Nga fjalimi i Kryepeshkopit Pavle me 6 tetor 1992, kur arriti ne SHBA:
Per plot 3 dekada si peshkop i Ras-Prizren ne provincen e Kosoves, shkova me kembe ne shume shtepi te serbve dhe shqiptare qe tu flas personalisht atyre per paqe. Fale fatkeqesise qe ka rene mbi popujt e ish federates Jugosllave, mua me duhet qe perseri te udhetoj prej fshatrave te atdheut tim te shkaterruar nga luftrat mu ne qender te Beogradit ne proteste te luftrave dhe ne kerkim te paqes. Dhe tani kam ardhur ne Amerike qe te bej nje apel qe ti jepet fund vuajtjeve, per ti dhene fund kesaj lufte te kote.
Sic e dini, me 27 Maj, Asambleja e Shenjte e Peshkopeve te Kishes Orthodhokse Serbe, te cilen une e kryesoj, denoncoi shume ashper nacionalizmin e ngritur mbi urrejtje qe ekziston ne te gjitha anet. I beme thirrje presidentit Miloshevic qe te japi doreheqjen, mbeshtetem bojkotin e zgjedhjeve te partive opozitare, dhe u kerkuam atyre me force sic po ju kerkoj ju ketu qe nje qeveri e unitetit dhe shpetimit kombetar te krijohet e cila do te gezoje mbeshtetjen e gjithe popullit.
Erdha ketu pasi takova Kardinalin Franjo Kuharic, Kryepeshkopin e Zagrebit te Kishes Katolike Romane me 23 shtator. Se bashku, i beme apel dhe kerkuam, duke u bazuar ne pozicionin tone shpirteror dhe pergjegjesine morale, per ti dhene fund dhunes. Denoncuam spastrimin etnik dhe shkaterrimin bllasfemik te objekteve te kultit, Kristiane apo Muslimane....
Ju apeloj ju, sic i apelova edhe Kardinalit Kuharic dhe liderit Islamik Reis-ul-ulimi Jakov, qe cdo pale duhet ta takoje palen tjeter, te pranojne vuajtjet e njeri-tjetrit, dhe te kerkojne paqe vetem duke negociuar. Ju apeloj ju, qe ti luteni Zotit per paqe ne vendin tone, dhe te ndricoje zemrat dhe mendjet e te gjithe atyre njerezve ne duart e te cileve eshte fati i popullit tim.
Shkeputur nga nje leter e Kryepeshkopit Pavle per liderin Islamik reis-ul-ulemi Jakov Selimovski:
Shkelqesia juaj,
E mora letren tuaj te dates 1 qershor ne te cilen me njoftoje mbi fatkeqesite e besimtareve te komunitetit Islamik qe kur shpertheu kjo lufte e cmendur ne Bosnie dhe Hercegovine. Ju zini ne goje numrin e mijra muslimaneve te vrare, kryesisht qytetare te paarmatosur, gra, femije dhe pleq. Ju gjithashtu zini ne goje edhe ata qe jane internuar ne kampe ne afersi te Sarajevos, Bratunac, Bosanska Krupa, Zvornik dhe vende te tjera. Ju shkruani se "e gjithe kjo u ndodhi ketyre njerezve pasi kane nje kulture ndryshe, sepse ndjekin fene Islamike dhe kane deshire te jetojne te lire si gjithe popujt."
Eshte e kuptueshme qe ju, duke udhehequr nje komunitet Islamik shikoni dhe ndjeni vuajtjet e komunitetit tuaj, ashtu si une gjithashtu, shikoj dhe ndjej vuajtjet e besimtareve Orthodhokse, sepse me drejtohen mua si Ati i tyre shpirteror. Por ne se bashku duhet te shohim anen tjeter, qe Orthodhokset dhe Katoliket po vuajne te njejtat fatkeqesi. Sa prej tyre jane ne kampe perqendrimi, sa jane te plagosur, sa jane vrare, vetem sepse i perkasin nje kombi tjeter, dhe nje feje tjeter, dhe duan te jetojne te lire si gjithe popujt e tjere? Dhe keshtu ata vuajne nga duart e njerezve te izoluar, fanatike e kriminele, sjellja e te cileve tregon se nuk kane aspak besim ne fene qe ata pretendojne se i perkasin.
Sa here u jam lutur, kam folur dhe jam lutur ne media, qe paqja duhet te arrihet; qe te leme menjane vrasjet dhe djallezite, qe te sillemi si njerez sic edhe jemi, dhe te sillemi si njerez me besim ne Zotin e drejtesise, e verteta dhe paqja qe na therret per drejtesi dhe paqe, por asnjeri nuk ia ve veshin thirrjes se Tij.
Krijoni Kontakt