Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1
    ("ANDREA" ZEMRA BABIT) Maska e Genti^Itali
    Anėtarėsuar
    19-09-2003
    Vendndodhja
    Itali ''Venezia''
    Postime
    635

    LEKA ZOGU SHKUND "DARDHA" PER NANON

    E Premte, 10 Shtator 2004


    LEKA ZOGU SHKUND "DARDHA" PER NANON

    Nga Andi Nano

    Kur u rikthye familjarisht Leka Zogu ne Tirane para disa vitesh, shumica e shqiptareve thane se duhej qe familja mbreterore te kishte nje status te vecante, pasi pretendenti per mbret eshte mbi partite dhe nuk merret me politike. Natyrisht qe ishte prej vitesh, bile parti e tradites, nje parti zogiste e cila mori emrin PLL e qe kishte si filozofi rikthimin e monarkise se Zogut. E drejte e saj, ashtu sic eshte dhe e drejte e shqiptareve qe e kane votuar diku tek 2.5 per qind. Referendumi i vitit te mbrapshte 1997 thuhet se u manipulua dhe rezultati u vodh nga socialistet. Akoma mbetet enigme rezultati, porse duhet pranuar se nje pjese jo e vogel e votuesve, te merzitur me rremujat e vrasjet e atij viti, mund e duhet te kene votuar per Leka Zogun. Por ama jo si partiak, por si nje kurore qe duhej e qe kishte themeluar shtetin e pare shqiptar. Ahmet Zogu nga sa tregojne e shkruhet ka qene nje burre shteti i permasave historike. Si ai ne sojin e tij mbreteror nuk lind me. Ai ishte edhe shtetar i forte, por dhe njeri me shpirt popullor. Por Ahmet Zogu u ka mbetur arshivave te historise kombetare dhe ne cdo pervjetor duhet ta respektojme. Por kjo nuk do te thote se cdo emer nga familja mbreterore ka vlerat e tij. Leka Zogu kur erdhi ne Tirane dhe u ngulit ne tokat e tij (qe i duhen kthyer plotesisht) doli neper media e ne popull, duke na recituar fjalet e bukura se "une nuk bej politike partiake, por jam mbi partite", duke nenkuptuar me te drejte se si te majtet, ashtu dhe te djathtet, kane si strehe kuroren mbreterore, nese merr fuqi ligjore. Deri ketu nuk ka gabuar aspak Leka Zogu. Por ne momentin qe tre deputetet e partise zogiste votuan ne nje votim vendimtar per Fatos Nanon dhe nga votat e tij u zgjodh kryeministri aktual i qeverise, atehere u vu ne dyshim djathtizmi i forces politike qe perkrahte monarkine sic eshte PLL. Kryetari aktual, (nuk i dihet me vone se cilin do te vendosin) zoti Ekrem Spahia, ndonese mund te kete defekte anesore sic kane te gjithe politikanet, ishte me i perkushtuari ne Parlament e ne politike per siglen mbreterore. Ato tre vota zogiste qe shkuan per Fatos Nanon vune ne dyshim sterilitetin e partise zogiste. Hamendjet dhe informacionet filluan te dalin nga kampi i majte se tre votat e zogisteve u dhane per kryeministrin e majte pasi Nano i kishte premuar vete ne telefon Leka Zogut rikthimin e disa pronave, qe natyrisht i takojne, por qe po zvarriteshin kastile. Si rezultat Nano doli pa u lagur nga kundershtaret e tij brenda Partise Socialiste. Realisht Fatos Nano eshte akoma kryeminister ne saje te tre votve zogiste dhe te nje ballisti deputet. E djathta e mori nje krisje ne kete moment, ndonese nga shumekush qe ben politike u be nje sy qorr, duke menduar se pretendenti per fronin mbreteror ishte ne hall pasuror. Por nderkohe vdiqen Mbreteresha e shqiptareve, nje katolike qe iu perkiste te gjithe shqiptareve dhe gruaja e Leka Zogut. Asnje nuk guxonte te thoshte nje fjale per votat e zogisteve qe ishin me shume nanoiste sesa djathtiste. Pretendenti per fronin mbreteror theu dhe kemben, nje fatkeqesi fizike, e dukej se do ta linte atje ne krye per mbi krye te te gjitheve pa u marre direkt me politike. Edhe Nano nuk dukej se kishte nevoje me per te, pasi tre votat zogiste i kishte bere tashme te tijat nisur nga biznese qe shteti nuk ua takson. Por ne skenen e se majtes u ngjit fort Ilir Meta, ish-kryeministri me i suksesshem ne keto 13 vite. Mori deputete nga mazhoranca e Nanos. Emertoi nje levizje qe tani eshte bere parti politike. U trondit elektorati i majte, aq me teper qe Meta njihet per kurajon e tij ne perballjen me Nanon. Sondazhet jo te mirefillta tregonin per nje fitore tek 15 per qind te LSI-se. Kryeministri po rrezikohej seriozisht. Me carjen e se majtes, qe prej 63 vitesh nuk kishte ndodhur, partia e Nanos kalonte ne opozite te sigurte. Forcohej Meta, ikte Nano dhe rikthehej Berisha ne pushtet. Por zoti Nano duke qene nje politikan i sprovuar e finok beri nje levizje qe cuditi politiken. U fut ne loje nga e djathta, nderkohe qe te gjithe prisnin te levizte ne te majten duke perdorur makinacionet qe ai i njeh mjeshterisht. Informacionet e besueshme tregojne se ai ka komunikuar direkt me Leka Zogun dhe i ka kerkuar qe te futet ne loje, ndonese me kembe te thyer. Leka Zogu duke u munduar te qendroje larg politikes direkte nuk ka pranuar, por financuesit e oborrit mbreteror qe paguajne qerane, sherbimet, qe duan prona e qe nuk iu pelqen Ekrem Spahia si kryetar i grupit parlamentar zogist nxituan ta mbyllnin marreveshjen me Nanon. U gjet nje zgjidhje ideale; te thuhet se krijohet Levizje per Zhvillim Kombetar e jo parti. Por kjo levizje a do te votohet? Natyrisht qe po. Por ne KQZ regjistrohen partite e jo levizjet e perditshme! Edhe Levizja Socialiste e Ilir Metes ne forme te tille si LZHK-ja ishte dhe perfundoi ne parti politike keto dite. Marreveshja u be: Dilte Leka Zogu ne lojen e politikes se dites qe te shkepuste vota nga e djathta, e cila e ka me shume se kurre pushtetin. Ajo cka merrej nga Meta nga e majta, hiqej nga Leka Zogu nga e djathta, pasi votimet jane me nje raund. Pra Nano rifiton prape pushtetin, kurse si kompensim Leka Zogut i jepej e drejta per referendum dhe le te merrte kuroren e monarkut pa monarki. Hiqet Moisiu, pasi nuk iu hyn me ne pune vitin e ardhshem. Pra qeveri socialiste me Nanon ne krye e Leka Zogun permbi krye! Ose me sakte nje levizje brilante e Nanos per te gjetur menyren, sipas tij, per te shkaterruar disi te djathten e cila mjafton vetem te mos bertase e te rrije poshte dardhes me thes ne dore, pasi votat shkojne per ta. Ne menyre qe "dardhat" te binin para kohe, kryeministri Nano ngjiti ne dardhe Leka Zogun qe t'i shkunde ato pa u pjekur!
    LINDI EDHE "ANDREA"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    valla qashtu asht kjo pun..

    fukaralleku maskaralleku..

    dikur shoket e nas nanos u a kan marre unazat me brilant qe kushtonin miliona atyre te mbeturve gjalle nga familjet e medha per nje cop buk ose dhe pa hic fare.. thjesht me dhune me te vetmin shperblim..ja po ju lem gjalle..

    sot leka i shkrete mbetur pa nje grosh..detyrohet ti lepihet nanos..
    me kohe e kam thene se ne oborr te lekes nga 7 nepunes 5 jan sigurimsa.. kurse nga deputet zogiste nga 5 cop sa jane 4 jane ish vegla sigurimi e i pesti sigurim vete..

    po nuk jane me te paster deputetet ne grupet e tjera..

    kam bindje se po te jete ngushte nano ruci hap defteret dhe i ve ne sherbim aktiv dhe gjysmen a me shume te deputeteve te berishes.. e sa per te pollo dash she-rroqave..ata dihet se i ka zbuluar nano me kohe qe jan spiune te sigurimit..

    punove o kadri hazbi mavria per dje sot e mot.. e sle shqipo pa e ber spiun.. megjithse dhe vete vate ne te sem-es a derzi..

    abazi i ermenajve duall spiun.. elezi i biberajve spiun.. leks meks pollo tritanet spiune..sadedin pin ballat spiune.. cup frrok lesat spiune.. cek neritan doklet spiune.. ..sngel tjeter nashti vec ta quajme atdheun tone..Shpiuneria e jo Shqiperia..


    te mjeret studente te dhjetorit..vane e u futne nen cizme te blendo klosa gonxheve athere.. e per cfar.. me i bo paruke partise se punes..

    pun mafm-uti kjo..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Postime
    337

    Te djathtet bashkohen me L.ZH.K-ne...

    Nje grupim i ri ka gjasa te krijohet shume shpejt. Ne kete grupim, pervec legalisteve jane afruar dhe shume figura te se djathtes te cilet nuk mund t'ia lejojne vetes te jene ushtare te bindur te Berishes. Kjo ka sjelle peshtjellim ne kampin e opozites. Ky peshtjellim duket nga reagimet qe shkojne deri ne akuza te forta ndaj atyre qe nuk hyjne ne ushtrine e PD-se.
    Kjo gje, per menimin tim eshte dicka pozitive te ndodhe pasi, PD-ja e vetme nuk mund te vije dot ne pushtet, dhe nje mbledhje e votave edhe te atyre qe nuk e votojne PD-ne eshte nje shans me shume per ardhjen ne pushtet te se djathtes, por reagimi gati histerik i drejtuesve te PD-se dhe levave te saj krijon nje imazh negativ per vete te djathten...

    JU si e mendoni krijimin e ketij bashkimi te ri ?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Levizje pozitive eshte. E djathta duket se po formesohet demokratikisht. Pra po fiton identitet te pavarur. Pozitive per shqiperine.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Cdo levizje qe mund te thithe votat e asaj pjese te zgjedhesve qe eshte indiferente ndaj politikes dmth qe nuk merr pjese ne votime, eshte ogur i mire per Shqiperine, pavaresisht se ato vota do shkojne majtas apo djathtas. Por e keqja jone eshte se politika ne Shqiperi vazhdon te behet mbi emra te pervecem kur ne rradhe te para duhet te behet mbi baza idesh. Per rastin konkret, LZHK-ja si parti e mbretit eshte e vetmja qe ka pas nje elektoratin te vetin. Por dhe ky elektorat ishte (ne mos gaboj) rreth 3.5% ne 97, kur ishte viti me i pershtatshem per cdo force politike te djathte per ti vjele dicka PD-se. Partite e tjera qe po i bashkohen LZHK-se jane parti nje apo dy emerore (PBLD, PDRn, ??) qe pervec ketyre emrave nuk duket se ofrojne ndonje gje tjeter.

    Cfare risie politike do sjelle LZHK-ja ? Akoma ngelet per tu pare. Por vetem figura e Lekes nuk majfton per te terhequr masat e mpira drekt kutive nese nuk mbeshtetet nga alternativa te fuqishme per problemet madhore si ndaj PS ashtu dhe ndaj PD. Dhe nese ka nder mend te beje dicka te tille duhet te nxitoje sepse ka mbetur vone. Ne kete drejtim, per mua LSI ka qene shume me teper aktive sesa LZHK.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anėtarėsuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    shqiperise i duhet mbreti, i vetmi i afte te rregulloje e zgjidhe me te vertet problemet ne vend. shikoni bullgarine. problemi eshte qe mbreti duhet te mbeshtetet nga intelektuale. dhe intelektuali i vetem ne shqiperi eshte kadareja. mesa duket ky nuk i honeps maloket perveēse si personazhe te romaneve te tij.

    neqofte se kadareja mbeshtet mbretin, ky kalon.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet nė Bllog
    22
    Une kam qene nga ata qe e kam preferuar monarkine kushtetuese me mire se sa republiken parlamentare, pasi eshte nje forme me e mire qeverisje qe ofron stabilitet dhe sherben edhe si nje platforme per avancimin e ceshtjes sone kombetare. Megjithate, monarkia ne Shqiperi eshte e parealizueshme pasi Leka Zogut i mungon zgjuarsia dhe intuita e Mbretit Zog. Per ata qe e njohin historine e epokes se monarkise dhe kane lexuar mbi figuren e Mbretit Zog, e kane te qarte qe i biri i tij as nuk i afrohet figures se te atit.

    Ideja me e fundit se Leka Zog mund ta perdori polarizimin e dy partive me te medha ne vend si nje shkas per te pozicionuar veten si forca e trete politike ne vend, eshte nje enderr me sy hapur. Shume e kane provuar, te gjithe kane deshtuar.

    Leka Zogu nuk ka per te pare pushtet me sy nese ai nuk zgjedh qe te bashkoje me partine e vetme opozitare ne vend qe e kalon 4%, Partine Demokratike. Ashtu si nuk ka per te vjele votat e shqiptareve duke paguar mediat apo politikane te konsumuar ne Tirane qe ta mbeshtesin ate dhe levizjen e tij.

    Bashkepuno me opoziten dhe prononcohu ne media per cdo problem qe ka vendi, ashtu sic prononcohet edhe Berisha e Nano. Kete mungese karizme dhe intuite politike ai mundohet ta kompesoje me "mbeshtetje intelektualesh".

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-11-2003
    Postime
    337

    ... per te gjithe ata qe s'e dine; kjo nuk eshte levizje per monarki...

    Nje levizje per monarki do mbetej brenda mureve te fansave te mbretit.
    Kete levizje pritet ta drejtoje Dashamir Shehi dhe i jane bashkangjitur edhe deputete te kuvendit te cilet ne janar mund te formojne nje grup parlamentar prej rreth 20 deputetesh.

    Ka zera qe thone se Leka Zogu nuk do pranoje te kandidoje per deputet si dhe nuk do ta cilesoje kete levizje (L.ZH.K-ne) si levizje per monarki. Kjo eshte nje menyre per te terhequr dhe ata te cilet nuk duan nje kthim monarkie.

    Pritet qe kjo levizje shume shpejt te shpalle programin dhe objektivat e saj, me synimin e qarte per te qene forca e trete ne vend dhe per te cuar drejt kutive te votimit elektoratin e djathte i cili ka vite qe nuk e gjen veten te perfaqesuar te PD-ja.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-11-2004
    Postime
    24
    Ky Leka Zogu thashe se do ishte ne burg internacional per trafik armesh dhe droge by now. Guess I was wrong...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nciqe .. paske lexu shum ZP e dulles e ju paska lene me penallti sorrolloperisht..

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dule: PS nuk mbrojti votat tona
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 15:13
  2. SAT+ dhe DIGITALB bashkohen!
    Nga REALIST nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 10:23
  3. Kur mund te bashkohen TROJET SHQIPTARE?
    Nga tani_26 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-09-2005, 10:03
  4. A kanė fuqi dhe nenēuri shqiptarėt qė tė bashkohen?!
    Nga Veshtrusja nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-02-2005, 18:44
  5. X Te Djathtet
    Nga {FIGO} nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-07-2002, 06:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •