Postuar mė parė nga D D
Me le pa fjale DD,do pres me padurim largimin e dimrit thinjebardhe te ketyre aneve te mija.Dhe po me aq padurim do pres kur te celin jaseminat.Ti do jesh aty,shpresoj edhe une...............
Postuar mė parė nga D D
Me le pa fjale DD,do pres me padurim largimin e dimrit thinjebardhe te ketyre aneve te mija.Dhe po me aq padurim do pres kur te celin jaseminat.Ti do jesh aty,shpresoj edhe une...............
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
Faleminderit nitROSHI.
kolombi, nese te (me) bie rruga me pare mund te kthehesh (kthehem).
Fshatarkat lajnė nė lumė,
Fustane ngriturat mbi gjunjė,
Jetėn godasin me kopan,
Shpirtin e lumit qė sbėzan.
Fshatarkat lajnė nė lumė,
Me finjė, argjil, dhe shkumbė,
Zbardhin udhėt e qilimat,
Ku hedhin vallen opingat.
Fshatarkat lajnė nė lumė
Dhe kėndojnė si gurgullimė,
Pėr kaēakė dhe komitė
Pėr vajzėrinė dhe tė ritė.
Fshatarkat lajnė nė lumė,
Me Diellin nė shpinė si gungė,
Gishtazbardhurat si bryma,
Mespėrdredhurat si rryma.
Fshatarkat lajnė nė lumė,
Ditė me diell, njė e shtunė,
Ndejnė ēlanė nė lėndinė
Qė vjen era rozmarinė.
wrong verb
E qaj me vaj, e qaj e bot,
Pse mė bėri Zoti lot.
Lot tė kripur tė harruar
Syrin e saj pa e lėshuar.
Pse smė bėri Zoti vesė
Sytė tja laja nė mėngjes.
Pa kur tė ngrija nė brymė
Tė mė shkrinte o me frymė.
Pse smė bėri Zoti shi
Qė ti hyja mu nė gji,
Pa kur tė zbardhesha si borė,
Tė mė ngrinte o me dorė.
Pse smė bėri Zoti mjegull
Ti qėndroja pėrmbi vetull,
Pa kur tė shkoja si breshėr
Zėrin tim ta kish nė veshė.
E qaj me vaj, e qaj e bot,
Pse mė bėri Zoti lot,
Lot tė hidhur tė helmuar,
Mbi atė buzėkafshuar.
wrong verb
Liruar nga punėt qė zėnė ditėt,
Tepritė me rend pėrsėritės,
Rėnduar me tisin e mbasdites,
Pranė zjarrit tim, afrohen shokėt.
...Ata qė ikėn, qė mė nuk janė,
Ata qė nuk u kthyen mė kurrė
Nga lufta qė e humb ēdo burrė,
Qė tju rrėfej pėr gjithė sa lanė.
Atij qė dashuroi pėr vajzėn,
Njė tjetri pėr babėn dhe pėr nėnėn,
Me gaz i flas kujt pas la njė djalė,
Njė shpatė, njė kitarė, njė kalė...
Dhe pres sa e fundit siluetė
Tė ngrihet dhe tė tretet e qetė.
wrong verb
Vergo Maria, Sancta Maria
Mėngjesore
E Virgjėra Mari, e Shenjta Mari,
Fali ēdo mėme njė foshnjė nė gji,
Fali ēdo ati punė dhe shtėpi,
Falna tė gjithėve dashuri.
Nėna Terezė, e Shenjta Terezė,
Bekona ditėn tonė kėtė mėngjez,
Bekoje vajzėn tė ketė mirėsi
Bekoje djalin tė ketė urtėsi.
Amin!
wrong verb
E dashur qė njė puthje nuk mė dhe,
Je si pusi pa ujė qė pranė ke,
Ngritur nė muzeu etnografik,
Tė rreme, strehė, zinxhir e ēikrik,
Pa gazin e qeshur nė sy dhe buzė,
Pa ujin qė qull mishin nėn bluzė,
Pa zėrin qė kėndon kangjella,
Tė thara krejt, shtamba dhe bucela.
Por mbeta, dhe ngriva, dhe shtanga,
Nė kovė thurrte rrjetėn merimanga...
Oh pėr dreq! Ne nuk qėnkemi vetėm,
Sa do tė puthja, tė tė sillja jetėn,
Manekine me kostum popullor ...
Mė fal, harrova qė jam vizitor.
wrong verb
Pemėt janė poema qė toka shkruan pėrmbi qiell,
Ne i rrėzojmė ato poshtė dhe i kthejmė nė letėr
Qė tė shkruajmė zbrastėsinė tonė.
Kahlil Gibran
Postuar mė parė nga macia_blu
DD, me fal qe po dal ca nga tema.
Mace, meqe e permende Kahlil Gibranin, perkthimi i "Profetit" ne shqip ishte mjerim i vertete... Te njejtin liber e kam lexuar edhe ne 2 gjuhe te tjera dhe mund te them se eshte nje nga veprat qe te hipnotizojne me bukurine e fjales dhe thellesine e mendimit.
Mekat qe askush nuk mirret seriozisht me perkthimin e veprave te tij.
Nuk e di kush e ka perkthyer Profetin shqip.
Libri ka gjuhe te thjeshte, te kuptueshme dhe nuk eshte voluminoz. Keshtu me ngjan ne anglisht.
Pa harruar: Pse nuk e ben Shiu? C'pret?
Merre Gonxhe, bjeri mandolinės,
Dhe kėndo si dikur nė vajzėri
Dhe me fuqinė e gjeraqinės
Kėtė shpirtin tim nė qiej e ngri.
Mjeran si ai kund smund tė haset,
Veē ta shikosh sa shumė i dhemb,
Kur vajza atij pranė nuk i qaset,
Sa zog e lule ... sa gjithēka tremb.
Tė pėrgjėrohem, bėj njė mrekulli
Eja dhe takoje, shihe drejt nė sy
Si pėr lebrozin fshehur nėn ulli
Shpresa e fundit ėshtė veē nė ty.
Flake sot pėr mua shenjtėrinė,
Kėndo njė kėngė pėr dashurinė!
wrong verb
E urryer, i urryer
Vjeshta ėshtė vėrtet e bukur,
Por jo kur e sheh me sy tė skuqur,
Kur nėn ēdo gjethe bėlbėzon: harrim,
Kur mbledhur gatitesh pėr dimėrim.
Vjeshta ka qiej tė mrekullueshėm,
Por jo kur shpirtin torturon dhunshėm,
Kur lart nuk sheh asnjė rreze drite,
Pluhurosur rri nėn meteorite.
Vjeshta ėshtė ēlodhėse ditėve me shi,
Por jo kur meraku tė zgavron nė gji,
Kur ēdo pikė qė troket pėrmbi xham,
Njė emėr, njė emėr tė sjell nė timpan.
Vjeshta ka ngjyrat mė tė ngrohta,
Por jo kur nė tė kundėrt tė vjen bota,
Kur fatin shkel si njė degė tė thyer
Edhe mallkon: E urryer, i urryer ...
wrong verb
Krijoni Kontakt