Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Në Kosovë nuk ka konflikt fetar

    Në Kosovë nuk ka konflikt fetar




    Ajo çka ndodhi në Kosovë, por edhe më gjerë në ish-Jugosllavi, duke u nisur prej Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe së fundi Kosovës, flet për varfërinë shpirtërore, për varfërinë fetare dhe kulturore të gjithë popujve që e përbënin Jugosllavinë.

    Në kuadër të serisë së temave me titull Perspektivat e Kosovës, dje në Shkup u mbajt tribuna me temë “Religjioni si faktor për ardhmërinë e Kosovës”, në të cilën kësaj here duhej të merrnin pjesë përfaqësuesit e tri bashkësive fetare në Kosovë. Mirpo, në tribunën e djeshme morën pjesë vetëm Qemal Morina, përfaqësues e bashkësisë fetare islame, Don Lush Gjergji, përfaqësues i Kishës katolike. Mungoi Artemije, nga Kisha Ortodoske serbe. Qemal Morina, prodekan i Fakultetit teologjik në Prishtinë, midis tjerash tha se feja nuk luan kurrfarë roli dhe se ne nuk kemi kurrfarë lidhje as me muhaxhedinët, as me fundamentalistët e tjerë. Në anën tjetër, siç vuri në dukje ai, pala e serbëve e ka përdorë fenë për t’i mobilizuar forcat e brendshme dhe të jashtme. Kjo më së miri mund të ilustrohet me rastin e 600 vjetorit të Betejës së Kosovë, kur Millosheviqi, edhe pse në aspektin ideologjik që ishte në krye të Partisë Komuniste, duke e ditur për rolin që e ka feja në ngritjen e emocioneve të popullit serb, e ka përdorë këtë datë historike dhe i cili e shpalosi platformën e tij nacionaliste. Ai në vazhdim theksoi se, sikur të dëgjoheshin njerëzit e fesë, ajo që ka ndodhur në Kosovë nuk do të ndodhte. Gjatë agresionit serb kemi mbi 20 mijë të vrarë, 100 mijë shtëpi të djegura, 220 xhami të djegura dhe të rrënuara, biblioteka dhe arkiva të Bashkësisë Islame në tërësi janë djegur. Megjithatë, ne kemi vërejtur se për një shoqëri normale nuk mund të zhvillohet pa bashkëpunuar me fqinjët, të cilët jetojnë në Kosovë, sepse shoqëria shqiptare është shumë tolerante, gjë që me shekuj janë ruajtur manastiret dhe kishat ortodokse serbe, fqinjtë serb janë respektuar. Po ashtu, edhe vëllezërit tanë të Kishës katolike jetojnë të lirë në Kosovë. Ne jemi munduar që si BI që të rinjve tanë t’iu jepet shansi që ata fenë e tyre ta studiojnë në vendin e tyre dhe në gjuhën e tyre, theksoi Qemal Morina.

    Ngjarjet e 17 dhe 18 marsit të këtij viti, në Kosovë, janë një vetëvrasje e shoqërisë kosovare, sidomos e shumicës shqiptare, jo vetëm se janë për dënim, por është edhe një shenjë, sinjal, alarm i cili tregon se në shpirtin e në zemrën e njerëzve diçka vlon. Se dhuna e cila shkakton pësim apo frustrim, dalë nga dalë fatkeqësisht shpërthen me agresivitet. Këtë po e them, jo për të arsyetuar, se nuk mund të arsyetohet një gjë e tillë në asnjë mënyrë, por vetëm për të kuptuar se duhet të punojmë me njerëz shumë më thellë. Në Kosovë shumçka është përmirësuar, për pesë vite janë ndërtuar me mijëra shtëpi, janë përmirësuar shumë struktura, shkolla, spitale etj, tha Don Lush Gjergji. Lidhur me rënimin e disa kishave ortodokse, Q.Morina tha se ne si njerëz të fesë, duhet të jepim një alarm se diçka në shoqërinë tonë nuk është në rregull, duke shprehur keqardhje për mozprezencën e z.Artemije, për t’i diskutuar këto çështje edhe me të. Në anën tjetër, përfaqësuesi i Kishës katolike, Don Lush Gjergji, ishte i mendimit se, thënë figurativisht për këtë “sofër të përbashkët”, sepse kemi nevojë për bisedime, për dialogje dhe për komunikime. Ajo çka ndodhi në Kosovë, por edhe më gjerë në ish-Jugosllavi, duke u nisur prej Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe së fundi Kosovës, flet për varfërinë shpirtërore, për varfërinë fetare dhe kulturore të gjithë popujve që e përbënin Jugosllavinë. Sepse, fatkeqësisht ishte një shoqëri e mbështetur më tepër në ateizëm dhe në komunizëm, se sa në vlerat e mirëfillta njerëzore, kombëtare dhe fetare. Ateizma u mundua ta vrasë Zotin, por e vrau njeriun, se Zoti nuk vritet. Dhe si pasojë e kësaj, gjendemi aty ku jemi. Duke folur konkretisht për Kosovën, atje nuk ka pasur dhe s’ka luftë fetare. Por, edhe fetë e ndryshme, përfshirë këtu edhe krishtërimin, edhe kishën katolike, që e përfaqësoj sigurisht se nuk kemi bërë gjithë çka ka qenë e mundshme, që ta ndalim luftën.

    Ne në Kosovë, siç tha ai, pas heqjes së autonomisë në vitin 1989 i ndërmorëm tri aksione themelore. E para ishte pajtimi i gjithë mbarshëm apo lufta kundër hakmarrjes apo gjakmarrjes. Dhe, për gjashtë muaj kemi arritur t’i pajtojmë 1275 familje, të cilat shpesherë ishin nga koha turko-otomane. Veprimtaria e dytë ishte panjerëzia. Më 10 maj të vitit 1990 themeluam Shoqatën humanitare bëmirëse “Nëna Terezë”, për t’i ndihmuar të gjithë pa dallime feje, kombi, gjuhe, gjenie në stilin e Nënës Terezë. Dhe veprimtaria e tretë ishte lufta kundër analfabetizmit, që kishte për qëllim ruajtjen e gjuhës, traditës dhe kulturës shqiptare. Sepse diktatura e Millosheviqit u mundua që t’ia mohojë të drejtën themelore popullit shqiptar në Kosovë. Don Lush Gjergji vuri në dukje se, bota na ka admiruar, por nuk na ka ndihmuar në këtë luftë. Mua më vjen keq se lufta ndodhi, edhe në Kosovë. Kjo luftë ishte e parapashme dhe e parandalueshme, prandaj me ndihmën e Zotit, me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare dhe me bashkëpunimin e gjithë popujve dhe feve në Kosovë, ne punojmë për të krijuar një Kosovë model, jo vetëm për ish-Jugosllavinë, por për Mesdheun apo Ballkanin dhe për botën mbarë. Nëse gjithë së bashku nuk e mundim urrejtjen, ndarjen, përçarjen atëherë kot ka ndërhyrë NATO-ja, kot kanë ndërhyrë Kombet e Bashkuara si unikë, sepse urrejtja është diktatori më i keqi dhe i vetmi që nuk vdes kurrë. Atë duhet ta eliminojmë, ta zhdukim me kujtim e mendje e mbi të gjitha me zemër.

    “Kosova do të jetë e lirë, atëherë kur s’do të ketë më urrejtje ndëretnike dhe ndërfetare, nëse doni edhe ndërpartiake. Unë jetoj dhe punoj, jo vetëm për një Kosovë të lirë, por për një botë të lirë me ndihmën e Zotit, me përkrahjen ndërkombëtare dhe me bashkëpunimin tonë vëllazëror”, deklaroi Don Lush Gjergji.

    Të shtojmë edhe atë se të dy përfaqësuesit kosovarë, në tribunën e djeshme thanë se i dënojnë të gjitha aktet e dhunës, pa marrë parasysh se nga vijnë ato, sepse si feja islame, ashtu edhe ajo katolike i kanë parimet e tyre fetare.

    Nga Qerim BAJRAMI
    Marre nga "FLAKA"

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Delisios
    Anëtarësuar
    13-07-2004
    Postime
    43
    As ne shqiperi nuk ka

Tema të Ngjashme

  1. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  2. Masakra E Tivarit - 1 Prill 1945
    Nga Nertili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-04-2007, 05:55
  3. Mësimet e nxjerra nga dhuna në Kosovë
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 13:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •