Close
Faqja 12 prej 18 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 177
  1. #111
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Ajo ėshtė aq vezulluese
    Sa Rruga e Qumėshtit natėn:
    E bardhė, fijesore, praruese,
    Por ja qė unė humb, tė shkretėn.
    Nė udhėkryq mendimesh endacake
    Them tė mos shkruaj kurrė mė tutje,
    Mė ngjan se po bėj kot ecejake,
    Ku me rrėmbim e ku me ngutje.
    Pėrpiqem ta ēoj mendjen gjetiu,
    Syve ju shtrėngoj fort kapakėt
    Por pa ditur si mė dalin vetiu
    Kėto fjalė me zėrin e pakėt:
    Kur perde nė sy ke njė peri
    Tė shkruash pėr tė nuk ėshtė tepri.
    wrong verb

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shum bukur DD..

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Urime DD!
    Je nje kengetar i shkelqyer sonetash,pa dyshim!
    Te kam lexuar me endje.
    Miqesisht Mel.

  4. #114
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Faleminderit Brari dhe Melankolia.


    ...njėherė mė ka thėnė njė plak
    se kėnga halleve ju bėn lak... - gjurmėt


    Dhembje e sotme nuk ėshtė e butė,
    Zėnkė e pėrditshme a kėsisoj,
    Sot, si ariun njė gjėmb nė shputė,
    Njė ngjarje e hidhur mė plagoi.
    Qani me mua, qani o njerėz,
    Me tė zeza e ngrysni kėtė ditė
    Njė motėr tė vetme ndėr vėllezėr
    Na e rrėmbeu mortja nė pritė.
    Si kutinė me shamitė e letrės,
    Shpirtin ju kam sjellė palė-palė,
    Ja nxirrni fletėt njėra pas tjetrės,
    Pėr njė nėnė qė qan, pėr njė babė...
    Zotin do mbyll nė atė zgavėr bosh,
    Pėr riqarkullim do ta hedh nė kosh.
    wrong verb

  5. #115
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Vallė a shprehe ndonjė dėshirė,
    Se unė nuk tė urova – njėqind,
    Mbi tortė janė shuar qirinjtė,
    Dhe dylli krah tyre ka grirė.
    Unė nuk harrova, thjesht nuk doja -
    Pėr njė vit jete kthyer nė kujtim,
    Pėr sa pak na mbetet - tė bėja urim,
    Nga zemra atė tė ta shqiptoja.
    Unė nuk jam rrufjan qė kthen fletėn
    Tashmė ti e di krejt tė vėrtetėn,
    Mė mirė tė tė shoh tė mėrzitur
    Se sa tė tė gėnjeja sa je rritur,
    Por ti, e dashur, prina nga njė thelė,
    Prej dorės tėnde ēdo gjė mė vel.
    wrong verb

  6. #116
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Mos ma jep mua shkopin magjik
    Nė botėn nuk do tė ta ndryshoj,
    Gishtave tė dorės t’ju bėj njė trik -
    Nė qiell si pentagram ti harkoj.
    Mbi krye tė tė lodrojnė nota,
    Nė masa ngjyrat, jo nė ylberė,
    Krejt e ēuditėshme tė jetė bota,
    Vetėm ditė, dhe kjo - pranverė.
    Porsi ujvarė do ti derdh flokėt
    Stėrkala puthjesh tė ketė ngado
    Si ar tė ndrijė qielli i kthjellėt
    Veē kėshtu tė jetė, mos ketė vazhdo,
    Dhe fėrshėllimat tė behen fjalė:
    Do Re Si SolLa, Mi Fa! Mi Fa!
    wrong verb

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Dhe un besoja ne mrekulli
    por bota nuk ndryshoka


    Urime per poezine!
    Mel.

    Shkruaj dhe te tjera soneta tani qe eshte hena e plote,
    mos u mundo neteve pa hene kur zemra nuk ta thote.

  8. #118
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Thumbs up

    Unė doja tė nxirrja vargje tė zjarrtė
    Zemrėn vesha nga brenda nė gjoks
    Me tulla zjarrduruese si furrnaltė
    Dashuritė ti shkrija atje me koks.
    Por ja qė nuk shquhem ndėr heronj
    Ndaj grykėn e hapur qė mė pėrpinte,
    Flakėn qė mė digjte deri nė thonj,
    Njė ditė tė zymtė e lashė tė ngrinte.
    Pllaksoi njė krizė superprodhimi
    Zinxhirė kėrkonin vetėm arixhinjtė
    E kotė puna e i kotė mundimi-
    Nė fshat bėrtisnin kallajxhinjtė:
    Gjyma, kush ka pėr tė kallaisur...
    Ti shtohesh korit? Mos je i krisur.
    wrong verb

  9. #119
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Rrėfenjė

    Shokė nė rini ishin ata
    Por jeta i ndau kah mė kah,
    Deri sa thellė nė pleqėri
    Njė ditė u mblodhėn pėrsėri.

    Sipas njė zakoni shokėsh
    Mbasi gushesh e tokesh
    Nisėn e tregon historira
    Ē’ke bėrė qė nga rinia.

    E nisi i pari – kam bėrė para,
    Para me thasė, shumė para,
    Nuk di se ē’tju them mė
    Kam bėrė para, tjetėr – asgjė.

    Tha i dyti – kam pasur pushtet
    Zili do ma kishte cilido mbret.
    Dhe i ngrysur ra nė heshtje,
    Ē’kish bėrė s’ngjallte kureshtje.

    Vazhdoi i treti – unė o shokė
    Pushtet s’pata dhe jam trokė,
    Por po ju tregoj pėr njė dashuri
    Qė mė ka mbėrthyer qė nė rini.

    I treti ende nuk ka tė mbaruar,
    Se vetėm pėr sytė e shkruar
    Foli plot shtatė ditė e netė,
    Pėr njė lot aty nisi ditėn e tetė...
    wrong verb

  10. #120

    Thumbs up

    Nuk kam ē'tė shtoj
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 12 prej 18 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •