Nė njė dokument prej 37 faqesh, Kisha e Shenjtė kritikon betejėn e madhe moderne tė frave----------------- pėr pushtet e barazi me burrat

Vatikani: Feminizmi modern, rrezik pėr familjen


Eva Kushova

Vatikani ka kritikuar dje betejėn e madhe feministe moderne pėr pushtet dhe pėr barazi gjinore. Kjo lloj lufte sipas Vatikanit rrezikon konceptin tradicional tė familjes dhe krijon njė klimė ku martesat mes ---------------------seksualeve shihen si tė pranueshme. Nė njė dokument prej 37 faqesh “mbi bashkėpunimin e burrit dhe gruas nė kishė dhe nė botė”, Vatikani bėn tė ditur se gratė duhet tė respektohen dhe tė kenė tė drejta tė parabarta nė vendin e punės, por dallimet mes dy sekseve duhet tė njihen dhe tė ruhen.
“Vitet e fundit po shfaqen qėndrime tė reja pėr ēėshtjet e grave, pėrfshi dhe tendencėn pėr tė “theksuar fuqishėm kushtet e nėnshtrimit nė mėnyrė qė tė nxisin antagonizimin”, -thotė dokumenti, i cili ripohon qėndrimet e Kishės Katolike pėr kėtė ēėshtje, pėrfshirė edhe ndalimin pėr tė lejuar qė femrat tė bėhen priftėresha. Kisha thotė se shumė gra ndihen se duhet tė jenė “kundėrshtaret e burrave” nė mėnyrė qė tė jenė vetvetja. ‘Tė pėrballur me abuzimin e pushtetit, pėrgjigja pėr gratė ėshtė qė tė kėrkojnė pushtet. Ky proces ēon nė njė kontradiktė tė madhe mes burrit dhe gruas… qė ka efekte tė menjėhershme dhe vdekjeprurėse nė strukturėn e njė familjeje”. Dokumenti kritikon pėrpjekjen e feminizimit pėr tė theksuar dallimet e mėdha nė bazė seksi. “Kjo gjė la nxitur ideologji tė cilat pėr shembull vėnė nė pikėpyetje familjen dhe strukturėn e saj natyrale prej dy prindėrisht, njė nėnė e njė baba, duke e bėrė homoseksualitetin dhe heteroseksualitetin krejtėsisht ekuivalentė me strukturėn familjare.
Jo martesės sė homoseksualėve
Papa Gjon Pali i Dytė vazhdimisht ka mbrojtur martesėn tradicionale nga tendenca pėr tė legalizuar martesat e tė njėjtit seks nė SHBA dhe nė Evropė. Pasi Massachusetts u bė nė muajin maj shteti i parė nė Amerikė qė lejoi martesat e homoseksualėve, kjo ēėshtje ėshtė kthyer nė njė debat tė nxehtė para zgjedhjeve presidenciale atje. Dokumenti nė fjalė bėn thirrje pėr njė njohje mė tė madhe tė rolit tė gruas si nėnė, dhe i bėn thirrje shoqėrisė tė vlerėsojė kėtė si njė punė reale. “Pavarėsisht se mėmėsia ėshtė njė element kyē pėr identitetin e njė gruaje, kjo nuk do tė thotė se gruaja duhet tė konsiderohet sipas kėndvėshtrimit vetėm si njė qenie pjellore”. Vatikani thotė se gratė qė vendosin tė bėhen gjatė gjithė kohės nėna, nuk duhet tė damkosen, por nė tė njėjtėn kohė i bėn apel qeverive qė t’ua lehtėsojnė mė shumė nėnave kryejnė punė me shkėputje pa “hequr dorė nga jeta familjare”. Nė prezantimin e kėtij dokumenti, peshkopi Ratzinger tha se ky dokument do tė jetė si njė pikė nisje pėr njė ekzaminim tė mėtejshėm nga kisha, si dhe si njė nxitje pėr dialog. Mes ēėshtjeve tė tjera, dokumenti sqaron pėrse femrat nuk duhet tė pranohen priftėresha. Dokumenti shton se roli i gruas nė kishė si dėshmitare dhe si “nuse”, siē ilustrohet nga Virgjėresha Mari, ėshtė njė rol kyē por i ndryshėm nga ai i burrit. Aty thuhet se rezervimi i rolit tė priftit vetėm pėr burrat nuk pengon praninė e grave nė zemėr tė jetės kristiane. Por kisha nuk mund t’i ndryshojė rregullat tani, pasi Krishti ka zgjedhur vetėm burra si apostujt e tij. Ndėrkohė qė grupi qė favorizon emėrimin e grave nė kėto poste thotė se Krishti veproi vetėm sipėr normave sociale tė asaj kohe.