Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër në Tiranë

    Edicioni i dytë shqiptar në dhjetor
    Organizatorët e TIFF (Tirana International Short Film Festival) kanë vendosur që edicioni i dytë i tij të zhvillohet nga 4 deri me 10 Dhjetor të vitit 2004. Në sitin e organizatorëve, siç shkruan “Korrieri”, tashmë gjenden dhe rregullat e pjesëmarrjes, të cilat përfundojnë në 30 shtator

    Organizatorët e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Tiranë, kanë bërë të njohur në sitin e tyre, se data e organizimit të edicionit të dytë, do të jetë në dhjetor të këtij viti. "TIFF (Tirana International Short Film Festival), do të jetë nga 4 deri më 10 dhjetor të vitit 2004 në Tiranë", kanë shkruajtur ata. Madje, konform procedurave të aktiviteteve të tilla në Evropë, organizatorët, kanë mundësi, që të plotësojnë via-internet të gjitha modalitetet, të cilat duhet të jenë të përfunduara deri në 30 shtator.

    Dy bashkë-organizatorët e aktivitetit, artistët Agron Domi dhe Ilir Butka, kanë punuar qetësisht në këtë aktivitet, por me shumë përgjegjësi për nismën e tyre, që tashmë po synon tradicionin.

    “Për publikun, ne duam të shtojmë se ky aktivitet është i vetmi ndërkombëtar në Shqipëri për filmin dhe është krijuar vetëm një vit më parë, në vitin 2003”, thonë organizatorët.

    Programi, që kanë menduar, përmbledh ose gërsheton filmin e shkurtër të të gjitha formateve dhe kategorive, dhe alternohet ndërmjet tyre me qëllim për të bërë aktivitetin më shumë eklektik dhe më shumë zbavitës. E veçanta, që kanë synuar organizatorët, është se Festivali i Filmit Ndërkombëtar të Tiranës është i hapur për të gjithë "dhe jo vetëm për artistët e mirënjohur, por edhe për përfaqësuesit e të gjithë shkollave bashkëkohore, kinemasë alternative dhe atyre të pavarur nga e gjithë Bota".

    Pjesë e këtij Festivali është po ashtu një program special, që përfshin të gjitha format e karaktereve të produksioneve filmike, filmave dokumentare dhe të animuar, që janë të gjatë më shumë se 30 min. Një interes i veçantë është treguar për autorët e ndryshëm retrospektivë apo vendet pjesëmarrëse. Ndërsa, ashtu si një vit më parë, TIFF ka rezervuar një vend shumë të veçantë për seminare dhe për workshop-e, që janë shumë të nevojshme për artistët e filmit shqiptar, ashtu si edhe për artistët e rinj.

    Gjithashtu, një nga aktivietet është edhe ajo që një gazetë e lirë, që përfaqëson të rejat dhe tendencat e Festivalit, do të publikohet në dy gjuhë shqip dhe anglisht. Ajo do të përfaqësojë çdo gjë, e cila ka lidhje me festivalin. Kjo, nëpërmjet intervistave, fotove dhe programeve, dhe po aq, do të afrojë dhe aktivitetet e tjera kulturore për Tiranën. Nga ana e tyre, organizatorët, kanë menduar dhe për një konferencë shtypi të përditshme në hotelet prestigjioze të kryeqytetit, ku do të jenë të akomoduar dhe miqtë e pranishëm.

    Ashtu si nje vit më parë, programi ditor, do të mbyllet me një debat ose me një "Talk shoe" të përnatshëm, që do të jepet nga Televizioni Publik, ku gazetarët, kritikët e artit, pjesëmarrësit dhe miqtë e ftuar, janë të ftuar për të debatuar për festivalin.

    Një juri ndërkombëtare, do të vlerësoje në fund 100 prodhimet e fundit shqiptare dhe ato të fundit ndërkombëtare, që në fund do të nderohen me Çmimin e Fituesit dhe me çmime në një Ceremoni Gala, e cila do të jepet "live" nga Televizioni shqiptar.

    "Shqipëria është një vend miqësor, entuziast dhe tepër i shkëlqyer dhe përveç një “kompeticioni të fortë”, TIFF ka për qëllim, që në të njëjtën kohë, të bëhet një vend takimi i kulturave, ku populli i Tiranës, miqtë dhe të gjithë ata që duan filmin e shkurtër të kenë një javë komunikimi me anë të gjuhës së përbashkët të kinemasë".

    TIFF ka për qëllim të krijojë në Shqipëri, po aq sa në Ballkan, një qendër kulturore të kinemasë së përbotshme dhe asaj indipendente. Më shumë se çdo gjë, këtë e tregon sllogani i festivalit: "Mendo ndryshe, por shiko njesoj".

    Së fundi, do të jenë rreth 20.000 EURO, çmimet e vlefshme për çdo kategori, ku Çmimi më i lartë është "Filmi më i mirë i TIFF '04", "Filmi më i mirë shqiptar i shkurtër", "Çmimi i Medias dhe Publikut", si edhe me çmime të tjera.

    Secili çmim është i shoqëruar nga Kupa e Festivalit, që është një objekt bronxi, i cili është disenjuar nga një artist shqiptar.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #2
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Ne vijim, adresa ne te cilen te interesuarit mund te bejne rregjistrimin e filmave te tyre eshte:

    www.tiranafilmfest.com

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Filmi “Cuba libre”, ka çelur mbrëmë edicionin e dytë të “Tirana Film Festival”

    “Tirana Film Festival”, sot dita e parë e konkurrimit


    Shekulli

    Eshtë çelur mbrëmë, edicioni i dytë i “Tirana Film Festival”. Ashtu si edhe një vit më parë, kur në Tiranë u realizua i pari festival i filmit me metrazh të shkurtër, edhe këtë herë, regjisorë e emra të njohur të kinematografisë botërore do të marrin pjesë në të. Në këtë aktivitet, i cili do të zgjasë deri në datën 10 dhjetor, do të marrin pjesë 104 filma me metrazh të shkurtër, të të gjitha kategorive, mes të cilëve vetëm 9 prodhime shqiptare. Pas hapjes së këtij aktiviteti, organizatorët, Ilir Butka e Agron Domi, bënë edhe prezantimin e jurisë së festivalit, të përbërë nga katër personalitete të kinematografisë e kritikës, si Ron Holloway, gazetar dhe kritik, polakja Barbara Fjalkowska, regjisori shqiptar Fatmir Koçi dhe Jeane Philiphe Laroche. Çeljen e këtij aktiviteti e ka përshëndetur edhe ministri i Kulturës, Rinisë e Sporteve, Blendi Klosi. Ndërkohë që i pari film, që ka ngritur siparin e aktivitetit ka qenë “Cuba Libre” i regjisorit Juan Gerard, ku interpreton aktori Harvey Keitel. Filmi është bazuar në ngjarjet e vitit 1958 në Kubë. “Kur kubanezët luftonin me njëri-tjetrin dhe familjet me njëra tjetrën dhe pafajësia kthehet në viktimë të luftës”. Ashtu si filmat pjesëmarrës e juria, e cila u zbulua mbrëmë nga organizatorët e festivalit, nuk mund të mbetej pa zbuluar edhe njeriu me kapele, me fytyrë të mbuluar me celuloid. Pas këtij njeriu misterioz, të përzgjedhur si simbol të festivalit, qëndron një artist tepër i njohur për publikun shqiptar. Eshtë pikërisht Ndriçim Xhepa, interpretuesi i sa e sa filmave e pjesëve teatrale, i cili do të jetë simboli i “Tirana Film festival”.
    Ndërkaq, konkurrimi do të nisë sot në orën 11.00 në Kinema “Millenium 2”, ndërkohë që filmat do të shfaqen edhe në salla të tjera alternative, në Kinema “Millenium 1” dhe “Black Box” në Akademinë e Arteve. Në edicionin e dytë të “Tirana Film Festival”, do të marrin pjesë 49 autorë në kategorinë e filmit artistik, 21 në animacion, 17 në filmin dokumentar dhe 17 në kategorinë e filmit eksperimental. Filmat vijnë nga vende të ndryshme të botës, duke filluar me Anglinë, Spanjën, Gjermaninë, SHBA-në, Kinën, Rusinë, Singaporin, Argjentinën, etj. Por kreun e festivalit e mban Italia me 12 filma pjesëmarrës.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Festivali i Filmit në Tiranë

    Kanë filluar aplikimet për Festivalin e III të Filmit me metrazh të shkurtër që organizohet në Tiranë. Data e fundit për pranim është 10 Tetor 2005. Për më shumë informacion, vizitoni faqen e TIFF tek kjo lidhje.

    Punime të mbara festivalit, megjithëse këtë vit do mungojë puna e të talentuarit Dorian Ahmeti.
    Perëndia nuk është mace...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Henri,
    nuk kisha degju më pare per Dorianin (ndjese pastë) dhe lexova per here te pare ne formum ("amatorale" kishe postu diçka perpara disa kohesh). Keshtu qe nuk kam patur fatin as te shikoj ndonje punim te tij. Po ti ?? Filmat e tij kane qene metrazhe te shkurtra?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    sapo konstatova tek web-siti i festivalit qe ne 2004-en ai paska fitu edhe Best Experimental Film me “Bitter Prunes”. E ke pas pare ?

  7. #7
    For those in LA , there will be a showing of Dori's work at the ECHO PARK FILM CENTER THURSDAY, SEPTEMBER 8 – DORIAN AHMETI: IN MEMORIUM – 8PM
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Ken Loach ne TIRANE !!!

    Aktorët nga Shqipëria në filmin tim

    Ken Loach: “Më shumë solidaritet për shqiptarët”

    Aktorët nga Shqipëria në filmin tim


    --------------------------------------------------------------------------------

    Admirina Peçi


    Thonë se ai refuzon të shkojë edhe në festivalet e kategorisë A. Por ka ardhur në Shqipëri në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Tiranë. Ken Loach, regjisori i njohur britanik, ka befasuar me prezantimin e tij më të fundit. Ardhur enkas për premierën e filmit “Tickets” në Tiranë, një film ku ai është bashkautor me dy emra të tjerë të mëdhenj të Kinemasë Botërore si, Ormanno Olmi e Abbas Kiarostami (profili i tij : http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=109 ), regjisori britanik Ken Loach ka ardhur të përballë pjesën e tij në këtë film, që është një realitet shqiptar me publikun e Tiranës.
    “Tickets” (Bileta) është një triptik, me tre histori që zhvillohen në tren gjatë një udhëtimi drejt Romës. Personazhet janë: në historinë e parë, një profesor i moshuar që mediton për kohën e humbur dhe dashurinë me sekretaren e tij të re; në historinë e dytë, një zonjë e ashpër me kriza skizofrenie dhe një djalosh i ri që është punëtori i saj i shërbimit, dhe në historinë e tretë një grup tifozësh skocezë përballë një familjeje emigrantësh shqiptarë që udhëtojnë drejt Romës për të takuar babain e tyre, i cili do të mbërrijë me gomone nga Shqipëria.
    Një film mbresëlënës, ku klasikja, gjuha e thjeshtë, linja filozofike dhe ajo sociale ndërthuren bashkë pa rrezikuar asgjë. Tre regjisorë me tre kultura të ndryshme kinematografike, kanë rrëmbyer me krijimin e tyre më të fundit vlerësimet më të larta nga publiku dhe kritika botërore. Por në Shqipëri, Ken Loach ka hasur në surpriza. Linja e familjes shqiptare, trajtuar me aq elegancë prej tij, nuk ka arritur të përthithet e të kuptohet nga i gjithë publiku i pranishëm në premierë, i cili e kishte tejmbushur sallën e Kinemasë “Millenium 2”. Disa prej tyre, në pyetjet drejtuar regjisorit pas premierës, kanë reaguar për një pasazh ku një djalosh shqiptar paraqitet si hajdut. Në fakt linja e filmit nuk e paraqet të tillë. Por Ken Loach i është përgjigjur këtij reagimi, fill pas premierës. Madje ai ka rrëfyer dhe shumë detaje nga bashkëpunimi me aktorët shqiptarë dhe realizimi i filmit.

    Pranuat ftesën dhe ishit i pranishëm në premierën e filmit tuaj “Tickets”. Ishte ky motivi që ju rikthehu përsëri në Tiranë?
    Dua t’i falënderoj shumë organizatorët e festivalit që më kanë ftuar në shfaqjen e këtij filmi. Është kënaqësi të vij në Tiranë, pasi kam ardhur dhe dy herë të tjera. Në fakt ky është një rikthim me një film të çuditshëm, sepse drejtohet nga tre regjisorë. Mund të kishte qenë edhe një shkatërrim. Sepse zakonisht ndodh që edhe vetëm një regjisor është vërtet shumë i keq. Jo pastaj tre...!
    Si lindi ideja që ky film të ishte një bashkëpunim mes tre regjisorëve?
    Ideja për të realizuar një film të tillë, lindi kur Abass propozoi që të krijohej një film me tre histori, të cilat vazhdojnë njëra pas tjetrës. Për këtë qëllim u takuam në Itali, ku edhe janë xhiruar skenat e filmit. Historia është e ndërtuar vetëm në një tren, ku personazhet vërtiten lart e poshtë. Midis tyre është edhe një familje emigrante shqiptare. Pjesa më e mirë për mua është gjetja e kësaj familjeje shqiptare dhe është pikërisht kjo që më shqetësoi në pritshmërinë që do t’i bënin filmit këtu në Tiranë.

    Përse vendosët që në pjesën tuaj të këtij triptiku historia të vërtitej rreth një familjeje shqiptare?
    Ideja erdhi nga Ermando Olmi, i cili bëri pjesën e parë të filmit. Bashkëpunëtori i tij, Pol Aurti, ka shkruar pjesën e fundit dhe aty e zhvilluan idenë e familjes shqiptare si lidhjen e gjithë filmit. Arsyeja tjetër ka lidhje me Italinë, e cila është një nga vendet me emigracion më të fortë të shqiptarëve. Gjithashtu donim të tregonim se udhëtimet me gomone janë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë edhe vdekjen.

    Si mendon për reagimet që patën disa nga shikuesit e pranishëm në sallë? Ata nuk e pranojnë dot faktin që shqiptarët të shfaqen gjithmonë si hajdutë...
    Më vjen keq që ndodhi kështu. Por unë i kuptoj arsyet pse ndodhën këto reagime. Rruga më e mirë për të realizuar gjëra më të bukura, është që të bashkëpunosh me të dy mendimet. Donim të vendosnim personazhet pak a shumë në të njëjtën situatë. Të tre djemtë skocezë mund të gjendeshin në të njëjtën nevojë. E po të ishin në atë pozicion, sigurisht do vepronin ashtu si shqiptarët.
    Megjithatë, mendoj se reagimi i publikut ishte pak i gabuar. Nuk e kanë kuptuar atë çka ndodhi në të vërtetë. Ne mund t’ia arrijmë t’i evitojmë këto probleme, duke krijuar solidaritet mes nesh. Për këtë arsye nuk mendoj se dikush, kudo qoftë në botë, do ta akuzojë Klajdin (Bekam-in) për marrjen e një bilete, e cila bie në tokë. Nëse kjo bëhej me qëllim mbajtjen e familjes së bashkuar, do ta kisha bërë edhe unë personalisht.

    Ju jetoni në Britani. Si është qëndrimi ndaj emigrantëve shqiptarë atje?
    Mund të them se reagimi ndaj emigrantëve në Angli është i ndryshëm. Nga ana e politikanëve të djathtë është një hipokrizi pak a shumë e madhe. Nga njëra anë gazetat shkruajnë se “nuk i duam emigrantët në vendin tonë” dhe nga ana tjetër, janë të kënaqur kur shfrytëzojnë krahun e tyre të punës. Ata e dinë se shumë shërbime publike nuk do të ishin të mundura pa asistencën e emigrantëve. Ndërsa nga ana e politikanëve të majtë, është krejt ndryshe. Brenda krahut të majtë ka shumë organizata që mundohen të ndihmojnë klasën më të ulët, emigrantët, për t’i dërguar ata në sindikata dhe për t’i mbrojtur kur kanë probleme për siguri në punë. Mund të them se është një përplasje e dy krahëve.

    I vetmi aktor profesionist në kastin tuaj është Edmond Budina, pse-ja tjetër nuk janë aktorë profesionistë. E bëni shpesh këtë zgjedhje?
    Ndonjëherë, por siç e thatë edhe ju, përveç të tjerëve ishte edhe një aktor profesionist, pra Edmond Budina, që ka një peshë të veçantë me rolin e tij. Ndërsa puna me pjesën tjetër të kastit, pra ata që nuk e kanë profesion kinemanë, mund të them se ishte mbresëlënëse. Ishte e lehtë, nuk mund të bëhej më mirë se aq.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Regjisori britanik Ken Loach thotë se mesazhi i filmit të tij nuk është kuptuar nga një pakicë e publikut shqiptar

    Loach: Solidariteti mes njerëzve zgjidh probleme




    Treni është vendi më i mirë ku mund të ndeshësh njerëz të ndryshëm. Dikush ka humbur udhëtimin me avion dhe mbart me vete tmerrin e udhëtimit të parë në tren, dikush dëgjon muzikë klasike, një tjetër pop, dikush lexon gazeta, një tjetër ëndërron… Të gjithë janë të veshur me një histori dhe mbartin vulën e fatit të vet. Një film-udhëtim drejt Romës sjell në të njëjtin tren një profesor të moshuar që ëndërron një dashuri të pamundur, një grua gjenerali e një punonjës social, që shkojnë në një ceremoni përkujtimore, një familje emigrantësh shqiptarë që pret të bashkohet me pjesën tjetër dhe tre djem skocezë që shkojnë drejt kryeqytetit italian për të mbështetur skuadrën e zemrës. Të gjithë kanë blerë biletat e krijuara nga regjisorët Ermano Olmi, Abbas Kiarostami dhe Ken Loach. Secili prej regjisorëve merr përsipër të tregojë një histori të caktuar, të cilat janë shkrirë aq bukur me njëra –tjetërn sa që nuk kuptohet ku mbaron njëra e nis tjetra.

    Mbrëmjen e së mërkurës, në Kinema “Millenium 2” u shfaq filmi “Biletat”, i cili ka marrë pjesë edhe në Festivalin e Berlinit. I ftuar nga organizatorët e “Tirana International Film Festival”, i pranishëm gjatë shfaqjes së filmit në Tiranë ishte regjisori britanik Ken Loach, në episodin e të cilit tregohej për familjen shqiptare.

    Filmi përveçse kishte një realizim mjaft të mirë, karakterizohej nga humanizmi. Në fund të fundit nuk tregonte ndonjë gjë të pazakontë. Megjithatë, pas shfaqjes së filmit krahas shumicës së publikut që duartrokiti, pati edhe nga ata që e kuptuan filmin e Loach, si një tjetër paragjykim dhe një tjetër pasqyrë negative për emigrantët shqiptarë. Këtij reagimi regjisori Loach iu përgjigj se ky nuk është qëllimi i tij, përkundrazi ai kërkon të vërë theksin tek solidariteti që duhet të ekzistojë mes njerëzve (djemtë skocezë i dhurojnë biletën e tyre familjes shqiptare që ata të arrijnë deri në stacion e të takojnë babanë, ndërsa vetë ata i shpëtojnë policisë falë ndihmës së tifozëve të Romës). “Solidariteti mban në këmbë filmin”, - u shpreh ai. Megjithatë ndonjëherë është e vështirë ta ndash se cili është kufiri mes mëshirës dhe solidaritetit, sidomos kur bëhet fjalë për emigrantët, apo shtresa të tjera të margjinalizuara. Loach është një nga regjisorët më të mirë britanikë, në filmat e të cilit zënë vend kryesisht problemet sociale, që lidhen me shtresat e ulëta të shoqërisë.

    Loach ka treguar para gazetarëve shqiptarë prirje të forta të majta, madje ai nuk e mohon që është edhe marksist. Kjo ndihet në episodin e tij ku në qendër është një familje emigrantësh dhe tri djem që rrezikojnë të humbin punën e tyre në një supermarkatë. Ai ka ardhur në Tiranë edhe dy vjet më parë, por këtë herë thotë se ndihet më komod (të paktën në hotel). Megjithatë nuk i pëlqeu ideja që në një ekran të madh tregoheshin ndryshimet e valutave e kapitaleve, që sipas tij mund të tërhiqnin vëmendjen e njerëzve që “nuk veprojnë sipas ligjit”.

    Ju keni ardhur në Shqipëri edhe më parë, lidhet kjo me historinë e vërtetë të familjes, për të cilën tregohet në film?
    Ko është një histori e shkruar duke dëgjuar shumë njerëz që kanë kaluar eksperienca të ngjashme. Ndërsa familja që shihet në këtë film përbëhet nga individë që i zgjodhëm për të përbërë atë. Kërkimet për këtë film kanë zënë një kohë të gjatë dhe janë angazhuar shumë veta, duke dëgjuar edhe historitë e tyre.

    Eshtë pak e çuditshme se si një prej djemve tifozë ndryshoi mendim dhe vendosi të ndihmonte familjen shqiptare…
    Në momentin kur ai duhet t’u shpjegonte se përse nuk mund t’i ndihmonte, ai ndesh në vështrimin e anëtarëve të familjes, gjë që e preku jashtë mase dhe i ndryshoi mendje. Madje kjo nisi në çastin kur vajza po i shpjegonte për udhëtimin, babain… Një tjetër arsye është se të tre djemtë i takojnë shtresës së punëtorëve dhe i vetmi “armik” natyral i përbashkët është policia. Bëhet fjalë për një impuls simpatie për ata njerëz që kanë të njëjtin hall si ata. Ndërkohë që ka edhe një arsye tjetër. Kur tifozët shkojnë për të mbështetur skuadrën e tyre, e kanë për detyrë të sillen si ambasadorë të vendit që përfaqësojnë. Sepse ata janë jashtëzakonisht krenarë për reputacionin që kanë krijuar, që është ndryshe nga ai i anglezėve. Dhe nëse ai e tregon publikisht shpirtmadhësinë e tij, kjo e bën të ndihet jashtëzakonisht mirë. Eshtë thjesht një impuls dhe ndodh që në momente të caktuara të ndryshojmë menjëherë opinion. Por mund të jetë për një çështje edhe më të madhe. Kur njerëzit janë vërtet të detyruar të lënë shtëpitë e tyre në mënyrë që të gjejnë mundësitë e mbijetesës, atëherë edhe ne duhet t’i ndryshojmë rregullat. Këtë mund ta arrijmë këtë përmes solidaritetit ndërkombëtar.

    Pas shfaqjes së filmit pati reagime nga publiku, për mënyrën se si i paraqisni shqiptarët në filmin tuaj. Ç’mendoni për këtë dhe cili është qëndrimi i britanikëve kundrejt emigrantëve?
    Unë mund ta kuptoj reagimin e spektatorit, por kam përshtypjen se është pak i gabuar, pasi ata nuk e kuptuan tamam atë çka ndodhi. Mund të them se reagimi ndaj emigrantëve në Angli është i ndryshëm. Nga ana e politikanëve të djathtë ka një hipokrizi shumë të madhe, sepse nga njëra anë gazetat shkruajtën që “ne nuk i duam emigrantët në vendim tonë”, kurse nga ana tjetër, janë të kėnaqur kur shfrytëzojnë krahun e lirë të punës. Duhet ta njohin faktin që shumë shërbime publike nuk do ishin të mundura pa asistencën e emigrantëve. Në anën e politikanëve të majtë është ndryshe. Brenda krahut të majtë ka shumë organizata që mundohen të ndihmojnë shtresën më të ulët të emigrantëve për t’i përfshirë ata nëpër sindikata dhe për t’i mbrojtur kur kanë probleme me sigurinë në punë. Pra ka një përplasje midis dy krahëve. Por dua të dal tek qëllimi im. Mendoj se mund të arrijmë t’i evitojmë këto probleme, vetëm duke patur solidaritet midis nesh. Dhe për këtë arsye nuk mendoj se ndonjë njeri mund ta akuzojë Klajdin për marrjen e një bilete e cila bie në tokë, aq më tepër kur bëhet fjalë për bashkimin e familjes. Unë personalisht do ta kisha bërë.
    Solidariteti, shtresat e ulëta, punëtorët.., duket si teori marksiste…
    Me sa shoh, teoria marksiste nuk paska emër të mirë, në të kundërt do ngrija dorën e do thoshja: Po.

    I ftuar
    Paskaljeviç, sot në Tiranë
    Një tjetër emër i njohur i kinemasë botërore pritet të jetë sot i pranishëm në TIFF. Bëhet fjalë për regjisorin serb Goran Paskaljeviç, një nga “markat” më të famshme, jo vetëm në territorin e ish-Jugosllavisë, por edhe në rang botëror. Së bashku me Kosturicën ai i përket asaj që quhet “Shkolla e Pragës”. Ka realizuar rreth 40 filma artistikë dhe dokumentarë dhe ka fituar trofe në aktivitete ndërkombëtare. Mbrëmjen e së martës u shfaq në “Millenium 2” filmi i tij “Powder kage”, ndërsa sot në orën 20.00 do shfaqet një tjetër film i tij “Midwinter night”.

    Retrospektiva
    Koçi, dy filma me metrazh të shkurtër
    Për herë të parë një regjisor shqiptar vjen përmes retrospektivës së filmave të tij. Sot në orën 15.30, në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, regjisori Fatmir Koçi prezanton dy filma të tij jo fort të njohur për publikun. Bëhet fjalë për filmin artistik me metrazh të shkurtër, bardhë e zi, “Një i tretë”, realizuar në vitin 1988 dhe filmin “Lumi që nuk shteron”, të realizuar një vit më vonë. Ditën e fundit të festivalit është parashikuar shfaqja e filmit “Tirana, viti zero”


    Ne foto: nga e majta ne te djathte : Loach, Olmi, Kiarostami, tre regjizorët e filmit triptik.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Po gjithkund ne bote publiku e vlerson apo e nenqmon nje veper.
    Nese shikuesit shqiptare nuk i ka pelqyer mendimi i Loçit, atëhere edhe ka te drejtë se mbi neve hudhen gjithnje skena te mjerume ne filma artistik, qoft edhe prej regjisorve te mdhenjë.
    une se kam pare ende kete film por e mbroj te mendimin e salles ku aty shofin me shume sy e jo vetem dy syt e lloçit dhe duhet cekur se shqiptaret kan filluar te kuptojn se nuk kemi aqê miqe te ndershem sa besohet ne bote qe te mbroje apo nderoje kauzen shqiptare.
    Deri me tani vetem ky filmi i fundit Saga e " Zoterinjt e fundit te balkanit" ishte pere tu duartrokitur se tjeret qe na ferkojn shpinen po na dalin te myket....

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  2. Festivali i Filmit Shqiptar
    Nga Albo në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 01:02
  3. Tifozët e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  4. KINEMAJA/ Komunizmi, “parajsa”e regjisorëve të filmit
    Nga Xhuxhumaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-08-2005, 17:21
  5. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •