Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Problemet e Shqiperise?

    Cfare problemesh ka Shqiperia?

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kreshnik Spahiu
    Drejtor i Zyres per Mbrojtjen e Qytetareve:

    Politika dhe politikanet u shkeputen ne distance nga votuesit dhe ne vend qe te qeverishnin interesat e atyre qe I kishin votuar nisen te qeverisnin interesat e veta personale.

    Shqiperia mbetet ende nje vend ku prodhohen dhe eksportohen lendet narkotike si dhe gjithashtu nje semafor jeshil I trafikimit te qenieve njerzore.

    Shqiperia eshte perfshire nga nje bum ndertimesh u ne nje pjese te konisderushme behet pastrim parash prej zyrtarve te korruptuar apo te trafikanteve te droges dhe qenieve njerzore.

    Pamvaresisht se kushtetuta e Shqiperise detyron partite politike qe te bejne publike burimet e financimit ato kane refuzuar dhe per 14 vjet qe nga lejimi pluralizmit qytetaret dhe publiku nuk jane njohur me keto informacione.

    Vetem ne konceptet e politikaneve shqiptare mund te konsiderohen nje objekt 150 000 USD dhurate dhe jo ryshfet.

    Urrejtja mes lidereve te politikes ka krijuar destabilitet te vazhdueshem politik.

    Largimi i te rinjeve si emigrant drejt Europes dhe SHBA nuk eshte zgjidhja e problemeve.

    Ne Shqiperi eshte tronditur institucioni I votes se lire. Vota nuk numerohet dhe zeri I votuesve nuk degjohet.

    Shqiperia ka ndryshuar shume qeveri por asnjehere nuk ka mundur te ndryshoj menyren e qeverisjes.

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Eduard Selami
    Ish-Kryetar i Partise Demokratike te Shqiperise :

    … te gjtha partite kryesore politike shqiptare kane treguar se jo gjithmone respektojne procesin demokratik.

    PD-ja… nuk e ka perqendruar gjithmone vemendjen ne ofrimin e alternativave…

    …pamjafteushmeria e energjise elektrike dhe ujit, korruptimi zyrtareve, niveli I larte I krimit, papunesia, arsimi I dobet publik, mungesa e nje sherbimi te denje dhe te perballueshem shendetesor.

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Osmo Liponen
    Ambasadori i OSBE-se ne Tirane :

    Treguesit shoqerore dhe ekonomike te Shqiperise jane te ulet: Produkti I Brendshem Bruto per fryme prej rreth $1400 eshte pothuajse me I uleti ne Evrope;

    30% e popullsise jeton nen nivelin e varferise.

    Shqiperia vuan nga nje infrastrukture e dobet dhe investime te pamjaftueshme ne sektoret e shendetesise dhe arsimit.

    Vuan nga nje urbanizim shume I shpejte dhe levizje masive te popullsise.

    Rritja ekonomike (mesatarisht 6%) kufizohet vetem ne nje sector te ngushte ndermarrjesh prodhuese, vecanerisht ne ndertim, ku punesohet kryesisht nje fuqi punetore e pakualifikuar ose gjysme e kualifikuar.

    Procesi privatizimit nuk ka mbaruar.

    Pjesa me e madhe e produkteve importohen duke shkaktuar nje cekuiliber tregtar.

    …pronesia e vertete ne strategjite kryesore te qeverise eshte e kufizuar dhe duket se deklarohet vetem per te kenaqur donatoret, ne vend qe te perdoret si mjet per zgjidhjen reale te problemeve.

    …korrupsioni dhe mungesa e pergjegjshmerise e kane demtuar rende besimin e publikut tek autoritetet e vendit.

  5. #5
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Christopher Smith
    Kryetari Komisionit per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope
    Anetar i Kongresit, SHBA :

    …ndersa ka patur hetime per anetare te forcave te policise, madje edhe arrestime, ku jane denimet? Kush po konsiderohet pergjegjes? Cfare po behet per pergatitjen e forcave te policise per te crrenjosur korrupsionin, sepse ne kemi arritur ne perfundimin se eshte pikerisht policia, Thember e Akilit e trafikut njerezor.

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Fatmir Mediu
    Kryetar i Partise Republikane:

    Albania is facing a difficult situation as the result of an inept government unable to serve its citizens, and at the same time overly capable in serving the illegal interests of a group of high-powered people. In great measure, this is the result of the influence of organized crime and corruption on the Nano government…
    Shqiperia ndodhet ne nje situate te veshtire qe rezulton nga nje qeveri e paafte per ti sherbyer njerezve te saj, dhe njekohesisht me se e aft per ti sherbyer interesave ilegale te nje grup njerezish fuqi-plote. Pjesa me e madhe e ksaj situate rezulton nga influenca e krimes se organizuar dhe korrupsionit se qeverise Nano…

    The judiciary is far from being independent. It is largely controlled by the government and filled with corruption.
    Gjykata eshte larg nga te qenurit e pavarur. Shumica eshte e kontrolluar nga qeveria ne pushtet dhe mbushur plot me korrupsion.

    The economic situation is deplorable, not only due to a lack of proper economic reforms, but above all due to the government’s illegal business and control of the economy from their monopolies.
    Situata ekonomike eshte e vajtueshme, jo vetem nga mungesa e reformave te nevojshme, por me teper nga biznesi ilegal i qeverise ne pushtet dhe nga kontrolli i ekonomise ne saj te monopoleve.

    Unemployment stands at 38% and in some cities in the northern part of Albania such as Shkoder, it is over 60%. As a result, over 100,000 Albanians leave their country every year.
    Papunesia qendron te 38% ne disa qytete dhe ne disa pjese te Shqiperise se veriut si p.sh. ne Shkoder, eshte mbi 60%. Si rezultat, mbi 100.000 Shqipetar e lene atdheun cdo vite.

    Albania has not held free and fair elections over the last 7 years since the Socialists have been in power.
    Shqiperia nuk ka pasur zgjedhje te lira dhe te drejta 7 vitet e fundit qe kur Socialistet kane hyr ne fuqi.

    …the police directly intervened in the election process by stuffing ballot boxes, detaining and torturing commissioners from the opposition and intimidating voters on the day of the elections.
    Policia ka nderhyre ne menyr direkte ne procesin zgjedhor duke ngjeshur kutite e votimit, duke vonuar dhe torturuar komisioneret e opozites dhe duke i bere presion votuesit ne diten e zgjedhjeve.

    Now, the Albanian government ranks among the most corrupt countries in the world and because of this failed to qualify in the Millenium Challenge program.
    Tani, qeveria e Shqiperise eshte nder shtetet me te korruptuara ne bote dhe per kete arsye ajo nuk kualifikoi ne programin e Sfidave te Mileniumit.

  7. #7
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Erion Veliaj:

    Anetaret e komisioneve [te zgjedhjeve] jane shume te politizuar dhe sa here kane mundesi, manipulojne… Shumica e anetareve te komisioneve te zgjedhjeve jane te paafte ose me nivel te ulet dhe kane pergatitje te dobet, sepse kriteri i perzgjedhjes se tyre nuk ka qene pervoja ose profesionalizmi, por militantizmi dhe aftesia per te bere hile ose te pakten per te siguruar se nuk do t’u behen hile.

    Ne procesin e regjistrimit te votuesve gjate zgjedhjeve te fundit, partive politike iu dhurua e drejta per te regjistruar apo cregjistruar njerezit pa pasur nevoje qe te pyesnin qytetaret qe do te cregjistroheshin.

    …ne 7 vjet pushteti te krahut te majte presioni mbi median eshte rritur vetem ne vitet e fundit…Shume organe te medias mbijetojne vetem ne saj te reklamave nga institucionet qeveritare apo kompanite me pronesi shteterore, si Albtelecom dhe Korporata Elektrike Shqiptare. Duke qene se keto jane monopole qe veshtire se u nevojitet te bejne reklame, ne te vertete, oferta per reklame sherben si nje mjet qe qeveria e perdor per te joshur median duke siguruar mbulim te favorshem.

    …sistemi juridik shqiptar mbetet i dobet. Aftesite profesionale te gjykatesve, prokuroreve, policise gjyqesore dhe nepunesve te administrates mbeten te kufizuara ndersa infrastruktura dhe pajisjet jane te papershtatshme.

  8. #8
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kreshnik Spahiu:

    Une besoj se sot Shqiperia nuk eshte e kercenuar nga armiqte e brendshem dhe te jashtem, por nga individe qe kane marre persiper te qeverisin interesat e popullit dhe qeverisin interesat e veta.

  9. #9
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    E po kur na flet dhe Osmo Liponen per kualifikimin e punonjesve , se edhe Amerikanet e kane bere kete gafe disa here te vjen te qeshesh. Ne Amerike psh, firmat qe ndertojne nuk kane as inxhinjer e jo mo te kene puntor te kualifikuar. Nuk dua te zgjatem me kafsherine qe ndodh ne ket vend, pasi te shohesh se kush nderton ketu te vjen te qash. Mire qe New Yorku te pakten nuk eshte zone termtetesh se vallaj pertoke do ishim te gjithe tashti. Ne Evrope me ndryshe, por sido qe te jete mos te na vi ky te flasi per kualifikim puntoresh ne nje vend qe ka bere nga veprat me te medhaja qe mund te beheshin. Mjafton te dihet se Diga e Buvilles, e ndertuar nga inxhinjera dhe zbatuar nga punonjes SHQIPTAR te ISPH, eshte diga me e larte ne bote e asaj lloji, me gjeomembrane etj etj. Po kush ama e prishi kete institut qe ka bere dhe projektuar(pasi jo gjithshkah u zbatua ne mungese fondesh) cdo hidrocentral ne Shqiperi, duke perfshire ketu dhe vepra te kalibrit Vau Dejes, Koman etj etj, qe tani kushtojne me qindra miliona dollare, dhe qe te behen duhet te mblidhen te pakten 15 banka qe te ndahet rrisku. Apo harron ky i pafytyre se kush i prishi institucionet ne Shqiperi, sidomos ISPH dhe Gjeodezia qe doli kundra cdo marreveshje me firmat Hollandeze dhe Austriake, te cilat jepnin vleresime stratosferike per perfundimin e disa hidrocentraleve ne Shqiperi. Apo harron Liponen se kush jane ata qe po ndertojne Greqine, Italine, Gjermanine, Angline dhe Ameriken ? , se kush i ben ato pune te renda te ndertimeve etj etj.


    Gati me bo llafe jane keta te Evropes, per gjera konkrete boini vete thone, ndersa si shefe per zhvillim ne ate rrajon kane vene nje Greke.... hajde merre vesh nga do vine investimet ne Shqiperi... qe vetem ne forme parash nuk mund te vine, por ne forme te nje blerje te mirfillte te Shtetit nga qarqet Greke, dhe Evropa qe rrin e ben sehir dhe jep deklarata te tilla te TURPSHME.

    Ky thote korrupsion, ai tjetri nga Austria e pergezon Nanon dhe thote do rekomandoj punen e mire qe ke bere. Evrope Hipokrite
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 06-08-2004 mė 14:51
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #10
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Liponen:

    …para se tė fillojnė reformat duhen njohur faktet. Shqipėria ėshtė vendi i dytė mė i varfėr nė Evropė dhe megjithė pėrparmin e shpejtė, hendeku midis tė pasurve dhe tė varfėrve nė fakt po thellohet.

    Unė nuk do ta quaja shtet tė dėshtuar. Shqipėria duhet parė nė kontekst tė historisė dhe burimeve tė saj, tė mungesės sė traditės politike dhe demokratike. Nė kėtė atmosferė vendi po pėrpiqet tė bėjė pėrparim dhe ka bėrė pėrparim. Por ėshtė po kaq e vėrtetė se parlamenti ėshtė i pazhvilluar. Atij i mungojnė kėshilltarėt.

    Shqipėria dhe shqiptarėt kanė vetė-respekt shumė tė fortė, qė ėshtė e mirė, por disa herė kjo ndjenjė ėshtė tepėr e fortė. Pranimi i kritikės konstruktive, pranimi i realitet nė Shqipėri ėshtė shumė i vėshtirė. Ėshtė njė lloj krenarie, si tė shprehem, e gabuar. Shqiptarėt janė shumė punėtorė, bėjnė pėrpjekjet tė mėdha dhe pa dyshim qė meritojnė njė tė ardhme mė tė mirė sociale e politike. Ata kanė aftėsinė e duhur. Elita intelektuale e vendit ėshtė e pėrgatitur, njerėzit flasin disa gjuhė tė huaja, kanė njohuritė e duhura dhe kjo pėrgatitje e tyre ėshtė shumė premtuese, nė se disa pengesa, qė janė reale, si mosfunksionimi i demokracisė, korrupsioni e tė tjera, qė u disktuan gjatė dėshmisė, do tė kapėrceheshin. Nė se Shqipėria integrohet, ajo ka shumė aftėsi dhe mundėsi pėr tė ardhmen.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  2. Hyseni: Kadare kundėr bashkimit tė Shqipėrisė etnike
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  3. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Lek Zogu me se fundi ka nje strehe..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 13:42
  5. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •