Kujtim Laro, njeriu qė bėri histori nė muzikėn e filmit shqiptar
A. Mile
Muzika e tij nuk pėrbėhej vetėm nga nota. Ajo ishte dhimbje, valė deti, njė iso e gjatė e kėnduar nga burrat e jugut. Kolegėt e tij e quajtėn Enio Moricone, kompozitorin mė tė madh tė tė gjitha kohėrave nė gjininė e muzikės sė filmit, tė papėrsėritshėm, njė gjenialitet i prerė nė mes. Duke gdhirė e mėrkurė, zemra e kompozitorit dhe Artistit tė Merituar, Kujtim Laro, pushoi sė rrahuri. Ishte 57 vjeē, kishte edhe shumė vite tė tjerė pėr tė jetuar, por jeta vėrtet qenka e ēuditshme, tė pret nė besė atėherė kur nuk e mendon. Kujtim Laro lindi nė qytetin bregdetar tė Vlorės nė 8 maj tė vitit 1947. Bregdeti i Jonit, polifonitė dhe elegjitė e jugut, ishin frymėzimi i tij, andaj edhe muzika e tij tingėllonte aq ėmbėl, aq shqip. Studimet e larta, ai i kreu nė Institutin e Lartė tė Arteve, ku u diplomua nė vitin 1970. Mė pas ai do tė punonte, pranė Akademisė sė Arteve, pėr vite tė tėra si pedagog nė degėn e kompozicionit. Gjithashtu pėr disa vjet ai ka punuar si drejtor artistik pranė Shtėpisė Qendrore tė Ushtrisė. Edhe pse i ka lėvruar tė gjitha gjinitė muzikore, mė tė dashurat pėr tė kanė qenė muzika e filmit dhe kėnga. Firmėn e tij mbajnė kolonat zanore tė rreth 30 filmave tė njohur artistikė, si I teti nė bronx, Nė fillim tė verės, Lulėkuqet mbi mure, Udha e shkronjave, Liri a vdekje, Nėntori i dytė, Militanti, Vendimi, Yjet e netėve tė gjata, Nusja dhe shtetrrethimi, Partizani i vogėl Velo, Fletė tė bardha, etj.
Gjatė karrierės sė tij, ka bashkėpunuar me regjisorėt mė tė mirė shqiptarė, si Viktor Gjika, Dhimitėr Anagnosti, Mevlan Shanaj, etj. dhe tė gjithė ndihen tė nderuar prej kėtij bashkėpunimi dhe tė ngushėlluar prej faktit qė muzika e tij do tė mbetet e gjallė nė filmat e tyre. Krijimtarinė e tij nė kėtė gjini e ka nisur me filmin I teti nė bronx dhe e mbylli me kolonėn zanore tė filmit Lule tė kuqe, lule tė zeza, tė shfaqur vetėm pak muaj mė parė nė kinematė e kryeqytetit dhe qė u quajt prej kolegėve tė tij, si kėnga e fundit e mjelmės.
Pėr drejtorin e Teatrit tė Operės dhe Baletit, Zhani Ciko, muzika e krijuar prej Kujtim Laros, ėshtė nė mėnyrė tė padiskutueshme mė e mira nė llojin e vet. Ndihemi tė nderuar kur filmat tanė shkojnė jashtė kufijve. Pavarėsisht cilėsisė kinematografike tė filmit, muzika e krijuar nga Kujtimi ėshtė nė nivelet botėrore, pėrsa i pėrket ndjeshmėrisė, ngjyrės dhe emocionit qė pėrcjell, - thotė Ciko. Por Kujtim Laro ka qenė edhe njė kompozitor besnik festivalesh. Ndėr krijimet e para tė tij ka qenė kėnga Buka e duarve tona, njė bashkėpunim me poetin Xhevair Spahiu, e kėnduar nga Alida Isku dhe Ema Qazimi, e cila nė Festivalin e Kėngės nė Radio Televizionin Shqiptar, nė vitin 1976, ka fituar ēmimin e parė. Mė tej kanė vijuar tė tjera kėngė, si Mirėmėngjes!, kėnduar nga Irma Libohova, qė ka marrė ēmim tė dytė, kėngėn Tė kisha pritur kėnduar nga Adriana Ceka, e shumė tė tjera, pėr tė mbėrritur tek kėnga e mrekullueshme Zhgėnjimi, e kėnduar nė Festivalin e Kėngės nė RTSH tė vitit 1996, nga kėngėtarja Alma Bektashi.
Nė festivalin e 41-tė, ai u nderua me trofeun e kompozitorit mė tė mirė, ndėrsa nė vitin 2001, u nderua me ēmimin Muza, nė konkursin me tė njėjtin emėr, pėr muzikėn klasike. Edhe pse vuante nga njė sėmundje e pashėrueshme, madje para 6 muajsh i ishte nėnshtruar edhe njė operacioni nė stomak, ai vazhdonte tė punonte. Mbi pentagram kanė mbetur ende punė tė papėrfunduara.
Sipas drejtorit tė TOB-it, Zhani Ciko, sė bashku ata po punonin pėr tė vėnė nė skenė operėn Njė vjeshtė me stuhi, tė kompozuar nga Dhora Leka, gjatė viteve tė internimit tė saj. Kujtim Laro po punonte pėr orkestrimin e kėsaj vepre, por nuk arriti ta shihte nė skenėn e TOB-it, ku ishte parashikuar tė shfaqej pėr festat e Nėntorit. Pėr kontributin qė ka dhėnė pėr kulturėn shqiptare, kompozitori Laro mbante titujt Artist i Merituar dhe Naim Frashėri i klasit tė parė, megjithatė ėshtė fare pak pėr njeriun qė bėri histori nė muzikėn e filmit.
Krijoni Kontakt