
Postuar mė parė nga
D D
Njė Bregakull nė Rrjedhėgji
Bregakulli,
Me njė krank tė madh, tė zhurmshėm,
I jep fund durimit nė polin e tij,
Shkund pėrbindshėm pinguinėt
Si pisha halat e thata,
Shpinėn i kthen yllit tė veriut,
Dhe lundron drejt asaj,
Drejt detit tė nxehtė tė dashurisė.
Ai i akullti, i tejdukshmi, i pastri,
Ai i larti, i fshehti, i ashpri,
Ai, Bregakulli,
Lundron drejt Rrjedhėgjirit tė saj ngrohtė,
Pa i marrė leje Perėndisė Norse,
Pa i dėrguar lajmės,
Pa i shkruar T ė d u a ! me alfabetin Morse.
Pėr tė nuk ka kthim,
Nė udhėtimin e parė dhe tė fundit
Drejt pėrvėlueses,
Dėshirantes,
Tė pamėshirėshmes
Rrjedhė tė Gjirit.
Ai e di ēe pret,
Gjiri i saj,
Ai e di ēe tret,
Gjiri i saj,
Ai e di ēe vret,
Gjiri i saj.
Ruajuni njerėz,
Nė rrugėn e tij ska pengesė;
Ju qani Titanikun tuaj,
Ai pėr stėrgjyshin thotė Pastė ndjesė,
Atje ku prehet.
Oqeanit tė pamatė,
I shton ujin e zemrės,
Dhe ska pendesė.
Shikoni njerėz
Dhe mos bėni ēudi,
Kėshtu shkrihet njė Bregakull nė Rrjedhėgji!
Njė iceberg nė gulfstream!
Krijoni Kontakt