Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,034
    Postimet në Bllog
    22

    KESH: Energjia, rritje 9% për familjarët

    KESH: Cmimi i dritave do rritet 15 % ne 2005

    E Marte, 03 Gusht 2004

    Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare njoftoi dje, se ka planifikuar te rrise cmimin e energjise elektrike ne 2005 me rreth 15 per qind. Per konsumatoret familjare tarifat e dritave do te rriten 10 per qind, ndresa per te tjeret 5 per qind. Tarifat e reja u pergenjeshtruan 4 ore me vone

    Cmimet e energjise elektrike do te rriten ne janar te vitit 2005 plot 15 per qind me shume se aktualet, sipas nje njoftimi zyrtar te Korporates Elktroenergjitike Shqiptare. KESH ka bere publike dje tarifat e reja te energjise qe synon te aplikoje ne vitin 2005, te cilat i'a ka propozuar keto dite Entit Rregullator te Energjise per miratim te metejshem. Po keshtu sipas njoftimit te KESH tavani i kuotave te energjise qe ofrohen me cmim te ulur, nga 220 kilovatore qe eshte aktualisht, do te ulet ne 180 kilovatore. Sipas planifikimeve paraprake te KESH niveli maksimal i nje kilovatori do te jete 10. 5 leke dhe kjo kuote do te vilet ndaj konsumatoreve private qe furnizohen nga tensioni i ulet. Kuota me e ulet do te jete 6.9 leke dhe do te vilet ndaj ndermarrjeve te ujesjellesit. Gjithashtu nuk do te kete asnje tolerim kundrejt fabrikave te prodhimit te bukes dhe industrise se rende ndaj te cilave do te vilet nje cmim me shume se 9.5 leke per kilovatore.

    "Duke qene se ndryshimi i cmimeve te shitjes se energjise elektrike ka nje ndjeshmeri te larte ne aspektin social-ekonomik te vendit, KESH ka zgjedhur nje nderhyrje graduale vit pas viti ne strukturen e cmimeve te shitjes se energjise, me qellim mbulimin e kostos se aktivitetit te vet", thuhet ne kerkesen zyrtare qe KESH i ka derguar ERT per rritjen e cmimit te energjise elektrike. Nga ana tjeter KESH sqaron se, e ka marre inisiativen per rritjen e cmimeve te energjise nisur nga dokumentat e aprovuar nga donatoret dhe qeveria shqiptare. Sipas Strategjise Kombetare te Energjise, cmimi i energjise elektrike do te vazhdoje te rritet te pakten deri ne vitin 2009, vit ne te cilin parahikohet qe niveli i cmimit te kaluar kostot. Per vitin 2005 KESH do te eleminoje tarifat e subvensionuara per te gjithe konsumatoret buxhetore dhe jobuxhetore, duke perjashtuar ujesjesjellesat.

    Duke filluar qe nga viti 2005 per here te pare gjate kesaj dekade buxheti i shtetit nuk do te subvensionoje me importin e energjise elektrike. Fondi Monetar Nderkombetar i ka rekomanduar qeverise shqiptare qe te mos perdore me te ardhura nga buxheti per te importuar energji elektrike ne kohe krizash, duke i'a lene kete pergjegjesi KESH, i cili eshte duke e zgjidhur kete situate me rritjen cmimin e energjise. Nisur nga praktika e vitit qe shkoi, pritet te kete nje rezistence te forte nga shoqeria civile ndaj rritjes se cmimeve. Grupet e eksperteve, ku eshte e perfshire edhe Akademia e Shkencave ne studimet qe kane bere ka vleresuar se, KESH eshte duke abuzuar ne rritjen e cmimit te energjise. Qytetaret shqiptare jane duke paguar edhe kostot qe rrjedhin nga humbjet e energjise ne rrjet, vjedhjet, korrupsionin etj.

    Korporata pergenjeshtron lajmin

    Korporata Elektroenergjitike Shqiptare 4 ore pasi ka publikuar listen e re te cmimeve te energjise per 2005 i ka pergenjeshtruar ato. Ne nje njoftim te dyte per shtypin KESH ka lajmeruar se, shifrat e derguara gjate oreve te paradites nuk ishin te sakta. Me pak fjale KESH ka terhequr njoftimin e pare duke sqaruar se, "Ju lutem, prisni t'ju dergojme nje informacion tjeter, me te sakte e me te plote lidhur me tarifat e propozuara per 2005, pasi ne njoftimin e sotem ka pasaktesi". Ne fakt njoftimi i pare eshte shume i detajuar dhe po keshtu shoqerohet me nje liste te te gjitha grupeve te konsumatoreve, ndaj te cileve do te aplikohet rritja e cmimit te energjise elektrike.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,034
    Postimet në Bllog
    22
    PD: Rritja e çmimit të energjisë, e pajustifikuar

    A.Rama

    TIRANE- Nënkryetari i komisionit parlamentar të Industrisë dhe Energjitikës Ilir Bano e konsideroi të papranueshme rritjen e re të tarifave të energjisë elektrike të deklaruar zyrtarisht nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare. Bano tha dje se rritja e re e çmimeve të energjisë, si për konsumatorët familjarë dhe ata të biznesit, do të thellonte më tej varfërinë e shqiptarëve. Ai konfirmoi se e ashtuquajtur reformë nuk kishte asnjë lidhje me koston e prodhimit apo të importimit. “Me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, kryeministri Nano rëndon buxhetin e çdo familje shqiptare, duke filluar që nga buka dhe nevojat e tjera të domosdoshme, në masa rreth 15%, duke thelluar më tej varfërinë e cila ka pllakosur shumicën dërmuese të qytetarëve. Nuk ka absolutisht asnjë lidhje me koston e prodhimit të energjisë elektrike, as me koston e prodhimit të saj, dhe as më koston e importimit të saj”, -tha Bano. Sipas tij, ky ishte një penalizim tjetër për familjet shqiptare që tashmë do të duhet të shtojnë pagesat mujore për çdo kilovat të konsumuar, pasi zyrtarisht rritja është deklaruar 15 për qind. Por sipas tij, edhe biznesi sërish do të preket nga kjo politikë e qeverisë. “Po në këtë njoftim shqiptarët u informuan se do të rritet 10% çmimi i energjisë elektrike për bizneset përfshirë edhe furrat e bukës, duke provokuar në këtë mënyrë një rritje të tillë mbi mallrat përkatëse, që shërbehen ose prodhohen nga këto biznese përfshirë këtu natyrisht edhe bukën”, -vijoi Bano. Dy ditë më parë KESH, njoftoi se i kishte propozuar Entit Rregullator të Energjisë, paketën e re të ndryshimit të çmimit të pagesës së energjisë, si pjesë e reformës për të përafruar çmimin e konsumit të energjisë me koston e prodhimit. Kjo paketë në rast se do të miratohet nga ERE do të hyjë në fuqi në janar të vitit të ardhshëm.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,034
    Postimet në Bllog
    22
    KESH propozon një rritje mesatare të çmimit prej 14.7%. Familjarët mund të paguajnë 9% më shumë

    Energjia, rritje 9 % për familjarët

    Të pranishmit debatuan për faktin se KESH rezulton me fitim ndërkohë deklarohet për shitje nën kosto

    Shekulli

    TIRANË-Përfaqësues të shoqërisë civile, komunitetit të biznesit dhe institucioneve të ndryshme kanë kundërshtuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike që ka propozuar Korporata Elektroenergjitike Shqiptare. Në të parën dhe të vetmen seancë dëgjimore që Enti Rregullator i Energjisë Elektrike organizoi dje me qëllim marrjen e opinioneve nga të gjitha palët që preken nga çmimi, të pranishmit kanë reaguar ndaj propozimit të KESH për një rritje mesatare prej 14.7 për qind të çmimit të energjisë. KESH në fillim të muajit gusht ka paraqitur pranë Entit Rregullator të Energjisë Elektrike listën e re të çmimeve ku ka kërkuar një rritje të ponderuar (të përgjithshme) prej 14.7 për qind, duke e çuar kështu çmimin mesatar të një kilovat orë energjie nga 6.5 në 7.7 lekë. Gjithashtu korporata nga ana e saj ka propozuar që për konsumatorët familjarë të mos ketë rritje direkte të çmimit të energjisë, por vetëm ulje të tavanit të konsumit nga 220 kilovat që ishte për 2004 në 200 kilovat për vitin që vjen. Për këtë lëvizje Pjetër Dema ka sqaruar se në mënyrë të tërthortë çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë rritet me 9 për qind krahasuar me këtë vit, kjo për shkak se konsumatorët familjarë 20 kilovat (kWh) do t’i paguajnë me çmim më të lartë prej 8.9 lekë. Përveç familjarëve, një kategori tjetër e abonentëve të KESH që preken më shumë nga çmimet e reja janë dhe jobuxhetorët e ujësjellësat për të cilët është propozuar një rritje me 19 për qind e çmimit. Korporata nga ana e saj e argumentoi kërkesën për rritje të çmimit të energjisë me faktin se nëpërmjet këtyre çmimeve synohet barazimi i kostos me çmimin si dhe mbulimi i humbjeve në rrjet, niveli i të cilave ende është në nivele të larta. Në kundërshtim me këtë përfaqësuesit e Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve, Avokatit të Popullit, BSPSH-së, Unionit të Investitorëve dhe Industrialistëve dhe të pranishmit e tjerë u shprehën se nuk është konsumatori ai që duhet të mbulojë humbjet që KESH ka në rrjet. Një pikë tjetër shumë e debatuar gjatë takimit të djeshëm ishte se si KESH e shet produktin nën kosto ndërsa për vitin e shkuar kjo kompani rezultoi me një fitim prej 3.4 miliardë lekë. Debate për rezultatet financiare të KESH ka pasur dhe për faktin se është deklaruar për një fitim prej 5 miliardë lekë për këtë vit, ndërkohë që ende deklarohet nga zyrtarë të KESH se shitjet janë nën kosto. Përsa i përket nivelit aktual të humbjeve, specialistët e energjitikës thonë se humbjet në vendin tonë janë rreth tre herë më të larta se humbjet në një rrjet normal. Sipas tyre duhet që probleme të tilla të zgjidhen nga vetë korporata, duke marrë fonde apo kredi dhe jo duke rënduar gjithnjë e më tepër barrën e konsumatorit qofshin ata familjarë apo jo familjarë. Gjithashtu një pjesë e mirë e diskutantëve u shprehën se të dhënat e paraqitura nga KESH për kostot nuk janë reale. Ata bënë të ditur se një gjë e tillë vihet re në faktin se vazhdohet të jetë i njëjtin nivel humbjesh dhe kostoje edhe pasi janë investuar miliona lekë në rrjetin e transmetimit apo në nënstacionet elektrike.

  4. #4
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Pershendetje Albo:

    Persa njohuri kam une mbi KESH-in di qe po ndiqet nje politike e tipit rentabel. Dihet tashme qe KESH-i akoma nuk njihet si nje bisnes rentabel per shkak te humbjeve te medhaja ne rrjet dhe abuzimit te klienteve te tij. KESH-i ka mjaft mundesi te jete rentabel por eshte si pasoje e 2 arsyeve qe permenda me lart, dhe per kete ndiqet politika e taksave ndeshkuese si rritja e cmimit per te shkuar ne nivel indeksi zero gje te cilen ne vitin 2004 e arriti me nje plus 120 milione dollare. Normalisht nuk mund te abuzosh mbi shtetasit per menaxhimin e keq qe i behet nje bisnesi por ja qe edhe ekonomia njeh absurditetet e saj. Normalisht jam kunnder rritjes se cmimit vjetor qe kesh aplikon, Faji kryesor bie mbi entin kombetar te kunsumatorit qe miraton keto shtesa per te vetmin fakt ti plotesoje qeverise buxhetin.

    Abuzohet mjaft mbi cmimet qe mbajne vendet europiane por qe jane te perputhshme me indeksin e jeteses te ketyre vendeve. Nuk mund te referohesh ne nje ekonomi europiane kur ti i perket ende vendeve te treta ne klasifikim.

Tema të Ngjashme

  1. Familjarët e të dënuarëve afatizojnë kërkesat ndaj BDI-së
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 07:49
  2. Rritja ekonomike në Shqipëri më e larta në Evropë
    Nga ClaY_MorE në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 21:14
  3. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  4. Projektbuxheti 2004, rritje pagash 5 per qind
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-09-2003, 11:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •