-
plaē te preft
Stina e verės
stina e verės
mjekėt
Nė Spitalin Pediatrik shtohet ndjeshėm numri i vizitave. Ja si mund tė mbrohemi nga dielli
Alarmi i mjekėve: Vapa po sėmur fėmijėt
Tė miturit po rrezikohen nga temperaturat e ditėve tė fundit
Tiranė
Fėmijėt rrezikohen seriozisht nga temperaturat e larta tė kėtyre ditėve. Rritja e temperaturave, sipas specialistėve pediatėr, ka shkaktuar kryesisht probleme takikardi, ose rrahje tė shpeshta tė zemrės.
Sipas Artiola Tahiri, kardiopediatre nė Poliklinikėn Qendrore, nė Tiranė rastet qė paraqiten janė shtuar sė fundmi. Nė kėtė poliklinikė ka mesatarisht 20 raste nė ditė me komplikacione shėndetėsore. Bėhet fjalė kryesisht pėr fėmijė tė moshave nga 7 deri nė 11 vjeē, sqaron ajo. Ndėrkaq, nė urgjencėn e Spitalit Pediatrik nė Tiranė, mjekėt tregojnė se janė shtuar rastet qė paraqiten pėr vizita dhe me probleme tė cilat vijnė kryesisht nga rritja e temperaturave, plazhi, ushqimet, etj. Janė kėto shqetėsimet kryesore, pėr tė cilat edhe mjekėt japin kėshilla qė tė evitohen shkaqet qė mund tė sjellin edhe pasoja mė tė rėnda pėr shėndetin e fėmiėjve tė vegjėl.
Kėshillat e mjekėve
Mjekėt kėshillojnė evitimin e qėndrimit jashtė gjatė orėve tė nxehta tė mesditės, sidomos gjatė sezonit tė plazhit. Sipas mjekes Tahiri gjatė kėtij sezoni ėshtė i domosdoshėm konsumimi i perimeve dhe frutave tė freskėta. Kėto janė edhe mė tė rėndėsishme, pasi hidratojnė trupin e njeriut dhe i japin lėngjet qė ka nevojė mė shumė, nė mėnyrė mė natyrale, shpjegojnė mjekėt.
Ndėrkaq, pėr t“i shpėtuar helmimit ushqimor, sipas tyre, duhet higjienė dhe gatim i plotė i ushqimeve. Nuk duhet harruar frigoriferi, i cili mudn tė bėhet shkak pėr prishjen e ushqimeve. Kujdesi ėm i madh duhet t“i kushtohet atyre ushqimeve qė mund tė prishen nė momentin kur mungon edhe energjia elektrike, thonė mjekėt. Ērregullimi, sipas mjekėve, ėshtė i lidhur ngushtė me tė nxehtin dhe higjienėn e tė ngrėnit. Nuk ka ushqime tė rrezikshme ose jo, mjafton ti gatuani tamam, pa i lėnė gjysmė tė ziera. Qumėshti, kėrpudhat apo vezėt, janė mjaft tė ushqyeshme dhe tė nevojshme pėr kėtė sezon, por ato shihen shpesh si aleatė tė mikrobeve. Thjesht duhet tė gatuhen mirė dhe tė mbahen nė frigorifer. Por, ėshtė mė mirė qė tė gatuhet aq ushqim sa mund tė hahet brenda njė dite, qė tė mos e hidhni nė koshin e plehrave sasinė e mbetur, sqaron mjekja. Mungesa e frigoriferėve nėpėr zonat e varfra, sipas saj, ėshtė njė nga shkaqet kryesore qė kushtėzon helmimet ushqimore.
Temperaturat rebele shtojnė numrin e vizitave
Gjashtė ditėt e fundit nė Urgjencėn e Tiranės ėshtė vėnė re njė fluks i vizitave dhe i rasteve qė paraqiten pėr nevojė. Sipas shefit tė Urgjencės, Emanuel Dungu, me rritjen e temperaturave kanė filluar tė shtohen edhe problemet me shėndetin e njerėzve. Kėto ditė ėshtė vėnė re njė shtim i rasteve tė diarreve, tė tė sėmurėve kronikė, me tension dhe me probleme me zemrėn. Nė disa raste edhe pse nuk ėshtė tipike pėr kohėn, ėshtė vėnė re edhe shtimi i rasteve me alergji. Tė gjitha kėto nuk kanė pasur dallime pėr sa i pėrket moshės sė pacientėve qė janė paraqitur, tha dje pėr Panoramėn, Emanuel Dungu. Sipas tij, nė krahasim me ditėt e tjera, ėshtė vėnė re njė shtim i rasteve tė paraqitura me 25-30 pėr qind. Ne si mjekė kemi arritur nė konkluzionin se rritja e rasteve ka ardhur edhe si rezultat i pranisė sė pluhurave tė shumta nė ajėr dhe i qėndrimit statik tė shtresave tė ajrit, qė kanė ndikuar dhe ndikojnė drejpėrdrejt nė shėndetin e njerėzve, sqaroi Dungu. Kėto temperatura, sipas Dungut, janė temperatura rebele, qė nuk bien menjėherė dhe shkaktojnė probleme nė shėndet pa shkaqe mikrobiale. Ndėrsa, diarretė shkaktohen mė shpesh pėr shkak tė pėrdorimit tė ushqimeve tė konservuara, tė cilat janė tė rrezikshme tė pėrdoren nė temperatura tė larta.
Tė ruhen nga dielli, fėmijėt dhe pleqtė
Tė moshuarit dhe fėmijėt janė dy kategoritė e moshave mė tė rrezikuara, nga temperaturat e larta qė kanė pushtuar kryeqytetin dhe tė gjithė vendin kėto ditėt e fundit. Sipas mjekėve specialistė, tė moshuarit nuk duhet tė dalin nga shtėpia nė orėt e pikut tė vapės, pasi temperaturat e larta bėhen shkak pėr konplikacione tė tjera tė funksioneve tė trupit tė njeriut dhe nė kėtė mėnyrė mund tė rrezikohet edhe jeta e tyre. ndėrsa, pėr fėmijėt nėnat duhet tė tregojnė kujdes mė tė madh, pasi ata janė mė delikatė dhe mund tė preken lehtė nga virozat e ndryshme qė qarkullojnė nė ajėr, mund tė ftohen mė kollaj, pasi ndryshimi i ambjenteve nė mėnyrė tė shpeshtė dhe ndryshimi i temperaturave, por nė tė njėjtėn kohė edhe ajri shumė i thatė i verės, i bėn mė tė dobėt. Njė nga kėshillat e mjekėve ėshtė pirja sa mė e shpeshtė e lėngjeve. Uji ėshtė ndihmėsi mė i mirė pėr t“i shpėtuar vapės, sepse vera ėshtė stina qė than mė tepėr lėngjet e trupit. Kėshillojmė qė tė gjithė tė pinė sa mė shumė edhe lėngje tė tjera natyrale, si dhe tė hani sa mė shumė perime, sepse japin sasinė e nevojshme tė ujėrave qė nuk mund tė merret as nga lėngjet, sqarojnė ata.
Ja rastet e vdekjeve vetėm pėr njė muaj verė
Deri tani temperaturat e larta kanė qenė shkak pėr vdekjen e disa njerėzve. Sipas tė dhėnave, nė Durrės nga vapa kanė gjetur vdekjen 2 persona, ndėrsa nė Tiranė vetėm njė. Viktima e kryeqytetit ėshtė gjetur nė njė cep rruge. Deri tani ai nuk ėshtė identifikuar, por mjekėt theksuan se ai ka vdekur nga vapa. Njė rast tjetėr unik ėshtė vdekja e ushatrit italian nė Vlorė. Ushtari vuante nga njė sėmundje qė i hapte venat. I shtrirė nė krevat, nga vapa e madhe venat e tij janė zgjeruar dhe sipas mjekėve, i kanė sjellė edhe hemarogji tė brėndėshme me pasojė vdekjen.
KESHILLA
Si tu shpėtoni goditjeve tė diellit, alergjive, infarkteve dhe diarresė
Mos i lini pas dore lėngjet. Uji ėshtė ndihmėsi mė i mirė pėr t“i shpėtuar vapės, sepse vera ėshtė stina qė than mė tepėr lėngjet e trupit.
Pini sa mė shumė edhe lėngje tė tjera natyrale (qumėsht, ēaj, lėng supe).
Shmangni ushqimet e rėnda dhe hani sa mė shumė perime, sallatėra dhe fruta. Lajini me kujdes.
Dilni sa mė pak nė diell mes orėve 10.00-16.00. Ėshtė mirė qė tė sėmurėt me tension, fėmijėt dhe tė moshuarit tė mos dalin fare jashtė nė kėto orare.
Mbani sa mė shpesh kapele dhe syze dielli.
Vishni rroba tė lehta dhe tė pambukta, qė tju pijnė djersėn.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt