-
Shkėlqesa!
Duart Tuaja tė buta i gėzon paraja,
Kallot tona i ngushėllon emblema -
Skėnderbeu, Naimi, Nėnė Tereza;
Juve na mjegulloni me tym duhani
Ne na shėmbėllehen paketat -
Durrėsi, Genti, Ardiani;
Gojėn Tuaj e lėngėzon bananja
Syrin tonė e loton qepa -
E kuqja, e ėmbla, djegsja;
Barkun Tuaj e ngop tapia e kėtij dheu,
Ne na urtojnė gėrmat te kreu -
Shqipėria, Kosova, Atdheu.
Juve na shqepet nė dru, na latė nė koma,
Ne qeshim padashur -
Shkopi Juaj lexonte: NISH Goma
Krijimi me siper nuk eshte mė pak se "nje fije e arte floku" e kusurit te krijimeve te tjera.
D D te te quaj ---> "I madh" do te mė "mėrzitej" arsyeja
Te te therras ---> "Mjeshter" do te mė "grushtonte" gjykimi
Atehere, kam vendosur me ne fund te te "pagezoj" ---> Poeti "fjalė-artė."
-
-
_______
Dassaretis, mos e ndalo vrullin e poezise! Si lajm i keq me duket ky: kane ngelur 13 per tu shkruar!
-
-
Diabolis
Tė faleminderit Exodus qė gjen kohė tė pagėzosh Diabolisin e vogėl tė virtualitetit. Me Mjeshtėr i Madh Presidenti i Republikės nderon tė mėdhenjtė e realitetit.
Tė faleminderit Afer-dita qė mė gjendesh dhe nė ditė tė "kėqia". Tema si gjithēka tjetėr e kėsaj bote, e ka njė fund i cili tashmė i ka trokitur nė derė...
Ju pėrshėndes:
Gjithė ēi duhet njė kalorėsi
Gjithė ēi duhet njė kalorėsi tė pirė
Ėshtė njė kalė i urtė, i shtruar e i mirė
Qė pėrnatė ta ēojė tek shtėpia e ēupės
Tja durojė ēuditė qė i bėn prej kupės:
Kur si perlat e detit nė varset e nusėrisė
Merr i shkon planetet nė fill tė mėrzisė;
Kur flak satelitet nė pritat e drunjta,
Kashtė sheh nė ujra thotė flokė tė grunjta;
Kur si mollė verore lart kėput diellin,
Dhe dhėmbėt ja ngul sa errėson qiellin....
Tė mos mėrzitet kur dėgjon zgavrima
Qė i zoti i tij i nxjerr pėr fėrshėllima.
Gjithė ēi duhet njė kalorėsi tė mirė
Ėshtė njė kalė i urtė, i shtruar e i pirė.
-
-
D D, kam pershtypjen se atje me lart, kam lene shteg per keqkuptim , ndonese e "formulova" ne nje menyre te tille, me qellim primar, ---> kompliment mbi talentin dhe te shoqeruar me zero "nuancė" sarkazme.
Ne te shumten e rasteve rethanat virtualiste behen shkak per "ankesen" apo pamjaftueshmerine me faktet e realitetit, e mgjth te mos harrohet se koha eshte "prindi" i te dyjave dhe "deshmia e ditarit" te kohes eshte i po se njejtes vlere tek te dy "sfondet"
Respekt maksimal per kėdo qė "respekton" veten dhe te tjeret permes "ushqimit" te diturise me fjalė "te arta" poetike!
P.S Shpresoj kesaj here, se fjalia e fundit do te "triumfoje" deri ne bindje te pamohueshme te fakteve (komplimentuese) tashme te zberthyera deri ne "palce"!
-
-
Me Mjeshtėr i Madh Presidenti i Republikės nderon tė mėdhenjtė e realitetit.
(kjo me beri pershtypje... dhe kurioze....)?!
Ndersa poezia eshte gjithmone mbi te gjitha , mbi gjithecka!
-
-
Shkėlqesa!
Duart Tuaja tė buta i gėzon paraja,
Kallot tona i ngushėllon emblema -
Skėnderbeu, Naimi, Nėnė Tereza;
Juve na mjegulloni me tym duhani
Ne na shėmbėllehen paketat -
Durrėsi, Genti, Ardiani;
Gojėn Tuaj e lėngėzon bananja
Syrin tonė e loton qepa -
E kuqja, e ėmbla, djegsja;
Barkun Tuaj e ngop tapia e kėtij dheu,
Ne na urtojnė gėrmat te kreu -
Shqipėria, Kosova, Atdheu.
Juve na shqepet nė dru, na latė nė koma,
Ne qeshim padashur -
Shkopi Juaj lexonte: NISH Goma
Eshte mjaft kjo poezi per ta perseritur ate qe thashe me lart
Poezia gjithmone eshte mbi te gjitha, gjithmone eshte mbi gjithecka!!!
-
-
Diabolis
Nuk tė kam keqkuptuar Exodus, dhe tė siguroj pėr kėtė. Rastėsia qė dy fjalė u gjendėn nė atė postim mė shtyu tė pėrgjigjem me to.
Sikur tė ishte njė bisedė mes nesh, ēka do mė theshe, pėr objekte jashtė kėndit tim tė shikimit, do tė merrnin pėrparėsi gjykimi. Sikur tė kishim qėnė nė xhungėl, ajo qė ti mė the ishte se po shkelja njė lule (jo njė gjarpėr), ndėrsa ajo qė unė tė thashė ishte se lule ka nė kopshtin botanik. Me shpresėn se nuk e shkela sė pari, dhe jo i befasur nga pėrkujdesja jote e pėrsėdytur, druaj tė them gjė tjetėr veēse tė falem, e duke qėnė mė shumė shqiptar se fetar tė shtoj - nderit.
Ekziston vėrtet Urdhėri Mjeshtėr i Madh i Punės, macia blu (unė e di qė ti e di), tė cilin e jep Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė. Lexuesit kėshtu kanė vendosur ta organizojnė jetėn, e duhen respektuar pėr kėtė. Them se ne tė dy do donim qė Urdhrin tjetėr ta merrte njė poet apo poete, se shkrimtarė e pėrkthyes e kanė marrė plot.
Edhe sikur, sikur, tė pranoja pėr njė ēast se poezia ėshtė mbi gjithēka, atėhere do mė duhej rrufeshėm tė thesha se poeti ėshtė nėn gjithēka. Flas pėr tė sotmen nė pėrgjithėsi, mė gjėrė se Shqipėria jonė e vogėl e jashtė ēdo aludimi. Tė faleminderit, e tė pėrshėndes,
brenda mundėsive tė mia:
Shtėpia
Oxhakut sdel tym,
Pullazet vithisur,
Askush sdel, as hyn
Shtėpi e braktisur.
Plasaritur muret,
Pikon krejt ēatia,
Bari ka marrė gurėt
Ėshtė tharė qershia.
Porta ėshtė rrėgjuar
Ndryshk kanė ēivitė
Shtėpi e harruar
Ndryshe nga shtėpitė.
Heshtja fle nė oda
Librat vijnė erė myk
Qoshes dy-tre lodra
Njė lėmsh mu nė grykė.
-
-
D D, hipoteza gezon, fatkeqesisht per nje njefare kohe, te njejtin status, e mgjth "e gezon," fatmiresisht per aq kohe, sa arma e mirekuptimit, nderhyn duke e sfiduar deri ne shpartallim te plote.
Me te mira, i nderuar!
-
-
E bukur "Shtepia" e dhimbshme..
DuDash ke qene vullkan kte vit.. e uroj keshtu te jesh dhe vitin tjeter..
Gezuar Maestro..!
-
-
Diabolis
Mbas mesnate shesin lule
Sa mirė, mbas mesnate shesin lule
Mbuluar nė tendėn me qese sere,
Kur akujt rrugėve janė kapule,
Dhe hėna veēse njė kristal bore.
I ngrohin me njė tel tė zjarrtė
Qė fryn mbi lulet fllade vere;
Ngroh dorėn kinezi me njė gotė,
Prej nga dhe gjerb herė pas here.
Se ja, mendo tė ngriheshe ti,
Nga e dashura shtriqur nė dysheme,
A sdo ti hidhje petale trėndafili
Pa vrarė mendjen, pa pyetur Pse?
A sdo tė zbrisje si njė i marrė,
Zbathur, vetėm me pallto, deri atje
Ku i qeshuri kinez dhjetra ka parė,
Njėrin prej tyre mua, kur bleu dje.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt