Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 54
  1. #41
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Pse rrezikohemi të ngelemi pa flokë ?


    Olsi Kolami

    Një problem shqetësues është rënia e flokëve. Për të patur një pamje sa më tërheqëse, është e rëndësishme të kemi një flok sa më të shëndetshëm, prandaj duhet të ecim gjithmonë me moton: “Në radhë të parë një flok i shëndetshëm, pastaj i bukur”. Ka shkaqe të ndryshme të rënies së flokut: kemi rënie të flokut nga trashëgimia, pas adoleshencës, në moshë të thyer, rënie nga problemet e organizmit, rënie nga keqpërdorimi i produkteve që quhen edhe efekte anësore. Rënia e flokut, pavarësisht nga shkaktarët e ndryshëm, ndodh edhe nga mosfurnizimi i flokut me elementet bazë të zhvillimit dhe ushqimit të tij. Rënia e flokut që shkaktohet nga trashëgimia, pas adoleshencës dhe si rezultat i moshës së thyer, është më pak e trajtueshme dhe shumë e vështira për t’u eliminuar. Rënia e flokut, nga problemet e organizmit dhe nga keqpërdorimi i produkteve, duke qenë edhe rënie që vjen nga efekte anësore që nuk kanë shkak të drejtpërdrejtë, trajtohet nga specialistët dhe jep rezultate të kënaqshme. Të tjera rënie që nuk rikuperohen janë kur personi është me moshë, mbi 45 vjeç femrat dhe mbi 22 vjeç për meshkujt. Meshkujt kanë kod gjenetik më të ndërlikuar dhe është shumë e vështirë dalja e flokut. Rastet kur flokët bien në formë pullash janë rastet më të vështira dhe kanë shkak patologji të ndryshme të organizmit si dhe mospërdorim korrekt të produkteve.

    Në rastin e çrregullimeve të organizmit hyjnë:

    1. infeksionet e ndryshme
    2. sëmundjet kronike
    3. sëmundjet që shkaktojnë dhimbje koke, sinoziti, migrena etj.
    4. sëmundje që shkaktojnë gjendje emocionale të ndryshme, sistemi nervor, gjëndrat tiroide etj
    5. përdorimi i medikamenteve për shërimin e këtyre sëmundjeve shkakton rënie flokësh.
    6. përdorimi i kontraceptivëve jep rënie të theksuar flokësh
    7. nënat që mbajnë fëmijën me gji, në muajin e pestë dhe të gjashtë, kanë rënie flokësh.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-12-2004
    Postime
    2

    Arsyet dhe zgjidhjet e mundshme.

    Duke qenë se paraardhësit e mi(meshkujt) kanë vuajtur nga rënia e flokëve pa përjashtim(shumë janë tullacë,përfshirë babain tim),gjithmonë kam kërkuar të gjej përgjigje për pyetjet e mija.Gjatë gjithë kohës përgjigjet që kam marrë kanë qenë pak a shumë “idiote”.Asnjëra prej tyre nuk ma mbushte mendjen.Para 4 muajsh vendosa të kërkoj vetë.Bëra gjithë kërkimet e mundshme në internet,fola me mjekë specialistë,ingranova të afërmit e mi në USA etj.Për më tepër një kushërira ime punon farmaciste në Treviso të Italisë.Cdo gjë të re që mësova e diskutova me të për ta konfirmuar dhe tani mund të them se arrita të gjej shumë përgjigje, shumë më tepër nga ç’prisja.Rastësisht u ndesha dhe me forumin tuaj.Në Shqipëri mungon në masë informacioni për këtë problem, kështu që mendoj se ajo ç’ka kam shkruar më poshtë mund t’iu ndihmojë.Këtu përmblidhet gjithë puna ime 4 mujore.

    Rënia e flokëve tek meshkujt varet nga shumë faktorë.Megjithatë (ndryshe nga femrat)në 92% të rasteve ajo ka vetëm një shkak: gjenetika(alopecia androgjenetike).Cdo njeri me paraardhës që kanë pasur rënie të flokëve është i predispozuar që ta mbartë edhe vetë këtë “sëmundje”.Megjithatë programi gjenetik nuk mund të aktivizohet vetvetiu.Pas pubertetit trupi i mashkullit fillon të prodhojë sasi të konsiderueshme testosteroni.1\10 e këtij testosteroni transformohet në dihidrotestosteron(DHT) si pasojë e bashkëveprimit të tij me një enzimë të quajtur 5 alfa reduktazë.Kjo enzimë ghendet me shumicë në folikulat e flokut dhe ndahet në 2 nëntipe: tipi I dhe tipi II.Ai që përbën rrezik më serioz është tipi 2.DHT bën të mundur aktivizimin e programit gjenetik kur është në sasi të mëdha.Pra rënia e flokëve mund të fillojë në çdo moshë pas pubertetit atëherë kur sasia e DHT është e madhe.DHT është përgjegjës dhe për qimet e fytyrës dhë ato të gjoksit.Në rastin e flokëve DHT tkurr folikulat e predispozuara gjenetikisht dhe flokët fillojnë të bëhen më të holla,më të rralla dhe në disa raste me ngjyrë më të hapur.Fokët vazhdojnë këtë proces deri sa folikulat prodhojnë flokë shumë të holla(vellus) të cilat nuk sigurojnë dot mbulim.Prodhimi i flokëve vellus zgjat për rreth 5 vjet.Pastaj sistemi imunitar sulmon këto folikula dhe i eleminon njëlloj si të ishin trupa të huaj.Programi gjenetik proçedon në një nga 4 mënyrat e mëposhtme:1.fillon me reduktimin e vijës ballore dhe vazhdon duke përparuar në drejtim të lules. 2.fillon me reduktimin e vijës së ballit dhe pak më vonë shfaqet dhe rënia në lulen e kokës.3.fillon me reduktimin e vijës së ballit,le një pjesë të paprekur në formë ishulli dhe pastaj përparon drejt lules.4.fillon me rënien në lule dhe vazhdon të përparojë drejt vijës së ballit.Në të katërta rastet rezultati përfundimtar është mbetja e flokeve në pjesën e pasme dhe në pjesën sipër veshëve(jo të gjithë e arrijnë këtë fazë).
    .Këto flokë mbeten të paprekura sepse nuk janë të predispozuara gjenetikisht për të rënë.
    Rënia mund të parandalohet,madje dhe të kthehet mbrapsht kur kapet në fazat fillestare(maksimumi 5 vjet që nga fillimi).
    Dy janë mënyrat më të sukseshme për të parandaluar rënien e flokëve:
    1.Bllokimi i DHT
    2.Stimulimi i rritjes së flokut

    1.Nqs DHT do të bllokohej direkt do të kishte ndikime të mëdha në jetën seksuale të mashkullit sepse cdo ilac ekzistent së bashku me DHT bllokon dhe sasi testosteroni.Pra mënyra e vetme është të bllokohet enzima 5 alfa reduktazë,në mënyrë që tesosteroni të mos konvertohet në DHT.FDA-ja amerikane në 22 dhjetor 1997 ka aprovuar PROPECIA-n(www.propecia.com) për të trajtuar rënien e flokëve.Propecia bllokon vetëm tipin 2 të enzimës.Ajo ka sukses kryesisht për pjesën e kurorës dhe për pjesen qendrore të ballit dhe jo per vijen e ballit sipër vetullave(këtu vetëm parandalon dhe nuk mund ta rikthejë procesin mbrapsht).Sado që rezultatet mund të variojnë nga një individ tek tjetri, Propecia nuk do të jetë në gjendje të rikthejë gjithë flokët e rëna.Merret oralisht 1 tabletë në ditë dhe ka një kosto mujore(30 tableta) rreth 50 dollarë në USA.Në europë kushton rreth 60 euro çdo muaj.Ilaçi duhet të vazhdohet për aq kohë sa dëshiron të kesh rezultat.Ka 66% mundësi që të nxjerrë flokë dhe 85% që te mbajë flokët ekzistente(këtu përfshihet dhe 66%).Rezultatet e para mund të dallohen pas 6 muajsh dhe ato përfundimtaret pas 1 viti.Nqs Propecia nuk funksionon brenda 1 viti mjekimi i metejshëm nuk do të sjellë rezultat.Nqs funksionon ,gjatë vitit të parë ai do të japë rezultatin e plotë.Mjekimi i mëtejshëm do të shërbejë për të mbajtur rezultatet e arritura.Ka 2% mundësi për efekte seksuale anësore(jo pasoja).Pra mund të shfaqet në 20 njerëz nga 1000.Efektet zhduken 100% për ata që e ndërpresin ilaçin dhe 58% për ata që e vazhdojnë(gjithmonë në 2% të rasteve).Nje nga efektet ishte dhe ulja e dëshirës seksuale.Nuk ka efekte në lidhje me sterilitetin,pasi cilësia e spermës nuk ndryshon.Efektet në shumë raste vinin dhe prej pasojave psikologjike nga pirja e ilacit.
    Propecia prodhohet nga firma Merck & Co, një nga firmat më të fuqishme farmaceutike të gjithë botës.Shitet në farmacitë amerikane dhe në farmacitë e 6 vendeve evropiane, vetëm me recetë mjekësore.Nuk duhet të përdoret në asnjë mënyrë nga personat që rezultojnë alergjikë ndaj saj , nga ata që kanë probleme mëlçie dhe në asnjë mënyrë nga femrat.
    Një ilaç tjetër DUTASTERIDE eshtë duke u testuar nga FDA dhe pritet të dalë në vitin 2006.Tani ai ekziston por jepet me recetë vetëm kundër zmadhimit të prostatës,në raste të rralla dhe për flokët.Është 50% më efikas se Propecia dhe për më tepër është efikas dhe për pjesën e ballit.Në ndryshim nga Propecia ai bllokon dhe tipin 1 të enzimës 5AR.

    2.FDA ka aprovuar një solucion në formë kremi i cili përmban 5% minoxidil dhe që shërben si stimulator i rritjes së flokut.Ai nuk vepron kundër DHT por kontraston veprimet negative të tij duke zgjatur fazën e rritjes së flokut.Jep rezultate të ngjashme me ato të Propecia.Efekte anësore nuk paraqet me përjashtim të irritimit të lëkurës së kokës në disa raste.Përdoret dy herë në ditë pas larjes dhe nuk duhet të përdoret në asnjë mënyrë me kokë të qullët.Në USA shitet me emrin ROGAINE extra strength ndërsa në europë me emrin REGAINE.Në USA kushton 53 dollarë për 4 muaj( www.rogaine.com ). Rezultatet e para mund të shihen brenda 2 muajsh ndërsa përdorimi duhet të jëtë i përhershëm.Jepet pa recetë mjekësore.

    Të dy ilacet,duke qenë se punojnë në faza të ndryshme, mund të përdoren njëkohësisht për të dhënë më tepër rezultat,por vetëm me rekomandimin e mjekut.Në botë ekzistojnë shumë ilace të pa aprovuara të cilat në shumicën e rasteve janë vetëm mashtrime.Asnjë ilac natyral dhe asnjë mënyrë popullore nuk ka rezultuar të paraqesë efikasitet në trajtimin e alopecisë androgjenetike.Në internet ose në vende të ndryshme të botës mund të shiten qindra ilaçe të cilat mund të premtojnë shumë,mund të thonë se janë 100% natyral etj.Duhet pasur shumë kujdes!!!Shumica e tyre janë humbje kohe dhe humbje parash.Të tjerë mund të funksionojnë por në shkallë më të ulët se Propecia apo Rogaine.Një ilac tjetër që është duke u testuar në Francë është dhe TRICOMIN.Megjithatë,aktualisht ekzistojnë vetëm dy produktet e testuara dhe të aprovuara(Rogaine dhe Propecia).Kujtojmë se të marrësh aprovimin e Foods & Drugs Adminisration nuk është pak.Për më tepër këto dy produkte janë të prodhuara nga firma farmaceutike me reputacion shumë të lartë.Merck(firma e Propecias) radhitet e 18-ta në amerikë në klasifikimin e bizneseve të të gjitha llojeve.
    Diçka tjetër që mund të ndihmojë në trajtimin e rënies së flokëve janë dhe trajtimet anti-zbokth(p.sh. NIZORAL) të cilat së bashku me Propecian mund të bëhen një armë e fuqishme kundët alopecisë androgjenetike.

    Ka individë tek të cilët ilaçet nuk funksinojnë ose rezultatet e arritura prej tyre nuk i kënaqin.Në këtë rast mbetet dhe karta e fundit: Transplanti i Flokëve.Si funksionon transplanti?
    Flokët e pasme dhe ato sipër veshëve zakonisht ruhen të paprekura tek të gjithë meshkujt me alopeci androgjenetike.Kjo quhet ndryshe dhe zona dhuruese.Nqs folikulat e tyre shkëputen në mënyrë kirurgjikale ato mund të vendosen në vende të tjera të kokës dhe të vazhdojnë jetën e tyre(p.sh. në ballë).Kujtojmë se këto flokë nuk janë të programuara gjenetikisht për të rënë dhe me t’u transferuar në pjesë të tjera të kokës mund të vazhdojnë të rriten gjithë jetën.Gjithashtu dhe flokët e pasme nga të cilat janë marrë folikulat rriten përsëri.Megjithatë dhe transplanti nuk mund të rindërtojë një kokë plot me flokë, kur alopecia është në gradë të rëndë.Ai është shumë efikas për pjesën e ballit dhe më pak efikas për kurorën(pasi kurora kërkon shumë flokë).Prandaj parandalimi me ilace i rënies së flokëve në pjesën e kurorës do të sillte shumë avantazhe për ata individë që dëshirojnë të kenë sërish një kokë plot me flokë.Tranplantet kanë evoluar shumë dhe mund të arrijnë rezultate 100% natyrale.Nqs përpara realizoheshin duke transplantuar rripa folikulash tani kjo gjë kryhet duke i zhvendosur ato një nga një.Për më tepër metoda FUE e tranplantit të flokëve bën të mundur marrjen e qimeve nga pjesë të ndryshme të trupit dhe njëkohësisht vendosjen e tyre në kokë.Këto mund të përdoren për të plotësuar kurorën.Nga studimet është vërejtur se qime si psh. ato të gjoksit apo të këmbëve rriten 4 herë më shumë kur transplantohen në kokë.Prandaj heqja definitive e qimeve trupore me lazer nuk këshillohet për ata që mund ta mendojnë transplantin si një opsion në të ardhmen.
    Transplanti është shumë i kushtueshëm.Ai fillon nga 3000$ deri në 15000$ por në raste të veçanta mund t’i kalojë dhe 25000$.Kirurgët më të famshëm të botës kanë themeluar një shoqatë e cila bën mbledhje çdo vit për të diskutuar idetë e reja(International Society of Hair Restoration Surgery(www.ISHRS.com).
    Procedura të tjera si klonimi i flokëve apo shumëzimi i flokëve nuk do të jenë të mundura para dekadës tjetër.Dr. Bazan në Meksikë po bën studime serioze për këto procedura.Terapia gjenetike mendohet të jetë edhe më larg ,por ndonjë zbulim i rastësishëm mund të ndryshojë shumë parashikime.

    Rënia e flokëve është problem për të gjithë meshkujt që e vuajnë.E rëndësishme është që çdonjëri të marrë zemër dhe të mundohet t’i japë zgjidhje,mundësisht në fazat fillestare.Secili mund të fillojë duke bërë një vizitë te dermatologu.Megjithëse të them të drejtën jo të gjithë dermatologët shqiptarë mund të ndihmojnë.Në USA ka specialistë të posaçëm për restaurimin e flokëve.Githsesi këshilla e mjekut duhet të merret,të paktën përpara nisjes së çdo ilaçi.Asnjeri nuk duhet ta vrasë mendjen për të ardhmen kur mund ta trajtojë problemin që tani.E rëndësishme është të kesh durim dhe të mos dorëzohesh pa provuar të gjitha mundësitë.

    Mitet dhe e vërteta:

    1.Mbajtja e kapeles shkakton rënie të flokut pasi floku nuk ajriset.
    Kjo nuk është e vërtetë,pasi e vetmja pjesë e flokut që ka nevojë për ajrisje është folikula e flokut.Kjo e fundit e merr oksigjenin nëpërmjet gjakut dhe nuk ka nevojë të ajriset.

    2.Tharësja e flokëve përkeqëson problemin.
    Kjo është e vërtetë pasi nxehtësia e madhe shkatërron proteinat e lëkurës së kokës.Nqs përdor tharëse këshillohet që të gradohet në minimum.

    3.Përdorimi i xhelit shkakton alopeci.
    Xheli,ashtu si dhe shumë produkte të tjera kozmetike mund të dëmtojë qimen por jo folikulën.Po të ishte kështu,femrat do ta zhvillonin problemin njëlloj si meshkujt.Kujtojmë që arsyeja kryesore është DHT.

    4.Larja e shpeshtë e flokëve shkakton alopeci.
    Kjo nuk është e vërtetë,megjithëse gjatë larjes vihet re një rënie masive e flokëve.Këto flokë do të kishin rënë gjithsesi.Përkundrazi,larja e përditshme do të ndihmonte në fshehjen e problemit,sepse flokët e sapolara kanë më shumë volum.E rëndësishme është që të përdoret një shampo cilësore.Eshtë normale për cdo individ të humbasi 50-100 flokë në ditë.

    5.Të fshish kokën me peshqir 100 herë në ditë,do të stimulojë qarkullimin e gjakut dhe nuk do t’i lejojë flokët të bijnë.
    Kjo nuk është aspak e vërtetë pasi fshirja jo vetëm që nuk do të ndihmojë, por dhe do ta përkeqësojë problemin.

    6.Nqs flokët fillojnë të bien atëherë nuk ka gjë që i ndalon.
    Kjo nuk është e vërtetë.Përdorimi i Propecias apo\dhe i Rogaine5% në fazat fillestare mund ta rikthejë mbrapsht procesin.Fazat fillestare fillojnë me dyshimin e vetë personit nëse është duke humbur flokë apo jo dhe vazhdojnë deri sa rënia bëhet më e theksuar.Një dermatolog i famshëm amerikan thotë:”if you think you are loosing your hair,you probably are”.

    A.H.

  3. #43
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    un pata nje problem kur erdha ne usa muajt e par me binin floket nga klori qe perdorin ketu hahah thash se do beheash tullac po fal zotit floket moren fuqin e duher dhe tani e kam te denddur se kurr po na thoni ndonje gje te mir qe del qe mos te na bjeri kurr

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Meshkujt më të rrezikuar, shkak hormonet, ja këshillat


    Si ndalohet rënia e flokëve


    Flokët kanë një rëndësi shumë të madhe për estetikën e njeriut. Rënia e tyre është e dukshme tek femrat dhe tek meshkujt, por më e theksuar është tek meshkujt. Por, përse bien flokët? A është i mundur parandalimi i këtij fenomeni? Si mund të trajtohet rënia e tyre?

    Shkaqet e rënies
    Trashëgimia dhe faktorët gjenetik. Rënia e flokëve, ashtu si ngjyra e syve, është një tipar i trashëgueshëm. Me kalimin e kohës floku bëhet i hollë dhe bie kur folikulat vdesin. Gjenet që provokojnë rënien e flokut janë të transmetueshme nga të dy prindërit. Është i kotë riti që ndiqet shpesh nga prindërit për të qethur fëmijët e vegjël, në mënyrë që të rritet dhe shtohet floku. Nëse njeri nga prindërit vuan rënien e flokut, ajo do transmetohet tek fëmija nëse ai ka marrë gjenet e tij. Por nga ana tjetër nuk është e thënë që prindi vuan rënien e flokut dhe patjetër duhet ta ketë dhe fëmija. Kjo është në varësi se nga cili prind i janë transmetuar gjenet fëmijës. Pikërisht me këtë fakt shpjegohen dhe rastet e shumta që ndodhin brenda një familjeje, ku njëri vëlla është tullac ndërsa tjetri ka një dendësi të madhe të flokëve. Rënia e flokëve fillon që 20 vjeç, por ajo vihet re vetëm kur personi arrin në të 30-at. Rënia e flokëve nga trashëgimia është tipike në pjesën ballore dhe anash ballit.

    Stresi
    Stresi është një faktor shumë rëndues në rënien e flokut. Në ndryshim me faktorin gjenetik, rënia e flokëve, për arsye stresi, është e shpërndarë në të gjithë zonën ku ka flokë ose e lokalizuar në formë rrethore. Sipas specialistëve dietat e keqbalancuara sjellin si rezultat një keqekuilibrim të ushqimeve të nevojshme për organizmin. Mungesa e proteinave mund të ndryshojë prodhimin normal të flokëve dhe të bëjnë që flokët të hyjnë në një fazë pushimi dhe për dy apo tre muaj do të shfaqet humbja e flokëve në masë.

    Sëmundjet
    Ndodh shpesh që shfaqet dukuria e humbjes së flokëve pas kalimit të ndonjë infeksioni, si ethe të forta, operacione, etj. Gjithashtu dhe pas ç'rregullimeve të funksionimit të gjëndrave tiroide ndodh rënia e flokëve. Në këto raste është e nevojshme t'i jepet fund me trajtimin për të normalizuar. Gjithashtu, shfaqet ky fenomen kur ka mosfunksionim të hormoneve mashkullore të njohura si androgjene ose femërore të njohura si estrogjene. Në këto raste korrigjimi i disekuilibrit eviton rënien e flokut. Gjithashtu disa sëmundje shoqërohen nga rënia e flokëve, siç është rasti i diabetit, dhe e kundërta. Rënia e flokëve është një paralajmërim se ndonjë sëmundje serioze po fillon të shfaqet. Medikamentet që përdorim për shërimin e sëmundjeve ndikojnë në rënien e flokut. Në këto raste lind si domosdoshmëri shtyrja e kurës së sëmundjes, ose duhen marrë parasysh më parë pasojat e marrjes së këtyre medikamenteve. Rënia e flokëve nga marrja e medikamenteve zakonisht është e kthyeshme dhe përgjithësisht pa probleme.

    Pakujdesia
    Veset e këqija dhe pakujdesia. Abuzimi me trajtimet kozmetike me cilësi të keqe, agresive dhe përdorimi i vazhdueshëm i tyre besojnë dhe thyejnë kapilaret e flokut duke bërë të mundur rënien e tyre. Një armik i flokut është edhe larja e tyre shumë e shpeshtë dhe krehja me avuj të nxehtë që bëjnë të mundur këputjen e tyre dhe provokojnë disekuilibër në shtresën e yndyrshme të lëkurës. Kur rënia e flokëve nuk është gjenetike ose e lidhur me sëmundje, parandalimi i këtij fenomeni është i mundur duke ndjekur disa këshilla. Fenomeni fillon në moshën mes 20 deri 30 vjeçëve. Flokët bëhen më të dobët, bien në mënyrë masive dhe nuk dalin më të rinj. Mbi 70 % e burrave vuajnë nga rënia e flokëve. Fajin për këtë e ka kryesisht hormoni seksual mashkullor testosteron.

    Si të kujdesemi për flokët
    Një njeri i shëndetshëm ka nga 100 000 deri 130 000 qime flokësh. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra në javë. Ushqimi i keq dhe sëmundjet e ndërpresin procesin e rritjes së flokëve. Është thelbësore mbajtja e higjienës për flokun. Me këtë duhet të kuptohet zgjedhja e shampos së përshtatshme për tipin e flokut. Nuk është e këshillueshme ndërrimi i shpeshtë i llojit të shampos. Nëse flokët i lyeni, boja duhet aplikuar së pari në një tufe të vogël flokësh për shmangien e efekteve anësore.

    Kujdes

    1- Kontrolloni stresin
    2- Mbani një dietë të përshtatshme
    3- Pini të paktën dy kg ujë në ditë
    4- Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me anë të të cilave marrim vitaminat, minerale dhe materiale strukturale thelbësore në rikonstruktimin kapilar.
    4- Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrnave shtazore duke i zëvendësuar me vajra natyrale, veçanërisht me vajin e ullirit.
    5- Evitoni ushqimet e skuqura
    6- Përdorni sallata të ndryshme
    7- Dielli i pishinës dhe i detit është i dëmshëm për flokët
    8- Mos e ndërroni shpesh shampon

    Rënia e flokëve

    Shkenca, në ditë njerëzve u bien 150 qime
    Flokët rriten për dy deri tre vjet përpara se të bien. Rënia e flokëve të vjetër është krejt natyrale. Nga pori prej të cilit ra floku i vjetër zakonisht pas një farë kohe del një qime e re floku. Në një ditë njerëzve mund t´u bien 150 qime flokësh. Ka shkaqe të ndryshme që shkaktojnë rënien e flokëve, si ndonjë sëmundje infektoze, përdorimi i një ilaçi të caktuar etj.

    Mjekët, rënia e flokëve e trashëguar
    Rënia e flokëve mund të shkaktohet edhe nga trashëgimia gjenetike. Hormoni seksual testosteron krijon lidhje me një enzimë të caktuar dhe shndërrohet në një dihidrotestosteron - apo si ç´emërohet ndryshe DHT. Kjo futet nëpërmjet gjakut që riqarkullon në rrënjët e flokëve dhe ngujohet aty. DHT jo vetëm pengon rritjen e flokëve, por edhe ndalon daljen e flokëve të rinj. Me kalimin e kohës, porja mbyllet krejt.

    Propecia, një mjet kundër rënies së flokëve
    Propecia është një lloj medikamenti i zbuluar kohët e fundit. Ai bën të mundur bllokimin e enzimës që lidhet me Testosteronin duke e penguar kështu këtë lidhje. Numri i DHT në lëkurën e kokës pakësohet kështu me dy të tretat. Kjo bën që të ndalojë rënia e flokëve në pjesën më të madhe të burrave dhe në shumë raste arrijnë rrënjët e flokëve të rigjenerohen, dhe të prodhojnë flokë të fuqishëm si më parë.

    Përgatiti: Blerina KACA

  5. #45
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    ore ja te bej kryqin njehere se mos me bie floket :PpP


    o cuna mos u shqeconi se teknoogjia ecen para me 5000$ nje amerikian qe no ktu brenda nje viti ka me shum flok ne kok se ckam un para nje viti ai ishte tullac tallesha me te tani ai ka meshum se mua jo qaheni ajde mo se nga mencuria e shumte ju bien floket

    mua me bien flok po nja 5 -6 cop ne dit kshu per fat :P
    mencuri mencuri
    Partizoni

  6. #46
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Tashi tjeter pune skemi,te mbjellim kokat nga renia e flokeve .
    I ka mbjell nje shoku im polak , i ka dale koka si harta algjerise ..lol, ca vene sahara , dmth fare , ca vene kallaballik dmth plot me floke , me te fut fryken tjetri kur e shef ..
    Po tani mire ato qe jane te mençur u bien floket , po ne qe jemi firzamonika nga ment e kaptines pse na bien ? lol
    Une per vete giletin me vete sa te rritet qimja me e vogel ,paf ja kpus koken , Jom bo si Edward Norton ke Amerikan history x, tu ik me vrap zezakt sa me shofin
    Ika tashi ma bofshi diten e mire

  7. #47
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Ne nje emision njehere tregonin se ishte nje lloj lope ne Afrike qe po te te lepinte koken dilnin floket. lol Kjo eshte nga te rejat e fundit per renien e flokeve. Durim per te gjithe tullacet me premisa, nga nje "bashkevuajtes" lol
    Ezekiel 25-17.

  8. #48
    Perjashtuar Maska e strano
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Vendndodhja
    n'toke
    Postime
    371
    kush e rru per floket re..!! ndac te bin ndac mos mos e vritni shum menjen se sa me shume e mani menjen aty aq me keq eshte.... un pervete qethem gjithmone tulle dmth i maj floket shum te shkurtra jo tulle fare ama 0.5 i qeth me makine, edhe sikur te me bin floket neser se kam problem hic, funnja robi nuk shifet te floket LOL leqe qe tani me eshte msu ideja tu me thirr tullac sme bo pershtypje sikur tme bin floket LOL madje i boj tulle fare naziskin

  9. #49
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga Julius
    Ne nje emision njehere tregonin se ishte nje lloj lope ne Afrike qe po te te lepinte koken dilnin floket. lol ...
    ajo goca tani ka rene nga pesha dhe eshte bere forumiste, po lepirja e saj ne koke eshte po aq magjike per riperteritjen e flokeve. lol

  10. #50
    Dmth te duash te dish kush eshte tullac ne forum, po vikemi tek kjo tema

    Ju qe jetoni ne USA ruhuni nje here, se ketu ne USA te bllokohet koka e dushit nga uji me gelqere apo ndryshk.
    S'kam pare cun shqiptare qe te kete ngel me floke pas 4 vitesh ne USA
    Pasi te kesh lexuar firmen time, do te mendosh qe harxhove 10 sek te kohes tende ne forum, qe eshte gjithashtu kohe e humbur kot.

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Objektet fluturuese të paidentifikuara, UFO
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 1059
    Postimi i Fundit: 01-04-2024, 14:01
  2. Problem me renien e flokeve
    Nga Davius në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 01-06-2017, 12:28
  3. Femrat dhe meshkujt komunikojnë ndryshe
    Nga Xhuxhumaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 10:51
  4. Meshkujt, frikë nga “gjinekologu”
    Nga Davius në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-02-2007, 12:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •