Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475

    Hysen Hakani, themeluesi i kinematografisė shqiptare

    Ceremonia
    Vetėm pak ditė mė parė, nė festėn e madhe tė 50-vjetorit tė Kinematografisė shqiptare, ai u nderua nga ish- presidenti i Shqipėrisė, Rexhep Meidani, me titullin "Mjeshtėr i madh". Ngjitur mbi skenėn e Akademisė sė Arteve, me titullin nė duar Hysen Hakani do t'u thoshte miqve tė tij-"Kisha pėrgatitur njė fjalim tė gjatė, por i humba fletėt. Ndaj nuk po flas shumė. Veēse dua t'ju them se tė gjithė si jeni ju ftoj sė shpejti nė 70- vjetorin tim".
    Mbrėmjen e sė shtunės, e festoi kėtė 70- vjetor. Kishte zgjedhur ambientin e duhur dhe miqtė e duhur pėr tė festuar kėtė ditė tė veēantė tė jetės sė tij. Ishin krah tij nė atė festė Dhimitėr Anagnosti, Xhanfize Keko, Vath Koreshi, Bujar Kapexhiu, Saimir Kumbaro, Petrit Ruka, Agim Fortuzi, Donika Muēi, Kujtim Gjonaj, Skėnder Sallaku, Roza Anagnosti, Luftar Paja, Telat Agolli, Filip Ēakuli, e shumė e shumė artistė tė tjerė. E mes artistėve ka qenė edhe ministri i Kulturės Rinisė dhe Sporteve Agron Tato. Vetė regjisori Hakani, pasi ka falenderuar tė pranishmit ka thėnė : "Nuk pretendoj tė jem domosdoshmėrisht i pari regjisor shqiptar, por nė asnjė mėnyrė, nuk dėshiroj qė tė jem kineasti i fundit." Pas kėsaj tė tjerėt kanė folur pėr tė, kanė kujtuar pasionin e tij tė madh me punėn e filmit. Kanė treguar vetitė mė tė mira tė kėtij regjisori. Regjisori Kujtim Gjonaj tha se "Nė kėtė 70-vjetor tė regjisorit Hakani, pėrveē urimit pėr jetėgjatėsi, do tė doja tė veēoja tre anė tė rėndėsishme mbi tė cilat e vlerėsoj atė, si kineastin e parė dhe njė nga mėsuesit e mi, si njė nga miqtė e mi mė tė vjetėr dhe si bashkėpunėtor tė afėrt nė filmin dokumentar dhe atė artistik". Ndėrsa artisti i popullit, Agim Fortuzi, e cilėsoi regjisorin si njė njeri me talent tė hershėm si pėr kinematografinė ashtu edhe nė fushėn e humorit. Rreth punės sė tij si regjisor kanė folur edhe regjisorėt Besnik Bisha, Bujar Kapexhiu, si dhe aktori i humorit, Skėnder Sallaku.

  2. #2
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475
    Admirina Peēi
    Ai ishte i pari qė realizoi njė film artistik nė Shqipėri. Atėherė ishte viti 1958 kur nė titrat e ekranit tė madh u shkrua: regjisor Hysen Hakani. Djaloshi kishte vetėm pak vite qė ishte kthyer nga Ēekia, ku ishte diplomuar pėr regji. Deri mė atėherė nė Shqipėri nuk ishte prodhuar asnjė film artistik. Atij do t'i qėllonte fati, tė hidhte firmėn e parė nė kėtė gjini arti. Filmi me metrazh tė shkurtėr "Fėmijėt e saj" shėnoi kėshtu hapin e parė nė kinematografinė shqiptare. Por pėr regjisorin, duket se kėtij filmi i takon vlerėsimi vetėm nisur nga fakti se njihet si i pari film shqiptar. Sepse nė jetėn e tij artistike ai ka shumė realizime tė tjera pėr tė veēuar, edhe mė tė arritura se ajo qė u realizua nė fillim. Njė ndėr ta ėshtė edhe filmi "Debatik" pėr tė cilin regjisori shprehet hapur se e ka mė pėrzemėr nga tė gjitha realizimet e tij. Edhe nga kritika dhe nga regjisorė tė shumtė "Debatik" ėshtė cilėsuar si njė nga krijimet mė tė mira tė kinematografisė shqiptare.
    "Fėmijėt e saj"
    I sapo ardhur nė Shqipėri, regjisori ėshtė tėrhequr mjaft nga atmosfera ku ishte pėrfshirė vendi nė atė kohė. Mendėsia ku ishte zhytur masa mė e madhe e njerėzve ishte shkaktarja e njė varg fatkeqėsish sė asaj kohe. E njė nga kėto fatkeqėsi ėshtė kthyer nė film. "Fėmijėt e saj" ka nė qendėr njė ngjarje tė zakonshme, por qė mahnitja pas bestytnive e kthen nė njė ngjarje tė jashtėzakonshme. Fėmija e njė nėne e kafshuar nga njė qen sėmuret rėndė. Nė atė kohė plot njerėz ishin tė dhėnė pas besimeve absurde. Nė vend tė njė mjeku nėna kėrkon njė hoxhė, e kur ditėt kanė kaluar duke rendur pas gjėrave tė tilla, pėr fėmijėn nuk ka mė kohė. Sėmundja e ka mundur… Figura e nėnės mishėrohet nga aktorja e mirėnjohur Marie Logoreci. E pėrkrah saj ka luajtur edhe aktori i njohur Naim Frashėri.
    Mes filmit artistik dhe dokumentarit
    Nė vitet e shumta tė karrierės sė tij si kineast, Hysen Hakani angazhohet jo vetėm nė filmin artistik. Njė vend tė veēantė nė krijimtarinė e tij gjatė gjithė kėtyre viteve zė edhe filmi dokumentar. Kėshtu krahas filmave artistikė "Fėmijėt e saj", "Debatik", "Toka Jonė", "Njėsiti gueril", "Ndėrgjegjja", "Cirku nė fshat", "Mysafiri", "Plaku dhe Hasmi", ai realizon edhe njė sėrė filmash dokumentarė, mbi personazhe tė ndryshėm, artistėsh, ngjarjesh dhe fenomenesh tė kohės. Sidoqoftė ndėr mė tė preferuarit e tij janė filmat artistikė, ku ai ka dhėnė edhe kontributin e tij mė tė madh. Gjatė kėtyre viteve tė krijimtarisė sė tij ai punoi me emra tė njohur tė skenės, si Loro Kovaēi, Marie Logoreci, Roza Anagnosti, Naim Frashėri, Ndrek Luca, etj, si dhe me njė sėrė operatorėsh e skenaristėsh tė njohur. Por njėkohėsisht ai ka ndihmuar edhe nė formimin e njė sėrė kuadrosh tė rinj tė kinemasė qė sot janė regjisorė tė njohur e qė kanė realizuar filma qė vlejnė tė shėnohen.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Letėrsia Shqiptare dhe Mbresat e tyre!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-06-2003, 08:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •