Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    plaē te preft Maska e PLaku-i-Detit
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    175

    -Humbet - karrikatori i armes qe vrau Duēen.

    Sinani, krehėri i fishekėve nė Muze bashkė me armėn

    Moikom Zeqo: Armės i mungon karikatori



    06 Gusht 2004

    Teksa buja pėr armėn me tė cilėn u ekzekutua Benito Muzolini vazhdon, tė tjera dyshime lindin. Dhe kėtė herė bėhet fjalė pėr krehėrin apo karrikatorin e armės.

    Dje, gjatė ekspozimit tė kėsaj arme pėr mediat dhe fotoreporterėt, nė njė nga ambientet e Muzeut Historik Kombėtar, drejtori i kėtij Muzeu, Moikom Zeqo, u shpreh se karikatori i armės nuk ndodhet nė arkivin e kėtij muzeu. Sipas tij, sė bashku me armėn kanė ardhur vetėm katėr fishekė, nga dymbėdhjetė me tė cilėt u ekzekutuar Duēja. Nė Arkivin Qendror tė Shtetit janė zbuluar disa dokumente, tė cilat vėrtetojnė emrin e vėrtetė tė kolonel Valerio, tė quajtur Valter Audicio. Ndėrsa, nga pėrballja me disa fakte tė tjera, tė dhėna nga drejtori i AQSh-sė, Shaban Sinani, vetėm tri ditė mė parė pėr gazetėn “Panorama”, tregohet se nė kėto dokumente shkruhej se nė Shqipėri ka ardhur arma, sė bashku me krėhėrin me fishekėt e pashkrehur dhe numrin e matrikulit. “Arma ka karakter autentik, vetėm mungon karikatori. Karikatori, mesa duket, ka mundėsi tė mos ketė ardhur nė Shqipėri pėr mundėsi transportimi. Megjithatė, pavarsisht mungesės sė karikatorit, ne mund tė themi se arma prapė ėshtė njė objekt muzeor i klasit tė parė”, u shpreh dje gjatė konferencės pėr shtyp Moikom Zeqo. Sipas tij, arma ėshtė nė gjendje funksionale dhe nė nivel tė mirė, e cila ėshtė arkivuar sėbashku me katėr fishekė.

    Dje, gjatė ekspozimit tė armės
    “Ėshtė njė armė e rrallė dhe besoj se do tė hedhė dritė mbi tė vėrtetėn pėrfundimtare tė armės, me tė cilėn u vra Benito Musolini”, nisi tė rrėfimin e tij drejtori i Muzeut Historik Kombėtar, Moikom Zeqo, teksa mbante nė dorė armėn e ngritur. Ėshtė njė armė automatike e kalibrit 7,16 mm MAS dhe qė i pėrket prodhimit tė vitit 1938. Sipas Zeqos, kjo armė i ėshtė dhuruar shtetit shqiptar nė mėnyrė tė fshehtė. “Kjo nuk ishte njė dhuratė publike; nuk ishte e bujshme. Kjo ishte njė dhuratė sekrete”, tregon Zeqo. Sipas tij, arma, mesa duket ėshtė sjellė nė Shqipėri nga njė diplomat i shquar shqiptar, Edip Ēuēi. ”Ekziston edhe njė dokument i dorėzuar Hysni Kapos, i cili ishte zyrtar i lartė i shtetit nė atė kohė, dhe ėshtė respektuar sekreti i ardhjes sė kėsaj arme”, shton mė tej ai. Kjo ėshtė njė armė e rrallė, me numėr F 20830; ka njė pasaportė tė plotė dhe ruhet nė arivin e Muzeut Historik Kombėtar. “Te ne arma ka kartelėn e saktė. Numri i arkivit ėshtė 801 dhe ėshtė e regjistruar me tė gjitha pėrmasat qė ka pasaporta. Ėshtė njė armė unike dhe do tė vendoset pėrfundimisht nė muze”, shton mė tej Zeqo. Arma ka qenė e ekspozuar me raste festash deri nė vitin 1976, ndėrsa gjatė periudhės kohore, nga ’76 dhe deri mė 1991, arma automatike, me tė cilėn u ekzekutuar Duēja, ėshtė ekspozuar nė Pavionin e Luftės. Gjithashtu, sipas Moikom Zeqos, kjo armė me rastin e 60-vjetorit tė ēlirimit tė Shqipėrisė, do tė ekspozohet sėrish nė ambientet e Muzeut Historik Kombėtar.



    Fakte tė ndryshme, pėr njė armė
    Pėrplasen datat e mbėrritjes sė armės

    Dyshimet janė mė te dukshme. Pėrplasjet mes njerėzve tė ndryshėm, pėr tė dhėnat e kėsaj arme, nuk mungojnė. Pikėpyetje tė shumta lindin me mungesėn e krehėrit tė saj, i cili nuk dihet nėse ekziston nė tė vėrtetė; ka ardhur apo ka humbur kėtu nė arkivin e Muzeut Historik Kombėtar. Ndryshime faktesh dhe datash. Sipas drejtorit tė Arkivit Qendror tė Shtetit, Shaban Sinani, thuhet se nė vitin 1956 Shqipėrinė e ka vizituar Valter Audicio, ndėrsa sipas drejtorit tė Muzeut Kombėtar, Moikom Zeqo, tregohet, plot siguri, se arma nė atė vit ka ardhur nė Shqipėri, por njė fakt tė tillė nuk e vėrteton Ilir Qesja, djali i shqiptarit Xhaferr Qesja, qė ka marrė pjesė nė togėn ushtarake kur u pushkatuar Musolini.



    etapat

    31 korrik 2004
    Lajmi i gjetjes nė Shqipėri tė armės me tė cilėn u ekzekutua Benito Musolini, u botua fillimisht nė gazetėn italiane, “Corriere della serra”, me fakte tė dhėna nga drejtori i Arkivit Qendror tė Shtetit, Shaban Sinani.

    31 korrik 2004
    Lajmi pėr armėn botohet i pjesshėm nė media dhe agjenci tė ndryshme si AFP, BBC e shumė media tė tjera evropiane.

    1 gusht 2004
    Shaban Sinani, drejtor i AQSH-sė, shprehet nė mediat shqiptare pėr detajet e zbulimit tė dokumenteve tė vendndodhjes sė kėsaj arme nė Shqipėri.

    3 gusht 2004
    Djali i Xhaferr Qeses, Ilir Qesja, dėshmon se i ati i tij ka qenė nė vendin ku u ekzekutua Benito Musolini.

    4 gusht 2004
    Arma me tė cilėn u ekzekutua Duēja, ekspozohet pėr mediat dhe fotoreporterėt nga drejtori i Muezut Historik Kombėtar, Moikom Zeqo
    " not yet "

  2. #2
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Ahahahaha paskan filluar ne Shqiperi cirqet Alla-Hollywood. Bravo Fatos Nano. Bravo!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar mė parė nga ShejTaNi
    Humbet - karrikatori i armes qe vrau Duēen.
    Mos!!!!!!!!!!!!!
    E drejta vonon, por nuk harron!

Tema tė Ngjashme

  1. Cfare duhet te ndodh nese midis dy te dashuruarve humbet besimi??
    Nga KomuNikimI nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-10-2006, 19:47
  2. SCO humbet nje pjese te gjygjit me IBM
    Nga Kinezi nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-06-2006, 13:04
  3. Lajmi mė i fundit nga zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 211
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 06:04
  4. Humbet bebja 18 mujorshe ne Shkup
    Nga StormAngel nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 20-10-2004, 23:08
  5. Kur humbet ndergjegja
    Nga Beqari002 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-09-2002, 18:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •