Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 29
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    U ndanë mbrëmë çmimet e edicionit të tretë të “Tirana International Film Festival”

    Trofeu i Festivalit te filmit me metrazh te shkurtër shkon në Gjermani



    Përpara se të shkojë, regjisori gjerman Heiko Hahn ka marrë me vete nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit me metrazh të shkurtër, trofeun e filmit më të mirë.

    Mbrëmë, në ambientet e Kinemasë “Millenium 2”, nën drejtimin e këndshëm të prezantuesit Adi Krasta, u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për filmat më të mirë të festivalit. Juria e përbërë nga David D’Arcey, kritik filmi nga SHBA, Carl Henrik Svenstedt, regjisor nga Suedia, Mathias Groll, drejtues i filmit të shkurtër në Festivalin e Berlinit dhe Jesper Andersen, nëndrejtor i Institutit Danez të Filmit dhe regjisori shqiptar Artan Minarolli, vlerësuan si filmin më të mirë të edicionit të tretë të TIFF-it, filmin “Before i go”. Një film që trajton një nga dramat më të mëdha të ditëve të sotshme, braktisjen, plakjen, vetminë. Vetmia është një nga temat që është hasur më së shumti në filmat e edicionit të tretë në festivalin e këtij viti, së bashku me probleme të tjera sociale, luftën, dhunën… Dhunë ndaj shtresave të margjinalizuara të shoqërisë, luftë në Irak e në Kosovë, shkulme gjaku që lajnë ekranin e që të krijojnë një gjendje të trazuar, jo vetëm shpirtërore, por edhe në stomak. Duket se këto janë momentet që shqetësojnë më së shumti shoqërinë e në veçanti artistët si pjesa më e ndjeshme e saj. Duke qenë se këto tema dhe imazhe vijnë nga kënde të ndryshme të globit, duket se nuk është vetëm Shqipëria ajo që po përjeton momente të vështira, e gjitha bota qenkërka e përfshirë nga stresi e ankthi i së sotmes së më së shumti i së ardhmes.

    Por ndërsa juria vlerësoi me trofeun e festivalit filmin gjerman, publiku ka vlerësuar si më të mirin filmin “Luleborë” me regji të Robert Budinës, ku interpretojnë aktorët e njohur Rajmonda Bulku e Edmond Budina. Ndërkohë këto dy çmime të mëdha të TIFF-t u shoqëruan me të tjera trofe, si ai për filmin më të mirë fiction që e ka marrë regjisorja australiane Beth Armstrong me filmin “Danya.
    Një këndvështrim ndryshe i jetës dhe i vdekjes, parë me sytë e një 8-vjeçareje.

    Këmbësorët” e ukrainasit Igor Strembitski ka marrë trofeun e dokumentarit më të mirë, ndërsa Shpend Bengu, i cili brenda 60 sekondave tregon të papriturat e jetës, sesi vijat e bardha të kalimit në rrugë, mund të kthehen në hekura burgu, ka marrë çmimin për filmin më të mirë eksperimental.


    Fatkeqësisht në ceremoninë e ndarjes së çmimeve shumë pak regjisorë ishin të pranishëm për të tërhequr trofetë e tyre. Shpresoj që kjo të ketë qenë thjesht rezultat i impenjimeve të tyre të shumta dhe jo shpërfilljes kundrejt festivalit. Megjithatë mbrëmë u mbyll edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të shkurtër, duke ia bërë më të lehtë rrugën edicionit pasardhës.

    Përgjatë 6 ditëve konkurrimi maratonë, në ekranin e madh të Kinemasë “Millenium 2” u shfaqën 69 filma artistikë me mertazh te shkurter, 16 të animuar, 13 eksperimentalë dhe 12 dokumentarë. Filmat konkurrentë u përzgjodhën mes një prurjeje prej 700 prodhimesh nga 65 vende të ndryshme të botës.

    Një tjetër surprizë ishte shfaqja e filmit “Biletat” dhe ardhja në Shqipëri e regjisorit Ken Loach, prezenca e të cilëve nuk kaloi në heshtje dhe pa reagime.

    Çmimet e edicionit të tretë te FILMIT ME METRAZH TË SHKURTËR :

    Filmi më i mirë i TIFF “Before i go”, me regji të Heiko Hanh
    Filmi më i mirë fiction “Danya”, me regji të Beth Armstrong
    Filmi më i mirë dokumentar “Way farers”, me regji të Igor Strambitskyy-t
    Filmi më i mirë eksperimental “Enter et exit”, me regji të Shpend Bengu- t
    Filmi më i mirë i animuar “Failen art”, me regji të Tomek Baginski-t
    Çmimi special “113”, me regji të Jason Branderberg
    “Fillimi”, me regji të Roman Filippov
    “Luleborë” me regji të Robert Budinës
    Çmimi i jurisë së medias “Kaligrafia e mirë”, me regji të Alex Sampayo-s
    Filmi më i mirë shqiptar “89 cent”, me regji të Dhimitër Ismailajt
    Çmimi i publikut “Luleborë”, me regji të Robert Budinës

  2. #12
    Citim Postuar më parë nga autori
    U ndanë mbrëmë çmimet e edicionit të tretë të “Tirana International Film Festival”


    Filmi më i mirë shqiptar “89 cent”, me regji të Dhimitër Ismailajt

    Urime Dhimitrit dhe Andit ...

    Bravo cuna !
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar më parë nga liliella
    Urime Dhimitrit dhe Andit ...

    Bravo cuna !
    Kush eshte ky Dhimitri, nje qe ka shfaq nje here nje film tek Mark's Cafe` para nja 3 vjetesh?

  4. #14
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Urime Andit edhe nga une. Ore ju qe jeni ne Shqiperi, si ishte pjesemarrja?
    Perëndia nuk është mace...

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Henri
    si ishte pjesemarrja?

    Harta e TIFF

    http://www.shekulli.com.al/index.php...e&newsID=87611

    E. P

    Të paktë janë ata që dinin të orientoheshin mirë gjatë javës së ngjeshur të TIFF. Pika e vetme e referimit mbeti Kinema “Millennium 2”. Kjo kinema ishte vendtakimi i pjesës më të madhe të audiencës që ndoqi filmat e programuar për edicionin e tretë të TIFF. Ndërkohë që zgjatimet e këtij festivali vazhdonin edhe në dy qendra të tjera: Shkolla e Filmit “Marubi” apo ish-Kinostudio dhe Qendra Kulturore e Forcave të Armatosura. Këto dy pikëtakimet e fundit me kinematografinë mbetën në hije të kureshtjes së spektatorit. Kinema “Millennium”, që ende vazhdon të konsiderohet e dyta edhe pse nuk ka të parë, mbeti në qendër të vëmëndjes. Ishte pozicioni i saj më i përshtatshëm pranë qendrës, ambientet e këndshme, fakti që aty ishin edhe “vipat”, një mungesë e pafalshme informacioni apo mosekzistenca e Kinema “Millennium 1”? Në kohën që në Qendrën Kulturore të Forcave të Armatosura shfaqeshin dy prej filmave të regjisorit Fatmir Koçi, kishin marrë mundimin të vinin më pak se 10 vetë. Edhe më e çorientuar ishte ndarja e filmave në kategoritë përkatëse për të cilat realizohej konkurrimi. U kuptua vetëm se në dy ditët e fundit u shfaq kategoria e filmave shqiptarë. Ditët e tjera të javës ndarjen duhej ta kuptoje vetë.




    Ndryshimi që sjell bileta

    Paraditja e djeshme në TIFF u hap dhe u mbyll në kaos. Publiku ishte i shumtë, megjithatë ishte më mirë kur në sallë vinin vetëm ata që kishin interes për festivalin. Mbase e diela paradite është gjithmonë gjysmë e vdekur për aktivitete, mbase është edhe merita apo faji i shiut që nuk desh të ndalej për asnjë çast, mbase ngaqë hyrja në TIFF edhe këtë vit ishte e lirë. Të gjitha këto e shndërruan sallën e kinemasë në një strehë të ngrohtë ku mund të bisedoje lirshëm, të ndryshoje nga një poltronë për çdo film apo t`i bëje ndonjë fotografi ekranit të madh. Punonjëset e sallës, edhe pse u detyruan të shndërroheshin në gardiane nuk arritën të vendosnin pak qetësi. Nganjëherë nuk është e rëndësishme sa spektatorë janë të ulur në sallë duke ngrënë kokoshka, por sa janë me të vërtetë aty për të shijuar filmat. Prandaj politika e hyrjes falas, edhe pse kërkon të thithë audiencën e munguar, këtë vit duket se ka mbledhur vetëm gjimnazistë, farefis, nëna me fëmijë, apo shoqëri të autorëve të rinj të filmave dhe shumë pak artistë, kineastë apo kritikë. Mbase pa të drejtë, hyrja falas në kinema është konceptuar nga cinikët si çmimi i vërtetë i këtij evenimenti.



    Dita e fundit e festivalit është rezervuar për filmin shqiptar. Realizimet ishin nga më të skajshmet, nga më të mërzitshmit, tek ata që ndiqeshin me kënaqësi

    Kur shqiptarët konkurrojnë me njëri-tjetrin


    Enina Poçi

    Për herë të parë në këtë edicion të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit u ideua një seksion i veçantë vetëm për regjisorët shqiptarë. Në këtë seksion morën pjesë 18 filma të regjisorëve shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve. Të katër kategoritë e përfshira në festival, fiction, dokumentar, i animuar dhe eksperimental, vijnë në filmat e këtij programacioni. E përbashkëta e këtyre filmave lidhet me moshën e re të regjisorëve, me ndonjë përjashtim të vogël, dhe me buxhetin e vogël ose baraz zero të investuar, edhe këtu me ndonjë përjashtim shumë të vogël. Rasti i filmit të regjisorit Irvin Muçaj ishte i vetmi i realizuar nëpërmjet një financimi nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë edhe pse nuk kuptohet arsyeja. Duke synuar dukuritë paradoksale të shoqërisë shqiptare, jo gjithmonë zgjidhen mjetet më të përshtatshme. Kjo e çon filmin drejt ngërçit. Në qoftë se në këtë edicion të TIFF- it nuk do të ekzistonte një seksion i tillë, shumica e këtyre filmave do ta kishin shumë të vështirë ose të pamundur të përzgjidheshin në seksionet e tjera ndërkombëtare të festivalit. Pothuajse në secilin prej tyre natyrshmëria e një filmi të thjeshtë thyhej nga mosfunksionimi i ndonjë elementi. I duartrokitur më shumë për solidaritet kombëtar, dokumentari “Ëndërr e keqe, ëndërr e mirë” i përngjante një miksimi të filmimeve të televizioneve të ndryshme gjatë krizës kosovare. Edhe këto të shfaqura sa e sa herë. Ndërsa filmi “Mbrëmja e të numëruarit mbrapsht” më shumë se një numërim i shpejtë dukej si një kamerë e fshehtë, ku nuk kishte ndërhyrje të një regjisori dhe për më tepër kohëzgjatja prej 20 minutash dukej disi e ekzagjeruar.
    Përtej nivelit të përgjithshëm të filmave shqiptarë në këtë seksion veçohet filmi “Klubi” i Erion Kames dhe “Windows XP” i regjisorit të ri Ujkan Hysaj. Të dy filmat i përkisnin kategorisë fiction. Larg synimit për të ekranizuar me çdo kusht temat filozofike “Klubi” erdhi me të gjithë elementët e një filmi të thjeshtë me metrazh të shkurtër, ku çdo personazh kishte individualitetin e tij dhe çdo skenë ndiqte në mënyrë logjike tjetrën. Ngjarjet fiksohen në një klub me pak njerëz, ku një i panjohur i cili i qeras të gjithë, del së është hajduti i një makine të vjedhur po atë natë.
    Ndërsa në filmin tjetër “Windows XP” të tërheq fakti se, i shkëputur nga tendenca e tematikës së këtij festivali për të sjellë një shoqëri të stresuar dhe depresive, Ujkan Hysaj sjell komiken në një subjekt që zhvillohet në një shkollë të mesme.

  6. #16
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    ...Larg synimit për të ekranizuar me çdo kusht temat filozofike “Klubi” erdhi me të gjithë elementët e një filmi të thjeshtë me metrazh të shkurtër, ku çdo personazh kishte individualitetin e tij dhe çdo skenë ndiqte në mënyrë logjike tjetrën...
    Klubi me te vertete ashtu sic e pershkruajne. Subjekti i kapshem, linja e drejte, por bukurine ia ka shtuar edhe interpretimi i aktoreve te cilet jane me eksperience nga teatri, duke i shkuar krejt per shtat subjektit dhe vendosjes se filmit. Sa keq qe nuk gjenden dot fonde per filma te tille! E gjithe puna e ketij filmi u be pothuajse nga vullnetare (perfshi dhe mua haha), te pakten te kish pasur fonde te paguheshin aktoret pa regjizorit dihet qe gishti i ngelet ne filmat e shkurter

    Mungesa e fondeve eshte gjithashtu nje nga shkaqet e mish-mashit qe verehet ne filmat e shkurter shqiptare: Gjithkush ngutet e shqyhet e copetohet te beje nje skenar "bombastik", me fillim, pike kulminante sa me tragjike dhe fund, pak a shume modeli i skenarit per filmat me metrazh te plote, por eshte tmerresisht e veshtire te ngjeshesh 1 ore e 1/2 film ne 3min -25min, e fondet per nje film te plote nuk jane kurrsesi te mundshme, ndaj shumica e filmave te shkurter shqiptare (ato qe kam pare, sigurisht) jane "polli mali nje mi"!

    Autor, pyeta per pjesemarrjen pasi mesova se Salla e Ushtrise kishte qene vertet bosh fare pothuaj per te gjitha shfaqjet. Nuk e di kush eshte me e preferueshme per autoret e filmave, nje salle me 10 vete apo nje salle e mbushur me karroca femijesh, tezga qebaptoreje, zile celulari, te shtyra te shara etj.
    Perëndia nuk është mace...

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    104
    Foto nga festivali nderkombetar i filmit te shkurter ne Tirane
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  8. #18
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Shpend, ne radhe te pare urime per çmimin. Ne qe jemi larg e me larg mëmëdheut, ku mundemi ta shohim filmin tuaj? Ndonje mundesi nga interneti do te ishte fantastike fare, megjithese e kuptoj se mund te jete edhe frika e piraterise. Gjithashtu sikur te na jepje edhe pak me teper info mbi realizimin e ketij filmi, besoj se do te shuante kureshtjen edhe pse jo edhe ndihmonte disa nga ne ketu qe punojme pak a shume ne te njejten fushe.

    Urime edhe nje here e suksese te metejshme.
    Perëndia nuk është mace...

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    104
    Henri.
    Faleminderit per urimin.
    Me dergo adresen tende e-mail ku mund te ta dergoj animacionin.
    Eshte i kompresuar ne format AVI DVX.
    Persa i perket piraterise ne fushen e Artit, ne Shqiperi gjendja eshte skandaloze. Kohte e fundit jam duke biseduar me nje avokat per vjedhjen skandaloze qe me eshte bere gjate mungeses time ne Shqiperi.
    "Bashkeatdhetaret" e mi shqiptare jo vetem qe i kane vjedhur por i shesin me çmime astronomike. Me e keqja (per ta) eshte se punimeve i kane fshire emrin dhe ja kane shitur (gjoja me ulje çmimi) instutucioneve dhe subjekteve te cilat pretendojne se punojne per mbrojtjen e te drejtave te autorit.
    Henri po e mbyll kety kete mesazh sepse jam shume i zene me pune. Per te diskutuar te tilla probleme do te me duhej te shkruaja ndonje kolane me nga 1.000 faqe secila dhe prape nuk do te mjaftonte.
    Persa i perket çmimit per mua ishte nje surprize. Qellimi kryesor i imi ishte vetem te merrja pjese ne kete aktivitet qe per mua i tejkalon standartet e shume festivaleve nderkombetare ku une kam marre pjese. Une nuk marr pjese prej shume vitesh ne aktivitetet qe organizohen ne Shqiperi. Festivali TIFF eshte i vetmi ku une kam pranuar te paraqes punimet e mia.
    Me vjen keq qe ne forum nuk eshte pasqyruar realisht suksesi i ketij aktiviteti.
    Eshte per te ardhur kur kupton se ne ç'nivel gjendet gazetaria ne Shqiperi dhe aq me keq ajo e pjese qe mbulon fushen e Artit. (nuk dua te mohoj ketu nje grup shume te vogel gazetaresh te kultures qe bejne nje pune e cila duhet vleresuar moralisht dhe materialisht).

    Te pershendes dhe te uroj suksese ne fushen e Multimedias.






    Te uroj suksese.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Regjisori turk, Nesimi Yetik, i pari në TIFF

    "Mamaja ime mëson të aktrojë", filmi më i mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmave me metrazh të shkurtër

    Regjisori turk Nesimi Yetik, vlerësohet më i miri në "Tirana International Film Festival" në edicionin e gjashtë të konkursit të filmave me metrazh të shkurtër. Juria ndërkombëtare, e cila vendosi filmin më të mirë, përbëhej prej anëtarëve Davide Barletti, Kristaq Skrami, Naomi Uman, Silvio Maselli, Vasjan Lami, Veton Nurkollari dhe Ylli Pepo. Filmi i regjisorit turk "My mother learns Cinema" ("Mamaja ime mëson të aktrojë"), në katër minuta e ka përballur publikun me shtëpinë e mamasë së tij, të dalë jashtë mode. Ai kërkon t‘i mësojë asaj një nga emrat më domethënës së historisë së kinemasë. Edhe pse mamaja e tij është amatorja në këtë aktrim tresh të filmit, në këtë film me metrazh të shkurtër, ai synon që t‘i mësojë asaj emra si "Jean", "Godard", "Rabiner", etj. Me këtë pasion të madh për kinemanë, në këtë film të shkurtër, djali i mëson nënës disa nga emrat më të mëdhenj të kinematografisë, ndërsa e gjen veten edhe përballë përgjigjeve të çuditshme të saj. "Mamaja ime mëson të aktroj", është vlerësuar edhe në Festivalin e Filmit të Triestes. "Annem sinema öğreniyor",(titulli në origjinal i filmit) është vlerësuar për thjeshtësinë e tij, për qartësinë dhe për sensin e hollë të humorit. I cilësuar si një himn për kinemanë, ky film është një shembull i mirë i të bërit kinema. "Mamaja ime mëson të aktroj" është një prodhim turk i vitit 2006. Që nga ajo kohë, regjisori turk e ka prezantuar filmin në festivale të ndryshme evropiane, ku edhe është vlerësuar. I lindur në vitin 1981, Nesimi Yetik ka studiuar për dramë në Universitetin e Ankarasë. Ndërkohë që për çmimin "The best fiction", u dhanë dy çmime speciale, që shkuan përkatësisht për filmat "Beijing Haze" të regjisorit J.P Chang dhe "On the line" (Në linjë), i regjisorit Reto Caffi. Filmi më i mirë i animuar, është "The bear‘s heand", i autores Marina Rosseti. Dokumentari më i mirë në TIFF, është vlerësuar "Zietek" me autorin nga Polonia, Bartosz Blaschke, si dhe "Left Behind" i gjermanëve Andreas Grafenstein dhe Fabian Daub. Ndërkaq, me çmimin e medias është vlerësuar filmi "Deep Transtion" (Tranzicion i thellë). Ai është një bashkëpunim mes regjisorit italian, Gabriele Pedone, dhe atij shqiptar, Elvis Eshja. Filmi më i mirë eksperimental, i ka shkuar "Carlos Catani", i regjisorit Mercos Meconi. Publiku gjithashtu ka pasur në dorë të vlerësojë filmin më të preferuar. Ai i ka shkuar "Yours Truly", (I yti përgjithmonë), i regjisorit Osbert Parker. Përveç filmave të huaj në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit me Metrazh të Shkurtër, janë vlerësuar edhe filmat shqiptarë pjesëmarrës në festival. Më i miri prej filmave shqiptarë pjesëmarrës në konkurrim u vlerësua ai i regjisorit Ilir Harxhi, i titulluar "Stairs" dhe ai i Dionis Papadhimitrit "The firs day of classes". Përgjatë një jave në këtë festival ndërkombëtar të filmave me metrazh të shkurtër, morën pjesë rreth 82 filma.

    Shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-12-2009 më 17:58

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  2. Festivali i Filmit Shqiptar
    Nga Albo në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 01:02
  3. Tifozët e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  4. KINEMAJA/ Komunizmi, “parajsa”e regjisorëve të filmit
    Nga Xhuxhumaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-08-2005, 17:21
  5. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •