Cfare i nevojitet Shqiperise?
Cfare i nevojitet Shqiperise?
Erion Veliaj
Drejtor Ekzekutiv i Organizates MJAFT:
Une besoj se me shume se zgjedhje te reja, Shqiperia ka nevoje, ose klasa politike ka nevoje, te debatoje per ceshtjet konkrete qe prekin qytetaret. Ne qofte se jeta ne Shqiperi kalendarizohet nga njera zgjedhje tek tjetra, kemi humbur davane e asaj qe quhet dialogu dhe debati politik.
Shqiperia ka nevoje per nje dore, nje grup te rinjsh me integritet personal, me deshire dhe vullnet per te ndryshuar dicka, te afte per te menaxhuar sic duhet burimet njerezore dhe natyrore qe ofron vete Shqiperia e bashke me keto ndershmeria qe ka munguar ne gjithe keto vite.
Shqiperia eshte nje nder vendet e pakta ne bote ku jane po te njejtat fytyra, dy mamuthet e politikes shqiptare qe nga viti 1990 Alternativa me e mire do ishte te zevendesohen nga politikane po brenda partive te tyre, qofte opozita qofte koalicioni ne pushtet ka plote te rinj qe mund te rivitalizojne denjesisht si njeren ashtu edhe tjetren.
cdo njeri ka rendesi ne kete shoqeri. Ne kemi te drejten dhe keta njerez ne krye te politikes nuk jane te paprekshem, nuk jane te pathyeshem.
Eduard Selami
Ish-Kryetar i Partise Demokratike te Shqiperise:
Dita e Zgjedhjeve nuk duhet te shihet si nje ceshtje per jete a vdekje per partite politike duhet te shihet si nje moment kyc per procesin demokratik ne vazhdim dhe si nje mundesi e votuesve per te zgjedhur partine me platformen me te mire te vendit dhe njerezit me te besueshem per ta vene ate ne jete.
procesi demokratik eshte I domosdoshem per mireqenien e Shqiperise.
Eshte vecanerisht pergjegjesia e partise qeverisese qe te perqendroje energjine e saj ne perforcimin e kuadrit ligjor, shoqeror dhe ekonomik per nje demokraci te qendrueshme. Ne fund te fundit, ajo eshte zgjehdur ne pushtet per tiu sherbyer dhe pergjigjur nevojave te popullit.
opozita duhet te shpenzoje me shume kohe duke menduar per te ardhmen: cfare mund te permiresohet nese do te zgjidhet dhe si mund te behet ky permiresim. Opozita duhet tu jape alternative te verteta njerezve dhe tI binde ata se perfaqeson zgjedhjen me te mire. Ajo duhet te perpiqet qe te perfshije ne procesin demokratik njerezit qe ndihen si te lene menjane .
Osmo Liponen
Ambasadori I OSBE-se ne Tirane:
nevojitet nje ngushtim i ekonomise gri, e nxitur nga kontrabanda dhe evazioni i taksave, per te rritur te ardhurat dhe per te financuar sherbime publike aq shume te nevojshme.
Shqiperia duhet te shkoje drejt nje sistemi parlamentar qe funksionon normalisht, duke filluar me zgjedhje te pakundershtueshme, te zhvilluara ne perputhje me standardet nderkombetare, dhe nje administrate publike qe funksionon ne menyre transparente, ne menyre qe te jete ne gjendje te menaxhoje problemet e rendesishme shoqerore ekonomike dhe ato qelidhen me shtetin e se drejtes.
Frank Wolf
Kongresmeni Republikan nga Shteti i Virginias, SHBA
Komisioni Amerikan te Helsinki:
Te rinjt shqiptare duhet te vene kandidaturen per poste politike.
Christopher Smith
Kryetari Komisionit per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope
Anetar i Kongresit, SHBA:
korrupsioni duhet te luftohet me force.
Fatmir Mediu
Kryetar i Partise Republikane:
Having free and fair elections is of vital importance for Albania. To make this possible, we need assistence from the United States government and Congress.
Zgjedhjet e lira dhe te drejta jane shume te rendesishme per Shqiperine. Ne vend qe te realizohen ato, kemi nevoje per ndihme nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Kongresi [Amerikan].
Erion Veliaj:
Eshte e rendesishme qe pikat e meposhtme [ne lidhje me zgjedhjet] te jene realizuar deri ne Dhjetor 2004:
**Perfundimi i plote i procesit te regjistrimit.
**Listat te korrigjohen nese qytetaret ne fjale bien dakord.
**Komisionet te ndryshojne qellim: nga garantimi i te drejtes partiake per te mbledhur vota tek e drejta e qytetareve per te votuar dhe qe vota e tyre te numerohet.
Qeveritaret nuk duhet te pranojne dhurata qe arrijne ne shifra qindra-mijera dollaresh. Duhet te kete nje ndarje te qarte ndermjet detyrave publike te nje zyrtari(eje) dhe ndermarrjes se tij (saj) private. Ata qe i shkelin keto masa duhen nxjerre perpara drejtesise me perparesi te larte dhe pa lene jashte zyrtaret e rangut te larte.
Botimi sistematik i vendimeve gjyqesore do te rriste transparencen dhe do te kontribuonte ne marrje vendimesh me cilesi me te larte.
Teodor Laēo
kryetarit tė Partisė Bashkimi Liberal:
"ka ardhur koha pėr njė opozitė tė bashkuar qė fiton bindshėm. Kjo e ka shtyrė Partinė Bashkimi Liberal qė, tė respektojė aleancat e saj. Pėrvoja e fushatėve zgjedhore tė kaluara, sidomos ato tė viteve 2001 dhe 2003, tregon se janė tė gjitha mundėsitė qė partitė politike, pavarėsisht pėrmasave dhe identiteteve, ta gjejnė njė gjuhė tė pėrbashkėt pėr tė shprehur programe e alternativa tė njejta dhe bindėse. Qė tė garantojė fitoren, opozita ka vetėm njė rrugė, tė ndėrtojė njė aleancė tė gjerė. Asnjėherė nuk ka patur pėrballė njė kundėrshtar kaq tė diskredituar, siē ėshtė aktualisht Partia Socialiste".
Osmo Liponen
Kreu i OSBE-sė:
"vullneti politik eshte i domosdoshem per te krijuar nje klime besimi tek votuesit, para zgjedhjeve. Keshtu, kushdo qe te fitoje, te pranohet si fitues, sepse eshte shume e rendesishme qe, ne vend te rivendosen funksionet normale te parlamentarizmit, ku askush te mos kontestoje perberjen e parlamentit".
Krijoni Kontakt