Close
Faqja 10 prej 18 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 177
  1. #91
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Kur tė ēelin jaseminat, e shqiptarėt tė lėshohen si bleta, do tė jem sėrish atje.


    Mos e pėrplas kapakun e pianos
    Se nuk ti thashė po kėsaj teke,
    Mjafton kjo krismė e vetme teke,
    Tė fillojnė tytat e organos.

    Mė ngrin e bie si njė pelikan,
    Mbi ujra, prej qiellit kaltėrosh
    Heq kėmbėt zvarr, krahėt plandos,
    Kjo krismė e thatė mė dysh mė ēan.

    Si peshkun e kuq pėr tė nė gushė,
    Nė dorė ende kam trėndafilin prush,
    Pranoj tė shpėrfillem nga dashuria,

    Por mos i hiq duart nga melodia,
    Nė s’mundesh tė mė presėsh me britma,
    Mos e hiq kėmbzėn tė shkoj me klithma.
    wrong verb

  2. #92
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    S’jam si minatori nė zgafellė,
    Qė me kazmė godet tė ashprin shkėmb,
    Derisa mbi kallot nė pėllėmbė
    Diamant tė nxjerrė prej aq thellė.

    Verbuese buzėqeshja jote
    Pėr sytė e mi nė errėsirė,
    E pastėr, e mprehtė, e dlirė,
    Por s’i takon gjithė kėsaj bote.

    Buzėqeshja masė s’ka karatin,
    Ē’ka ti mė dhe kurrė s’mund ta matin,
    As ta pėrdorin si mjet mashtrimi,

    As tė stolisin unaza premtimi.
    Ai thesar del vetėm pėr mua,
    Nga goja qė u puth, u dashurua.
    wrong verb

  3. #93
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    DD, leshoje 4433shin. akoma s'tu merzit?
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  4. #94
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Dikur ne vogeli beja zinxhira. Ne fillim me tel bakri, cdo hallke e te cilit kishte ne mes veshjen izoluese me ngjyra. Pastaj ketyre ju ra vlera se artistiket nisen ti benin me tel qe nuk ndryshkej, mbase krom, nikel apo inoks. E nese nuk gjeja tel si ky, tjetra ishin vrapuesat e celikut qe perdornin filaturat e Tiranes, Beratit, Korces. Vrapuesat ishin pothuajse radhe te mbyllur, te thyeshem nese nuk i punoje me te nxehte, e me te cilet dilte nje zinxhir i trashe. Ne cdo rast duart te beheshin cope, sa prej pinces, sa prej telave qe ti canin. Duhet te kete qene nje bezdi e madhe.
    Pak a shume si nje zinxhir hallkat e te cilit jane cilido sonet apo poezi me vete duhet marre kjo teme. Nese e le, do jete vetem nje cope e pavlefshme per asgje. Nese e mbaroj do jete nje zinxhir teli, i cili, nuk do jete as si gjerdani me perla i Petrarke ambasadorit ne Prage qe i preu kerthizen Marko Viskontit e as si varsja me diamante e Shekspir pasunikut qe shkruante per Madherine e saj.
    I permend keta siperanet se ne kete sproven time, te mire apo te keqe, perdora fillimisht llojin e sonetit anglez apo shekspirian e me pas ate italian apo petrarkian. Por ndersa i perdora mund te them qe nuk ju kam qendruar strikt formave te tyre, e per me teper ketu jane te pakten nja dhjete poezi qe nuk jane fare sonete. Jo prej merzise por per ta thyer njetrajtshmerine, kalova dhe nga alla shekspir ne alla petrarka, ndonse me kete te fundit e kam me zor e nuk me tingellojne fort mire.
    I kam dhene rendesi asaj qe dua te them, ashtu si dua une ta them. Jam merzitur kur e kam autocensuruar gojen, apo me kane censuruar (per fat te keq ka ndodhur). Nuk eshte lloji i poezise, gjatesia e vargut, apo rima qe me pengojne. Per shumicen prej tyre ka pasur te pakten edhe nje variant tjeter. Edhe sikur te jete nje kala ne rere une kam per ta mbaruar. Te siguroj se do kem ikur para se te bjere.
    Me fal se u zgjata, e kam nder mend sa me shkruan, dhe te faleminderit, Kulla.
    wrong verb

  5. #95
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Mes rrapit me rrėnjė shekullore
    Dhe bredhit nė strehėn varfnore
    Tė dytin do tė zgjidhja padyshim,
    Nėse do pyetesha pėr fatin tim.

    Kjo zemra ime s’do kish duruar
    Me tabela, gardhe, me gisht treguar:
    Monument kulture, mbrohet nga shteti.
    ... u vra heroi ... e mbolli mbreti...

    Ah, por pėr Krishtlindje tė isha bredh
    Gėzim tė mbartja veē pėr pak ditė,
    Me kėngė tė lodronin rreth e rreth,
    Duart e vogla tė vinin stolitė,
    T’ju zbrisja nė shpirt magjinė e pyllit,
    T’ju qeshja sytė me dritėn e yllit.
    wrong verb

  6. #96
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    A nuk mė the se doje njė tatu
    Emrin tim atje ta zografisje
    Njė zemėr dhe ne mes fjalėt “Tė du’”
    A s’ishe ti ajo qė kėshtu flisje?

    Ta bėra atje ku vetė e doje
    Nė shpatullėn tėnde praruese
    Me tė kuq puthjesh e jo boje
    A se ndjen, ėshtė aq regėtuese.

    Mė lėr tė ta heq stemėn e qorrit,
    Me dėborė prej Baba Tomorrit,
    Pėr lėkurėn tėnde Rrezediellit
    Ma pruri i Bukuri i Qiellit.
    Mua dhe njė puthje mė kėnaq,
    Vetėm njė puthje nė faqe dhe kaq.
    wrong verb

  7. #97
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Nga kėshtjella lodėr e princeshave
    Ngrihen tingujt e njė melodie,
    Sikur vijnė thellė nga vogėlia.
    Vras mendjen tė kujtohem ē’isha:
    Njė bari i turpshėm qė i binte fyllit,
    Apo biri i mullisit nė tė dalė tė pyllit.
    Por mirė e di se shkelja nė blerim
    Se lulet e mollės mė sillnin gėzim,
    Duke dėgjuar ata tinguj tė vjetėr
    Mė rikthehet mituria e vjedhur
    Kur gdhėndja lastarėt e shelgut me biēak,
    Me llastiqe druthane gjuaja ēdo rosak...
    Dhe step nė ēast,
    Fytyra jote fėminore m’u shfaq...
    Atė ditė tė pata njohur
    Dhe po atė ditė tė pata pėrlotur,
    Ti mbi tėrfil kėndoje nė paqe,
    Ndėrsa unė, unė isha njė rrugaē.
    wrong verb

  8. #98
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Letra e Kungullit pėr ish - Lulekungullin e tij mė 31 Tetor tė vitit nė vazhdim

    E dashur Lulekungulli!
    Kur letrėn ta gjesh,
    Tok me dy tre dhėmbė,
    Pa gojė por me veshė
    Veē me njė nga sytė,
    Nė daē qaj nė daē qesh,
    Por vrap nė shitore.
    Atje do tė mė gjesh,
    Mes kungujve tė tjerė
    Nxito tė mė blesh,
    Apo s’jam i pjekur
    Qė ti tė mė zjesh,
    Tė mė hash me lugė,
    Fara plot tė kesh,
    Ti flakėsh nė rrugė,
    Tė mbijnė nė shesh
    Dordolecė me radhė,
    Qė lozin shesh besh,
    Shiun pijnė si dhallė,
    Kashtėn bėjnė pėrshesh,
    Ngopin njė mėhallė.
    Por nė do tė ndahesh
    As mos hajde fare,
    Po mos nis tė qahesh
    Shtrigė, nė dritare.
    Mos shkul qime e lesh
    Se ti zu’ pezhishka.
    Fluturo mbi presh,
    Pi pak lėng nga shishka,
    Tė ndahesh mė tresh,
    Porsi njė fantazmė.
    Kokalla skeletesh
    Qė kullojnė jargė
    Deri sa tė velesh
    Do tė ti japė vampiri
    Nė letra karamelesh,
    As do ta kuptosh
    Kur me barrė tė ngelesh,
    Kur tė kesh doktorė
    Tė dalė prej varresh,
    Qė me hinkė tė japin
    Raki koēimarresh,
    Der’ sa tė dėshtosh
    Shtatė lėkurė macesh,
    Lėngjet tė tė shterojnė
    Ashtu krejt tė tretesh,
    Si hi tė tė mbledhin
    Pėr pluhur fallxhoresh.

    ish - Kungulli yt
    wrong verb

  9. #99
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    ***

    Nė spazmėn qiellore,
    Mbi ēarēafin me yje tė natės
    Toka pėrpėlitet,
    Prej kodrave tė saj tė buta,
    Nė preri, nė stepa,
    Troku i kuajve vjen dhe rritet,

    Prej thellėsive tė oqeanit
    Me duf balenat shfryjnė,
    Zhyten dhe ngjiten.
    Nė njė pllangė tė kuqe,
    Madhėshtore dielli,
    Mbi shtatė detet shkruhet:
    Mirėmėngjes!

    ***

    Qielli,
    Si njė midhje e stėrmadhe
    Nė skaj tė detit,
    Hapet e mbyllet
    Plot me tule resh tė bardha.
    Porsi perla atje brenda
    Vuajnė ėndėrrat robina.

    Qiellin marr me gurė
    T’ja llupis retė e bardha,
    Dhe tė shfry nė fund tė detit,
    Ėndėrrat perla
    Nė liri.

    ***

    Perėndim
    Me ngjyra tė zbėrdhylta,
    Kush me ty kėshtu luan,
    Kush me ujin e vazos ku lahen penelat
    Tė pikturon?
    Ti je e vetmja mundėsi
    Qė shikimi ta shtrijė kėndin e vet
    Nė limit,
    Je fusha magjike
    Ku dinosaurė dėshirash shkojnė zhurmshėm
    Vetėm nė njė drejtim
    Me tinguj tė panjohur, tė padeshifrueshėm,
    Si vetė ti Perėndim.
    wrong verb

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Postimi i fundit ishte shume i bukur.
    Urime DD.

Faqja 10 prej 18 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •