Close

Rezultati i Sondazhit: Sa te kenaqur jane nga jeta qe bejne studentet ne usa?

Votues
25. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Shume te kenaqur!

    7 28.00%
  • Pak a shume te kenaqur!

    7 28.00%
  • Sjam dhe aq i kenaqur!

    5 20.00%
  • Sjam i kenaqur aspak!

    6 24.00%
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #-9
    i/e regjistruar Maska e Mjellma_ePg
    Anėtarėsuar
    22-07-2002
    Vendndodhja
    New Jersey
    Postime
    11

    Sa te kenaqur jane nga jeta studentet shqiptar ne USA?

    Po e nis kete teme se ndonjehere me duket sikur une jam e vetmja qe vuaj ose sakrifikoj (merreni si te doni) ketu ne Amerike, perkrah shkolles full time me duhet edhe te punoj te mbulloj pagesen e shkolles rreth $8000 ne vit. Duke permendur se punoj rreth 40 ore ne jave edhe gjithe leket nuk i shoh me sy se me shkojne te gjitha ne shkolle, nuk me ngelet nje pare xhepi por as kohe per te dale me shoqerine. What do I like about this life? IT SUCK BIG TIME. Nuk eshte e lehte te lesh gjithcka familjen, shoqerine edhe te dashurit e zemres tende edhe te vish ne nje vend ku nuk njeh asnje ku askush nuk te behet nene apo babe apo shok per te qare nje hall nuk ke nje shpatull ku te mbeshtetet edhe te qash me ze te nxjerresh ate dufin qe eshte mbeshtjelle brenda prej vitesh
    Kam ndryshuar tre here shtepi kam jetuar edhe ne nje apartament me shpenzimet e mia qe te krijoja pavarsine po ce do qe mundesite financjare nuk ishin te mjaftueshem. Kam qene e semure gati per vdekje nuk shkoja dot ke doktori te vizitohesha se kushtonte shume shtrenjte. Per te mos kujtuar dokumenta qe mbushim cdo muaj ose vit, per leje pune, dokumenta trasferimi, frike per deportation etj. keshtu qe me rrobat ne thes nga nje fole ne tjetren per nje jete me te mire, duke nisur nga A ne cdo vend qe shkon, te duket sikur koha ka ndaluar rrjedhen e saj, edhe ndonese ti mundohesh me gjithe fuqine tende ta shtysh ajo prape s'ecen. A ja vlen nje sakrifice e tille? Do te thoni ju, ke akoma kohe se je e re. Edhe une do tu pergjigjem, cdo du tregoj une femijeve te mij nga ato te ashtuquajtura vite te bukura te rinise?(22 vjec)ps. Qysh tre vjet ne us une kam qene nje here ne Disko dhe maksimuni 10 here per kafe, edhe 6 here per filem ne kinema.
    Eh ne fund te fundit do jene ata qe jane ata qe jane akoma ne shqiperi edhe thone pse nuk kthehesh atehere?
    pergjigja ime per ta, "Sepse nuk i hedh dot poshte keto vite sakrifice vuajtesh edhe mundimesh ndonese duken te pavlefshme." Ose do t'ju thoja, "Marshi nga nje vize edhe te vini ta provoni si eshte jeta ketu", por kurre nuk do tu urroja te vuanit kaq shume si disa studenteketu, sepse keto vuajtje nuk i urohen as armikut.

    Ju lutem nqs ka te rinj qe ndihen keshtu si une edhe deri tani kane genjyer per jetesen e tyre ne amerike (vetem per tu mburrur) nxirreni ate qe keni brenda dhe mos kujtoni qe jeni vetem ka plot si ju edhe si une. Do te thoni ju e kush na kupton?
    Ata qe nuk i kane provuar apo nuk i kane pare nuk kane per te na kuptuar.

    "Don't be anxious about tomorrow, becuase tomorrow will care for itself. Each day has enough trouble of its own". Matt 6:34
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mjellma_ePg : 23-07-2002 mė 02:52
    Mjellma.G.M
    “Watch your thoughts; they become words. Watch your words; they become actions. Watch your actions; they become habits. Watch your
    habits; they become character. Watch your character; it becomes your destiny.” :j

  2. #-8
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Une nuk jam studente por rrefimet e studenteve qe ndodhen jashte me bejne te ndihem keq. Nje e tille erdhi nga Amerika e vdekur (aksidentalisht). Me vjen keq per te dhe i uroj te gjithe te tjereve jete te gjate. Mendoj qe bejne nje jete plot sakrifica dhe e ndjera qe permenda siper i thoshte se emes gjithmone:"Ketu nuk te jep kush nje gote caj kur je semure!" Te gjitheve ju mungon gjeja me e shtrenjte ne jete, NENA.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  3. #-7
    Shqipo koke e kembe Maska e Elia
    Anėtarėsuar
    28-07-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    73
    Mjellma nuk je e vetmja qe nuk e sheh rrogen me sy lal, dhe mua qe te gjitha drejt shkolles i coj
    The teeth are smiling, but is the heart???

  4. #-6
    HI te kuptoj shume mire .
    Megjithse nuk e kam provuar ne ato permasa si e shpjegon ti , une e kuptoj gjendjen tuaj. Por me lejo te pyes dicka . Perpara se je nisur a e ke bere nje analize te hollsishme te cdo gjeje. A ke pasur dike qe te pret te perkrah, te pakten qe ka dokumenta?
    Mos me keqkupto nuk dua te fajsoj , por ketu duhet te gjesh nje menyre si ta mbeshtetesh veten. Degjo nese me lejon po te them disa nga gjerat qe kam bere une ose qe kam degjuar te tjeret . Shpresoj qe te ndihmoje sadopak. Mundohu te gjesh nje roomate qe te jetosh me te qe mund te ndash rentin me te (mire eshte qe ta keshe ne shkolle qe shkon vete). Gjej nje pune ne restorant keshtu qe nuk ke nevoje te bleshe ushqimin te shumten e kohes.
    Gjendja jote tingellon shume e rende, por dont give up. Nuk e di nese ke dike te aferm, nuk e di nese familja jote munden sadopak te perkrahin nga shqiperia. But do not kill yourself do what you can. Then try to make friends. Ti ke 3 vjet ktu right. Ask them for help.
    E simpatizoj cfare ti ben duke marre parasysh gjith ato veshtiresi qe ti i paraqet.
    But try to do something Adin ligjin e darvinit. Mbijetojne ata te zotet. Nuk ta sugjeroj te besh dicka te keqe por kerko te gjesh nje menyre qe ta besh jeten tende me te lehte .
    It sounds terrible.

  5. #-5
    Shqipo koke e kembe Maska e Elia
    Anėtarėsuar
    28-07-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    73
    vazhdim is sutdentes ne USA, jo vetem nje roommate por nese mund te jetosh me dy ose tre, e di qe eshte e veshtire sepse secila ka huqet e veta por eshte e perkoheshme, gjithashtu nese gjen ndonje pune ne fundjave dhe ato ndihmojne paksa, bakshishet pak a shume...
    The teeth are smiling, but is the heart???

  6. #-4
    i/e regjistruar Maska e Dukagjini
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    29
    Pershendetje per te gjithe

    Me vjen me te vertet shume keq per ate qe lexova
    edhe une jam studente mirpo per fate ne gjermani dhe ketu kushtet jane pak a shume jo aq te veshtira sa i perkete financimit!!!
    Edhe une ju perkase atyre qe shume rralle munden qe te dalin pasi qe me duhet te punoj dhe kohen e e lire te mesoj
    Jetoj ne nje kovikt te studentave dhe shumica e studenteve ketu jane Langjährige Studenten' dmth ata te cilet dalin ne pension pa mbaruar studimin
    NE kemi nje Kuzhine qe e perdorim 20 persona dhe kemi tri Dusche dhe Toiletten,ne qofte se dikush ka deshire qe te festoj atere duhet qe te festojne te gjithe sepse eshte e pamundur qe te flesh nga zhurma
    Nganjehere jam aq pesimist saqe mendoje se a ja vlene me te vertet barra qirane,
    ne kosove jemi gjithashtu te injoruar,une kam pasur shume here raste kur nuk jam paraqitur si studente,sepse shume here njerez analfabete jane munduar qe te me sqarojne probleme te drejtimit qe e studjoje andaj per tju shmangur ketyre diskutimeve shume nevrike ja vlene

    nje dite do te vije koha kur edhe njerez si ne do te kene me ne fund diqka nga jeta

  7. #-3
    SuperSophis
    Anėtarėsuar
    22-08-2002
    Vendndodhja
    FLA-USA
    Postime
    3
    Per mjellmen...
    Jam plotesisht me ate cfare thua ti...un gjithashtu jam shum e zhgenjyer nga jeta ktu ne Amerike. Kam jetuar ketu per 8 vjet edhe prap nuk me duket nje lloj jetese superiore nga ajo ckishim ne Shqiperi. Shum gjera jan ndryshe, po me to vjen dhe nji realitet per te cilen ne mund te mos jemi gati. Un, kundrasi nga ti, jam ktu me familjen dhe sduhet te paguaj per univ, thanx to grants; megjithate...esht e veshtire te shkosh ne shkolle, te mesosh, dhe te punosh.
    Jeta me roomate esht teper annoying...e mora vesh vitin e par, dhe tani jetoj ne nji appartament timin.
    Megjithse me perkrahin shum prindrit, esht e veshtire te shkosh ne shkolle, edhe pasdite te bosh gare qe te mos jesh von per pune!
    Me sa shikoj...per hir te lirise duhet te paguajme duke u njohur me jeten qe ne nji moshe kaq te re.
    Thanx per hapjen e temes...
    Quos vult perdere Dementat!

  8. #-2
    Hakmarrese
    Anėtarėsuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    Ne vednin me te pershtatshem
    Postime
    75
    Mjellma mund te them se shkrimi jot me preku, spese kur i thone jemi te gjithe ne te njeten varke, por nga ana tjetre mos harro se nuk arrihet asnje gje pa sakrifica. Dhe kjo eshte mosha kur njeriu mund te kaloje me lehte sakrificat. Por nga an yjeter mos harro faktin se do arsimohesh do marresh nje diplome dhe kjo do te hape rruget per nje te ardhme shume shume me te mire.
    Te gjithe skrifikojne dhe vete studentete amerikane bejne te njejten jete. POr mentalitete tona jane se duhet ti gjejme te gjitha gati. Jo Mjellma kohet kane ndryshuar.
    Persa i perket argetimeve, mundohu ti gjesh ato edhe te gjerat e vogla qe nuk duan shume shpenzime. Kudo ne cdo epoke ne cdo vend studenti eshte kategoria me e varfer e shoqerise kesht qe skarifiko sot dhe shijo frytet e kesaj sakrifice ne te ardhmen.
    JAM E SIGURT SE NJE E ARDHME ME E MIRE DO TE PRESE.
    TE UROJ VEC FAT.

  9. #-1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Pershendetje

    Nuk po them qe jeta eshte fush me lule ne amerike po ka pak me shume lule se ne Shqiperi dhe per kete jam e sigurt. Ne Shqiperi sic erdhi koha edhe pse te dy prinderit punonin pune shteti shume te mira jam e sigurt une (si shume shqiptare te tjere, sot apo edhe ne vitet me pare) do kisha ngelur pa shkolle vetem se nuk do e perballoja dot financiarisht.

    Ndersa ketu me jepet mundesia te perballoj jeten per veten time. Nese je i zoti do cash dhe do gjesh nq se do presesh ne kolltuk te te vijne nga lart do rrish te qahesh. Veshtiresi kam pasur qe diten e pare qe shkela kete vend, vazhdoj te kem, vazhdoj te paguaj shkollen 100% me leket time (jo te prinderve) dhe kjo sepse per shume kohe per shkak te dokumentave nuk fitoja dot burse, vazhdoj te punoj 40 ore ne jave dhe them nq se do kisha mundesine ti beja gjerat ndryshe vetem do ju jepja studenteve ne Shqiperi dhe vetes sime atje te njejtat mundesi qe me jane dhene mua ketu. Pra te mesoj cfare dege te dua, ne cfare shkolle te dua dhe te kem mundesine ta perballoj jetesen dhe ta jetoj jeten ashtu sic dua une.

    Mjellma e kuptoj shume mire shqetesimin tend, shumica e studenteve shqiptare ketu kane pasur te njejtat probleme qe ke ti, shumica e vete studenteve amerikane kane te njejtat probleme gjithashtu, por per kete mos ja vini fajin amerikes, thjesht jeta eshte keshtu. Ca lindin me tavolinen e shtruar dhe nuk e vrasin asnjehere, ndersa ca te tjere jetojne gjithe jeten per te mbushur tavolinen.

    Nga kenaqsite e jetes ketu nuk jam qare asnjehere, se kur ne Shqiperi mendoheshin 100 here prinderit te me jepnin nje 500lekesh te blija nje akullore ne fund te javes (edhe pse te dy me pune), ketu arrij deri atje sa bej naze ne cfare vendi do kaloj pushimet.

    Prinderit i dua shume qe te dy, dhe shpirterisht i kam pasur prane, por asnje nuk te ndihmon dot financiarisht kur futesh ne rrugen e jetes. Ne shqiptaret e kemi pak te veshtire te mesojme te jetojme si te pavarur dhe te perballojme nevojat tona.

    Gjithashtu me ty mjellma eshte disi ndryshe pasi ti pak a shume je detyruar te ikesh nga vendi tend, po shumica e studenteve per me mire kane erdhur, kur jane merzitur kaq pse nuk kthehen dhe ju vene kapakun halleve, duke jetuar atje ku kane qene me mire?!

    Jeta eshte kudo njesoj, varet cfare kerkon ti nga jeta dhe si lufton per te marre ato cfare kerkon.

    Me respekt!

    p.s. Ju lutem shkruani vetem shqip. Cdo koment ne gjuhe te huaj do te editohet ose fshihet komplet. Shpresoj i kuptoni qellimet tona per perdorimin e nje gjuhe te vetme ne forum, shqip.

  10. #0
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Bie dakord ne shume pika me Fiorin edhe pse mua prinderit ma kane paguar shkollen dhe cdo gje tjeter, por nuk do te thote kjo qe une nuk kam kontribuar ne familje.

    Fiorn e njoh shume pak, por ato qe ka shkruar me lart i ka perballuar vete, per kete jam e sigurt.
    Sa per menyren e jeteses je ti ai qe e zgjedh. Shqipetaret edhe duan te jene te pavarur edhe ankohen se nuk e perballojne dot jetesen. Sigurisht qe duhet te besh sakrifice per disa vjet me radhe por edhe mundesite ketu jane te pafund.
    Sa per ata qe nakohen per te paguar shkollen si studentet internacionale ashtu edhe ata qe jane rezidente apo neshtetas ketu ne USA nuk kane goje te flasin sepse ka aq shume ndihma nga persona dhe organizata te ndryshme sa qe nuk ka aq studente.
    Po nuk kerkove nuk gjen.
    Nje shoqja ime dhe ajo po studente ketu qe momentin qe ka ardhur nga shqiperia dhe deri me sot nuk ka paguar as edhe nje gjysem leku per shkollen e vet pse do te pyesni? Sepse u morr nje jave te tera duke derguar hartime (essays) dhe letra dhe me ne fund arriti te marre 4-5 Scholarships te ndryshme, biles nje cift Amerikan ishin perlotur aq shume nga cka ajo kishte shkruar saqe ofruan ta mbajne ne shtepine e tyre pa pagese qe ajo te vazhdoje shkollen.
    eshte ky nje shembull por ka edhe shume te tjere qe duke punuar kane arritur te paguajne shkollen ketu.
    Shkolla ne Amerike eshte shume shuem e lehte duke e krahasuar me shqiperine, eshte gjynah te mos kalosh shkollen ne nota te mira.
    Cdo gje behet po te kesh vullnet dhe ambicje, gjithcka.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  3. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2002, 13:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •