-
Diabolis
Perėndimi nga ēatitė u zhduk,
Zemrėn korēari mbi mandolinė,
Shpirtin fut greku nė buzuk
Nisin kėndojnė, por ēfarė, se dinė.
Shtruar korēari, (ah, i paudhi),
Pėr flokverdhėn me kaēurrela,
Po ja qė greku ja kthen dragudhi
Me lotė vaji dhe ela, ela.
Dridhet Athina pėrmbi buzuk
Korēa gufon nė mandolinė,
E than greku uzon nė kupė
Me fund korēari kthen rakinė.
Njė natė me yje ashtu e gdhijnė
Duke kėnduar pėr dashurinė.
-
-
Diabolis
Mė fal e mira kineze belhollė
Qė nė orizore tė zė mėngjezi
Por vajza ime si kokėrr mollė
Nuk vė nė faqe pudėr orizi.
Mė fal o gjuetari eskimez
Qė prenė e parė mė tregoke
Me dashuri asaj buzėt ja ndez
Ndaj nuk i lyen me dhjamė foke.
Veē kominoja qė mė duhet
Dhe streha mbi akuj ngritur
Dhe gjashtėmijė vjet si dua yjet
Pas zjarrit tė vajzės ngjitur;
Antarktidės akujt ja shkrija,
E populloja sa gjashtė Kina!
-
-
Diabolis
Zonjat pėrpara! Aroma mbrapa,
Dhe shpirti im nis flet pėrēart
Harron se jemi larg veē dy hapa,
Po sytė mbyll, dhe hundėn zgjat.
E deh aroma e jargavanit,
Qė kurmi i saj pėrhap pėrqark
Pranon ti shitet edhe djallit
Vetėm qė tė kalojė atė prag.
Ermira para, shpirti nga pas,
Ju jeni shumė e bukur sot!
Mė shpėton prej gojės njė buzagas,
Se shpirtin e dehur nuk e mbaj dot.
Po kur ja shoh dy sytė e kafta,
Pėrgėzimet janė mė e pakta.
-
-
Diabolis
Porsi amforė nė fund tė detit
Mbushur zemra ėshtė fundosur,
Ka verė nga vreshtat e bregdetit,
Me pisė Selenice taposur.
Nė taban, amforės sė vjetėr
Nuk i shkuan kurrė dy buzė,
Shkon njė vit dhe viti tjetėr,
Mijėvjeēarėt bėrė tėrkuzė.
Ah, qė kur asaj ju mbyt gjėmia,
Plot vetė u zhytėn por se gjetėn
Se vetėm njė mirėpret dashuria
Vetėm atė qė rriskon dhe jetėn,
Besomėni mua, lum kush e gjen
Pėr atė verė, ēdo mundim ja vlen.
-
-
he me te lumte o Dritero Dagolli.. i forumit..
-
-
Diabolis
pėrshendetje Brari
Si njė orė e vjetėr qė ka ngelur
Njė plake dashuria i ka mbetur.
Por ka ajo njė dashnor tė mirė
Qė e do thesarin e tij me xhevairė.
Qė ja lėmon lėkurėn e florinjtė
Porsi njė ore lehtė ja kurdis gjinjtė,
Qė plot lezet e shkon nė qostek
Mu nė iliqen e kopsės nė jelek.
Dhe shkon ashtu tek mjeshtėr Murati,
I thotė qė plaka kujton se aq e pati,
Nuk i shkon mė akrepi dymbėdhjetė,
Se ajo ka mbetur veē dhjetė e dhjetė.
Po mjeshtėr Murati ėshtė Nobelist,
Tak fak me kacavidhė e me pincė,
Njė pikė vaj, dhe zembrekun e shtrėngon
Dhe zogu i orės dymbėdhjetė kėndon.
-
-
Diabolis
The man is only half himself, the other half is his expression.
Ralph Waldo Emerson
Kam mbetur si ka i vetmuar
Shfryj lidhur mbas plepit tė shkretė,
Shiko ēpalo brazda kam lėruar
Shiko ēvargje tė shtrembėr nė sonete.
Mė dhe dėnimin mė tė rėndė,
Me tė ikurėn tėnde mė le gjysmak,
E ku ka ka tė tėrheqė parmėndė
Duke patur gomarin pėrkrah?
Premtomė, thuamė qė do tė vish
Se ja po erret e ujqrit do na ēajnė.
Tė ndarė? Fati ynė dihet mish,
Kasapėt prehin kamat nė kasapanė,
Eja, pėr tė shkruar duhen dy vetė,
Si pėr tė lėruar pendė bėhen qetė.
-
-
Sa kurioze qė jam tė di me se e ushqen frymėzimin ti. Po si nuk u shtere njė moment pa vargje a rimė. Tė mrekullueshme tė gjitha poezitė . Tė lexoj ēdo hera me admirim.
Me respekt
Elna.
-
-
Diabolis
faleminderit,
them se me jete
Me verėn ti ike, mė lė si trung.
Gjethet e vjeshtės pėshpėrinin
E braktisi pa i thėnė njė tung!
Rrėnjėt mbajta mos psherėtinin.
Mė vrave nė gjumė, jetėn sma more,
Dhe nga unė sdoli asnjė pipėtimė,
Thikėn ma ngule, zemrėn sma nxorre,
Nė gjoks era e dimrit, ulėrimė.
Do mbyll plagėt dhe vjen pranvera,
Dhe ja, po kėtu ku mė preve ti
Nė krahė do mbaj bisqe tė tjera
Prej palcės do ti mėkoj me dashuri.
Madhėshtore ėshtė pema, vėrtet,
Se lėshon bisqe, lule dhe fletė.
-
-
Diabolis
Kur stisėsit e ėndrrave pėrmbi re
Tė zbresin nė tė gdhirė pjesėn tėnde,
Tė them zgjohu e dashur a se sheh,
Dielli ēau retė vende vende.
Mos u shtriq e mos mė pushto,
Mė shkau nga duart tabakaja
Hapi sytė e fjetur dhe shiko
Se nė krevat po tė pret haja.
Tė solla dy sonete tė thekur
Lyer me ritėm dhe mjaltė me rima,
Njė kafe figurash sapo pjekur,
Njė lule, dhe musht vargjesh tė lira.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt