Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: Leter nenes

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Leter nenes

    E dashur nene.
    Vetvetet i kaluan te shtate rrathet e frikes,dhe tani kane qendruar perpara rrethit te mendimeve te vdekura. Nese e kalojne edhe kete te fundit do te me duhet te filloj te flas ne te shkuaren. Ditet e mia ketu vuajne nga rreomatizma, dhe kane nje kolle te keqe qe me ka vene ne merak. Une u jap caj te nxehte dhe u vesh papuce leshi por ato sreshtin su dridhuri. Jane dobesuar aq shume sa iu eshte puthitur barku pas kurrizit.
    Rreth meje po ndoth nje maraton pa fund braktisjesh. Gjithcka vrapon, iken largohet nga une, duke perfshire ketu edhe vetvetet, e keshtu rritet siperfaqa e pellgut te vetmise sime.
    Po ti mos u bej merak moj nene.
    Me syte si ke qenen nene???
    A qendron mbas dritares e shikon porten si gjithmone duke pritur kthimet e mia mbremjeve???
    Une nuk shikoj si me pare. Me vishen syte, ndersa ngjyrat........
    Ngjyrat, edhe ato me braktisen moj nene.
    Fotografite tuaja tani i shoh vetem bardhe e zi. Sa te rinj qe dukeni ne fotografi.
    Dukeni te vegjel, te brishte, sikur dridheni ne frymamrrje, e mjegulloheni mbas formave te ngurtesuara, duke qene aty ku nuk mund te jeni.
    Po cthem edhe une???
    Nuk kam cte them. Ka kohe qe perdor ca fjale te grisura, te andruara nga mbiperdorja, te vetmet qe me kane mbetur jo nga deshira per te me bere shoqeri se nga pafuqia per tju vjedhur edhe ato gjuhes sime. Se fjalet......
    Edhe fjalet po me lene lamtumiren. Tani qe po te shkruaj ato jane duke u larguar, dhe ashtu rrufeshem me perplasen neper kembe. Eshte nje rrembese fjalesh qe duan te me hedhin poshte, por une jam i forte, jam i forte nene. Fjalet me godasin ne gjoks , ne fytyre, nga te munden, po une perpiqen tu bej balle. Nuk arrij te shohe sec ngjyre kane, se ngjyrat me braktisen qe me pare, por aromat ua ndiej ama. Disa prej tyre jane te verteta e disa prej tyre genjeshtare, por qe te gjitha vijne ere. Nuk kane qellime te mira moj nene, prandaj edhe kundermojne. Fjalet kane qellime se paku , kurse une skam asgje.....
    Skam as gjume, sonte.
    Skam deshire te hesht, skam deshire te degjoj, kam mall.
    Kam mall per angullimen e portes, qe qau kur une per te fundit here e terhoqa mbas vetes bashke me ikjen time, e me shikimin tend te mjegullt te ngarkuar mbi shpine.
    E sigurova mallin tim per ju ne nje agjensi sigurimesh. Nese dikush do te ma vjedhe ata do te jene te detyruar te me paguajne, e une do te kem mundesi te blej nje tjeter mall. Eshte pune me mend apo jo nene ???
    Keshtu qe do te mund tju dua pergjithmone. Mendoj se nuk eshte gje e zgjuar te ecesh rruges se qytetit me mallin qe ke per te dashurit e tu. Gjithcka mund te ndodhi. Ja psh dikush, nje i panjohur me sy te bukur, a me fjale te holla, a ndoshta edhe ndonje kusar mund te te kercej me nje thike ne fyt dhe te te vjedhin mallin qe ti ke per te afermit. E cdo te besh pastaj pa mall?
    Ske c'ben.
    Pa mall do te tkurrem brenda diteve te mia, e do te gozhdohem mbi te shkuaren, duke ushqyer brenda vetes fetusin e nje kthimi i destinuar te vdese akoma pa ardhur ne jete. Do te vdese brenda barkut te deshires, sepse une do e vras me nje justifikim, me nje pamundesi.
    Jemi qeni egoitse nene.
    Tani po shkoj te shoh ditet moj nene. Shpresoj se do tu kaloj pleviti qe kane marre. Po kolliten.
    Kolliten dhe pastaj flene.
    Vetvetet tani jane shume prane me rrethin e mendimeve te vdekura.
    Nese e kalojne do te me duhet te te shkruaj ne te shkuaren.
    Naten e mire nene.
    __________________
    Armiku im jam une!!!

  2. #2
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Ti sikur ngopesh sa herė qe mė gėrvisht muret e mushkėrive. e mua sikur me deh kur gishtat ngjyen ne dhimbjen time e pastaj i lepin deri ne rrėzė. Pa hyre ne territore e pshurrje vertikale, perpara kesaj i kaloj te gjitha caqet e modestise. Behem llupėse, e kupton? Asnje kaē femijes tjeter qe pret me goje hapur.

    Topi eshte i imi. Penallti nuk do te kete!

  3. #3
    e largeta Maska e shpirti_i_bukur
    Anėtarėsuar
    26-07-2004
    Vendndodhja
    franc
    Postime
    59
    Bukur Niti . Me pelqeu kjo proze e shkruar per nenen. Vetem vazhdo , je shume i..............

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •