TURKU RRĖMBEU NJĖ ARBĖRE
Nė kohėrat e luftrave tė gjata midis turkut dhe arbėrit,ndodhte herė-herė tė kish edhe ēaste bunce qetėsie.Armiku i thyer huqej tutje,kllaposej ndėr kėshtjella.Arbėrit merrnin pak frymė,kapnin parmendėn pėr tė punuar tokėn,ēekanė e mistrinė pėr tė ndrequr ato qė kishte prishue lufta,dilnin pėr gjah maleve,punonin e vigjilonin,gjuanin e ruanin,sepse kėto s'ishin ēaste peqeje tė vėrtetė.Pėrtej kufijve dhe mbrenda fortesave turku mbante njė ushtri tė posaēme kalorėse qė e hidhte papritur nė Arbėri pėr tė vrarė e djegur,pėr tė prishur e shkatrruar,pėr t'i thyer qėndresėn arbėrit.Kjo ishte ushtrija e akėnxhijve(akėnxhi-kalorės turk) e atyre kalorėsve tė hurit e tė litarit mė gjakatarė se sa ujqit e maleve.Ndėgjoni ē'thotė njė kėngė e hidhur arbėreshe e thurur pėr njė ngjarje po aq tė hidhur,por tė rėndomtė,tė ndodhur asaj kohe nė tpkėn e Arbėrisė...Burri s'ishte nė shtėpi.E shoqja e re,kish mbetur vetėmunonte,gatuante,priste tė kthehej i shoqi.Papritur erdhi njė ushtar turk kaluar dhe u pėrpoq ta rrėmbejė e ta shpjerė nė vendin e tij.Mirėpo arbėresha shpėtoi dhe mori malet.Turkut i hypėn djajtė nė kokė,e ndoqi mal mė mal-ai kaluar,ajo mė kėmbė;e arriu te mali i tretė.Gruaja ish kapitur,kish rėnė pėr dhe.Turku i zbriti kalit,e hoqi gruan zvarrė,e lidhi pas bishtit tė kalit;pastaj i hypi prapė kalit,e ngau me vrap fort e mė fortė.Grykat e pėrrenjtė gjėmuan nga klithmat e nuses tė zvarritur ferrave e gjembave,gurėve e gėrxheve...Atje,tej pėrrenjve,kishin zėnė pritė e prisnin kaprollin katėr gjahtarė arbėr
ostė Mortali e Ndre Turieka,Jan Franshini e Nik peta.Ata ndėgjuan tė thirrurat dhe e panė turkun qė po vinte kaluar duke hequr zvarrė njė grua tė lidhur pas bishtit tė kalit.Tė katėr u hodhėn e bėnė pėrpara,Shtiu i pari Kostė Mortali e nuk e zuri dot,Shtiu i dyti Ndre Turiekka;prap nuk e zuri.Shtiu i trti Jan Frashini dhe me qė u ngut,i shkoi kot shigjeta,Atėherė turkut qė kish lėshuar kalin me vrap,doli e i preu udhėn vetė trimi Nik Peta
a shkrehu shigjetėn drejtė nė zemėr.Turku ra poshtė pėrmbys,pa frymė.Nik Peta u lėshua e zuri kalin,e mbajti pėr frerėsh dhe ju afrua gruas sė pėrgjakur.Kur e vėrejti mirė ,e njohu se ajo ishte e shoqja e vdekur...Qė atėherė Nik Petės ju shtua edhe mė shumė urrejtja kundėr armikut qė shkelte truallin e Arbėrit dhe nėnte kaq mynxyra.Ai luftoi me trimėri tė madhe nė shumė luftra dhe preu shumė koka armiqsh,gjersa u vra si trim,bashkė me Pal Golemin;nė njė luftė kundėr Ballaban Pashė Bardherit,trthtarit tė fisit arbėr.
Krijoni Kontakt