Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Po per gjuhen shqipe a kemi gje te themi?!

    Polemike ne Internet

    Po per gjuhen shqipe a kemi gje te themi?!

    Shqetesimi im si shqiptar nuk eshte fare se mos ndokush e shqipton a e shkruan disi te deformuar gjuhen e huaj, ndaj me vjen cudi se si ndjeksit e diskutimit te kesaj teme( shqiptimi i gabuar i fjales OK) vazhdojne me spjegime diksioneresh e kuriozitete krejt te parendesishme se nga e ka prejardhjen fjala OK -Okay- apo qofte dhe Hockey( häkź) ne bar apo ne akull...
    Dihet se duke qene ardhes, jemi te barazvlefshem ne dije gjuhesore me nje nxenes te shkolles fillore a mbase 8 vjecare. Kurr nuk do te arrijme persosmerine. Teper e veshtire per njerzit e krijuar si personalitet( jo ne kuptimin politik e shoqeror), ne vendin e origjines. Te mesohet persosmerisht nje gjuhe, para se gjithash do te thote te kesh aftesine te mendosh e pastaj te artikulosh ne ate gjuhe. Dhe nese do te nisesh te mendosh me gjuhen e vendit te adaptuar, ne menyre intuitive ke nisur te harrosh te mendosh ne gjuhen e origjines cfare do te coje ne bjerrje dhe harrim. Njeriu i zakonshem nuk mundet persosmerisht te mendoje ne disa gjuhe njeheresh...(megjithese perjashtime ka). Gjithesesi njera do te zeje vendin kryesor...Ndaj kemi shqiptaro-amerikane qe e flasin anglishten ne menyre te persosur, por shqipen disi te manget. Dhe, nga se kane kufizime ne gramatike e ne fjalor, thone OK e kurre mire...Thone yes e jo po.Thone "Aj think so - une keshtu mendoj e te tjera.
    Problemi qe na shqeteson si shqiptare ne emigracion eshte se pari rreziku i bjerrjes se gjuhes shqipe. Dhe kjo eshte me kryesore se gabimet qe bejme me gjuhen e adaptuar. Kjo bjerrje mund te vije gradualisht, nga brezi ne brez deri ne humbje te plote te gjuhes e me pas te prejardhjes.
    Tek shqiptaro-amerikanet e brezave te luftes se dyte apo te lindurit ne SHBA, kjo bjerrje ndjehet e plote. Tek emigracioni i ri pak me ndryshe. Fale ardhjes se prinderve me bashkim familiar, brezat e rinj te lindur ne Amerike arrije ta mesojne gjuhen shqipe ne te folur per shkak te mjedisit familjar ku flitet shqip, por jo ne te shkruar. E ky eshte nje problem i madh. Shqiptaret kane ngritur kisha e xhami ne Amerike( edhe ne Arizona eshte ne ngritje qendra kulturore islamike shqiptare, shkruante gazeta keto dite), tre kisha orthodokse vetem ne nje rajon ne South Boston ne largesi konkuruese 500 deri 1000 metra larg njeri tjetrit, e shkolla fare pak per te mos thene aspak.Tani thone se eshte sukses qe vetem Micingani ka dy stacione televizive shqiptare( qe dublojne e konkurojne njeri tjetrin) kur ne tere komunitetin shqiptar ne Amerike ka shurdheri e verberi ne kete pikpamje. Bostoni qendra me e madhe historike e komunitetit shqiptar ka nje veprimtari ne kuoten zero. Edhe nje stacion argetues radio me muzike shqiptare qe nje amerikane, pronare e nje agjensie udhetimi e hapi me shpenzimet e veta, u mbyll pas pak kohe per shkak te problemeve qe krijonin vete shqiptaret e grupit realizues, sic me tha ne nje bisede qe zhvillova me sponsoren, zonjen Kutrubel, ditet e fundit.
    Rrime duke bere propoganda per bisnesmene shqiptaro-amerikane ne shtypin e komunitetit, kur keta bisnesmene mendoje e punojne vetem per xhepin e tyre e nuk financojne nje shkolle shqipe, as sponsorizojne nje liber. Bisnesmenet per fat te keq i karakterizoin mungesa e kultures dhe dashamiresise ndaj vlerave krijuese te artit. Nderkohe qe duke i propoganduar me artikuj te gjate e foto me ngjyra, nuk bejme gje tjeter vec atribuojme suksese ne nje terren ku kemi vetem humbje e bjerrje te indentitetit kombetar.
    A kemi gje te themi per kete, apo ti percjellim njeri-tjetrit fragmente diksioneresh per te shitur kulture? .
    Prandaj mendoj se problemi nuk eshte per gabimet qe bejne shqiptaret ne te shqiptuarit e gjuheve te huaja por se po e harrojne gjuhen shqipe, madje edhe ata qe shkruajne ketu ne internet kane nje nje bagazh fjalori shume te kufizuar, aq sa te ben te dyshosh nese e dine mire gjuhen shqipe.
    Ja, te bejme nje pyetje te thjeshte ne trajte ankete:
    - Sa shqiptare qe perdorin internetin e komunikojne neper lista perdite, kane prane kompiuterit Fjalorin e Gjuhes Shqipe, qofte botimin e vitit 1980 me 41 mije fjale ne 2275 faqe, apo dhe botimin e fundit 2002 te "Teones" me 35 mije fjale, ne 1584 faqe e me cmim 45 dollare.
    Me cfare lexohet ne internet, shumica mund t'a ndjeje vehten shqipfoles te mire, por gjithesesi ata flasin nje shqipe qe reduktohet ne jo me shume se 250 fjale.
    Prandaj me duket krejt pa rendesi nga e ka prejardhjen fjala OKAY, per te cilen nuk e vrasin shume kaploqen as vete amerikanet.

    Kolec Traboini
    Boston







    ================================================== ===



    ZHDUKJA E GJUHES, KULTURES DHE ELEMENTIT ARVANITAS NE GREQI


    Me kalimin e dhjetravjeēarve arvanitasit u `'bindėn'' ose u detyruan
    tė binden se duhet tė braktisin gjuhėn e tyre nė se dėshiroheshin tė
    bėheshin qytetarė tė denjė tė shtetit tė ri grek.

    Numri i saktė i arvanitasve ose shqiptarėve nė Greqi nuk dihet, por
    nga kuvendi i fundit qė kam pasur me studiuesin, historianin dhe
    shkrimtarin e njohur arvanitas Aristidh Kolia, qė vdiq nė vitin
    2000, dhe qė ky kuvend ėshtė botuar nė revistėn EKSKLUZIVE, thotė
    se `'Nė Greqi pak njerės nuk e kanė gjyshen apo gjyshin arvanitas''.

    Sot burimet historike, gjuhėsore, muzikore janė shumė tė kufizuara
    ose mungojnė plotėsisht nė drejtim tė arvanitasve tė Greqis.

    Nė vitin 1983 arvanitasi Jorgo Maruga do formonte `'Lidhja e
    Arvanitasve tė Greqis''. Por nė kėtė vit, Jorgo Maruga vdes, duke u
    zgjedhur studiuesi i njohur Aristidh Kola kryetar, qė me punėn e tij
    madhore, mund tė quhet me tė drejtė, De Rada i arvanitasve tė
    Greqis.

    `'Lidhja e Arvanitasve tė Greqise'' me nė krye Aristidhin dhe
    pasuesin e tij Jorgo Miha dhe Jorgo Gjeru do tė ngrinte nė njė farė
    mėnyre lartė figurėn e arvanitit qė luftoi dhe krijoi shtetin e ri
    Grek.

    Lidhja do tė botonte revistėn `'Besa'' dhe broshura tė ndryshme pėr
    historinė shqiptare, nė vitin 1986, do tė bėhej koncerti i parė me
    kėngė dhe valle arvanitase.

    Kėnga arvanitase ka tėrhequr vėmėndjen e shumė studiuesve dhe
    muzikologėve grekė dhe tė huajve tė tjerė.

    Kėngėt arvanite i pėrkasin tekseve tė kėngėve dhe poezisė tė
    lirikave tė vjetra arvanitase. Kėngė pėr lirinė, dashurinė dhe tė
    tipit kaēak, pra tė njeriut tė lirė prej njė shpirti tė pathyeshėm
    dhe tė ndjenjės popullore. Kėngėt arbėrore janė ruajtur me fanatizėm
    nga populli arvanit deri mė sot dhe kėndohen shpesh nėpėr dasma.

    Mėnyra se si ėshtė ruajtur kėnga arvanitase ėshtė interesante pėr
    faktin se gjuha arvanitase ose shqipe nuk shkruhej mė parė, nuk e
    lanė tė tjerėt qė tė shkruhej!

    Kėshtu populli arvanit zgjodhi rrugėn e tė kėnduarit pėr tė ruajtur
    gjuhėn e tij arvanitase. Mėnyrė tjetėr nuk kishte, kur osmanėt turq
    tė pritnin kokėn po tė flisje shqip, ndėrsa injorantėt priftėrinjė
    tė helmonin edhe me bukė po tė dėgjonin tė kuvendoje nė gjuhėn e
    mėmės shqipe.

    Njė dėshmi qė kemi nga P.Joti qė shkruajti `'Historinė e Shtatė
    Ishujve'' tė vitit 1866, na vėrteton se Suljotėt qė ishin nė Korfuz.
    Kur pastronin armėt e tyre, ata kėndonin kėngėt arvanitase tė
    heronjėve tė tyre.

    Nė kėngėt arvanitase tė Suljotėve nuk kishte asnjė fjalė greke.

    Dy kėngė qė kėndoheshin nga arvanitėt Suljot, gjenden nė librin me
    titull `'Bleta Shqipni'' me autor Thimo Mitku botuar nė vitin 1878
    nė Aleksandri.

    Nė vitin 1891, gjermani Arthur Milchkofer nė veprėn e tij me
    titull `'Attika und seine Heutigen'' ndėr tė tjera shkruan.

    `'Nga ē'di unė, kėngėt popullore greke, i janė pėrshtatur kėngėve tė
    vjetra arvanite tė dashurisė, lirisė dhe kaēake''.

    Shumė kėngė arvanite janė shkruajtur nė gjuhėn greke, kėshtu kanė
    humbur indentitetin e tyre tė vėrtet shqiptar.

    Kėto 15 vjetėt e fundit falė vullnetit dhe ambisjes tė studiuesit
    arvanitas Aristidh Kolia, Dhimitri Leka dhe kėngėtarit Thanasi
    Moraiti, u bė e mundur qė tė prodhohen dy CD me kėngėt arvanitase me
    titull `'Kėngėt Arvanitase'' dhe `'Trėndafilat e Shkėmbit'' qė kanė
    pėrmbledhjen e disa kėngėve arbėreshe tė Italis sė jugut dhe tė
    arvanitasve tė Greqis. Kėto dy CD janė tė vetmit qė janė prodhuar nė
    historinė mbarė shqiptare nė gjuhėn tonė arbėreshe.

    Orkestra qė shoqėron Thanasi Moraitin mbėshtetet tek instrumentet e
    traditės sė lashtė arbėreshe, qė krijon njė botė interesante dhe tė
    kėndeshme muzikale. Veglat kryesore qė pėrdorin muzikantėt arvanitas
    janė, pipėza, daullja, fyelli, zilja, lahuta, mandolina etj.

    Vitet kalojnė, gjuha shqipe qė flasin arvanitasit e Greqis,
    traditat, zakonet dhe doket e bukura shqiptare po harrohen dhe
    humbasin.

    Ndoshta, brezi i fundit qė flet gjuhėn dhe ruan karakteristikat e
    arvanitasve sa vjen e zhduket. Ėshtė, pra, pėrgjegjėsi e madhe qė
    institucionet kulturore mbarė shqiptare, tė ruajnė dhe tė
    regjistrojnė tė dhėnat kulturore tė arbėreshėve kudo qė ndodhen ata
    sot larg zemrės tė mėmės Shqipni.

    Nė mėnyrė qė brezat qė vijnė tė njohin qytetrimin e gjerė dhe
    kontributin e racės shqiptare pėr formimin dhe zhvillimin e shteteve
    tė popujve tė tjerė ku raca shqiptare jetonte dhe jeton bashkė me ta.

    Tė gjithė, dashamirė dhe dashakėqinjė, duhet ta kuptojnė se asnjė e
    keqe nuk vjen ndokujt nga vetėnjohja dhe krenaria e ligjėshme pėr
    ruajtjen e vlerave tradicionale tė kulturės dhe gjuhės shqipe tė
    arvanitėve.

    Shteti grek duhet tė kujdeset mė shumė pėr ruajtjen e gjuhės dhe
    kulturės tė arvanitėve nė Greqi, sepse pa ruajtjen e elementit
    arvanitas, Greqia nuk mundė tė ketė histori tė re. Arvanitasit nė
    Greqi janė njė bazė e fortė dhe e patundėme qė tregon pėr lidhjen e
    ngushtė qė ka ekzistuar, ekziston dhe duhet tė ekzistojė midis
    Greqisė dhe Shqipėrisė. Ata janė njė tregues i vlerave tė larta dhe
    tė pastėrta qė ka shqiptari tė ruajtur me fanatizėm ndėrshekuj.

    Shqipėtarėt dhe grekėt i lidhin shumė gjėra tė pėrbashkėta, traditat
    dhe zakonet, i ndėrlidhin ngushtė dy popujt mė tė lashtė tė europės,
    prandaj sot nuk duhet tė mendojmė se si mundė tė ngremė pengesa dhe
    kurthe njeri-tjetrit, por se si mund tė ndihmojmė njeri-tjetrin pėr
    kapėrcimin e vėshtirėsive qė sjellin vitet.



    Pėr kėtė studim janė shfrytėzuar revista `'Besa'' dhe arkivi i
    shoqatės `' Lidhja e Arvanitasve te Greqis''. Revista `'Arvanon''
    dhe librat `'Arvanitasit dhe preardhja e grekėve'', `'Gjuha e
    Zotit'' tė autorit Aristidh Kolia. Librat `'Fjalori dy gjuhėsh i
    Marko Boēarit'' dhe `'Arvaniti dhe arvanitica e ishullit tė Andros''
    tė autorit Tito Johala.

    Libri `'Enigma'' i autorit francez Robert D'Angly.
    Libri `'Shqiptarėt'' tė autorit Edwin E. Jacquen.
    Libri `'Arvanitėt'' i autorit Irakli Koēollari. Libri `'Revolucioni
    grek 1821 dhe kontributi shqiptar'' i autorit Koli Xoxi.

    Biblioteka dhe revista greko-italiane-shqiptare `'Lidhja'' e uratit
    arbėresh Antonio Bellushi. `' Problemi i ndėrgjegjies se
    arvanatisve'' i Tolkė Xhillari.



    Botuar me e gjere ne Revisten Ekskluzive 01-02 dhe eshte mbajtur
    ligjerate ne Universitetin e Tetoves ne prill o2. Eshte dhurate pėr
    Shqiperia.com, nga vete autori i studimit AR
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap njė porosi,
    Kėmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithė vaji i fėmisė, Ēonu tė gjithė nė shėrbim Shqiperis”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anėtarėsuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    ArvanitĖt Dhe Vlerat E Tyre

    Nga Arben Llalla



    ARVANITĖT DHE VLERAT E TYRE

    Njė pėrmbledhje e shkurtėr mbi historinė dhe kontributin shqiptar nė
    krijimin dhe ecurinė e shtetit tė RI Grek.

    Gjuha jonė vetėm thuhet
    nuk e lanė qė tė shkruhet
    Bėmė kėngė kėshillat e urta
    qė tė mos harrohet gjuha

    Popullsia shqiptare qė jeton sot nė shtetin e ri Grek, ndahet nė dy
    grupe, ata qė quhen arvanitas, dhe ata qė quhen shqipėtar, qė grekėt
    i quajnė alvani dhe kanė ardhur nė Greqi pas pushtimit osmano turk.
    Tė pakėt janė njerėzit tė cilėt dinė historinė e vėrtetė tė
    arvanitėve dhe zonat nė Greqi, qė banohej dhe banohet nga popullata
    qė flasin gjuhėn arbėrore ose shqipe.
    Nė kėtė studim do tė pėrmendim disa nga figurat mė tė shquara tė
    revolucionit grek tė 1821 qė ishin shqiptar, disa kryeministra tė
    Greqisė qė kishin gjak shqiptari dhe shumė figura tė njohura tė
    kulturės greke qė ishin arvanitas.
    Janė zbuluar se nė Greqi gjėnden mbi 600 katunde qė flasin nė vatėr
    gjuhėn shqipe ose arvanitika, ku ndahen nė dy grupe. Ata qė quhen
    arvanitas dhe janė vendas qė njihen qė nė kohėn antik edhe janė
    rreth 450 katunde, dhe shqiptarėt qė grekėt i thėrrasin allvani qė
    kanė ardhur nė Greqi mbas pushtimit osmano-turk, dhe janė mbi 150
    fshatra.
    Kryesisht katundet qė janė banuar dhe banohen nga elementi qė flet
    nė vatėr gjuhėn shqipe ndodhen nė zonėn e Epirit, nė Thrakė, nė
    ishujt Korfuzi, Speca, Hidra, Psaron, Andron, Poleponezi(Morea) etj.
    Studiues qė janė marrė me zbulimine katundeve qė flitet gjuha shqipe
    janė arvanitas Aristidh Kola, arbėreshi urat Antonio Bellushi, Jorgo
    Miha, Jorgo Maruga, Athanasio Cigo etj.
    Po nė Greqi kur erdhen arvanitėt siē i quajnė elenasit?
    Kush ėshtė vendi amė?
    Kėto janė pyetje qė torturon zemrėn dhe mėndjen e ēdo arvanitasi tė
    Greqisė.
    Arvanitasit e Greqis sipas disa studimeve tė huaja dhe shqiptare
    janė njohur nė Greqi rreth shekullit 4-7. Por i kėtij mendimi nuk
    janė dhe shumė historianė apo studiues tė ndryshėm. Tė cilėt
    mendojnė se rrėnjėt shqiptare nė Greqi janė mė tė herėshme, qė nė
    kohėn antike.
    Pėr kėtė vėrtetim ekzistojnė shumė dokumenta historike, kėngėt,
    emrat e perėndive tė Olimbit, emrat e qyteteve tė lashta tė Greqis,
    qė shpjegohen vetėm nė gjuhėn shqipe ose arvanitase.
    Emri arvanitas rrjedh nga fjala Arbana, dhe fjala Arbana rrjedh nga
    fjala ar+ban=arbėrės, njeri qė punon tokėn.
    Shqiptarėt parahistorik quheshin nga njerėzit e letėrsisė dhe
    diturisė Ilir dhe mė vonė Alban.
    Kurse kėta Ilirė, dhe Alban, vetquhen pellazgjė, arvanitas, dhe
    shqiptarė dhe atdheun e tyre Pellazgjia, Arbana, Shqipni, dhe kurrė
    nuk e kanė quajtur atdheun e tyre Iliri dhe Albani. Pėr herė tė parė
    u quajtėn Albani nga gjeografi i lashtė Klaud Ptolemeu 90-160 pas
    krishtit, territori midis Durrėsit dhe Dibrės, dhe kjo popullsi u
    quajt albanian.
    Bota perėndimore vazhdoi tė pėrdorte emėrtimin ALBANIA, gjatė
    perjudhės 150 vjeēare tė kryqėzatave(1096-1208), ku Durrėsi u bė
    porti kryesor dhe rruga Egnatia, u bė shtegu kryesor pėrmes Shqipnis
    Qendrore, qė tė nxirrte nė Kostandinopojė(Stamboll) dhe mė tutje nė
    Lindje.
    Nė fillim tė shekullit 12, normanėt, nė kėngėn e Rolandit nė gjuhėn
    frėnge, e quanin krahinėn nga Durrėsi nė Vlorė ALBANA.
    Por atėhere pse arvanitasit nuk e quajnė veten e tyre shqiptar ose
    alban, por vetquhen arvanitas...!?
    Emri shqipėtar njihet rreth vitit 1400 pas krishtit, dhe kėshtu
    arvanitasit e Greqis, dhe Azisė sė Vogėl, gjithmon janė quajtur
    arvanitas, dhe arnaut. Dhe tė gjithė ata arbėreshė qė u larguan mbas
    vdekjes sė Skėnderbeut, e quajnė veten shqiptar.
    Ndoshta emėrtimi arvanitas duhet tė jetė mė i vjetėr se emri Ilir,
    dhe ėshtė vėrtetuar se ėshtė mė i vjetėr se emri Alban. Sepse po tė
    shohim qytetet e vjetra pellazgjike ato janė ndėrtuar pranė
    lumenjėve, duke qenė afėr tokave pjellore, pra arbėrės. Tė gjithė
    qytetet e Shqipėrisė vėrejmė qė janė tė ndertuara pranė lumenjėve.
    Nė gjuhėn greke arbanėt quhen arvanitas, sepse grekėr B e lexojnė V,
    pra njeri i atdheut Arbana. Turqit arvanitasit e Azisė sė Vogėl i
    quajnė arnaut qė rrjedh nga fjala arnavut dhe fjala arnavut rrjedh
    nga fjala arvanit. Kurse arvanitasit kristian otodoks tė Stambollit
    (Kostandinopojės) dhe tė Egjyptit i quajnė `'romei'' ose `'greēi''.
    Megjithėse ndryshimet ndėrmjet arvanitasve tė Greqis, arbėreshėve tė
    Italis, Zarės, Ukrainės, Korsikės dhe arbėrve tė Prishtinės,
    Tiranės, Ulqinit, Tetovės, nė mėnyrėn e tė menduarit, tė shprehurit
    dhe tė ndjenjave, ne jemi vllezėr tė njė gjaku, tė njė gjuhe, tė
    kombit tė sotėm shqiptar. Qė kemi rruajtur tė gjalla pas kaq shumė
    shekuj lufte dhe vėshtirėsish, traditat tona tė vjetra shqiptare.
    Duke mbajtur tė gjalla lidhjet shpirtėrore ndėrmjet njėri-tjetrit
    dhe zemrės Arbėri.
    Studime nė drejtim tė arvanitasve tė Greqis janė shumė tė pakta,
    pėrveē disa studiuesėve seriozė tė Prishtinės dhe pak tė Tiranės,
    pėr tė mos thėnė aspak. Akademikėt shqiptar nuk janė marrė shumė me
    arvanitėt, kėshtu sot na mungojnė shumė materjale me vlera tė mėdha
    historike pėr kombin shqiptar.
    Arvanitėt e Greqis nuk janė ardhės, nuk janė as minoritet. Ata ishin
    dhe janė akoma nė Greqi. Valė tė tjera tė mėdha tė arbanėve nė
    drejtim tė Greqis ka patur nė shekullin e 4-7 dhe 14, qė njohim ne
    nga disa historian, nuk janė veē tjetėr, shpėrnguljen e disa
    principatave arbanėve tė veriut nė drejtim tė jugut pėr arsyje tė
    pushtimeve tė tokave tė tyre nė veri tė Arbanisė nga pushtuesit
    sllavė dhe mė vonė nga osmanėt turq.

    Arbanėt ose arvanitasit qė lanė tokat e tyre nė veri tė Arbėris si
    nė, Slloveni, Kroaci e deri nė fushė Kosovė. Kur zbritėn nė
    drejtimtė Greqis sė sotme, nuk u pritėn me luftė nga popullsia e
    atjeshme. Gjė qė tregon se ata zbritėn nga veriu nė jug tek
    vėllezėrit e tyre tė atjeshėm arbanit(arvanit), qė jetonin nė trojet
    e tyre mijravjeēarė.
    Me emėrtimin arvanitas kuptojmė, vendas nė Greqi, qė janė pjesė e
    trungut tė gjakut tė shprishė shqiptar.
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap njė porosi,
    Kėmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithė vaji i fėmisė, Ēonu tė gjithė nė shėrbim Shqiperis”

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Windows XP nė gjuhėn shqipe!
    Nga edspace nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 24-07-2008, 20:27
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Baza dialektore e gjuhės standarde
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  5. A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 11:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •