Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Taulant Çerepi, kampion i Europës

    KAMPIONATI EUROPIAN I PESHENGRITJES

    Taulant Çerepi, kampion i Europës
    Peshëngritësi thyen nga dy herë dy rekorde europiane


    --------------------------------------------------------------------------------



    Në Stavanger të Norvegjisë ditën e djeshme u zhvilluan garat e kategorisë 69 kg të Kampionatit Europian të Peshëngritjes për të Rinj, të moshës nën 17 vjeç. Në këtë garë mori pjesë 17-vjeçari Taulant Çerepi, i cili para 3 ditësh kishte festuar dhe datëlindjen e tij. Dhuratë më të mirë se rekordi europian dhe medalja e artë nuk kishte për të. Kështu, Çerepi u fut në garë me shumë impenjim, duke pasur si kundërshtar kryesor peshëngritësin e talentuar grek Lazaridhis. Stili i parë ishte ai i shkëputjes.
    Çerepi në provën e dytë ka ngritur peshën 132.5 kg, që përbën dhe rekord europian. Salla e ka duartrokitur shqiptarin kur ai ka ngritur shtangën dhe ka thyer dhe rekordin europian. Peshëngritësi grek Lazaridhis, i cili ishte dhe pretendenti kryesor në këtë peshë, ka kërkuar të ngrejë 135 kg për të rithyer rekordin e shqiptarit. Ai është përpjekur 2 herë në këtë peshë, por pa sukses. Ndërkohë, peshëngritësi ynë e ngre peshën 135 kg, duke rithyer rekordin europian të vendosur nga ai një provë më parë. Mrekullia ka ndodhur, peshëngritësi shqiptar ka marrë medaljen e artë në këtë stil dhe ka thyer 2 herë rekordin europian të vendosur para një viti nga shqiptari tjetër Endri Haxhihyseni. Po ashtu si në stilin e parë, edhe në të dytin, atë të shtytjes, Çerepi ka bërë një paraqitje shumë të mirë. Në provën e parë shqiptari ka ngritur peshën 157.5 kg, duke thyer kështu në dygarësh rekordin europian me 2.5 kg më tepër. Në provën e dytë Çerepi nuk ka mundur të ngrejë 162.5 kg, por e ka bërë këtë në provën e tretë, duke thyer rekordin e stilit dhe njëkohësisht dhe të dygarëshit. Por rekordi në stilin e shkëputjes nuk ka zgjatur shumë, pasi greku Lazaridhis ka ngritur peshën 165 kg, duke vendosur rekord në këtë stil. Taulant Çerepi ka marrë medaljen e argjendtë në këtë stil dhe në dygarësh është shpallur kampion i Europës dhe rekordmen europian, një sukses mjaft i madh për të dhe peshëngritjen shqiptare. Me Taulant Çerepin ka përfunduar dhe përfaqësimi i shqiptarëve në Kampionatin Europian të të Rinjve nën moshën 17 vjeç. Shqipëria ka dalë nga ky kompeticion me tri medalje ari (2 Çerepi dhe 1 Trasha), tre argjendi (2 Trasha e 1 Çerepi) dhe tri medalje bronzi të marra nga Qerimaj. Me këtë paraqitje duhet të gëzohemi, pasi peshëngritja jonë po nxjerr talente të reja, që do ta përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

    Gerti Trasha në "Athina 2004"

    Do të jetë Gerti Trasha peshëngritësi i dytë që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike "Athina 2004". Peshëngritësi nga Elbasani ka fituar duelin me shkodranin Erkand Qerimaj. Trasha ka ngritur në dygarësh 270 kg, duke zënë vendin e dytë, ndërsa Qerimaj ka ngritur 262.5 kg dhe ka zënë vendin e tretë. Në këtë mënyrë do të jenë dy vëllezërit nga Elbasani, Theodhoris dhe Gerti Trasha, dy peshëngritësit që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Urime per fitoren dhe per rekordet Taulantit.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Gerti Trasha, më afër Olimpiadës Athina 2004.


    Shekulli

    Në Stavanger të Norvegjisë po zhvillohet Kampionati Evropian i Peshëngritjes për të Rinj të moshës nën 17 vjeç. Të enjten u zhvilluan garat e peshës 62 kg ku patëm dhe medaljet e para për ekipin shqiptar. Në shikim të parë duket që kemi një sukses për peshëngritjen por në të vërtetë janë humbur medalje aq të rëndësishme për ekipin shqiptar. Gabimi i ekipit shqiptar fillon që në prezantimin e ekipit ku 2 më të mirët Qerimaj dhe Trasha vendosen në të njëjtën peshë : 62 kg kur Trasha ka si peshë më të mirë atë të të 56 kg. Pra në një farë mënyre humbasim që në fillim medaljet e arta të peshës 56 kg. Të konkurrentët shqiptarë tashmë nuk kanë objektiv medaljet e arta por më tepër se kush do dali më i miri midis tyre. Kur zihen dy fiton një i tretë dhe kështu ka ndoshur dhe në garë. Armeniani Martirosyan ka përfituar nga taktika e gabuar shqiptare dhe ankthi i tyre dhe iu ka marrë vendin e parë . Më i humburi ka dalë Erkand Qerimaj i cili ishte dhe më i tensionuari në garë për shkak se megjithëse e meritonte pa diskutim kalimin në olimpiadë atij ju vu në lojë bileta e Athinës. Ndërsa Gerti kishte më pak ankth për arsyen sepse nuk kishte çfarë të humbiste arrin të marrë një medaljen e artë. Për Qerimajn vetëm medaje e bronxtë. “Sportdashësi.com”
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Kur shteti yne tu ktheje kurrizin e te tregohej indiferentizem ndaj ketyre talenteve,dhe kur keta te gjejne te tjera palestra dhe kushte per te enderruarr e u bere kampione bote apo Olimpiadash,do dalim ne serisht ti quajme tradhetare si Dhimat,Shabanet,Xhelilet me shoke.
    Urime Taulantit.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  5. #5
    Maska e Administrator1
    Anëtarësuar
    09-03-2004
    Vendndodhja
    Mbi tokë
    Postime
    209
    Zemra mal për talentet Shqiptarë.
    Ka ardhur koha, mos na i ''hajë macja'' zogjtë e peshëngritjes shqiptare.
    Gëzohem që po rimëkëmbet shtanga shqiptare dhe po lexoj edhe mbiemra të vjetër të cilët kanë hedhur djersë në themelet e peshëngritjes si Haxhihyseni. (kujtoni Agron Haxhihysenin e Dinamos0
    Uroj që vërtet këta djem mos ngrenë flamuj bardhë e blu të vendit fqinj.
    Vëllezërit TRASHA do jenë padyshim përpjekja më e madhe e qarqeve greke për ti ''nacionalizuar'' si vorio epiriotë.
    A nuk ka ardhur koha ti thonë STOP këtyre hijenave ??!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Pergezime per kete kampion te ri dhe qe tregoi qe shqiperia eshte burrimi nga lindin talentet.
    Po te investosh te keto talente i con ata deri te titulli olimpik.
    Me pak investim nga qeveria,biznesi dhe me nje politik dhe nje menaxhim me te mire te sportit e talenteve mund te kemi kampion olimpik me flamurin shqiptar.
    Dhe kur e ke kete mundesi,kur i ke keto talente, ja vlen te investoshe.
    E qe te ngrish flamurin shqiptar atje ku e meriton e te marrim ato fitoret e vjedhura nga fqinjet tane.
    Shqiperia humb shume talente e kjo ne te gjitha fushat, talente qe kane mundesi te cojne vendin dhe flamurin me lart .
    Ja vlen te investosh te ngrish flamurin shqiptar ne olimpiade.

    Shqiperia behet kur shqiptaret te besojne qe ajo behet.
    Shqiperia behet kur shqiptaret te jene me atdhetar[fjala shqipe per patriot] se asnje vend nuk behet pa atdhedashuri.

Tema të Ngjashme

  1. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  2. Berisha: Ngjarjet e ’97-ës, rebelim i komunistëve
    Nga Davius në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 12:16
  3. Bler, e ardhmja e Europes dhe globalizmi
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-12-2005, 14:39
  4. Luan Krasniqi: Në shtator dy gëzime, pavarësi dhe kampion bote
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 02:53
  5. Kreshnik Qato, kampion bote në boks
    Nga zeus në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-10-2004, 07:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •