Close
Faqja 9 prej 18 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 177
  1. #81
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    I shplodhur qofsh, punėtori kolombi!

    I pėrshtat pyetjen e tekstit tė njė kėnge tė vjetėr "...thuamė njė arsye dhe unė do tė vij pėrsėri tek ty...", vetes, "...thuamė njė arsye dhe unė do tė shkruaj pėrsėri...". Asnjėherė nuk kam marrė pėrgjigje prej saj. Kėsaj here ishe ti qė mė dhe arsyen, tė falemderit.


    Fut gishtat thellė e thellė nė pleh
    Pa mė ardhur pėshtirė e as ndot,
    Prej atij shtrati tė avullt tė ngroht'
    E ngre mbi duar princeshėn lule,

    (Keq shtriga vjeshtė e ka helmuar,)
    E puth nė buzė si nė pėrrallė,
    Por nuk e di a do mundem vallė
    Edhe njė herė ta shoh tė ēuar.

    I varfri unė, s’jam princ i kaltėr,
    Nuk kam kėshtjellė, por veē njė vatėr,
    Ku them ta ngroh me dashuri dhe zjarr.

    Kur dimri tė shkojė do ta mbjell nė bar,
    Qė rreth atyre syve tė blerta
    Tė zhduken fare rrathėt e errta.
    wrong verb

  2. #82
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Fut gishtat thellė e thellė nė pleh
    Pa mė ardhur pėshtirė e as ndot,
    Prej atij shtrati tė avullt tė ngroht'
    E ngre mbi duar princeshėn lule,




    (dd, ne fakt si "mjeshter " i vargut qe je, me kete strofe ma ke neveritur ate qe rendom po quhet cdo rrjeshtim fjalesh , poezi.) Kjo strova ka vetem akt... pa art... dhe pothuaj pa asgje, shto qe edhe fjalet pervec se nuk jane thjesht te thjeshta e te rendomta, ku e di une si me tingellojne. ...
    mua edhe emri "vesh ne poezi, me shpifet, e jo me fjalet "pleh" "ndot" dhe "fut". Poezia eshte fjala e zgjedhur, fjala e gjetur dhe arti i bere. Ti ne vargje pergjithesisht, thua ngjarje!!!
    (me fal qe nuk u permbajta dot)!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Me respekt macia!

  3. #83
    Citim Postuar mė parė nga D D
    E dashur! Tė tjerėt le ta dinė
    Unė veē pėr ty kerkoj pavdeksine
    Dhe fjalėt e tua mbi lumturinė
    Mė rėndojnė si bora mbi shpinė
    Me pelqeu prandaj vura dore mbi te!

  4. #84
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Nė kasollen e barkave

    Nė kasollen e barkave
    Atje mu nė breg
    Ja ngul syrin valėve
    Mbledhur si njė shterg.

    Shoh si vjen stuhia,
    Qielli si sterrohet,
    Dridhet gjithėsia
    Dallga shkatėrohet.

    Pėrmbi llamarina
    Ēapitet njė shpend
    Ėshtė pulėbardha,
    Dėgjoj si kėlthet.

    E kam derėn hapur,
    Shoh tutje nė zall,
    Muzgu mė ka kapur,
    Ashtu dalngadal.

    Digjet rrėnjė e plepit,
    Zjarrit mė tė majtė,
    Porsi tundje e djepit,
    Barkat mė tė djathtė.

    Ulur jam mbi arkat
    Mbushur plot me rrjeta,
    Roje mė bėjnė lopatat,
    Pėrreth toja, grepa...

    Zė e ndez fenerin,
    Flakė e tym vajguri,
    Hijet sjellin tmerrin
    Kasollja si qivuri.

    Ja ku nisi shiu,
    Pikat nxijnė prushin,
    Sėrish i ndez veriu,
    Ato ja ku skuqin,

    Dhe nxihen njė grimė...
    Prej qiellit shpėrthen
    Llahtarė vetėtimė
    Qė tokėn mbėrthen

    Me kanxha prej zjarri.
    Bėhet dhe mė vjen
    Toka pėr sė mbrapi
    Qielli ėshtė liqen,

    Shiu nė re ngjitet,
    E hedhin si shigjeta
    Nė harqe kallamishtet.
    Ndjej se vetė mbeta,

    Jo kam gurėt e zallit,
    Njė dėshirė e ēmendur,
    Mbush gjoksin e djalit,
    Zemrėn keq tė djegur.

    Ah, sikur tė dilte,
    Bukuroshe e ujit,
    Mbi qepall tė m’sillte,
    Ėmbėlsinė e gjumit.

    Sytė pulit sakaq
    Mbyll qepallat pranga
    Kur i hap ndėrkaq
    Oh jo, jo... shtanga...

    Jo nuk mund tė jetė,
    Jo, nuk mė besohet,
    Nuk ėshtė e vėrtetė,
    ... por ajo afrohet,

    Dhe ndalon tek dera,
    Kokė e kėmbė qullur,
    I pikon dhe streha;
    Unė shastisem ulur.

    Ngjitur ka fustanin
    Si cipėn lėkura,
    Avuj shtjellin trupin,
    I vezullon fytyra.

    Dhe ajo ka stepur
    Duket qė ka ndroje,
    Por ashtu e lagur
    Fjalė nxjerr prej gojė:

    Mė fal qė hyra
    Pa trokitur kund,
    Sa tė pushojė furtuna
    Tė rri kėtu, mund?

    Zoti mė ngre shpjet
    Pėr maje tė veshit,
    Pengohem nė rrjetė,
    Oh, pėr faj tė dreqit.

    Je e mirėpritur ...
    (ajo mė thotė emrin)
    Qofsh e mirsardhur
    Dhe i tregoj vendin.

    Njė stol keq tė thyer
    Ngulur pėrmbi zall,
    Qė sot del i vyer
    Bile dhe i rallė.

    Por ajo po dridhet
    Si flaka e fenerit
    Goja seē mė lidhet
    O mua tė mjerit.

    E shoh ndėr mornica
    Nė krahė e nė trup,
    Sytė mi mbėrthen ngrica
    Dhe i heq me turp.

    Pastaj i kthjelluar
    I them belbėzak:
    A do pėr t’u ndruar
    Tesha tė tė jap?

    Bluzė marinari,
    Edhe pantallona,
    Kėpucė ushtari,
    Vishu ti, unė dola.

    Nė mes tė rebeshit,
    Dhėmbėt i kėrcas,
    Me fytyrė drejt gjirit,
    Zotave ju flas.

    Qullur si njė cung,
    Thyer porsi kashtė.
    Duart ngroh nė trung
    Ajo mė la jashtė.

    ...Tė hyj, tė mos hyj,
    Kthehem pėr nga dera,
    Nuk kam se ē’tė shtyj,
    ...Ajo fle mbi rrjeta.

    Mu si ėngjėllushe
    Me vija nė bluzė,
    Mu si njė djallushe
    Me qeshje nė buzė.

    Porsi nėnkresė
    Ka duart e bardha
    Me njė fije shpresė
    Ultas i them: erdha.

    E qetė ajo fle,
    Mbase ėndėrron,
    Mbase pėrmbi re
    Shpirti i saj fluturon.

    Unė ulem si murg,
    Nė tė vetmin stol,
    Flokėt kullojnė ēurk
    Si pėrrenjtė nė gjol.

    Feneri po shuhet
    Po mbaron vajguri,
    Dritėza i mpaket,
    Tymi si qymyri.

    Ul kokėn ndėr supe
    Ndjej tė mbyll dhe sytė,
    Pėrpara njė ēupe
    Vetė, vet i dytė.

    Sa fjeta ashtu,
    Dhe pastaj u zgjova,
    Rreth e qark aty
    Kur ra shi me kova?

    U pėrmenda ditėn
    Klithmė mė zuri veshi,
    Por se isha vetėm
    Me njė bluzė leshi,

    Mbi rrjetat e vjetra,
    Kur nga lart trokisnin
    Po tė njėjtat kthetra...
    Mua tė mė flisnin?
    __________________
    Pash te lumin zot, me thuaj.... pse kjo poezia duhet te jete kaq pafundesisht e gjate, per te treguar nje moment , nje cast, dhe nje enderr qe edhe pse mund te zgjase tere jeten, te terkuzohen kaq fjale, .... vetem e vetem per te thene , se "ishe vetem kur filloj shiu, kur u lage, kur fjete, dhe kur u zgjove"
    ( i repsketon ndonje cike ti , ato qe nuk e pelqejne ose qe nuk i bejne "komplimente" poezise tende, packa se ke nje perpjekje ekstreme per te imituar Lasgushin.)
    ...Prap e gjithenje me respekt , macia!

  5. #85
    Nuk e di mace si e shijon ti poezine. Per mendimin tim DD-ja ka varg te fuqishem qe te kujton me teper se Lasgushin Danten. Ja disa shembuj tipike te figuracionit qe per mua eshte i fuqishem e tejet origjinal:
    Ulur jam mbi arkat
    Mbushur plot me rrjeta,
    Roje mė bėjnė lopatat,
    Pėrreth toja, grepa...
    ose:
    Jo kam gurėt e zallit,
    Njė dėshirė e ēmendur,
    Mbush gjoksin e djalit,
    Zemrėn keq tė djegur.
    apo:
    Ngjitur ka fustanin
    Si cipėn lėkura,
    Avuj shtjellin trupin,
    I vezullon fytyra.
    te gjithe liriket kane ngjashmeri. lasgushi psh tek "Nositi" ka kopjuar paturpesisht De Mysene, ete gjithe kopjojne Shekspirin.
    Nuk eshte faji i DD-se qe frymezohet nga tema te tilla te perjetshme si Vajza e valeve, bukuroshja e fjetur a ku di une.

    Zbrit kėtu, merr pergamen e pendė,
    Tė vij atje, tė vė gjembat e rėndė,
    Atė tė dėgjoj nė kryq gozhduar,

    Sa ti njė strofė t’ja kesh kėnduar,
    Dhe tė shohim kush mė shumė tė vret
    Tė kryqėzohesh a tė bėsh njė sonet.
    E pra mace nuk eshte e lehte te shkruash. He pra na bej ti ndonje gje me per te qene se sonetet e kristalta me te cilat po na lumturon DD-ja ka kohe. E t`ja leme lexuesit te paanshem te gjykoje.

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Sa keq me vjen kur disa marrin detyra te renda mbi shpatulla.
    Shume shpejt "zhvishen" nga rendesa.

    D D,mos shtero per asnjeri mendimet e tua,nuk na ndahen gjykimet nga kjo bote,dhe pse dihet qe dita e gjykimit eshte e afert per te gjithe.
    Dije se une jam nje lexuese e jotja,thith cdo varg tendin ,dhe si mua ke dymije e ca vete prapa.Nese nuk nxjerr shpirti perhere perla,te pakten kengen e ka te bukur dhe te kapshme.
    Je mjeshter!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 25-09-2004 mė 12:32

  7. #87
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Me mirėsjellje pėr ty macia_blu, me nderim tė thellė pėr yjorin dhe tė gjithė ata qe nuk i bejne "komplimente" poezise time sot po bėj pushim:

    Truly mbikombėtariste

    to my mother-in-land

    Pėr ty varkė do tė bėnem
    Oqeanin tė kaloē
    Pėr vela tė tredirekut
    Retė e bardha i gufonj.
    Zemėrėn ta bėnj kabinė
    Me damarė udhėn ta shtronj
    Njė kandile var mbi brinjė
    Shpirtin ējerr dhe tė mbulonj.
    Pastaj vetė marr timonė
    Drejt Tivarit e drejtonj;
    Nė mė kreftė rrufeja sinė,
    Rrypin nxjerr dhe e fashonj.
    Por nuk epem, moj Odetė
    “Ooooooo deeet! Ooo deeeeeeeead!” thrras e sun naloj,
    Kam nė bash gthendur ulkonjėn
    Mi Liburnen time oj!
    I hap krahėt si shqiponja
    Pėrmi dallgėt fluturonj
    Pėr atė Hyll qė nrit mi qiell
    Imja jeee! Imja je moooj!
    Pa ty unė s’kam verinė,
    Pa ty unė kund nuk shkonj,
    Kot pėr mėmė s’pata Teutėn,
    Ulqinakja ime moj!
    wrong verb

  8. #88
    DD
    Shpresoj qe pushimi i fundjaves te shkurtoj kohen e ''pushimit'', per te na sjell krijime te tjera
    Ne pritje....
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #89
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Isha nė Illyrian Garden, nė Uster, Shigjeta dhe ja ku jam. Mė falni pėr vonesėn,

    Tregomėni kamaren e turpit,
    Kokėn e kripur solla nė trastė
    Ta vė mbi sininė e argjėndtė
    Se humba nė portat e virtytit.

    S’mundem ndryshe - veēse kokėprerė -
    Para jush tė shfaqem faqebardhė,
    Shpatė mprehur si vite me radhė,
    Si ushtar i ri, si Yengi cheri*.

    Pastaj pėr gallatat e sarajit,
    Qė trandojnė ditėve tė majit,
    Do t’ja them gjithė ditėn e lume,

    Do t’ja them dy herė mė shum-e,
    Njė herė prej kokės mbetur pa tokė,
    Njė herė prej tokės me plot shokė.



    * Yengi cheri - jeniēer - ushtar i ri - betimi i tyre e kėrkonte qė kudo tė shkonin e ēfardo tė bėnin tė ktheheshin faqebardhė.
    wrong verb

  10. #90
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Netet e mia tashme u qetesuan,pasi do kene serisht shoqerine e vargjeve te tua.


    PS Paske ardhur ketej afer aneve tona dhe nuk mundem te te takonim?Sa keq!
    Nese vjen serisht ketej na shkruaj ndonje MP,thjesht do kishim kenaqsi te shtrengonim doren,skllaven qe shkruan vargjet e shpirtit tuaj.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 9 prej 18 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •