Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 54
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Renia e flokut të njeriut

    "Alopecia" është shprehje e përgjithshme medicinale që nënkupton rënien apo humbjen e flokëve dhe kjo gjë ndodhë për shumë shkaqe. "Anagjeni" është
    është faze e rritjes së folikulave (apo të fijeve) të flokëve, ndërsa telogjeni është fazë e fjetjes së flokëve. Rreth 80% të flokëve të lëkurës së kokës (skalpit) të qenies njerëzore janë fije flokësh që rriten , ndërsa rreth 20% fije flokësh që flejnë. Është vlerësuar se skalpi (lëkura e kokës) përmban rreth 100 mijë fije flokësh. Andaj numri mesatar i fijeve të flokëve që mund të humbin në ditë është rreth 100. Në kundërshtim me bindjen e njohur, se as
    ska ndërrime në rroje e as ndërrim hormonesh, si
    menstruacioni, nuk ka kurrëfar efekti në rritjen e
    flokëve.

    Humbja e flokëve mund të ndahet në disa
    grupe-lloje, duke përfshirë "alopecia areata ( humbje e përkohëshme e flokëve në trajtë të metalikut- të hollave të metalit)dhe " avullimi telogjenik" (humbje e përkohëshme e flokëve)e dyta me radhë e „stresorit" të sistemit) dhe
    "alopecia androgjenetike" ( lloj i humbjes së flokëve te meshkujt). Për qëllim të diskutimit tonë ne do të përqëndrohemi në humbjen e flokëve të meshkujt.
    Përgjithësisht vihet në dukje se në vitet e
    njëzeta apo tridhjeta të hershme me humbjen graduale të flokëve, kryesisht në maje të kokës dhe këndeve në ballë .Ka disa lloje të ndryshme të humbjes së flokëve të ndryshëm me këtë humbje të flokëve, mirëpo lloji i humbjes së flokëve te meshkujt është tipi më i shpesht që mund ta hasim. Mekanizmet e sakt ende nuk dihen. Ne nuk dyshojmë se ,megjithatë, se faktorët trashëgues dhe efekti i androgjeneve (hormoneve të meshkujve) janë më të rëndësishmit.

    A thua është faktori i stresit prezent në rënien-humbjen e flokëve?
    Stresi nuk shkakton humbjen e flokëve. Ky thjesht e bën situatën e keqe edhe më të rëndë. Avullimi telogjenik, p.sh., paraqitet pas një sulmi në sistem. Shkaku më përgjithshëm për këtë është shtatzania. Kjo mund të shkaktojë humbje të gjërë she shqetësuese të flokëve te femrat në muajt e parë pas lindjes së foshnjës. Natyrisht kjo është e përkohshme dhe kthehet tërësisht (siç ka qenë).
    A thua ç'është raporti mes humbjes së gjenetikës dhe humbjes së flokëve?

    Anipse nuk është shkaku i drejtpërdrejt i humbjes se flokëve, gjenetika (faktorët e trashëgëmisë) luan rol të shkëlqyeshëm ne humbjen e flokëve te meshkujt.
    Megjithatë „poligjenia" është më tepër se një faktor në punë. Nuk është e qartë se ndonjë nënë e infektuar apo babë i infektuar mund të ndikojnë në pasardhësit e tyre që të përjetojnë a vuajnë një rrezik më të madh.

    A thua mund të paraqitet në fëmijërinë e hershme?
    Humbja e flokëve te meshkujt mund të paraqitet qysh në moshën 15 vjeçare, mgjithëse fillon në mënyrë tipike kudo në vitet e njëzeta dhe tridhjeta të hershme. Historiku i familjes mund të ndihmojë në përcaktimin se a do të ngjajë kjo, pasi prindët me një historik të
    humbjes së flokëve mund të rrisin rrezikun që e njëjta gjë t'ju ndodhë edhe pasardhësve.
    Alopecia areata dhe avullimi telogjen, 2 forma
    tjera të humbjes së përkohshme të flokëve, mund të
    paraqitet te fëmijët qysh në vitin e parë të lindjes së tyre. Mund të ketë edhe faktorë tjerë pjesëmarrës në këtë proces.

    Çka mund të shkaktojë humbjen e befasishme të
    flokëve në një masë të madhe?

    Stresorët në sistemin tëndë, siç është sëmundja,
    ethet e mëdha, shtatëzania, humbja ekstreme e peshës apo fitimi i madh në të dhe përdorimi i drogës ,mund të shkaktojnë humbjen e përkoëshme të flokëve. Kjo ndodhë atëherë kur përpjesa e flokëve që rriten me ato që flejnë është e çrregulluar dhe një sasi e madhe e flokëve që rriten shkon në fazën e pushimit. Një
    kualitet i madh i flokëve normale që flejnë bien dhe nxisin vizitën te dermatologu. Kjo lloj humbje e flokëve është e përkohëshme dhe dhe pritet se do të rriten prapë.
    A thua shamponat dhe prodhimet tjera ndikojnë në rënien-humbjen e flokëve?
    Reagimi alergjik në çdo pjesë përbërëse në shampon mund të shkaktojë rënien-humbjen e flokëve. Shamponët janë të dizajnuar që të jenë mjete të sigurta higjienike, megjithatë mund të ketë gjithnjë dikush që do të ndikonte në to.Lënda gërryese e flokëve , drejtuesit dhe prodhimet tjera me siguri mund të shkaktojnë pezmatimin e lëkures së kokes dhe shkaktojnë humbjen/rënien e flokëve.

    A mund te shkaktoj frizura renien e flokëve?
    Disa frizura mund te kontribuojne ne renien e
    flokeve, ato me te vrejtura jane „gërshetat e
    shtrënguara ose „terheqja prapa. Kjo formë e
    rënies/humbjes së flokëve quhet „traction alopecia".

    Kjo paraqitet kur flokët tërhiqen prapa shtërngueshëm dhe lidhen në maje të kokës, ose kur ndahen në bishtaleca të shtrënguar ose në radhë. Mbajtja e flokëve në këtë stil për një periudhë të gjatë mund të shpie në alopecinë dhëmbëzore po mundesi te rritjes se sërishme.
    Me respekt Djal{serioz}
    Bye

  2. #2
    BeAuTiFuL Maska e roza
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    londer
    Postime
    263
    Faleminderit per informacionet djal serioz megjithese mua koma vazhdojn te me bien shum floket cdo dit per 3 vjet me radh. Me vjen shum keq qe jam vetem 18 vjec dhe floket me bien shum dhe kan fillu te me dalin dhe floke te bardha.Nuk di ca te bej ...

  3. #3
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319

    Question Renia e flokeve ..!

    A po ju bien floket ne kete periudhe kohe ? Fakti qe me detyron te bej kete pyetje eshte qe kam nja tre jave qe po me bien floket si dreqi. Ca thone qe eshte periudha , ca thone qe ka te beje nga shampo qe perdor. Qe do behem tullac e kam te sigurte ( se kam plakun tulle fare ) por jo kaq shpejt ishalla lol

    Si e shpjegoni renien e flokeve ? Cfare shampoje duhet te perdorim ? Sa shpesh duhet ti lajme floket ? etj etj

    Ps.....disa njerez thone qe floket i bien atyre qe kane mend shume ----> po neve qe s'kemi mend fare , pse na bien floket lol ?

  4. #4
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    lol

    WOLF POWER:

    Nuk jam ndo nje eksperte per k'to ceshtje por kam degjuar se kapelet ndikojn nga nje here.

    Pra mos mbani shume kapele.

  5. #5
    +dA bEzT+
    Anëtarësuar
    31-10-2003
    Vendndodhja
    ~nZ~
    Postime
    231

    Smile VESHTRUESJA

    Postuar më parë nga Veshtrusja
    lol

    WOLF POWER:

    Nuk jam ndo nje eksperte per k'to ceshtje por kam degjuar se kapelet ndikojn nga nje here.

    Pra mos mbani shume kapele.
    Flm lol, me mesove dicka te re vallai, se dija kete.
    Thanx a lot!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Ne vjeshte dhe ne pranvere eshte periudha..
    O plako mos u merzit se kane filluar te bejne edhe trapiante flokesh.
    Me duket se ti dhe une atje e kemi shpresen..
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #7
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    1- Kapele nuk mbaj fare

    2- Floket ne pergjithesi i mbaj te shkurtra plus qe gjate veres nganjehere i rruaj fare

    3- Kurre nuk e laj koken cdo dite por gjithmone 1 here ne 2 dite

    4- Shampot i kam perdorur lloj llojesh dhe tani po perdor kete Dove ( s'duket keq )

    5- Flokun e kam normal por anon pak nga e ashpra

    Kaq per momentin ....

    Flm per pergjigjen lal !

  8. #8
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Per cdo njeri eshte normale humbja e flokes cdo dite. Dhe eshte normale per te humbur 100 fije floku ne nje dite.
    Ka disa gjera te ndryshme qe shkaktojne renien e flokeve,psh mbas nje semundje apo nje operacioni mund te humbisni nje shume te madhe flokesh nga stresi i semundjes.
    Gjithashtu probleme hormonale shkaktojne renie flokesh, nqs keni probleme me teroidet mund te bien floket, dhe nqs
    androgenet dhe estrogenet jane jashte balance.
    Ilace apo drugs te ndryshme mund te bejne qe tju bien floket
    psh ilace si Vitamina A antidepresantet dhe kimoterapi.
    Gjithashtu simptome e renies se flokeve eshte edhe shfaqia e ndonje semundje si diabet apo lupus ( asgje per tu frikesuar)..
    Gjithashtu dhe shampot dhe kremerat per floket e yndyrshem bejne qe te bien floket.
    Mund te keshillohesh me nje doktor i cili mund te ndihmoje ne ndalimin e renies se flokeve pasi te beje disa pyetje per dieten qe ke apo per ndonje semundje qe ke kaluar.
    Eshte nje ilac per ato qe kane zbokth edhe jepet pa recete qe
    quhet (Rogaine) qe mund te ndihmoje ne mos renien e flokeve.
    Dhe nje tjeter qe eshte vetem per meshkuj dhe ka nevoje per recete nga doktori qe quhet ( Propecia).


    Por eshte edhe dicka tjeter si gojedhene popullore ku thuhet se gjate stines se vjeshtes floket bien me shume se ne cdo stine tjeter, ne tashi kemi hyre ne dimer por ndoshta simptomat te kane filluar qe ne vjeshte.
    Gjithsesi s'eshte dicka per tu merakosur shume,sepse cdo njerit nga ne na bien floket me grushta....!

  9. #9
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Mire pra , ja te sqarohem pak me gjate .

    Shampot ne pergjithesi i kam perdour kundra zbokthit , megjithese tani nuk kam zbokth fare , nejse fiksimi im. Cdo vere i kam rruajtur floket sepse me pelqe kur jam fresk dhe plus qe me shko ( kam kaptinen pa gunga shyqyr ). Dmth kjo e rruajtura mu ka bo fiksim se gjasme i jep force flokut dhe ne periudhen e veres sic thote Shkodranja nuk ka se cfare te me bjere ( se jane zerro )
    Fola me nje berber ketu dhe me tha qe shampo me e mire per te perdorur eshte " Baby shampoo " ngaqe nuk kane kimikate fare gjoja. Ndoshta ai ka te drejte por vetem ideja qe po lahem me baby shampoo me ben te ndjehem me siklet , prandaj se kam perdorur kurre ( shqiptar me huqe hesapi )
    Para ca kohesh fola me nje plake e cila me tha qe ne vjeshte floku rigjenerohet ( dmth bie dhe del i ri ). Mua nuk ma merr mendja se ndodh ashtu se e shikoj te balli qe po zgjerohet vendi ku bien floket. Flokun e ndjej te shendetshem por edhe me vje inat qe nuk eshte pak i bute ose me yndyr. Se sa here qe i ngrej lart me rrine si furrce lol
    Tashi ca te tjere thone qe cdo 7 vjet floku bie shume. E mbaj mend veten para 7 vjetesh dhe e kisha flokun aq te dendur sa rralle kam pare njeri, kurse tani eshte rralluar goxha.
    Edhe uji me klor me duket se ndikon , sidomos ketu ne Angli qe nuk pi dot kurre uje cesmeje . Ku ka si uji Shiqiperise mer plak.

    Ah po edhe dikush me tha qe eshte mire ti besh floket pak me vaj ulliri pasi ti kesh lare. E provova dhe nuk ishte keq por........ vetem fakti qe kisha vaj ulliri ne koke ma shpifte dhe direkt ne dush prape..

    Nejse tek e fundit floku lesh eshte .... nji gjo qe del edhe te ( .....)
    Nuk calo gamori nga veshet thone . Megjithese qef nuk kam te na bien floket kaq shpejt.

    Leci ....... Po filluam te lejme paret edhe andej ne ...... perfunduam borxhli gjithe jeten lol . Une them ishalla heq dore nga keto vende qe lej paret tashi , po fillova edhe me floket aha iku per lesh puna jone.

    Shkodrane .... te gjitha ato qe the jane korrekte por vetem ajo e problemeve hormonale nuk me krijo shqetesim loool

    Flm edhe njehere per interesimin miq te dashur !
    Ju uroj tullacllek te vonshem !

  10. #10
    kokeforte Maska e elisabet
    Anëtarësuar
    06-10-2003
    Vendndodhja
    kendej
    Postime
    200
    Me fal Wolf Power po kjo e fundit per tullacellekun me kujtoi Zeqo Pilafin.. kur i thoshte atij te gjorit " Hiqma tullacllekun"..dhe kam qesh me lot..
    Beji ndonje zile Cekes te jape pak tutkall.
    Mos u merzit se nuk je vetem , kam frike te kap kreherin me dore se filloj te krihem dhe plot dora...Apo ç'i kam te gjata te uruarat.
    Do na kaloje me vjeshten do zoti
    Perzemersisht Elisabet
    O bote, o dreq
    une linda te te ndreq
    Po bota u shthur
    per te mos u ndrequr me kurre.
    :^Globi

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Objektet fluturuese të paidentifikuara, UFO
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 1059
    Postimi i Fundit: 01-04-2024, 14:01
  2. Problem me renien e flokeve
    Nga Davius në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 01-06-2017, 12:28
  3. Femrat dhe meshkujt komunikojnë ndryshe
    Nga Xhuxhumaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 10:51
  4. Meshkujt, frikë nga “gjinekologu”
    Nga Davius në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-02-2007, 12:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •