Fatjon Lika ėshtė marrė peng dje nga 3 persona nė rrugėn Myslym Shyri, vetėm 300 metra larg Drejtorisė sė Policisė
Peng emigranti: Duam 100 mijė euro
I ati, Shkėlqim Lika, ka denoncuar nė polici ngjarjen. Pengmarrėsit janė identifikuar dhe por kėrkohen
Ened Janina
TIRANĖ- Merret peng 23- vjeēari nė mes tė kryeqytetit. Fatjon Lika ėshtė marrė peng pak pas mesnatės sė djeshme nga tre persona vetėm 300 metra larg Drejtorisė sė Policisė. Sipas denoncimit tė bėrė nga i ati, Shkėlqim Lika, pengmarrėsit i kanė kėrkuar atij 100 mijė euro pėr tė liruar djalin. Lika sapo ishte kthyer nga Gjermania dhe do rrinte nė Tiranė vetėm dy javė. Familja dhe policia kanė identifikuar tre pengmarrėsit dhe janė vėnė nė kėrkim tė tyre. Sipas burimeve tė policisė, pengmarrėsit kanė qenė shokė tė vjetėr me Fatjon Likėn. Gjatė darkės sė djeshme, policia e Tiranės ka organizuar operacione tė shumta pėr tė gjetur pengun si dhe pėr tė arrestuar tre personat e dyshuar si pengmarrės por pa rezultat. Nė gatishmėri kanė qenė edhe forcat speciale tė RENEA-s, tė cilat prisnin zbulimin e vendit ku ndodhej pengu dhe fillimin e operacionit. Dje nė mbrėmje familjarėt e Fatjon Likės nuk kanė pranuar qė tė flasin pėr ngjarjen por kanė dashur qė tė presin pėrfundimin e operacionit tė policisė.
Denoncimi
Nė orėn 02.00 shtetasi Shkėlqim Brahim Lika ka bėrė kallėzimin se ėshtė telefonuar nga njė person i paidentifikuar, i cili ka deklaruar se i biri, Fatjoni, ėshtė marrė peng nė rrugėn Myslym Shyri. Policia po punon pėr gjetjen e Fatjon Likės dhe tre shtetasve tė tjerė,- thuhej nė komunikatėn zyrtare tė policisė nė lidhje me kėtė ngjarje. Sipas saj, tre pengmarrėsit i kanė kėrkuar Shkėlqim Likės 100 mijė euro nė kėmbim tė lirisė sė djalit tė tij Fatjonit. Burime nga grupi hetimor kanė pohuar dje se pengmarrja e Fatjon Likės ėshtė kryer pak pas mesnatės. Ai ndodhej nė rrugėn Myslym Shyri nė afėrsi tė karburantit qė ndodhet nė kėtė rrugė. Tre persona kanė dalė nga njė makinė dhe me dhunė kanė marrė me vete djalin e ri. E gjithė skena ėshtė parė nga punėtori i turnit tė natės nė karburant. Ndėrkohė ngjarjen e ka parė edhe njė person tjetėr, punonjės i Shėrbimit Informativ Kombėtar, i cili ka njoftuar tė atin e Fatjonit, Shkėlqim Likėn. Ai i ka thėnė Shkėlqimit se tė birin ia kanė marrė peng tre persona. Dėshmia e tij dhe ajo e punėtorit tė karburantit janė shėnuar nė procesverbalet e policisė nė lidhje me ngjarjen. Pas kėsaj, uniformat blu kanė kontaktuar edhe me familjarėt e Fatjon Likės. Ata i kanė shpjeguar policisė se nuk kishin pasur probleme me askėnd.
Pengmarrėsit
Nga dėshmitė e familiarėve por edhe tė personave qė kanė parė ngjarjen, policia ka arritur qė tė bėjė njė identifikim tė pjesshėm tė pengmarrėsve. Njerėz tė afėrm me Shkėlqin Likėn si dhe zyrtarė policie kanė pohuar dje pėr Shekullin se janė identifikuar disa persona mbi tė cilėt ka dyshime tė forta se janė pengmarrėsit e Fatjonit. Ata janė shokė tė vjetėr tė tij, tė cilėn banojnė nė zonėn e Bėrrylit nė Tiranė. Policia ka kryer verifikime mbi kėta persona por nuk ka arritur qė tė gjejė asnjėrin prej tyre. Sipas dyshimeve tė policisė, ata rrinė nė zonėn pėrreth rrygės Myslym Shyri, aty ku ėshtė kryer edhe pengmarrja e Fatjon Likės. Uniformat blu kanė kryer kontrolle tė shumta nė kėtė zonė por pa rezultat. Ndėrkohė policia i ka qendruar afėr tė atit tė Fatjon Likės si dhe ka mbajtur telefonin e tij celular. Nė kėtė telefon pritet qė tė kontaktojnė pengmarrėsit pėr tė parashtruar kėrkesat e tyre. Ky numėr telefoni, ashtu si dhe telefoni i shtėpisė sė familjes Lika, ėshtė mbajtur nė pėrgjim pėrgjatė gjithė ditės sė djeshme nga policia. Pėr kėtė ngjarje ėshtė informuar edhe reparti i forcave speciale tė RENEA-s. Njė grup i kėtyre forcave ėshtė urdhėruar qė tė qendrojė nė gatishmėri nė lidhje me kėtė ngjarje. RENEA pritet qė tė ndėrhyjė sė bashku me policinė kriminale me njė operacion blic pėr tė shpėtuar pengun. Zyrtarėt e policisė sė kryeqytetit kanė mbajtur dje heshtje tė plotė nė lidhje me ngjarjen. Ata kanė publikuar vetėm njė komunikatė tė shkurtėr pėr denoncimin e bėrė nga Shkėlqim Lika por nuk kanė dashur qė tė japin detaje tė tjera nė lidhje me operacionin. Tė kontaktuar nė linjė telefonike nga Shekulli, ata kanė kėrkuar qė tė ruajnė sekretin hetimor deri nė zbardhjen e plotė tė ngjarjes. Ndėrkohė, dje nė darkė ėshtė pėrhapur edhe njė version i dyshimtė nė lidhje me njė borxh tė familjes Lika. Kjo ėshtė pėrgėnjeshtruar nga miq dhe fqinjė tė kėsaj familjeje, tė cilėt kanė deklaruar dje se Shkėlqim Lika nuk ka asnjė borxh.
Krijoni Kontakt