NGA Agim Jazaj, Athine
Mungon publiciteti mediatik, por nuk mungon ai shpirteror
Rastet (jo) te rralla qe flasin per virtytet e larta te emigranteve shqiptare ne Greqi ne marrdheniet e tyre me qytetaret e ketushem, te cilet shpalosin vlera te medha dhe bejne apel edhe per ate pjesez te indroktinuar me fanatizmin e vjeteruar te nje pjese te vendasve, nuk e gjejne lehte rrugen e publicitetet ne mediat e shkruara dhe ato vizive vendase. Por nese mungon nje publicitet mediatik, kurrsesi nuk ka munguar nje publicitet gjurmelenes shpirteror tek njerezit. Forca e trasmetimit ndoshta ka qene "pa ze" por kane bere shume ze, efektet kane qene shume me te madha dhe i kane befasuar shume, keta njerez, nga njerezit e varfer, por te pasur me veti e virtyte qe me se shumti mungojne ne kufijte e ketij sistemi. Ndersa nuk mund te fokusohen keto ngjarje "pa ze", perkunder tyre media dallge per perfitime komerciale te castit, faturon: "Gjithe te keqiat ju vijne prej emigranteve, sidomos nga fqinjet, prej shqiptareve." Ndoshta keto sekuenca qemtuese, si plaga e lige, i perkasin se shkuares. Efeketet e tyre, jane prapavepruese, sidomos tek shumica e moshave madhore, zor se shqiten nga psikologjia indokrtinuese. Vecanerisht njerezit qe s'i njohin dhe nuk kane lidhje me shqiptaret, jane lehtesisht te viktimizuarit e kesaj pasaktesie. Ndersa pjesa tjeter, pjesa civile, qe ka lidhje dhe njohje me shqiptaret transmeton kronike ndryshe, "JO" frikesuese, transmeton mesazhet e mirekuptimit dhe te miqesise: Mes tyre dhe atyre!
Nga 400 gram cdo emigrant
Per te shpetuar nje jete njeriu. Ka qene nje grup emigrantesh shqiptare, nga Vlora e Permeti, Korca e Tepelena te cilet jane reshtuar ne radhe, ne spitalin e "Vangjelizmoit" te Athines, duke i dhene gjak per te shpetuar jeten pronarit te tyre grek 55 vjecarit Jorgos Kacaroi, kur ishte i shtruar. Emigrantet shqiptare kishin prej tyre nga 6, 8, e 10 vite qe punonin me kete pronar. Tashme se fundi firma ne fjale "Kallupi Jorgullavi" punon ne Kallamaqi Athine. Pothuaj te gjithe puntoret, specialistet etj Jorgoja i kishte shqiptare. Ishte miqesuar dhe familjarizuar me ta. Puna i ecte, mirekuptimin i ndersjellte gjithashtu nuk mungonte. Por nje dite pronari do te gjendej i semure, i shtruar ne spital. Diagnoza ishte e nje semundje te pasherueshme. Jorgos i duhej dhene edhe gjak. Secili me vete dhe bashkerisht emigrantet e vizitonin pronarin Jorgo, shpesh ne spital. "Te kuptohemi shtojne emigrantet. Ne e cmonim me shume si njeri e jo thjeshte si pronari yne. Sepse ne kemi punuar tek shume pronar, por askush si ky nuk e ka merituar kete respekt" thone ata. Po askush nuk e thoshte hapur kete diganoze. As emigrantet nuk donin te besonin diagnozen, ndoshta dinin filozofine e lashte: "Edhe vdekja zgjedh". Kete e moren vesh edhe emigrantet shqiptare. Ata shkuan ne spital dhe u rreshtuan per te dhene gjak nga gjaku tyre nje njeriu qe e merionte. Dhane gjak plot emigrante si, Nazif Hoxha nga Peshkepia e Vlores, Clirim Maraj nga Kropishti, Ilia Myrtaj nga Permeti, Vangjel Merkaj nga Tepelena etj. 8 emigrante ne radhe nga 400 gram gjak secili. Ishte engjell njeri. Nuk mban mend askush prej emigranteve t'u kete ngaterruar nje ore pune, apo te kete mbajtur siguracionet. Dukej s'i dhimbte dhe atij plaga e emigranteve. Shume greke u befasuan nga ky akt i thjeshte, por shume domethenes! "Jane miq te mi. Jane shqiptare" u tregonte njerezve perrreth Jorgoja gjate vizitave ne spital kur ishte i shtruar.
Vdiq ne krahet e emigranteve
Kur ishin vonuar pak dite emigrantet pa e vizituar ne spital, Jorgoja qe ishte mesuar me pranine e tyre e ndjente dhe boshllekun e atyre. Nje dite i mori ne telefon. "Po mua me late vetem?" Ndjem nje dhembje ne shpirt per te, tregojne ata. U nisem te gjithe bashke. Nuk na u duk mire edhe pse i jepnim kurajo. Edhe ai i jepte kurajo vetvetes. Sa shkonim ngazellehej dhe na thoshte se ne e sheronim ate. Por ne fund na mbajti afer dhe na tha se donte te fliste me ne. Kuptuam se do kishte ndonje porosi per punen. Mbeti vetem me ne emigrantet ne dhome. Na mblodhi rreth vetes. Kishte shume per te na thene. Nuk mundi t'i thoshte te gjitha. U zgjati duart emigranteve per qafe dhe na tha amanetin e fundit. "E mbani djalin tim t'ju mbaj edhe ai". Syte e tij u mbyllen per te mos u hapur kurre. Hodhem syte rreth e rrotull, ishim te gjithe ne emigrantet shqiptare, kur dha shpirt, ky njeri me shpirt njeriu. Vdiq ne krahet e tane. As gjaku qe i dhane me gjithe shpirt, nuk mundi te shpetonte kete njeri shpirt madh. Bashke me njerezit e shtepise shkuam edhe ne tek shtepia e tij, e shpum ate te vdekur. Edhe me shume u befasuan njerezit me zakonin tone.
400 km emigante, per te varrosur Jorgo Kacaroin
Jorgoja do te varrosej ne vendlindjen e tij qe nga Athina ishte rreth 400 km larg. Po perfilleshim per mjete, do te shkonim ne ceremonine e varrimit edhe ne. Djali i tij, tentoi te jepte eurot per rrugetimin e larget, por emigrantet nuk i pranuan. Ata u nisen me shpenzimet e veta si dhe u kthyen po me te vetat dhe pse i biri kerkoi te paguante kthimin gjithashtu. Shkuan per te varrosur, pronarin e tyre, i cili e kishte te perligjur kete akt, keto shpenzime te emigranteve, ky njeri. Gjithashtu, ata tregojne per "Koha Jone" se qendruan dhe tri dite pa punuar ne nderim te jetes se tij. Ne varreza u be prezantimi i rastit dhe per ne. "Jane shqiptare miq, te babait. Kane ardhur nga Athina. Kane qendruar me te ne kohen qe ishte ne spital. Vdiq ne krahet e ketyre. Ne varreza, kur u njohen me ne dhe pranine tone, te gjithe u befasuan. Kane zakone te mira shqiptaret. Me keta punonte babai im. Tani do te punojme bashke" thoshte i biri per ne. Njerezit e atjeshem zbuluan edhe respektin qe kishin te huajt per njeriun e tyre, Jorgon si dhe vlerat e ketyre njerezve, qe shpesh ata qe si njohin dhe nuk kane lidhje me shqiptaret i shohin me friksim. Ata u befasuan edhe me te birin e tij. Emigrantet shqiptare lane pas 400 km per t'u kthyer ne Athine. Cuan ne varreza nje njeri qe se meritonte te shkonte kaq shpejte, ate qe meritonte kete respekt dhe u kthyen krenar duke shpalosur edhe vlerat jo te vetvetes: "Edhe neve jemi njerez".
Krijoni Kontakt