-
i/e regjistruar
Lufta E Zotit
Trupat izraeliene kane depertuar ne qytetin Nablus. Shperthime! Nje ndertese u prish deri ne germadha. Te shtena armesh degjohen edhe ne periferine e qytetit. Ushtaret vihen pas tankeve e shkasin me ankth metra njeri pas tjetrit.
Shume shpejt dielli do kape piken me te larte te qiellit.
-Kujdes ! Palestinezet !
Nje komando ushtaresh renditet pas nje muri te rene pergjysme. Fillojne te gjuajne pa nderprerje, degjohet nje klithme, qe vdes ne ajer.
-E ekzagjeruar,-bertet komandanti duke dhene urdher te pushoje zjarri. Ishte nje adoleshent qe kishte kerkuar te kalonte me vrap ne anen tjeter te rruges. -Numerohen njerez brenda nderteses qe kemi perpara!
Komandanti jep urdher te pushojne sulmin. E kerkon ne radio ushtari i thjeshte Jeremia.
-Ku eshte eprori yt?-e pyet, por Jeremia ngre supet. Buzet e tij jane thare nga nje etje e pashteruar per uje.
-Isha duke kerkuar uje,-i thote komandantit,-kur papritur na sulmojne nga krahet. Nuk pashe asgje me sy. Degjoja vetem klithma qe levdonin Allahun, pastaj hundet m’u mbushen me pluhur, u shtriva pertoke e fillova te numeroj sekondat. Kur u ngrita me kembe ishin zhdukur te gjithe. Tani kam mbetur vete brenda nderteses. Nuk e di si ka shkuar puna!
-Domethene i braktise shoket?
-Si mund te thoni kete gje zoti komandant? Une isha ngjitur me ta kur me humben nga syte. Edhe depozita e ujit qe gjeta ishte prishur kur e mora veten. Kjo ndertese eshte bosh. E kontrrollova vete, me friken mos ishte ndonje armik brenda.
Komandanti uli koken. Nje shperthim i tmerrshem u degjua afer tij. Ushtari i thjeshte Jeremia e humbi toruan nxorri armen ne dritare e filloi te gjuaje ne ajer.
-Idiot!-i klithi komandanti e nje inat i verber po e shtynte ne terbim. –Vetem ti ke mbetur gjalle nga kompania jote. Te gjithe te tjeret vdiqen. Ne emer te zotit dhe te atdheut!-komandanti uli koken ne shenje nderimi, syte e tij ishin te mbushur ne lot.
-Si thate? Vdiqen? Vdiqen vertet? Qe te gjithe? E pamundur! O zot! NE duhej ta fitonim kete lufte!
-Mos beni perpara! Te gjitha njesite te ndalen e te rrethojne ndertesen. I kemi ne dore!
-Si thate zoti komandant?
-Guerrilasit jane brenda nderteses qe ke perballe. Arrin te shohesh gje aty ku je?
-Prisni pak!-ushtari Jeremia ngjitet nje kat me larg brenda asaj ndertese te zbrazet. Hyn ne nje apartament ku dritaret jane te zhveshura gjithe drite e zvarritet afer tyre. Qe ketu duket shume mire. Ne ndertesen ngjitur degjohen zhurme, klithma, ankime. Ben te zgjase koken por nje plumb i fishkellen ne vesh. Shtrihet i trembur rrafsh me token dhe i komunikon komandantit:
-Nuk me lene te shikoj gje. Po e ngrita koken jam i vdekur. Si te bej?
-Mos ki frike,-degjon zerin e komandantit, por kjo pergjigje e ve ne pozite.
-Po shikoj edhe nje here se c’behet,-dhe Jeremia mbeshtet duart ne dritare, perkulet si ngjale sa arrin te kape vetem nje horizont te dobet e pa jete, por nuk ben te hiqet mbrapa kur nje cifel plumbi i shpon krahun.
-Me vrane, obobo,-klith e ngrihet me kembe si nje shenjester e gatshme per t’u vene poshte. Nis nje vrap te marre larg prej aty, por pengohet, e renia e tij shoqerohet me nje shperthim te fuqishem predhe. Edhe pak po tek ishte qendruar aty ku ishte, e tani do t’i kishte dhene lamtumiren kesaj bote!
-Jam gjalle,-i komunikoi menjehere komandantit, sikur t’i dorezonte nje triumf te rralle ne duar.
-Jeremia! C’bete, o zot! Kush ju tha te levizni. Gjeni nje vend te sigurte ku mund te keni ne shenjester armiqte. Shume shpejt do mbaroje gjithcka!
-Si urdheroni, zoti komandant. Ju komunikoj qe kam nje etje per vdekje. Beni shpejt, ju lutem, mbarova per uje!
Zeri i Jeremias u mbyt nga nje batare e eger mortajash. Me zemer ne dore, priti sa te mbaroje zhurma. Kontrrolloi radion, por ishte e kote. Zeri i komandantit cau ajrin :
-Terheqje strategjike ! Te gjithe prapa !
-Po tani ?-mendoi Jeremia.
U degjua kunderpergjigjia e ushtrise se tij. Ndertesa perballe filloi te bombardohej nga predha tankesh. U degjua nje e qare femije, qe pushoi brenda pak sekondave.
-Komandant, komandant, ku jeni?
-Qetesohu, ushtar. Morem armepushim per dy ore! Brenda nderteses ka civile qe duan te dorezohen. Shume shpejt do jemi tek ty!
-Lavdi zotit,-peshperiti ushtari. Gryka e tij ishte e tharre ne piken e fundit.
-Armepushim thate?-peshperiti ne radio, por nuk iu pergjigj njeri. Nje ore e kaloi ne pergjim. Me friken mos kishte degjuar gabim komanden e eprorit. Nuk po behej gje. Asnje krisme arme qe ta bindte per te kunderten.
U zvarrit afer dritares ku ishte me perpara per te pare jashte. Nuk guxoi te ngrihej si heren e pare.
--Me kot te rezikoj, mendoi, nxorri paketen e ndezi nje cigare. E thithi filtrin deri ne fund e beri nje shtellunge tymi qe iu ngrit mbi krye. Edhe nje here. Cigarja i largoi pak dhimbjen e krahut te plagosur. U rrotullua ne krahun e mire, kafshoi buzen, thithi prape cigaren.
-Ushtar! Ushtar! Aty je?
Ishte nje ze i huaj, qe e trembi dhe e detyroi te ngreje armen ne duar.
-Kush eshte?-foli i eger, me nje frike te kobshme qe i shpoi kraharorin.
-Ushtar, mos ki frike. Vetem ti ke mbetur gjalle. Eshte arme-pushim.
Jeremia mendoi te braktise me vrap ate vend aq te rrezikshem. Pastaj kujtoi mos po i luanin nje kurth, per ta shtyre te dilte ne drite te qiellit si shenjester e levizshme.
-Kush po me therret?-e nxorri pushken nga dritarja ku po strehohej.
-Mos ki frike, ushtar! Eshte arme-pushim edhe per nje ore. Cfare po ben?
-Rri,-foli Jeremia thjesht e i detyruar.-Pres!
-Nxirre koken, nuk te shikoj dot!
Jeremia nuk ia doli te kontrrolloje veten. Afroi pas vetes kapelen e ushtarit, e mbeshteti mbi arme dhe e ngriti pak, shume pak, si ne filmat, duke pritur ta qellonin. Nuk u degjua asgje.
-Nuk te gjuan njeri! Eshte armepushim. Dil ne drite.
Jeremia nuk duroi, i shtyre nga nje etje qe i kishte mjegulluar logjiken, pertoi te cohej ngadale-ngale, por u ngrit me kembe mejnehere dhe hapi krahet, si per te thene dorezohem!
-Oh,me ne fund,-ne ndertesen perballe ishte nje burre me mjeker te zeze, qe po i fliste me gruken e armes te drejtuar pertoke.
-Vetem je?
Jeremia nuk u pergjigj.
-E dime qe ke mbetur vetem. Te degjuam kur flisje me komandantin.
Vetem atehere Jeremia e kuptoi sa afer ishte me armikun. Ndertesa e tij ndahej nga nje distanca e vogel me ate te armiqve.
-Sa mire qe jam akoma gjalle?-mendoi, por tjetri po e shikonte me kersheri te papare. Jeremia uli koken, kontrrolloi vendin, pa qe ushtria e tij ishte larg, me shume nga c’e kishte menduar.
-C’po ben?
Jeremia u mat te pergjigjej si heren e pare, por iu duk e pasjellshme. E pa tjetrin ne sy e i tha:
-Tani po pi nje cigare! Me plagoset me perpara!
-Cigare?-dhe ne zerin e palestinezit e ndje nje ankim i hidhur. –Ne kemi pese dite qe nuk pime me cigare. Na keni rrethuar e nuk na lini te levizim vendit.
Jeremia ngriti supet me faj.
-Do,-i tha tjetrit dhe i tregoi paketen.
-Sikur…
Jeremia eci ne nje korridor qe e afroi me shume me armikun. Doli ne nje dritare te afert, dalloi hijen e nje njeriu e pa u menduar e qelloi ne shenje. Psheretiti i bekuar, e priti me nje etje therrese ne fyt, fundin e atij armepushimi pa vlere.
-
-
Diabolis
-
-
i/e regjistruar
KOSTATIM: OPINION i pervecem> PERSHTYPJEe pervecme: you suck
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt