Close
Faqja 4 prej 18 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 177
  1. #31
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Talking

    (lexues i vėmendshėm mos qesh,
    vargjet e fundit ja thashė nė vesh.)
    wrong verb

  2. #32
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Kam bėrė njė krim tė rėndė

    I dėgjoj gurėt pėr mua tė flasin,
    I shikoj pemėt me gisht mė tregojnė,
    Shtangem se retė ja marrin vrapit
    Ndėrsa yjet nė korr mė padisin: Fajtor!
    I tillė jam,
    Por nuk bėra mėkat,
    as faj pa dashje apo gabim...
    Unė bėra njė krim!
    Po,
    Kam bėrė njė krim tė rėndė,
    Njė krim tė rėndė sa unė e di,
    Ndaj po kallzoj vetveten
    Gjyqin do t’ja bėj,
    Dhe do ta dėnoj me njėqind e njė!
    Me mė tė rėndin e dėnimeve
    Qė bota ka parė,
    Do shohė,
    E s’ka pėr tė parė mė kurrė!

    Paska ardhur koha Konfuc,
    Njė burrė fajin e vet tė pranojė,
    Erdhi koha Konfuc,
    Tė shohėsh atė dėnimin tė marrė me vete...
    Jo nė shtėpi, Konfuc,
    Por drejt e nė birrucė,
    Nė mė tė largtėn,
    Mė tė ngushtėn,
    Mė tė errtėn prej tyre ku tė gjendet,
    Shtatė pashė nėn dhe,
    A nė shtatė penxheret.
    Atje syrgjynosur,
    Pa njė rreze drite tė numėroj burgimin,
    Pa njė pikė uji qė gjallė tė mbaj shpirtin,
    Pranguar me orė tė mbrapshta,
    Me roje zgėrdheshėsh
    Qė botės i shtien frikėn dhe tmerrin,
    Kur e vetmja muzikė-
    Tringėllima e ēelsave ne brez
    Pezull rri,
    Pėrjetė.

    Por ky dėnim ėshtė pak
    Ėshtė i padrejtė,
    Pėr atė qė kam hak.

    Birruca ime ėshtė loti i saj!
    Por sa afėr e kam,
    Dhembshurisht e fshiva me gishtin e madh.

    Qelia ime ėshtė loti i saj!
    Por sa e gjėrė,
    Kur brenda ajo zemrėn time mban.

    Galera ime ėshtė loti i saj!
    Por sa shkėlqen,
    Pėrndritur nga pėrfytyrimet e saj.

    Tė nderuar gjykatės!
    Kam bėrė njė krim tė rėndė!
    Mė tė rėndin e krimeve qė mund tė bėjė njė njeri,
    Kam bėrė njė femėr tė qajė,
    Kam bėrė njė femėr tė qajė me lotė hidhėrimi.
    Ky ėshtė gjithė krimi.
    Dhe i jap vetes mė tė rėndin e dėnimeve qė njeh njerėzimi,
    Ta bėj atė femėr tė qajė,
    Ta bėj atė femėr tė qajė me lotė gėzimi!

    Pėr tė, fjalė qė s’pati gojė ti shqiptojė!
    Pėr tė, vargje qė s’pati dorė ti radhojė!
    Pėr tė, kėngė qė s’pati zė ti kėndojė!
    Pėr tė, dashuri qė s’pati zemėr ta dhurojė!
    wrong verb

  3. #33
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Mė jep njė puthje nė kraharor,
    Ja, kėtu ku duhet tė kem zemrėn,
    Shėrohet sėmundja pa doktor,
    Nėse kėshtu s’do quanim femrėn.
    Tė jenė buzėt akull tė ftohta,
    Kur lehtas m’i vė pėrmbi lėkurė
    Puthja nė gjoks ėshtė mė e ngrohta
    Qė merr gjatė gjithė jetės njė burrė.
    Puthna! Mua, Zemrėn dhe Shpirtin,
    T’ju hyjė ngrohtėsia nga ēdo por,
    Pėr kėnaqsinė tėnde tė pėrlindin.
    Puthna! Dhe thurri puthjet kurorė,
    Dashurisė t’ja vėmė mbi krye
    Stolisur me lotė dhe me yje.
    wrong verb

  4. #34
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nė trenat e shpeshtė tė mbasditės
    Burrat e lodhur mbyllin njė sy,
    Femrat mbetur pa njė shikim soditės
    Ku hapet pak gjoks, pak kofshė mbi gju,
    Pa dashur, sytė ngulur nė njė pikė,
    Kush mund ta dijė ē’mendojnė ashtu
    Nė rrugėn pafund, ikė e ikė,
    Por tė lodhura duken gjithashtu.
    Pėrreth mungon era e parfumit,
    Por nuk mungojnė sytė e vrarė,
    Asgjė me freskinė e mėngjesit,
    Veē mezi therr e gishtat djegin zjarr.
    Tė mė lije, o Zot, duart t’ju puthja
    Nė rrugė pėr ty dilja e lypja.
    wrong verb

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Nuk eshte hera e pare qe te lexoj, fatmiresisht...(vijimi i komenteve do te tingelloje disi ironik ne plan te pare, por..) jam perpjekur disa here te shpalos ashtu si shume te tjere, komplimentet e mia mbi krijimet dhe ja tek me ne fund morra guximin edhe pse gjithnje kam qene i terhequr nga fakti se, ne shume raste, vleresimet, urimet apo komplimentet e teperta te shkrepura nga emocionet apo kenaqesia qe i dhurojne lexuesit krijime te nje niveli te tille; mjaft veshtire te krahasueshem ne boten letrare, te kalibrit mjeshteror te ekskluzivitetit te krijimeve te tua, (sipas ekspertizave te mia [lol] prej lexuesi pak a shume te mirefillte), ndikon se tepermi ne mbi-vetekzaltimin e ndergjegjes se autorit perkundrejt te cilit thurren atributet e mjeshterise artistiko-letrare dhe si rrjedhim, shkakton, apo me mire te shprehem ndikon ne te ardhmen letraro-krijuese te autorit, duke i hapur udhe "ndertimit te nje kufiri" i cili do te "ngushtoje" se tepermi "burimin frymezues"...

    E mgjth, ne nje menyre jo shume te zakonte, kam deshmuar me se fundi (duke u nisur nga krijimet e meparshme e deri tek me te fundit..) se "maturiteti" dhe elementet letraro-artistike me te cilat ngjyroset, projektohet, secili prej krijimeve qe prej atij paraardhes, deri tek ai vijues, jane ne perpjekje te pa nderprere drejt arritjeve te reja apo drejt perpjekjeve te vazhdueshme te "kerkimeve per zbulim dhe studim te lumenjve te nendheshem artistiko-letrar ende te pa njohur" te Letersise...

    Disa prej krijimeve (duke mos patur qellim te bej klasifikime artistike ne nivele perkatese, pasi ato te gjitha se bashku thurrin "kerkesen per t'u vleresuar ne maX..) te cilat me kane lene mbresa jane:



    Buron nga ekskluziviteti i D D...

    ...Perėndimi nga ēatitė u zhduk,
    Zemrėn korēari mbi mandolinė,
    Shpirtin fut greku nė buzuk
    Nisin kėndojnė, por ēfarė, s’e dinė.
    Shtruar korēari, (ah, i paudhi),
    Pėr flokverdhėn me kaēurrela,
    Po ja qė greku ja kthen dragudhi
    Me lotė vaji dhe “ela, ela”.
    Dridhet Athina pėrmbi buzuk
    Korēa gufon nė mandolinė,
    E than greku uzon nė kupė
    Me fund korēari kthen rakinė.
    Njė natė me yje ashtu e gdhijnė
    Duke kėnduar pėr dashurinė
    .

    (sa per efekt shpjegimi te komenteve te meposhtme...e mbaj veten per korcar, githashtu dhe krijimi i mesiperm e forcon dhe e ushqen akoma me teper kete perkatesi lokale duke zgjuar te kaluaren, njekohesisht...)
    Duke lexuar krijimin e mesiperm lind nje fare "detyrimi personal" (metaforikisht) per te hequr dore prej cdo mendimi te pershkuar te castit, (...sado i etiketuar si vendim-marres deciziv) duke "i'u celur udha" zgjimit te se kaluares dhe perjetimit te saj imagjinativ...edhe pse i privuar nga realiteti i distancuar fizikisht per momentin.

    Po ashtu krijimi i mesiperm eshte sa origjinal per nga permbajtja artistike dhe perkueshmeria me momentalen aq sa te ben te mendosh se je duke e perjetuar "live" ate cka po lexon...

    Duke kaluar me tutje...

    ...ekskluziviteti i D D


    ...Me verėn ti ike, mė lė si trung.
    Gjethet e vjeshtės pėshpėrinin
    “E braktisi pa i thėnė njė tung!”
    Rrėnjėt mbajta mos psherėtinin.
    Mė vrave nė gjumė, jetėn s’ma more,
    Dhe nga unė s’doli asnjė pipėtimė,
    Thikėn ma ngule, zemrėn s’ma nxorre,
    Nė gjoks era e dimrit, ulėrimė.
    Do mbyll plagėt dhe vjen pranvera,
    Dhe ja, po kėtu ku mė preve ti
    Nė krahė do mbaj bisqe tė tjera
    Prej palcės do ti mėkoj me dashuri.
    Madhėshtore ėshtė pema, vėrtet,
    Se lėshon bisqe, lule dhe fletė.


    Besoj se cdo lexues gjate leximit te krijimeve arrin te dalloje apo te mund te gjeje nje pjese te vetvetes te perhumbur ne "shtellungen kohore.." permes historise trilluese apo te perjetuar realisht nga autori ne te kaluaren..(sic ndodh me krijimin e mesiperm)
    Ky fenomen ndodh edhe tek une (permes leximit te krijimit te mesiperm) dhe nuk do te mund t'ia shprehja aq "bindshem" vetes...pse ndodhin ato cka ndodhin dhe pse jemi ne ata qe jemi, pikerisht, te vetmit personazhe te cdo lloj ngjarjeje ne "udhetimin mbi qilimin e jetes" te cilet nuk pajtohemi kurrsesi dhe njekohesiht dylyftojme pambarimisht me "faktet e jetes...?!"

    Poezia juaj mjekon shpirtra te sakatosur dhe zemra te copetuara...shpresoj te mos e ndalesh vrullin!

    Cdo te mire, patriot!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 26-08-2004 mė 21:16

  6. #36
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    DD, keshtu eshte kur i fryn tjetrit ne vesh (s'po qesh jo...lol) mire cupkat se vate puna, por po na rrjedhin nga trute edhe djemte (lol)

    he se bej shaka, por tek kjo tema te tere qenki bere xurxull
    Summertime, and the livin' is easy...

  7. #37
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Faleminderit Exodus!
    Sikur tė ishte kjo temė njė ndėrtim nė kullėn e besimit me duart e mia nuk vė asnjė gur. Tė falenderoj pėr atė gur qosheje qė gdhėnde dhe e vure ku duhet, zuri vend, u lidh fort me gurėt e tjerė tė dukshėm e tė padukshėm. Tė lumtė dalta!
    Ju jam detyran (borxhli) ta mbaroj kėtė puna sa mė mirė qė mundem, thėnė ndryshe aq lart sa keni ngritur ju kullėn e besimit tė ngre unė tė tjerat.

    Shpresėmirė se oborri do na mbushet me ēupka gazmore e dashuri, konakėt me trima tė rinj e poezi, e qilaret me verė buti.


    Pse luan me mua kukafshehti
    Dukesh e zhdukes si piratet nga deti,
    Pse druan e dashur, pse je tutur,
    Nė dashuri humbet kush rri strukur.

    Thuama tė vėrtetėn nė sy,
    Dhe shpirti do tė ndjehet i lehtė;
    Do ta mbaj ashtu si veshėt e tu
    Mbajnė me vite njė palė vathė.

    E heshtura ime fjala ėshtė kanali
    Qė ndan tė vdekurin nga i gjalli,
    Mė thuaj tė dua, thuaje atė fjalė,
    Tė rrėnohet bota, ndjehu e gjallė.

    Groposmė me fjalė si tėrmete,
    Tundomė, drithėromė nėn vete.
    Rrėnojat e jetės janė mahnitėse!
    Rrėnojat e vdekjes janė tronditėse.


    Unė pėr vete shkruaj esėll.
    wrong verb

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Citim Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce
    DD, keshtu eshte kur i fryn tjetrit ne vesh (s'po qesh jo...lol) mire cupkat se vate puna, por po na rrjedhin nga trute edhe djemte (lol)

    he se bej shaka, por tek kjo tema te tere qenki bere xurxull
    Shi si eshte puna ti Missy... kam vene re, se e ke zakon "huq e s'e le dot" te sulmosh me ndonje pickim duke rrokullisur ndonje tip shakaje me limontoz kinez...
    Sa per efekt sqarimi, komentet me te cilat je drejtuar apo replikuar mund te permbajne gjithcka qe "mendon" se ke shkruar duke i shpallur "shaka", pervecse ndonje fije respekti perkundrejt atij te cilit i drejtohesh...

    Shakaja ("e quajtur" e tille) qe ke servirur eshte shume e "harkuar" per te mos u dalluar dhe s'besoj se ngjall nevojen per zbardhje dhembesh apo per perdredhje goje me natyre zgerdhitje, por ne te kundert tingellon bindshem si nje sarkazem e fshehur nen gezofin e fallsitetit te vulosur me marken e sinqeritetit tip francezi....

    Eh ca behet ne kete dynja mer jahuski...tjetri zhdep kohen e tij te cmuar me qellim per te vleresuar artin letrar, duke nxitur njekohesisht vetbesim tek krijuesi ne fjale, kur pak me tutje nuk vonon aspak, papritmas pa 2 pa 3 leshohet grenxa me kercim cirku per te mberthyer viktimen e rradhes...

    Beji nje nder vetes dhe mundohu ta besh zap ate fjalorin e rrethit lloj-tipizimit shakator...te pakten meso te respektosh nje shkrim duke dalluar qellimin e tij, perpara se te parakalosh me fjale piktoreske ---> "rreshkitje trush" apo "xurxullizim"

    D D, ma bej hallall persa i perket natyres se ketij postimi dhe vazhdo punen ti plako...pulat le te kakarisin, kafazi te shumezohet me zocka!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 27-08-2004 mė 23:52

  9. #39
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    exodus-
    per bese, ti je misherimi i urtesise!

    Psikozat jane "sporti" im i preferuar, por sot nuk kam nerva per te luajtur me ty. Prandaj, te keshilloj ti hedhesh nje sy atij slloganit me germa te theksuara qe paraqitet ne firmen tende (Mendjet e pergatitura diskutojnė idetė, mendjet mesatare diskutojnė ngjarjet, ndėrsa mendjet e varfėra (dobėta) diskutojnė njerėzit) Shih se mos kuptosh dicka, por edhe ne s'kuptove, nuk ka gje.

    Troc muhabeti, me ler rehat te lexoj poezite, please!!!
    Summertime, and the livin' is easy...

  10. #40
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Zbrit nga korniza ku tė mbėrthyen,
    E mishtė dil nga ajo kanavacė,
    Nėse bota mbi ty sytė shqyen
    Nė jetė pse tė do me koracė?

    Shfaqu lakuriq pėrtej ēdo caku
    Shtriqu dhe shtrihu si ta do xhani
    Sikur unė tė isha Sali Shijaku,
    Dhe ti nudo punuar nga Modigliani.

    Mė lėr tė tė zhvesh varg pas vargu,
    Me zjarr tė tė puth, tė tė shtrėngoj,
    Tė shtrihemi ngjitas bark mbas barku.
    Me nuanca tė gjakut tė pikturoj.

    Mos e kafsho velin Motra Tone,
    Pėr Kolė Idromonon lėr njė shėnim,
    Je e para qė braktis tabllonė,
    Dhe e para qė hyn nė shtratin tim.
    wrong verb

Faqja 4 prej 18 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •