Ajo ėshtė aq vezulluese
Sa Rruga e Qumėshtit natėn:
E bardhė, fijesore, praruese,
Por ja qė unė humb, tė shkretėn.
Nė udhėkryq mendimesh endacake
Them tė mos shkruaj kurrė mė tutje,
Mė ngjan se po bėj kot ecejake,
Ku me rrėmbim e ku me ngutje.
Pėrpiqem ta ēoj mendjen gjetiu,
Syve ju shtrėngoj fort kapakėt
Por pa ditur si mė dalin vetiu
Kėto fjalė me zėrin e pakėt:
Kur perde nė sy ke njė peri
Tė shkruash pėr tė nuk ėshtė tepri.
Krijoni Kontakt