Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 54
  1. #1
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    Iraku u sulmua per mbrojtjen e Israelit

    Iraku nėn udhėheqjen e Saddam Husseinit nuk paraqiste rrezik pėr SHBA-tė por pėr Izraelin, qė ėshtė njė shkak qė Washingtoni sulmoi shtetin arab, thuhet nė njė fjalim tė bėrė nga njė anėtar i njė grupi tė kundėrzbulimit tė shkallės sė lartė tė Shtėpisė sė Bardhė

    Inter Press Service (IPS) zbuloi kėto thekse nga Philip Zelikow, qė tani ėshtė drejtor ekzekutiv i grupit qė ėshtė themeluar pėr tė hulumtuar sulmet e 11 shtatorit 2001 nė SHBA – komisionit tė 11 shtatorit – nė tė cilėn ai thotė se motivi kryesor pėr invazionin para njė viti ishte tė eliminohet rreziku pėr Izraelin, aleatin kryesor amerikan nė Lindjen e Mesme.

    Deklarimi i Zelikowit se invazioni nė Irak ėshtė lansuar pėr tė mbrojtur Izraelin duket kundėrshtim i pozicionit publik tė presidentit amerikan George Bush dhe administratės sė tij, qė asnjėherė nuk ka bėrė ndonjė lidhje ndėrmjet luftės kundėr regjimit tė Saddam Husseinit dhe brengėn pėr sigurinė izraelite.

    Administrata nė vend tė kėsaj ka insistuar se ka lansuar luftėn pėr tė ēliruar popullin irakian, pėr tė shkatėrruar armėt irakiane pėr shkatėrrim masiv dhe pėr tė mbrojtur SHBA-tė.

    Zelikow ka bėrė deklaratėn e tij rreth “kėrcėnimit tė papėrmendur” gjatė pozitės sė tij nė grupin e mirėinformuar dhe tė mirė-lidhur tė njohur si Bordi i Kėshilltarėve tė Presidentit pėr Kundėrzbulim tė Jashtėm (PFIAB) qė drejt pėr sė drejti i raporton presidentit.

    Ai i shėrbeu bordit ndėrmjet viteve 2001-2003.

    “Pse Iraku do ta sulmonte Amerikėn ose do tė pėrdorte armatim bėrthamor kundėr neve? Do t’ju tregoj se mendoj qė kėrcėnimi i vėrtetė (ėshtė) dhe qė ishte prej vitit 1990 – ėshtė rreziku ndaj Izraelit”, ka thėnė Zelikow para publikut nė Universitetin Virginia mė 10 shtator 2002, duke folur nė njė panel tė ekspertėve tė politikės sė jashtme, ku trajtohej ndikimi i 11 shtatorit nė luftėn e ardhshme kundėr organizatės Al-Qaeda.

    “Dhe ky ishte kėrcėnimi qė nuk guxoi ta thotė emrin, pėr shkak se evropianėt nuk brengoseshin thellė pėr atė kėrcėnim, ju them sinqerisht. Dhe Qeveria Amerikane nuk dėshironte tė mbėshtetet retorikisht nė tė, pėr shkak se nuk ėshtė njė shitje e famshme”, ka thėnė Zelikow.

    Kėto informata janė tė parat qė paraqiten nga njė burim shumė i afėrt me Administratėn e Bushit, duke pranuar se lufta, qė deri tani ka shkaktuar vdekjen e rreth 600 ushtarėve amerikanė dhe mijėrave irakianė, ka qenė e motivuar nga dėshira e Washingtonit pėr tė mbrojtur shtetin hebre.

    Administrata, qė ėshtė e rrethuar nga pro-izraelitė, neokonservativė, aktualisht ėshtė duke luftuar nė njė fushatė pėr tė refuzuar akuzat se ajo ka kthyer “luftėn kundėr terrorizmit” tė cilėn e lansoi pas 11 shtatorit, duke u ndalur nė Irak, qė del se nuk ka paraqitur asnjė kėrcėnim tė drejtė pėr drejtė kudnėr SHBA-ve.

    Izraeli ėshtė aleati mė i madh amerikan nė Lindjen e Mesme dhe ai pranon ndihmė vjetore tė drejt pėr drejtė prej 3-4 miliardė dollarėve amerikanė.

    Edhe pse 16 anėtarėt nė PFIAB vijnė nga jashtė Qeverisė Amerikane, ata gėzojnė besimin e presidentit dhe kanė qasje nė tė gjitha informatat qė kanė tė bėjnė me kundėrzbulimin e jashtėm, qė ėshtė e nevojshme pėr ta luajtur rolin e tyre vital tė kėshilltarėve,

    E njohur nė qarqet e kundėrzbulimit si “Piffy-ab”, bordi vlerėson agjencitė vendase tė kundėrzbulimit dhe kontrollon gabimet qė i bėjnė.

    Tė caktuarit e papaguar nė bord kanė nevojė pėr njė pastėrti sigurie e njohur si “code word” (fjala kod) qė ėshtė mė e lartė se “top secret” (top sekret).

    Kėshilltari pėr siguri nacionale i presidentit tė parė George Bush (1989-1993) Brent Scowcroft, aktualisht udhėheq me bordin nė punėn e tij qė vėzhgon njė numėr tė grupeve kundėrzbuluese, duke pėrfshirė edhe agjencinė CIA, grupe tė ndryshme tė kundėrzbulimit ushtarak dhe Zyren Kombėtare pėr Hulumtim nė Pentagon.

    As Scowcroft, e as Zelikow nuk janė pėrgjigjur nė thirrjet telefonike dhe nė e-mail porositė nga IPS pėr kėtė raport.

    Zelikow ka lidhje tė vjetra me Administratėn e Bushit. Para caktimit tė tij nė PFIAB nė tetor tė vitit 2001, ai ishte pjesė e ekipt presidencial pėr tranzicion nė janar tė vitit 2001.

    Nė atė kapacitet, Zelikow formuloi njė memorandum pėr kėshilltaren pėr Siguri Nacionale Condoleezza Rice pėr ri-organizimin dhe ri-strukturimin e Kėshillit pėr Siguri Nacionale.

    Richard A. Clarke, qė ishte koordinator kundėr-terrorizmi pėr paraardhėsin e Bushit, presidentin Bill Clinton (1993-2001) qė poashtu ka punuar edhe pėr Bushin e parė, paradokohe ka akuzuar administratėn aktuale pėr mosmarrjen parasysh tė paralajmėrimeve terroriste, ka thėnė Zelikow qė ishte njė nga ata qė kanė paralajmėruar pėr njė rrezik urgjent nga Al-Qaeda nė dhjetor tė vitit 2000.

    Vetė Rice ka shėrbyer nė Kėshillin pėr Siguri Nacionale gajtė administratės sė Bushit tė parė, dhe vazhdimisht iu ka bashkangjitur Zelikoqit rreth pėrpilimit tė librit tė botuar nė vitin 1995 rreth ribashkimit tė Gjermanive.

    Zelikov ka pasur lidhje edhe me njė zyrtar tjetėr tė lartė tė Administratės sė Bushit – Robert Zoellick, pėrfaqėsues aktual i tregtisė. Kėta tė dy kanė shkruar tri libra sė bashku, duke pėrfshirė edhe atė nė vitin 1998 rreth SHBA-ve dhe “Muslim Middle East” (Lindja e Mesme muslimane)

    Pėrveē pozitės nė komisionin e 11 shtatorit, Zelikow tani ėshtė poashtu edhe drejtor i Qendrės Miller pėr Marrėdhėnie Publike dhe profesor i historisė nė Universitetin Virginia.

    Lidhjet e ngushta me administratėn shkaktuan akuza tė konfiktit tė interesit nė vitin 2002 nga familjet e viktimave tė sulmeve tė 11 shtatorit, tė cilėt protestonin caktimin e tij pėr pozitė nė grupin hulumtues.

    Nė fjalimin e tij, Zelikow, i cili fuqishėm ka mbėshtetur sulmin kundėr diktatorit irakian, ka sqaruar edhe kėrcėnimin ndaj Izraelit duke argumentuar se Baghdadi gjatė viteve 1990-1991 ishte duke pėrgatur sasi tė mėdha tė “pasurisė” pėr tė lidhur “komunikacionet kundėr pulsit elektromagnetik”, njė efekt anėsor i shpėrthimit bėrthamor qė do tė mund tė shkatėrronte komunikimet nėpėrmjet radios, ato elektronike dhe elektrike.

    Ajo ishte “njė shpenzim jashtėzakonisht absurd, pėrderisa nuk planifikohet kėmbim bėrthamor – ata (zyrtarėt irakianė) nuk ishin duke pėrgatitur kėmbim bėrthamor me ne. Ato ishin pėrgatitje pėr kėmbim bėrthamor me Izraelin”, ka thėnė Zelikow.

    Ai poashtu ka sugjeruar se rreziku i rėnies sė armatimit biologjik nė duart e lėvizjes kudėr-izraelite Hamas, do tė kėrcėnonte Izraelin e jo SHBA-tė, dhe ato armė ndoshta kanė mundur tė zhvillohen deri nė pikėn qė ato do ta largonin Washingtonin nga sulmimi i Hamasit.

    “Luani kėto skenare”, ka thėnė ai para audiencės, “dhe do t’ju tregoj, njerėzit kanė menduar pėr atė, por vetėm nuk janė duke folur pėr tė shumė”.

    “Mos i shikoni lidhjet ndėrmjet Irakut dhe Al-Qaedas, parashtroni pyetjen, ‘a ėshtė Iraku i lidhur me Hamasin dhe Xhihadin Islamik Palestinez dhe me njerėzit qė janė duke i kryer sulmet vetėvrasėse nė Izrael?’ Pyetje e lehtė pėr t’ju pėrgjigjur; dėshmitė janė tė shumta”.

    Deri tani, mundėsia qė SHBA tė sulmojė Irakun pėr tė mbrojtur Izraelin ka qenė shumė pak e pėrmendur nga disa intelektualė dhe shkrimtarė, me vetėm disa pohime nga burimet e afėrta me administratėn.

    Analistėt qė i vėzhguan deklarimet e Zelikowit kanė thėnė se ato janė dėshmi konkrete pėr njė faktor nė racionalen e fillimit tė luftės, qė ėshtė mbajtur nė heshtje.

    “Ne qė kemi folur pėr tė, nė njėfar mėnyre nė i referoheshim mbrojtjes sė Izraelit si komponentė”, ka thėnė Phyllis Bennis nga Instituti pėr Studime Politike me seli nė Washington. “Por kjo ėshtė njė pjesė shumė e mirė e dėshmisė pėr tė”.

    Tė tjerėt thonė se administrata duhet tė akuzohet (fajėsohet) pėr mos bėrjen publikė tė qėllimeve tė vėrteta tė saja dhe motiveve tė vėrteta tė invazionit nė Irak.

    “Ata (administrata) vendosėn tė sulmojnė Irakun, dhe pastaj filluan tė kėrkojnė njė politikė pėr ta arsyetuar atė. Ajo ishte njė vendim nė kėrkim tė politikės dhe pėr shkak tė mėnyrės nėpėr tė cilėn kaluan, njerėzit janė duke u pėrpjekur tė lexojnė diēka nė tė”, ka thėnė Nathan Brown, profesor i shkencave politike nė Universitetin George Washington dhe ekspert pėr Lindjen e Mesme.

    Mirėpo ai nuk i dha rėndėsi lidhjes izraelite. “Sa i pėrket sigurimit tė Izraelit, pėr mua nuk ka kuptim, pėr shkak se izraelitėt ndoshta janė mė tė brengosur pėr Iranin se sa ishin pėr Irakun nė aspektin e kėrcėnimit strategjik afatgjatė”, ka thėnė ai. Mirėpo, Brown ka thėnė se fjalėt e Zelikowit kishin peshė.

    “Pa dyshim pozita e tij do t’i lejonte tė flet me njė ekspertizė mė tė madhe rreth mendimit tė Administratės sė Bushit, por nuk habitem qė ai ėshtė pak mė autoritativ se Wolfowitzi, ose Rice, Powell, ose kushdo tjetėr. Tė gjithė ata nė njėfar mėnyre ishin duke peshkuar pėr njė arsyetim tė vendimit qė tani mė ishte bėrė”, ka thėnė Brown.


    Emad Mekay – IPS News


    IPS News,
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-09-2004
    Postime
    253
    kjo arsye me duket me llogjikja (nafta dhe wmd jane te dores se dyte e te trete)
    kete material e kisha lexuar perpara ne anglisht dhe te pergezoj per perkthimin shume te sakte
    (shpresoj qe dhe te tjere ta kene lexuar)
    ....

  3. #3
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    A i beni llogarite sa ka shpenzuar Amerika per luften ne Irak? Mbi 1000 ushtare kane vdekur, mijra te tjere te plagosur, miliarda e milarda dollare. Amerika sakrifikoi lidhjet me vendet me te rendesishme evropiane per te nderhyre ne Irak. E ju thoni qe i gjithe ky mundim u be per Izraelin? Amerika ka lidhje te forta me Izraelin, por lufta u be per interesat Amerikane dhe jo ato Izraelite.

    Interesat Amerikane jane zhvillimi i lindjes se mesme qe te mos drejtohen nga qeverite ekstremiste fetare por nga demokracia dhe nje ekonomi kapitaliste. Interesat e Amerikes jane qe te ktheje lindjen e mesme ne Arabi Saudite ose Kuvajt, ku korporatat Amerikane te mund te bejne biznes lirshem sic bejne pothuajse ne gjithe boten. Interesat Amerikane jane qe te jete sa me afer puseve te naftes dhe te mos varet nga asnje vend tjeter. Interesat Amerikane jane qe ekonomia e Evropes se bashkuar te jete gjithnje nje hap mbrapa. Interesat Amerikane jane qe lindja e mesme te mos perkrahe ekstremistet qe sulmuan ne 11 shtator. Jane te gjitha keto arsye se bashku qe sollen luften kunder Irakut.

    Mbrojtja e Izraelit mund te jete arsyeja e fundit ne ate liste. Izraeli dhe Palestina bejne lufte fetare. Amerika ben lufte per fitime ekonomine.
    Edi

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Interesat Amerikane jane zhvillimi i lindjes se mesme qe te mos drejtohen nga qeverite ekstremiste fetare por nga demokracia dhe nje ekonomi kapitaliste.
    1. Amerika e pati mbeshtetur Sadam Hysejnin me pare. 2. Rregjimi ne Irak ne kohen e Sadamit nuk mund te quhet "qeveri ekstremiste fetare". Si e argumenton ti kete?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061
    Kryqėzata e tetė

    Tė dhėna mbi gjeopolitikėn dhe gjeostrategjinė nė lindjen e mesme pas luftės sė tretė tė gjirit.

    Angazhimi ushtarak 2003 i forcave tė SHBA dhe Britanisė sė Madhe nė luftėn e 3-tė Gjirit pėr tė rrėzuar regjimin Baath tė Sadam Husejnit ka shkaktuar nė mbare botėn shqetėsime politike nė lidhje me shkaqet e luftės dhe mėnyrėn e zhvillimit tė saj. Gjithashtu ka qenė shkak mė teper pėr destabilizimin e Lindjes sė Mesme sesa pėr zgjidhjen e problemeve tė shumta nė kėtė zonė. Para se gjithash dėrgimi i qėllimshėm misionar dhe fundamentalizmi shkaktuan njė shtim masiv tė dhunės dhe sollėn pikėpamje tė reja nė politikėn boterore tė periudhės pas luftės. Ky shpjegim i ri i cili tek ne mendohej qė nga rilindja si i tejkaluar, fetarisht i motivuar, intolerant dhe ushtarak i fundamentalizmit, po mbahet nga presidenti G.Bush dhe shtabi i tij nė njė kėndvėshtrim perėndimor-krishter. Poashtu dhe nga shtete si IRANI, Libia, palestinezėt dhe Al Kaida e Hamasi nė suazat e njė lufte tė shenjtė kundėr jobesimtarėve amerikan dhe atyre ēifut. Ky fenomen ka nevojė tė studiohet nga afėr pėr nga pikėpamja gjeopolitike-strategjike.

    Kryqėzatat e mesjetės

    Shtate kryqėzatat e mesjetes ishin tė ushtrive krishtere europiane nga Europa e mesme dhe perėndimore nė lindjen e afėrt dhe nė afrikėn veriore. Qėllim kishin tė ēlirojnė qytetet e shenjta krishtere nga jobesimtaret. Nė kundėrshtim tė plotė me arabėt tolerant tė cilėt kėrkonin vetėm njė taksė pėr person pėr pelegrinėt e krishter qė i vizitonin ato qytete, ushtarėt me preardhje fisnore turke dhe selxhuke i ndaluan plotėsisht ato dhe kėshtu u paralizua edhe tregtia nė Lindje. Muslimanėt "idhujtarė" dhe jehudėt "vrasės tė krishtit" ishin pėr 200 vjet me radhė armiku mė i madh i perėndimit edhe pse dytė ishin pjestarė tė feve monoteiste. Njėkohėsisht kalorėsit krishter pėrpiqeshin nė veri tė Spanjes e nė jug tė Francės tė debonin ushtrinė arabe nga gadishulli iberik. Tre kryqėzatat e para ishin tė sukseshme pėr europianet sepse u arrit marrja e Jeruzalemit dhe krijimi aty i njė mbreterie krishtere. Mbreti gjerman dhe dinastia e Habsburgeve e emėrtonin veten" Mbreti i Jeruzalemit" pėr tė arsyetuar keshtu tė drejtat krishtere mbi Palestinėn. Pėr shkak tė reliefit dhe vėshtirėsive nė furnizim u pushtuan vetėm brigjet palestineze, provincat bizantine nė Liban dhe nė Azine e vogėl dhe Tripoli, Edesa dhe Antiokia. Gjeopolitikisht ishin kėto kolonitė e para europiane dhe paraprirėsit ideologjik tė kolonializmit tė mėvonshėm nė kohėn e zbulimeve tė reja. Duke filluar nga e 4-ta deri tek e 7-ta, kryqėzatat karakterizohen me mosmarrveshje tė brendshme dhe sulme tė shumta. Kėshtu Kostandinopoja e atėhershme nė 1204 u pushtua dhe u shkatėrrua nga kalorėsit e kryqit. Qė atėhere ndarja mes kishės perėndimore latine dhe asaj lindore ortodokse ėshtė aktual. Me ēlirimin e fortesave tė kryqėtareve nė brigjet e Palestinės 1291 nga ana e muslimaneve pėrfunduan kryqėzatat. Por ato patėn pasoja tė mėdha. Per Evropen pozitive ishte kontakti kulturor meqė dituritė e vjetra tė arabeve i shėrbyen asaj si bazament pėr epoken e rilindjes.

    Efekt tjeter pozitiv ishte zgjerimi i pamjes gjeografike tė botės si dhe i diturive natyrore pėrfshirė edhe mjekėsinė, zhvillimi i tregtise sė largėt, artit, kulturės dhe kėrkimeve universale i kanė rrėnjėt tek kryqėzatat. Perkundrazi as arabėt e as turqit nuk u morėn me gjuhėn, kulturėn dhe organizimin ushtarak tė sulmuesve. Nė sytė e Lindjes kryqėtaret, pa marrė parasysh cilit konfesion i takonin, ishin tė paarsimuar, tė pakultivuar moralisht, dhe njė grup vrasėsish brutal.

    Ky opinion ishte i bazuar nė masakrėn e kryqėtareve ndaj pjesės mė tė madhe tė popullsisė arabe, jehude apo krishtere ortodokse nė pushtimin e Jeruzalemit nė 1099. U pre e u masakrua pa u marrė parasysh mosha e gjinia dhe qyteti u shkatėrrua totalisht. Ndėrsa kur u riēlirua Jeruzalemi nga muslimanėt nėn komandėn e Salaudin Ejubit ju u fal jeta tė gjithe tė krishterėve tė qytetit dhe nuk pati shkatėrrime masive.

    Shikuar nga pikėpamja ushtarake ishte takimi i parė direkt i dy ushtrive me kultura tė ndryshme. Pėr kalorėsit europian u hap njė shesh i ri luftimi. Ecjet ishin tė gjata, furnizimi ishte i vėshtirė, nėpėrmjet Italisė, dhe mungesat nė personė ishin tė mėdha. Kalorėsit e armatosur mirė ndihmoheshin dhe nga kėmbėsoria dhe teknikisht ishin mė mirė se sa armata muslimane. Por nė aspektin numerik rezervistėt muslimanė ishin mė tepėr. Fortifikatat e qyteteve tė mbrojtura mirė ishin vėshtirė tė merreshin nga ana e muslimaneve. Por ato e kishin pikėn e dobėt furnizimin me ujė dhe tė tjera. Si rezultat ato ranė njėra pas tjetrės nga tradhėtia, mendjemadhėsia dhe mungesa e unitetit nė rradhėt e ushtarakėve tė lartė. Asgjėsimi total i njė ushtrie kryqėtare nė shkretėtirėn e Sirisė, tek "Briret e hatimi" me 04. 07. 1187 u bė kthesa vendimtare e luftės. Bilanci total ishte asgjėsues. Me gjithė humbjet e mėdha nuk u sigurua hyrja e lirė afatgjate nė qytetet e shenjta tė krishterimit dhe nuk u pengua pėrhapja e Islamit. Pėrkundrazi islami u pėrhap nė rrugėn e tregėtisė tokėsore e detare dhe nė Europė deri nė dyert e Vjenės, nė Azi deri tek kufinjte e Kinės, nė Indi, Indonezi dhe Afrikė. Sot, kryqėzatat e nisura me sinodėn e Klemontit nėn drejtimin e papės Urban II, nė 1095, shikohen me sy kritik pėr shkak tė mungeses sė tolerances fetare dhe tė krimeve tė kryera nė emėr tė Jezu Krishtit. Pėr kėtė sjellje tė gabuar tė kishės u kėrkua falje nga ana e Papa Gjon Pali i dytė, nė vitin 2000.

    Kryqėzata e 8-tė

    Nė kėtė kohė sėrrish po bėhet reklamė dhe propagandė pėr njė kryqėzate por kėsaj radhe jo nga katedralat kishtare por nga ekrani i televizorit dhe agjencite e lajmeve dhe tė medias. Tony Blair pėr herė tė parė gjate luftės nė Ballkan dhe presidenti amerikan Bush pas atentatit tė 11. 09. 2001, pėrdorėn etiketėn "kryqezatė" kėsaj here kundėr terrorit duke e nxjerre ate nga arka e historisė sė kalbur. Nga qarqet qeveritare haptazi u etiketuan grupimet dhe shtetet islame si aksi i tė sė keqes. Pas pasojave tė konsiderueshme tė kėtij etiketimi nė tė gjitha zonat islame, ky (etiketim) u transformua nė luftė kundėr terrorit. Por dėmi qė shkaktoi ky etiketim mbeti dhe po shpėrndahet me sukses nga kundėrshtarėt e prezencės ushtarake perėndimore. Edhe skena e vjetėr nga mesjeta u kopjua: ketu mbreteria e dritės, demokracia, ekonomia e lirė e tregut (duke pėrfshirė disponimin e pakufishėm tek depozitat e naftes)- atje mbretėria e errėsirės, barbarėve, shtypjes sė ekonomisė shtetėrore. Kryqėzata e 8-te, duke filluar me marshimin nė Irak 21. 03, 2003 nė kuadrin e luftes sė tretė tė gjirit, po kryhet prapė nga njė aleancė shtetesh perėndimore, tė quajtura shtete krishtere, por pėr herė tė parė jo nėn drejtimin europian por nėn ate tė SHBA. Automatikisht zgjohen nė boten islame reflekset mbrojtėse qė mund tė shėndrrohen nė zjarr tė pėrgjithshėm. Pastaj jo pa tė drejte frikėsohen Irani, Siria, Libani, Libia nga njė sulm ushtarak i SHBA nėn preteksin e lirise i lidhur me demokratizimin, me forcė, tė stilit perėndimor dhe me rregullat e neokolonializimit nė organizimin pas luftės. Trajtimi i SHBA ndaj popullsisė muslimane (edhe asaj brenda SHBA) shkaktoi njė refuzim internacional tė luftės nė Irak. Dhe tek dy grupet e mėdha popullore tė Irakut, kurdėt nė veri dhe shiitėt nė jug, gėzimi pėr lirimin nga rregjimi i S. Husejnit ėshtė mjaft i kufizuar.

    Nxitja pėr kryengritje pas luftes sė dytė tė gjirit, dhe nga ana tjetėr ndihma e vogėl e SHBA pėrbėn njė arsye mė tepėr pėr skepticizėm. Gjithashtu pėrfytyrimet e njė shteti tė ZOTIT qė kanė shiitet, sipas modelit iranian, janė shume larg nga ato perėndimore pėr qeverisje demokratike pas luftės. Koha e gjatė qė po i duhet amerikanėve pėr tė vendosur rregull e qetėsi, si dhe pėr tė ndėrtuar infrakstrukturėn civile, e cila shiquar nga pikėpamja ushtarake u shkatėrrua pa nevojė, bėjnė qė ky aksion ushtarak tė shikohet mė tepėr si njė pushtim se sa njė ēlirim nga ana e shumicės sė irakianeve. Sulmi i 11.09.2001 dhe Intifada palestineze kundra Izraelit (turizmi i Izraelit dhe jeta civile ka pėsuar shume prej intifadės) nxitėn fuqishėm heroizmin e atentateve vetvrasėse (fakt i lidhur dhe me ndihmat pėr familjet e lėna pas, dikur nga Iraku e sot nga Irani e Siria) dhe nxitėn njė solidarizėm jotipik pėr krejt zonat islame.

    Prapaskena ideologjike

    Pas renies sė Paktit tė Varshavės dhe Bashkimit Sovjetik, perėndimit i humbi figura e armikut «tė dashur». Nė kėrkim tė armikut tė ri, me qėllim qė tė justifikohet politika e armatimit, erdhi nė skenėn politike libri gjeopolitik i Samuel Huntigton «Pėrplasja e Civilizimeve». Ngjashėm si para 70 vjetėve kur teoria gjeopolitike e Karl dhe Albrecht Haushoferit u keqpėrdor nga nacionalsocialistet (nė Gjermani sh.r.) ashtu tezat e Huntigtonit ishin justifikimi politik i kryqėzatės sė re.

    Mes tjerash Huntigton parashikon dhe njė perplasje tė kulturės krishtero-perėndimore me ate islame. Por as pikėpamja ekonomike as ajo politike nuk e justifikojnė kėtė kryqėzatė. Kjo sepse qėllimet politike nuk mund tė arrihen nė praktikė me njė lufte tė «pastėr» teknologjike, por do tė shkaktojne gjakderdhje e mundime pėr njė pjesė tė gjerė tė popullsise. Mirėpo kjo gjakderdhje e ky mundim nuk na ofrohet neve nėpėrmjet ekranit televiziv.

    Prapaskena gjeostrategjike

    Kryqėzata e 8-tė ėshtė, sikurse dhe ato paraardhese, e dominuar nga interesat ekonomike. Teoria e kundėrshtareve tė kėsaj lufte tė 3-tė tė gjirit se: kjo luftė i shėrben vetėm furnizimit tė SHBA me pasurite nėntoksore (naftė etj) nuk mund tė mos konsiderohet plotėsisht e drejtė. Vetėm 3% tė importit tė lėndėve nėntoksore vijnė tani nga Iraku ndėrsa SHBA qė para luftės me 56% ishin partneri kryesor tregtar i Irakut (pėrkundėr embargos sė UN). Nė import rolin kryesor e luante Franca. Vetkuptohet se lufta pėr gazin natyror po ashpersohet siē tematizoi ish punonjėsi i CIA-s, Guy F. Comso, nė Qendrėn pėr studime strategjike nderkombėtare nė mars tė 2001.

    Rritja e nevojės botėrore pėr energji, sidomos nė vende si Kina do tė sjellė probleme serioze, nėse krejt rezervat e Gjirit pėrfshire ato tė Irakut, nuk do tė jenė tė gatshme pėr pėrdorim.

    Me qė furnizuesi mė i madh i SHBA, Arabia Saudite, ėshtė bėrė njė partner jo i sigurtė (shkak pėr kėtė ėshtė politika proizraelite e SHBA), e vetmja mėnyrė sigurimi do tė ishte njė goditje e shpejtė e sukseshme nė Irak.

    Vaji e gazi natyror janė pasuritė mė tė rėndėsishme tė Irakut. Me 15, 1 miliard ton (10. 8% tė rezervave botėrore) Iraku zė vendin e dytė pas Arabisė Saudite. Kėto pasuri gjinden nė dy zona; nė veri nė Kirkuk 45 milion ton nė vit dhe nė jug Rumaila veriore me 38 milion ton nė vit dhe Rumaila jugore me 25 milione ton nė vit. Exportimi i gazit e vajit kryhet nėpėrmjet stacioneve Al Fao, Chor al amaija dhe Mina el Bekr me kapacitet 60-80 milion ton nė vit. Rrjeti i tubacioneve pėr transport pėrfshin 4500 km pėr vajin, 1360 km pėr gazin, 725 km pėr produkte tė tjera. Tubacioni kryesor me kapacitet 55 milion ton nė vit kalon nga Kirkuk nėpėr Ceyhan deri nė brigjet e Turqisė, nė mesdhe.

    Me keqardhje e zemėrim krejt bota e civilizuar pa sesi nė kaosin e luftės u shkatėrruan e u plaēkitėn monumente tė kulturės duke mos u mbrojtur nga trupat amerikane dhe pse duhej tė mbroheshin. Pėrkundrazi trupat amerikane mbrojtėn me shumė kujdes e efikasitet infrastrukturėn e vajit. Kėsisoj kontradiktash e forcojnė tezen e atyre qė pohojne se "interesat pėr vaj janė kryesoret". Kėshtu aktiviteti i politikės sė jashtme me vendosjen e bazave, agresioni ndaj Afganistanit, sulmi i Irakut plotėsojne mozaikun e SHBA nė lidhje me qėllimet e saj nė Lindjen e Mesme pėr shfrytezimin e vajit dhe tė tregut. Pėr reparimin, modernizimin apo hapjen e pikave tė reja tė naftės janė tė interesuara shumė firma amerikane dhe tė aleateve, gjė e cila do tė sjellė lėnien pas dore tė firmave gjermane e franceze qė gjenden nė Irak. Po ashtu industria e armatimit, qė pėr ēdo luftė fiton impulse tė reja, nuk duhet nėnvleftėsuar si faktor ekonomik, politik e psikologjik nė USA. Por realizimi i njė lufte ekonomike nė kornizat e njė kryqėzate tė 8-te me mjete ushtarake me qėllim plotesim tė interesave nacionale dhe imponim tė tregut tė lire, ėshtė me tė vertet imperializėm dhe Manchester-kapitalizėm.

    Prapavija gjeopolitike

    Pas rėnies sė Paktit tė Varshavės mbeten SHBA forca e vetme ushtarake pasi qė vendet e tjera tė zhvilluara nuk posedojnė kualitetin dhe kuantitetin e forcave amerikane. Parulla e teorikut ushtarak Karl von Klauzevitz se "lufta nuk ėshtė vetėm se vazhdim i politikės me mjete tė tjera" u etiketua si shfaqje e cinizmit ushtarak pas luftės sė 2-tė botėrore. Por nė kėtė kohė qė po jetojmė, SHBA po pėrdor politikėn e "anijeve me topa" tė shekullit tė 18-tė duke u paraqitur si polic botėror me ndihmėn e luftanijeve dhe teknologjisė pėr tė imponuar pikėpamjet e saja politike. Nėse aksione tė tilla do tė merreshin kunder diktatorėve dhe pėr sigurimin e tė drejtave apo tė paqės ato do tė ishin mėse tė mirėpritura. Mirėpo problemet fillojnė kur ky mirkuptim nuk ekziston si nė rastin e luftės sė 3-tė tė Irakut. Kjo do tė ishte me sakt tentim pėr vendosje hegjemonie dhe imperializėm i pashpirt qė duhet tė kundėrshtohet ashpėr.

    Veēanėrisht bota arabe ėshtė shumė e ndjeshme dhe e ndjen veten, ashtu si mė pėrpara, tė shtypur, tė plaēkitur, dhe tė pėrēarė nga perėndimi. Po kėshtu as refuzimi i dhunės nga ana e Europės sė "vjeter" nuk solli ndonjė pėrmirėsim nė bashkjetesėn paqėsore mes kombeve. Kėshtu jo befasisht shtohen zėrat kundėr kėsaj kryqėzate.

    I vetmi shtet i cili me tė drejte ėshtė ndier i rrezikuar nė sigurinė e tij nga rregjimi i Irakut ėshtė shteti i Izraelit. Raketat skud tė Irakut mund ta arrinin lehtė Izraelin si nė rastin e luftės sė 2-tė Gjirit. Tė koordinuara me koka atomike apo biologjike kėto lloj raketash paraqitnin njė rrezik ekzistencial pėr Izraelin. Siē dihet tash mė historikisht SHBA ėshtė e vetmja forcė pėr Izraelin nė mjedisin "armiqėsor" nė tė cilin ndodhet ky vend. Pėr forcen mbrojtėse dhe bashkesinė ndėrkombėtare ėshtė e dėshirueshme qė tė vendoset paqja dhe tė eliminohen kėrcėnimet nė lindje. Por njė kryqezatė e 8-tė, pėrdorimi i forcės ushtarake, ėshtė me siguri mjeti mė i keq dhe mė i papėrshtatshėm pėr tė arritė kėtė qėllim.

    Pėrkundrazi bazat ushtarake tė marinės dhe ato ajrore tė SHBA nė rajonin e gjirit dhe nė Azine e mesme shikohen me dyshim nga shumica e muslimanėve si "qendra tė kryqėzatave tė reja krishtere". Kjo gjė u paraqit dhe para pak kohesh nė Afganistan nga drejtuesit e atjeshėm tė fiseve pashtune. Kėshtu qė brigada europiane qė gjendet nė Afganistan pėr tė mbrojtur qeverinė e papranuar nga populli, ėshtė e ulur nė njė fuēi baruti. Refuzimi i vendosjes sė trupave amerikane pati si rrjedhojė dhe nė Saudi atentate kundėr tre blloqeve banimi tė perėndimorėve, gjė e cila e arriti qėllimin politik. Pas kėtyre akteve SHBA e zvogėluan ndjeshėm praninė e tyre ushtarake nė Saudi, veprim ky i cili mund tė inkurajojė dhe atentate tė tjera. Njė nga problemet e medha politike ėshtė dhe ai kurd, i cili solli njė ashpėrsim tė marrėdhėnieve Turqi-USA para luftės sė 3-tė tė Gjirit. Shtypja, diskriminimi i kėtij populli tė vendosur e tė sprovuar me vuajtje, ėshtė i papranueshem dhe i pazgjidhshėm me luftėn e Gjirit.

    Shkaku kryesor i luftės, e qė ishte asgjėsimi i armėve tė shkatėrrimit masiv, qė gjendeshin nė Irak sipas burimeve tė fshehta amerikane si dhe lidhja me Al Kaiden, as nuk u vėrtetuan dhe as nuk u gjet asnjė fakt pėr to. Kėtė e deklaruan vet inspektorėt e OKB-sė qė ishin tė ngarkuar me kėtė detyrė. Kėshtu pra lufta e 3-te e Gjirit u realizua me kundėr tė Drejtave tė Popujve, e drejtė kjo qė ėshtė nderkombėtarisht e vlefshme. Kjo e drejtė u thye nga njė vend qė deshiron tė paraqitet si "model i demokracisė" pėr tė tjerėt, pra SHBA-tė.

    Njė gjė tjetėr u paraqit para pak kohėsh nga ana e shkrimtarit amerikan Norman Mailer: Lufta per ujin nė rajonin e Lindjes sė Mesme. Qė sipas tij ka rėndėsi strategjike pėr Izraelin. Duke parė ēėshtjen nga ky kėndvėshtrim, ka kuptim bashkpunimi, tani mė disa vjeēar, mes Turqisė dhe Izraelit pėr projektin e Anatolissė sė Jugut, ky dihet se ka rezerva tė mėdha tė ujit. Problem paraqet vetėm siguria e furnizimit me ujė nga Siria e Libani. Kėshtu kryqezata e 8-te ėshtė edhe njė luftė pėr shperndarjen lėndės burimore tė ujit.

    Si pėrfundim zgjidhja e problemit palestinez ėshtė burim konflikti, tė cilin SHBA duan patjetėr ta zgjidhin me planin "Harta e rruges". Por ka reagime kundėrshtuese nga tė dyja palėt nė konflikt, sepse njė gjė e tille kundėrshton plotėsisht mentalitetin lindor ku shpesh njihen mė tepėr ligjet e pazarit. Si rrjedhojė jane shpesh izraelitet ato qė i vuajnė pasojat e njė politike tė dėshtuar perendimore nė ēėshtjen palestineze. Arabėt nė nderkohė janė shumė tė ndjeshėm dhe e shohin shtetin izraelit si njė bazė imperialiste tė Perėndimit nė zemrėn e Arabisė, bazė kjo qė vazhdimisht sponsorizohet dhe ndihmohet. Po ashtu pergjigja e ashpėr e Izraelit ndaj intifadės palestineze nuk ka sjellė ndonje ndryshim tė qėndrimit perėndimor ndaj Izraelit, ashtu qė pėr arabet tashmė ėshtė e qartė: ai qė ėshtė mik i Izraelit dhe politikės jehude ėshtė njėkohėsisht armik i arabėve. Palestinezėt e dine tashmė se sikur tė kishte Palestina pasuri nėntoksore (vaj apo gaz) do tė hidhej me tė shpejtė perėndimi nė ndihmė tė saj, si nė rastin e Kuvajtit.

    Opinioni arab pėr favorizimin perėndimor ndaj Izraelit mund tė formulohet kėshtu: Izraeli shtyp palestinezėt, Perėndimi e mbron Izarelin si rezultat pra Perėndimi i shtyp palestinezėt. Sikur politika perėndimore tė ishte pak mė e ekuilibruar (e drejtė) nė lidhje me Lindjen e Mesme ndoshta nuk do tė ishte Izraeli armiku mė i madh i arabėve. Por kjo gjė aktualisht shikohet me nenēmim nga Perėndimi.

    Artikull i shkėputur nga "Ö s t e rr e i chis che Mili tär ische Zeit schrift” 5 / 2003. (Revista ushtarake austriake) gusht, 2003

    Titulli nė origjinal: “Der 8. Kreuzzug - Zur Geopolitik und Geostrategie des Vorderen Orient nach dem 3. Golfkrieg”-Gerhard L. Fasching

    Pėrktheu nga gjermanishtja: Daud Kurtabegu

    Autori: Gerhard L. Fasching

    Lindur 1940; pėrfundoi nė 1963 akademinė ushtarake tereziane nė Vjenė, studimet e tjera pėr Geografi, Gjeologji dhe shkenca politike i mbaroi nė Grac e Salzburg. 1974-1975 fiton bursė passtudimore nga kėshilli kėrkimor europian nė Zyrih dhe qė prej atėherė ėshtė aktivizuar si kėrkues e mėsues nė universitetet e Salzburgut, Insbruk, Grac, Klagenfurt dhe Vjenė. 1980-1993 ishte kryetar i entit gjeografik nė ministrinė austriake tė mbrojtjes. Prej 1995 teknik civil-kėshilltar inxhinier pėr gjeografinė dhe specialist ligjor me ēertifikatė.


    Gerhard L. Fasching,

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Ironia eshte se muslimanet konsiderojne "armik" George Bushin, pse simbas tyre mbeshtet Izraelin dhe se cliroi Irakun nga nji diktator dhe pse perpiqet per here te pare ne historine e atij populli ti civilizoje.

    ndersa "mik" quajne Kerryn i cili flet kunder nderhyrjes ne Irak dhe kerkon largimin prej aty, duke ju lene dore te lire luftes civile, etnike dhe fetare dhe keshtu ai rajon do te mbese turbull per kushedi sa vjet te tjera, dhe "lum" populli musliman se do beje palle me clirimtaret e sundimtaret tip "Zarqawi" qe i presin kokat me hanxhar dora vete.

    Po si jane faktet:
    Dinastia Bush tradicionalisht ka lidhje te ngushta me elitat muslimane te A.Saudite, Kuvajt etj dhe kane shume interesa e investime te perbashketa.

    Familja Bush eshte hedhur ne gjyq nga hebrejte mbijetues te kampit famekeq te Aushvicit per arsye se gjyshi i G.W.Bush ka pase zhvilluar tregeti me Gjermanine naziste direkt apo indirekt ne kohen kur edhe USA i kishte shpalle lufte.

    Bushi eshte i pari President qe krijoi Road map per krijimin e shtetit palestinez, perpjekje qe u sabotua nga terroristat palestinez por edhe indirekt nga lobet hebreje.

    Kerry:
    Kerry vete eshte me origjine hebreje, dhe ne pergjithesi demokratet ne SHBA jane lobi hebre, i cili vuri edhe kanditat Lieberman 2 here rresht. Po keshtu M.Albright ne kohen e Klinton etj.

    Si gjithmone duket se loja e politikes (jo politika e televizorit por e tavolinave) nuk eshte thithe mire nga trute e shumices muslimane, e cila si shpesh here i shef ngjarjet nga kushtet e kufizimit fetar dhe jo fakteve.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    ndersa "mik" quajne Kerryn
    jo nuk eshte e vertete qe mik quajne Kerry-n. A mund t'na e thush se nga e nxorre kete.
    Te dy njelloj jane.

    Para ca ditesh po lexoja shkrimin e nje analisti dhe aty flitej per nje oraganizate e krijuar ne Yale University dhe te dy, Bushi dhe Kerry jane anetare te kesaj organizate. Sipas analistit, kushdo qe te fitoje nuk do te ndryshoje gje persa i perket politikave ne lidhje me Lindjen e Mesme.
    Organizata ne fjale eshte : "Skull and Bones"
    http://www.parascope.com/articles/0997/skullbones.htm

  8. #8
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Kjo eshte nje teme e konsumuar tashme...... Plehrat Janki kane gati 100 vjet qe terhiqen per hundesh nga cifutet dhe kjo u duk ne Luften e Pare boterore te Dyten e me rradhe. A e dini qe edhe plehra, me falni Presidenti Ruzvelt ishte cifut (bashke me te shoqen vinin nga familhha cifute nga hollanda Van Rozenvelt). A fo shume mend te shihet politika e tyre ne Lindjen e mesme? Apo eshte koincidence qe te gjithe armiqte e cifuteve jane dhe armiq te Jankive. Nuk po shikoni se cpo pergatitet ne Iran? Po ne Siri?
    Historikisht kjo rrace parazitesh e vampiresh ka cuar gati te gjithe popujt qe e kane strehuar drejt veprimeve pastruese dhe evtembrojtese (per gati 4000 vjet).
    Shpresojme qe dhe Jankive me gjithe budallallekun e tyre karakteristik tu hapen syte dhe atehere nuk do te mjaftonin shtyllat e etlefonit, urat e pemet per ate qe duhet bere (ata kane eksperience me lincimet).

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga antares
    Kjo eshte nje teme e konsumuar tashme...... Plehrat Janki kane gati 100 vjet qe terhiqen per hundesh nga cifutet dhe kjo u duk ne Luften e Pare boterore te Dyten e me rradhe.
    Plehra jankit, plehra cifutet, po arabet c'te jene valle?
    Bota perendimore megjithese "e terhequr prej hunde" nga cifutet po ja kalon jo keq, por sa kane ecur keto vendet qe e mbajne veten te zgjuar dhe ja kane gjetur ilacin cifuteve?
    Shofim si po lulezojne e begatojne, Irani, Afganistani, Iraku, Sudani, Somalia dhe Bangladeshi.
    Pra le te mesoje USA nga keto vende te zgjuara qe po prodhojne perdite mendje te ndritura sa po na frymezojne edhe kete forum


    Shpresojme qe dhe Jankive me gjithe budallallekun e tyre karakteristik tu hapen syte dhe atehere nuk do te mjaftonin shtyllat e etlefonit, urat e pemet per ate qe duhet bere (ata kane eksperience me lincimet).
    Per fundamentalistet islamike te 11 shtatorit e ke fjalen? Po ju jane hapur syte me ne fund mos ki merak.

  10. #10
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    Plehra jankit, plehra cifutet, po arabet c'te jene valle?
    Bota perendimore megjithese "e terhequr prej hunde" nga cifutet po ja kalon jo keq, por sa kane ecur keto vendet qe e mbajne veten te zgjuar dhe ja kane gjetur ilacin cifuteve?
    Shofim si po lulezojne e begatojne, Irani, Afganistani, Iraku, Sudani, Somalia dhe Bangladeshi.
    Pra le te mesoje USA nga keto vende te zgjuara qe po prodhojne perdite mendje te ndritura sa po na frymezojne edhe kete forum



    Per fundamentalistet islamike te 11 shtatorit e ke fjalen? Po ju jane hapur syte me ne fund mos ki merak.


    Leri fondamentalistet islamike, por shikoji gjerat sic jane realisht. Mua personalisht, nuk me intereson fare islami si fe, por gjerat qe po ndodhin ne Lindjen e Mesme i kane fillimet e tyre qe me krijimin e Izraelit si shtet..

    Mqs je i krishtere, lexo pak KETE ARTIKULL se e ke te publikuar ne The Christian Science Monitor
    ...kur te mbarosh leximin, perfundimin te del vete !!
    Prektora

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaēanikut, themelet e shtetit shqiptar nė Kosovė
    Nga SkyThinks nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Roli i Famullisė sė Tiranės nė mbrojtjen e hebrenjve
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 02:55
  3. Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve: Armando Duka nė konflikt interesi
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 22:33
  4. Software pėr mbrojtjen e UserName-it dhe Password-it
    Nga Davius nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-04-2005, 05:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •