Pse rrezikohemi të ngelemi pa flokë ?
Olsi Kolami
Një problem shqetësues është rënia e flokëve. Për të patur një pamje sa më tërheqëse, është e rëndësishme të kemi një flok sa më të shëndetshëm, prandaj duhet të ecim gjithmonë me moton: “Në radhë të parë një flok i shëndetshëm, pastaj i bukur”. Ka shkaqe të ndryshme të rënies së flokut: kemi rënie të flokut nga trashëgimia, pas adoleshencës, në moshë të thyer, rënie nga problemet e organizmit, rënie nga keqpërdorimi i produkteve që quhen edhe efekte anësore. Rënia e flokut, pavarësisht nga shkaktarët e ndryshëm, ndodh edhe nga mosfurnizimi i flokut me elementet bazë të zhvillimit dhe ushqimit të tij. Rënia e flokut që shkaktohet nga trashëgimia, pas adoleshencës dhe si rezultat i moshës së thyer, është më pak e trajtueshme dhe shumë e vështira për t’u eliminuar. Rënia e flokut, nga problemet e organizmit dhe nga keqpërdorimi i produkteve, duke qenë edhe rënie që vjen nga efekte anësore që nuk kanë shkak të drejtpërdrejtë, trajtohet nga specialistët dhe jep rezultate të kënaqshme. Të tjera rënie që nuk rikuperohen janë kur personi është me moshë, mbi 45 vjeç femrat dhe mbi 22 vjeç për meshkujt. Meshkujt kanë kod gjenetik më të ndërlikuar dhe është shumë e vështirë dalja e flokut. Rastet kur flokët bien në formë pullash janë rastet më të vështira dhe kanë shkak patologji të ndryshme të organizmit si dhe mospërdorim korrekt të produkteve.
Në rastin e çrregullimeve të organizmit hyjnë:
1. infeksionet e ndryshme
2. sëmundjet kronike
3. sëmundjet që shkaktojnë dhimbje koke, sinoziti, migrena etj.
4. sëmundje që shkaktojnë gjendje emocionale të ndryshme, sistemi nervor, gjëndrat tiroide etj
5. përdorimi i medikamenteve për shërimin e këtyre sëmundjeve shkakton rënie flokësh.
6. përdorimi i kontraceptivëve jep rënie të theksuar flokësh
7. nënat që mbajnë fëmijën me gji, në muajin e pestë dhe të gjashtë, kanë rënie flokësh.
Krijoni Kontakt