Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22

    Korçë: Mbyll dyert kinemaja "Majestik", kinemaja e vetme e qytetit

    "Majestik", e vetmja kinema në qytetin e Korçës ka falimentuar. Institucioni historik i kulturës mbyll dyert për mungesë të publikut. Artistët korçarë e konsiderojnë një bjerrje të vlerave të kulturës

    Artistët: Po humbasim identitetin

    Mbyllet kinemaja


    Juliana Dhimitri

    Paradoksalisht, në një kohë që mungesa e kinemave cilësohet një ngërç i madh kulturor, e vetmja kinema e qytetit të Korçës mbyllet. "Majestik", një nga të parat në vend ka falimentuar. Vështirësive ekonomike i është shtuar edhe mungesa e interesit të qytetarëve korçarë. Artistët e qytetit e kanë cilësuar një bjerrje të kulturës. Për ta, kjo është shenjë e humbjes së identitetit kulturor, aq më tepër kur flitet për një kinema që për pak bëhej shekullore. Administratori i kinema "Millenium Majestic", Gjergji Raidhi, tregon arsyet që çuan në mbylljen përfundimtare të kësaj qendre të vetme për qytetin. Sipas tij, në kushtet e një krize ekonomike, e cilësuar si biznes, mungesa e fitimeve e kishte bërë të pritshme mbylljen e kinemasë. "Frekuentimi i kinemasë ka qenë gjithnjë në rënie. Shumë pak shikues interesohen për të ndjekur një film nëpërmjet ekranit të kinemasë edhe për faktin se një pjesë e madhe e filmave tashmë transmetohen nëpër televizione. Duket se korçarët nuk kanë më interes për kinemanë, edhe pse ekrani i saj ka tjetër magji. Në mungesë të frekuentuesve dhe të dashamirësve të filmit, ky institucion nuk mund të funksionojë. Ne kemi bërë mbylljen dhe dorëzimin e dokumentacionit. Është një humbje e madhe për qytetin, por nuk është një aktivitet fitimprurës dhe shitjet e biletave kanë qenë gjithnjë e më të pakta", shprehet Raidhi. Përfaqësuesit e shoqërisë aksionere edhe më parë kanë tentuar mbylljen e kësaj kinemaje, pasi në tre vitet e fundit ajo është harruar plotësisht nga qytetarët. Ndëshkimi nga ana e vetë qytetarëve të Korçës ka bërë që tashmë qyteti të mbetet pa këtë institucion të rëndësishëm kulturor.

    Historiku i kinemasë

    Korça ka qenë një nga qytetet e para në Shqipëri me kinema. Filmi në këtë kinema historike për qytetin filloi të shfaqej tetë dekada më parë. Atëherë kinemaja kishte emrin e saj modern për kohën "Majestic". Ajo u ndërtua në vitin 1927 nga një grup shqiptarësh me banim në SHBA dhe u pagëzua me emrin që ka edhe sot. Kinemaja korçare shënohet në histori si një nga më të vjetrat. Në qendër të qytetit u ndërtua për herë të parë një kinema bashkëkohore me një ndërtesë tepër tërheqëse dhe ku njerëzit qëndronin në radhë me orë të tëra për të siguruar hyrjen dhe për të shijuar një film. Biznesi i kinemasë ishte një nga më të suksesshmit, edhe pse qyteti në atë kohë numëronte rreth 20 mijë banorë. Kinema "Majestic" në fillimet e viteve ‘30 shfaqte filmat më të mirë të kohës, bardhë e zi, filma pa zë, e deri te filmat me ngjyra. Nëpërmjet ekranit të madh për herë të parë qytetarët u njohën jo vetëm me magjinë e kinemasë dhe të filmit, por dhe me aktorë të mëdhenj e të njohur në nivel ndërkombëtar në atë periudhë. Nëpërmjet këtij ekrani, korçarët panë për herë të parë Çarli Çaplin, ndërkohë që kinemaja e Korçës ishte model dhe i jepte një tjetër pamje qytetit. Ajo kishte një kapacitet prej 300 vendesh dhe e pajisur me lozha. Kinema "Majestic" ishte kulmi i çdo veprimtarie kulturore në fillimet e viteve ‘30 dhe korçarët si njerëz të artit dhe të dhënë pas së resë e kulturës dyndeshin në këtë vend të magjishëm që ishte në majat e suksesit. 20 vjet pas ndërtimit, kjo kinema u shtetëzua. Ka qenë viti 1947 kur me marrjen në dorëzim nga shteti kinemaja u kthye në sallë për zhvillimin e gjyqeve kundër armiqve të partisë dhe të popullit. Nga një vend kulture godina u kthye në një vend tmerri ku dënoheshin njerëz dhe ku kryheshin nga regjimi gjyqet e popullit. Në vitin 1952, kur fushata e dënimeve përfundoi, kinemaja u rikthye përsëri. Ajo nuk do të kishte më një emër të huaj, por duhet të merrte një emër shqiptar. Në kushtet e regjimit komunist kinemaja u pagëzua me emrin "Morava", të cilin e ka mbajtur deri në fillim të viteve ‘90. Ndryshimi i regjimeve bëri që kjo kinema t‘u rikthehej pronarëve. Për dhjetë vjet vendi ku luheshin filma do të ishte pikë për lojëra fati. Ish-pronarët kërkonin fitim dhe kinemaja nuk dukej shumë fitimprurëse. Zhvillimet në vend filluan t‘i largonin pak nga pak njerëzit nga ekrani i madh. Ambientet përdoreshin për bingo. Gjithsesi në vitin 2001, aksionerët vendosën ta kthenin në identitet. Kështu nisën investimet e mëdha për të ngritur një kinema moderne. Kinemasë iu dha emri i mëparshëm "Majestik", por u shtua edhe një emër Millenium. Dy vite pas hapjes së saj, kinemaja u shkatërrua plotësisht nga zjarri. Ka qenë viti 2003 kur kinemaja u dogj pothuajse krejtësisht nga brenda si pasojë e një shkëndije elektrike. Pavarësisht nga kjo, aksionerët e rimëkëmbën me një investim të dytë. Por suksesi ishte në rënie. Në vitin 2006 u shfaqën edhe shenjat e para se ky nuk mund të ishte më një biznes i suksesshëm. Korçarët kalonin indiferentë para kinemasë dhe e shumta që mund të bënin ishte të lexonin titujt e filmave të radhës që do të shfaqeshin në ekran. Më pas vijonin shëtitjet. Kjo situatë bëri që në tre vjet kinemaja të shkojë drejt fundit. Numri i spektatorëve nuk i kalonte 10 në ditë dhe kishte ditë të zezë dhe me tre bileta të shitura ose asnjë.

    Qyteti i kinemave humb identitetin

    Korça numëronte tre kinema në fillimet e viteve ‘30. Pas kinemasë së parë "Majestik", u ndërtua kinema "Lluks", edhe kjo tepër moderne dhe me veshje të kadifenjtë me ngjyrë të kuqe, por jetëgjatësia e saj nuk ishte e madhe, pasi në vitin ‘46 u dogj plotësisht. Po rreth viteve ‘30, në një nga lagjet kryesore të qytetit, u ndërtua edhe një kinema e hapur, e cila u quajt "Kinema verore". Sot qyteti mbetet pa asnjë kinema. Artistët këtë e quajnë një rrënim të kulturës së qytetit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ajo kinema duhet ruajtur si syt e ballit..
    Eshte pioniere e emancipimit kulturor te shqiptareve..

    Jo vetem ajo po gjithe kinemate e hapura ne vitet 1920-30 ta.. ne shqiperi ose kosove e gjetke..
    te ruhet ashtu sic eshte si nje thesar i qytetit tone te dashur Korce..

    le te punojne mjeshtrit korcare e ta rehabilitojne ate monument te kulutures qytetare.
    ka shum nostalgji aty..

    sdi a me kuptoni..

    mijra e mijra te rinj pra kan pare filma dikur e sot jan katragjysher..

    si o spaska korca 5 leka ta mbaje gjalle ate cinema..


    apo ska filma sot..

    me miljona filma ka bere bota ..

    tunduni korcare ku jini e ruajeni kinemane se.. po ju a muarren edvinet.. e bene bordello grataciele e pastaj.. ska me korce..

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Qyteti i kinemave humb identitetin

    Korça numëronte tre kinema në fillimet e viteve ‘30. Pas kinemasë së parë "Majestik", u ndërtua kinema "Lluks", edhe kjo tepër moderne dhe me veshje të kadifenjtë me ngjyrë të kuqe, por jetëgjatësia e saj nuk ishte e madhe, pasi në vitin ‘46 u dogj plotësisht. Po rreth viteve ‘30, në një nga lagjet kryesore të qytetit, u ndërtua edhe një kinema e hapur, e cila u quajt "Kinema verore". Sot qyteti mbetet pa asnjë kinema. Artistët këtë e quajnë një rrënim të kulturës së qytetit.
    Per 20 vjet me rradhe Korca ngeli qytet i kategorise se dyte. Turp per faqe te zeze te katandiset keshtu ai qytet qe ka pasur 3 kinema qe kur Tirana ishte fshat i humbur
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 05-12-2009 më 08:47
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Ajo kinema duhet ruajtur si syt e ballit..
    Eshte pioniere e emancipimit kulturor te shqiptareve..

    Jo vetem ajo po gjithe kinemate e hapura ne vitet 1920-30 ta.. ne shqiperi ose kosove e gjetke..
    te ruhet ashtu sic eshte si nje thesar i qytetit tone te dashur Korce..

    le te punojne mjeshtrit korcare e ta rehabilitojne ate monument te kulutures qytetare.
    ka shum nostalgji aty..

    sdi a me kuptoni..

    mijra e mijra te rinj pra kan pare filma dikur e sot jan katragjysher..

    si o spaska korca 5 leka ta mbaje gjalle ate cinema..


    apo ska filma sot..

    me miljona filma ka bere bota ..

    tunduni korcare ku jini e ruajeni kinemane se.. po ju a muarren edvinet.. e bene bordello grataciele e pastaj.. ska me korce..
    duhet te kollitet shteti o Brar.paret e mbajne dhe jo llafet.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    WOW!
    Nje qytet me tradita kulture si Korca te mbetet pa asnje kinema?!
    Eshte per te qare. Eshte turp! Me cfare argetohet ai popull tani pervec kafeneve e kazinove?
    Feelings change - memories don't.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •