhe endrra te bukura pa i ngrati
    sikur te dashures leshrat ja kapi
    e zu te fliste ashtu neper gjume
    e shoket degjonin ..hej djall o pune
    ky diteve ka bere plot dashuri
    e netet e bukura i ben dhe tani
    po neve te shkretet qe gjumi sna ze
    se zemra e jone tamėm si dru gdhė
    na shkoj si zhavorri dhe dita dhe nata
    e kurr sna trokiti kjo zemer jon kashta
    na rrofshin parate zyrat e kolltuqet
    nuk puthmė njehere ato buz burbuqet




    lol

  2. #122
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Exclamation

    Shigjetės dhe Brarit:


    Bri njė kėshtjelle qė nderon malin
    Qė po lufton me shumė aradhė
    Siē e rrahin kur e shtrojnė kalin
    Fshikullova shpirtin tim tė bardhė.
    Me ēurga gjaku u pėrskuq shpirti
    Pastaj e ngopa me lotė tė kripur,
    Ja tė gjejė damarin e atij burimi
    Ja tė vdesė atje i kapitur.
    Por ai kėmbėt rrahėn kep mė kep
    Me bishtin ngritur e jele tė larė
    Ashtu hipėn mbi mė tė lartin shkrep
    Dhe hingėllin me dy kėmbėt lart –
    Njė shpirt i zhuritur dashurie,
    Kurrė, s’pėrdoret si mjet dredhie.
    wrong verb

  3. #123
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Ti dhiavase: ndė jee divot e tė pėlqen rima, zee ala mende e parkales tė S.Mėrija edhe pėr mua. Ndė mos tė pariirtit e ti bėn njė tė mir frungullueer e digje, se ashtu alminu ngrohen duart. Tė falem. - Jul Variboba


    __________________________________________________ ______


    Ej Variboba Jul a ma shqiperon dot kete te lutem .
    Besoj se ti mund te harxhosh pak min dhe ma perkthe .
    Nese s'ke kohe mos e bej ... vari bobet...Nuk me mbetet qejfi te betohem
    Te fala Eagle.

    P.S. Pres perkthim jo sqarim miku im .
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  4. #124
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Duhet te jete keshtu Eagle:
    Ti lexues: ne je i zoti e te pelqen rima, mesoje permendesh e kaloja Shen Merise edhe per mua. Ne mos te duket (hyn ne sy; pelqen) bej nje zjarr te mire e digje, se ashtu te pakten ngrohen duart. Te falem.



    Nė verėn time mu duk se pashė
    Pranverat e tua tuj lotue
    Prej atij ēasti e deri mė tash,
    Nuk resht, nuk resht tuj e kujtue.

    Sot dimri im po qimton borė
    Mbi vjeshtat e tua kuqereme,
    Por ato lotė qė fshive me dorė
    Mė kanė ngel kaherė nė mendje.

    Mi pate falė krejt petalet -
    Unė frutat tė fala pėr kėmbim,
    Pa droje ti mi fale gjethet -
    Unė po tė fal kėt’ vargun tim.

    Po ti krejt botėn ma ke dhuru
    Tė t’fal ty jetėn jam tuj mendu.
    wrong verb

  5. #125
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Te falem. Te falemnderit D.D per sqarimin tend te plote.

    Suksese

    Bye.
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  6. #126
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Shkėlqesa!

    Duart Tuaja tė buta i gėzon paraja,
    Kallot tona i ngushėllon emblema -
    Skėnderbeu, Naimi, Nėnė Tereza;

    Juve na mjegulloni me tym duhani
    Ne na shėmbėllehen paketat -
    Durrėsi, Genti, Ardiani;

    Gojėn Tuaj e lėngėzon bananja
    Syrin tonė e loton qepa -
    E kuqja, e ėmbla, djegsja;

    Barkun Tuaj e ngop tapia e kėtij dheu,
    Ne na urtojnė gėrmat te kreu -
    Shqipėria, Kosova, Atdheu.

    Juve na shqepet nė dru, na latė nė koma,
    Ne qeshim padashur -
    Shkopi Juaj lexonte: NISH Goma.
    wrong verb

  7. #127
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Unhappy

    Sot ndjehem nė njė nga ato gjendje
    Kur njėri kupton pafuqinė e tij -
    As tė ngre krye nuk kam mė ėndje
    Dhe sikur kjo tė sillte ndonjė dobi.
    Ngėrthyer nė tė tillė pėrtesė
    Kėtej kufijve tė pamundėsisė,
    Ja gjej atij gardhi njė lesė
    Dhe udhėn marr drejt perėndisė.

    Le ... tė bėhet ... nė mos qoftė bėrė,
    Nė qoftė - mos bėjė sikur s’dėgjon,
    Veshin ja vini – Ju! qė tė tėrė -
    Gjuhėzės sė kėmbanės qė ushton:

    Bota ėshtė mbrapsh qė nga fillimi,
    E para ishte fjala, jo mendimi.
    wrong verb

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Bukur DiDan..

    me qe permende fjalen.. e natyrisht fjala eshte mjeti i Aktoreve..
    por a e di ti kush jane trupa me e mire teatrale ne Shqiperi?
    Po e gjete je i forte..

  9. #129
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Padyshim trupa e Teatrit Kombetar.
    Trupa e Fierit, qe thua ti, dhe simotrat e rretheve, kane pasur te gjitha periudha shkelqimi.

    Reshtat e atij sonetit:

    Bota ėshtė mbrapsh qė nga fillimi,
    E para ishte fjala, jo mendimi.

    I bluaja ne koke per te shkruar nje pjese teatrale. Kohe nuk kam. Lidhje me teatrot jo. Ne forum eshte zor per ta lexuar. Gjithsesi po te postoj nje cope sa per ide. Mbase e mbaroj, e mbase dikujt i hyn ne pune.

    Nga une, per ty dhe ata qe lexojne kete teme Diten e falenderimeve:


    Zhurma e uljes sė njė avioni. Zėri i Kapitenit tė avionit qė thotė [nė njė gjuhė tjetėr perveē shqipes] “Mireserdhėt nė Tiranė.”
    Ngrihet perdja. Nė mbas skenė njė avion i ndaluar ku lexohet “Albaniair” shkruar me tė kuq dhe me tė zi, maja e tij ėshtė djathtas, afėr skenės, bishti tėrthorazi nė fund tė skenės, dera e pasagjerėve hapur, shkallaret e vendosura. Majtas sportelet policore dhe doganore tė njė aeroporti.

    Zoti – [duke zbritur nga shkallarja e avionit] E para ishte fjala ...

    Djalli – [duke dalė nga vendi i suflerit] Jo! Mendimi.

    Zoti – Kush dreqin ma pret fjalėn mua?

    Djalli – Djalli, dora vete. [duke hapur krahėt]

    Zoti – Ti? Vėrtet ti qėnke. Ē’kėrkon kėtu, shko e kthehu aty ku tė takon.
    [urdherues] Kthehu nė Ferr.

    Djalli – [me nėnqeshje tė trishtė] Po ky ėshtė ferri Imzot. Ferr e shkuar ferrit...

    Zoti – [duke zbritur] Nė tė dėgjova mirė, nuk tė kuptova.
    Vėrtet jam i lodhur por e di mirė se sapo kam zbritur nė Rinas, Tiranė, Albania.
    Ja dhe kėshtu thotė dhe bileta: TIA, Tirana Internacional Aeroport,
    flight 20 -12, first class, seat 12... [ja tregon sė largu Djallit]

    Djalli – Si mundem unė Imzot tė vė nė dyshim fjalėn tėnde.
    Tė besoj, dhe s’kam pse tė shoh bileten, por ... kėtu Jeni hėm nė Shqipėri dhe ...
    [duke mbledhur supet] hėm nė Ferr.
    [bėn njė pėrkulje kalorėsish] Mireserdhėt!

    Zoti – [duke parė sa majtas djathtas flet pėr vete]
    Ku janė mikpritėsit e mi?
    Veē kėtij Djallit, kėtu s’ka frymė njeriu.
    As karpet tė kuq s’mė zė syri, as togė nderi, e as bandė muzikore.
    [duke prekur Djallin me dorėn e majtė nė supin e majtė i nxehur]
    Ngrihu, ngrihu dhe mė thuaj,
    ē’ke bėrė me njerzit e kėtij vendi,
    ku i zhduke, pėrgjigju, shpejt.

    Djalli – Oh, s’kam bėrė asgjė mė ta.
    Janė siē i krijuat Ju Imzot,
    A tė kujtohet kur the [pompoz]“Tė bėhet” [duke ulur zėrin] pa u menduar si.
    Ja ku i keni. [tregon me dorė majtas] Tė tėrė e tė bėrė.
    Po presin tė marrin avionin e radhės e tė ēajnė ferrėn.
    Po Ju zbrisni, zbrisni, toka shqiptare ėshtė mikpritėse,
    [zgjat zėrin] pastaj ja ku mė ke mua,
    krahun tėnd tė djathtė, Princin, o Mbret mbi mbretėrit.
    Zoti – [zbret shkallaren e fundit, ulet nė gjunjė dhe puth tre here tokėn duke shqiptuar midis tyre] Bekuar qofsh toka shqiptare! Bekuar qofsh toka shqiptare! Bekuar qofsh toka shqiptare!

    Djalli – [e ndihmon tė ngrihet] Ngrihu Imzot, ngrihu.
    Le tė kalojmė doganėn pastaj flasim.
    U bėnė kaq shekuj qė s’jemi parė.
    Ulemi pijmė diēka dhe ...
    Po a s’mė thua [kureshtar] ē’pini tani?

    Zoti – Ē’stinė ėshtė kėtu?
    [duke u anuar nga e majta] Po tė jetė verė do ta pi me akull,
    [duke u anuar nga e djathta] Po tė jetė dimėr do ta pi tė nxehtė.
    [drejt] Por pėr tė pirė ēaj do tė pi, ēaj Ēajupi.

    Djalli – Eeee, ēajin pije si tė duash Imzot,
    por ēaj Ēajupi dhe dy gurė bashkė mos lėsh nuk gjen dot kėtu.
    Besomė pėr kėtė ...
    [duke kthyer pėr herė tė parė fytyrėn nga salla]
    hė more, a ka njeri ēaj Ēajupi me vete?
    [duke ju kthyer zotit me zė ledhatar]
    Po ne kemi me shumicė ēaj Kine e ēaj Ceiloni.
    Si ta dėshironi.

    Zoti – [bėn me buzė tyyy]
    Ēaj Ēajupi, tė thashė, ēaj Perėndie.
    ...
    wrong verb

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    jo jo nuk e ke gjetur..
    aktoret me te mire jan ca qe skan bere asnji or leksion ne Dramaturgji..
    jane kreret e Ps.se.
    Nje plak eshte shtypur nga benzi i shefit..
    Ne makin ka qen dhe ministri Klosi..
    Koha jone i tha..pse o Klos nuk kalon me nga Shkallnuri..
    Ai nuk ndihet..
    Nano qesh.. Dje u tha kavajsave..edhe shrederi me foli per ju..
    Ne Benz ka qen dhe Xhoi e ajo me gjith Klosin kan pa kur bodygardi ka flak ne kanal trupin e plakut..
    Pra nje tuf njerez me ne krye Rucin.. kan aftesi te heshtin para nji krimi e terr su a ben syri..
    Prandaj thash jan aktor te medhej..

    Idea jote per ate Dramen me Avion eshte e bukur.. Vazhdoje..

Faqja 13 prej 18 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •