Përshëndetjeeee....
Të nderuar miq, më në fund vendosa edhe une të prezentohem, edhe pse ka nje kohë që jam aktiv në forum por për shkaqe 'të panjohura deri më sot...', kam prolongu prezentimin tim...dhe këtë prezentim e titullova me një thënie të urtë - "Më mirë vonë, se kurrë..." ndoshta është pakëz vonë por s'ka dert, pra të lexojmë dicka për Davius-in...
Hmmm, po ja fillojmë a...!!!....Ndoshta do jem pak i gjatë, por ja vlen definitivisht të shkruash pakëz më shumë sepse ky forum është botë më vete...
Kush jam une...
Quhem Dati Memeti, jam lindur në Tetovë, në Mars 1983,...fëmijerinë e kam kaluar në fshat tek gjyshërit për shkaqe se prindërit më punonin atëherë..., tetvjecaren e kam kryer në shkollën "Faik Konica" - në f.Dobrosht dmth në fshatin që jetoja...(16 km, larg qytetit). Gjimnazin e mbarova në Tetovë, ndërsa tani jam student në Business Administration pranë SEEU-(UEJL) në Tetovë, ku edhe ca javë filloj vitin e tretë-(3) akademik..
Çfarë pëlqen të bëj...
Jam tip tepër dinamik, dua të dije shumë gjëra, jam i hapur dhe sadopak edhe altrusit, më pëlqen të shohë lindjen e diellit në agim,...
Më pëlqen futbolli tepër - (jam tifoz i flaktë i Real Madrid-it), më pëlqen edhe basketbolli me të cilin jam marë pakez edhe ne mënyre profesionale por për shkaqe të ndryshme u largova...vetem në kohë te lirë tani merem me basketboll, kam qene internet freak (më parë punoja edhe web-design, por për shkaqe kohe u largova edhe nga kjo...), shokët më thirin inernetmaniac - (ndoshta kam qenë internetmaniac para 2 apo 3 vitesh, por tani definitivisht s'jam sepse me shumë se 20 min në dite s'jam online...), por në PC qëndroj reth 1 orë në ditë (por offline, a këtë e bëje me kast), me ndonje film apo ndonje remix apo punë fakulteti, me që ra fjala tek remix, jam edhe nje farë DJ i vockël, mundohem me atë timen të bëjë ndonje remix por ajo mbetet vetëm në arkivën time...poashtu kur jam i lirë merem edhe me peshkim, kam haruar se kur kam kapur peshkun e fundit...ehhh përseri kjo eshte per shkaqe kohe..., kur isha i vockël meresha edhe me...si mund ta quajmë 'art fëmijëror'... (me poezi, proze, art figurativ, kam laujtur ca role nëpër drama për fëmijë...)...ahhh 'koha', kurrë nuk kam menduar se mund të largohem nga këto gjëra që sapo i ceka, por jeta ndryshoka, vijnë kohë të reja dhe përvoja të reja, që nganjëherë je i detyruar të largohesh se s'ke qare...
Çfarë nuk me pëlqen...
Urrej injorancën tek njerezit dhe dyftyrsinë, urrej të flitet për një person të tretë që nuk është prezent në bisedë sepse ne keto raste do kete thashetheme, nuk më pëlqen të më marin për shembull, 'Ja e sheh atë, bëre si ai...', qoftë për të mirë apo qoftë për keq - (dua të jem vetvetja, dhe s'dua askush te ndikohet nga une...), nuk më pëlqen kur dikush duke shkelur autoritetin tim tregohet para dikujt 'dikushi'...më vjen shume palidhje kur më kushtëzojnë dicka, unë jam më i vetëdishëm dhe nuk ka nevojë për fjalë që më shtojnë inatin edhe më shumë...me vie turp kur jam në praninë e ndonjë shoku që i arsyetohet dikujt me arsyetime palidhje apo bën dicka që s'i shkon moshës së tij, atehere ndjehem keq... gjithashtu nuk më pëlqen të shoh dicka që më ngjall nostalgji ...por sido që të jetë... jeta vazhdon edhe pse dikujt nuk i bëhet mirë apo s'i pëlqen dicka...
Çka preferoj...
Lexoj me ëndje shkrimet e Markezit, e Coehlos dhe të shumë tjereve qe kane sadopak shpirt latino-amerikan...kane ndikuar shume ne krijimin e personalitetit tim...filmi qe kam gjetur veten është "The Beach" - me Leo. Di Caprion, ka një histori sadopak te ngjajshme me një pjesë të jetë sime, tretem nën tingujt Julio Iglesias, Bryan Adamsit, Lenny Kravitzit..., por kënga ime më e preferuar është nga: (STEVIE B - Because i love you.)...më pëlqejnë pa masë tingujt e kitarës akustike - (ende s'e kam një shtëpi)...pëlqej grupet muzikore si: Deep Purple, N'Sync, Miss E, WhiteSnake, Blues... preferoj të jetoj ku jetoj tani, por ajo nuk mvaret vetëm nga une,...nuk lëshoj kurrë një film të Johnny Deep-it, sepse më pëlqen tej mase...ndërsa nga aktoret më pëlqen Cameron Diaz, nga komikët dua Jim Carreyn...
Tani si për fund t'ju them diçka pakëz më interesant apo dicka te perzier...
Mendoj se jeta nuk i trajton të gjithë njerëzit njësoj, gjëja që bëjë mas miri është 'gjumi' :-), dhoma ime për momentin nga ju shkruaj është: 4m x 4m, 2.5 e larte, e regulluar sipas shijes sime, në internet hyjë vetem per emailet dhe forumin shqiptar - kjo eshte e vertet, me pëlqen top-channel, me pelqente fiks-fare, për momentin ndegjoj kengen: 'Bali 3-dimensional' nga Tingulli 3, fjala e fundit para kanibalit do te ishte: 'Ejjj ma sjellnin webcamin...', Shqiptarinë në vitin 2500 e paramendoj, 'europian paradise', mendoj se UFO nuk egziston sepse s'kam parë kurrë, dua te jetoj gjersa te penzionohem, ne horoskop jam dashi, i urrej femrat qe mashtrohen pas veturave, më pëlqen bregdeti Vlorës, Shqiperia në BE më 2015, në Tetovë ende ska kinema dhe teatër, tek filmat vizatimore jam gjithmone ne anën e Tomit, (sepse eshte sooo stupid), jetoj që të dua dicka, rekordi im online në MSN është 12 orë (pa shkëputur fare), një jetë kemi duhet ta jetojmë...etj...etj...
PS:
Pra të dashur forumas ky isha une...Me falni nëse e kam tepruar pakëz, ky ishte një 'leternjoftim i gjate' reth meje...besoj se ju ka pelqye..., pershendetje te vecanta per shoket e mi qe me kane integruar ne kete forum si: StormAngel, Cyclotomic, Bledari, Shpirt i bukur, Stterolla etj...,mandej ideatoret e kesaj faqe si: Albo, Redi, Fiori,...drini ne LA..., dhe te gjithe te tjeret qe ndajne kohe te lexojne shkrimet e mia...Mendoj se cdo here kam qene i sinqerte ne shkrime dhe do jem edhe me tej, ju them se forumi eshte bere pjese e pandashme e perditshmerise sime...ketu gjej nje bote te tere mendimesh, dhe me ëndje lexoj cdo herë...
Suksese ne jete dhe ne cdo aspekt tjeter...
Ja edhe nje foto e imja:![]()
Krijoni Kontakt