Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    RTP

    Keta rreshta ty ti vrasin syt dhe keq te djegun e di e di por eshte pak si von tash

    :*Prej lufte veç ai largohet
    që është lindur tradhëtor,
    kush është burrë, nuk frikohet,
    po vdes, po vdes si një dëshmor!*
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Brari
    Qfar i thue kesaj:

    Çka u bë me Revistën e FARK-ut "Revistë Ushtarake" gusht -shtator 1998 në Tiranë??!!

    Çka u bë me Drejtorin Informative të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës ??!!

    "Ahmet Krasniqi pasi muar vendimin për formimin e Drejtorisë Informative të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, dhe dha urdhër për nxerrjen e organit të Ministrisë së Mbrojtjes. Drejtori i kësaj Qendre ushtaraku Rifat Haxhijaj i kreu me përpikëri detyrat dhe brenda një kohe të shkurtër e bëri të gatshëm nr 1 të organit të Ministrisë së Mbrojtjes’’Revistë ushtarake’’ për botim, por Qeveria e Bukoshit ndaloj daljen e saj nga shtypi. Numri i parë i kësaj reviste u botua disa ditë para se të vvritet Ahmet Krasniqi, ndërsa numri i dytë pas vrasjes së tij me urdhërin e Ahmet Krasniqit, pa dijën dhe pëlqimin e Bujar Bukoshit dhe me punën e palodhshme të Rifat Haxhiajt."


    Ahmet Krasniqi ishte vendosë si Ministër i Mbrojtjes pa autorizimin dhe nënshkrimin e Dr Bujar Bukoshit, ather Kryeministër i Qeverisë në egzil !!!

    Ahmet Krasniqi kishte filluar botimin e "Revistës Ushtarake" në gusht 1998, pa lejen e Bujar Bukoshit Kryeministër i Ahmet Krasniqit !!??

    Çka mshefet me revistën "Revista Ushtarake" dhe me mshefjen e 9 milon DM të arsyetuar prapa vrasjes së Ahmet Krasniqit !!??

    Po të sqaroheshin këto tema :

    1.) Si erdh deri te vendosja e Ahmet Krasniqit Ministër i Mbrojtjes pa autorizimin dhe nënshkrimin e Bujar Bukoshit ??!

    2.) Si erdhi deri te botimi i revistës "Revista Ushtarake" pa lejen e Bujar Bukoshit ??!!

    3.) Çka u bë me Drejtorin Informative të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës ??!!

    4.) Cili ishte roli i këtyre në tentim Grushtshtetin e 14 shtatorit 1998 në Tiranë ??!!

    5.) Pse ishin thirr Forcat e FARK-ut të tërhiqeshin nga Dukagjini dhe të vendoseshin në Tiranë, përpara tentim Grushtshtetit me 14 shtator 1998 !!?? (gënjeshtër është ajo se tërheqja u bë për të shpëtuar 60 mijë dukagjinas)!!

    6.) Në ndërkohë del Deklarata e Bujar Bukoshit në të cilën thuhej se "Qeveria e Kosovës nuk e ka krijuar FARK-un dhe se përpos UÇK-së nuk ka kurrfarë forcash tjera ushtarake" !!!

    Nëse këto tema sqarohen, do të sqarohet enigma FARK dhe Sigurimi i Atdheut !!!


    Dhe në fund si të sqarohet sot mos interesimi tash 5 vjet për rivarrosjen në Kosovë të Ministrit të tyre (pyetje për FARK-istat dhe atyre që thirren në atë Ministri) ??!!
    -----------------------------

    Ata që bënë "Revistë Ushtarake" gusht -shtator 1998 në Tiranë ...

    Edhe Drejtoria Informative e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës... ku ishte dhe çka bënte ??

    Gjithë koha e veprimtarisë së FARK-ut , FARK-u ishe ilegale dhe i pa pranuar nga Qeveria e Bujar Bukoshit !!

    Ahmet Krasniqi në fund të gushtit 1998 ia shtroi me shkrim këto kërkesa Bujar Bukoshit : 1.Të finansohën Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës nga Fondi i Qeverisë sipas parallogarisë që i duhën për armatim, veshmbathje, dhe ushqim, të mbështetur në standarde ushtarake. 2. Të legalizohet Ministri i Mbrojtjes, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, në organet përkatëse të Shqipërisë.3. Të bëhën ndryshime në Ministrinë e Informatave dhe në TV-në e Kosovës. 4. Të bëhën sqarime të nevojshme me përfaqësues të UÇK-së, për t’i bindur se është në të mirën e Kosovës rrespektimi i Marrëveshtjes së Osllos. 5. Po qe se përfaqësuesit e UÇK-së edhe mëtutje nuk e rrespektojnë Marrëveshtjen e Osllos, të dilet në opinion me sqarime të nevojshme për zbardhjen e kësaj Marrëveshtjeje.

    Përgjigjja ishte negative !!

    Ahmet Krasniqi pat paraqitur dorëheqje nga funksionet që i mbante njëherë në qershor 1998 dhe herën tjetër në gusht të vitit 1998 deri u vra në rrethana të paqarta !

    Edhe pse kishte vepruar në mënyrë të paligjshme Ahmet Krasniqi dhe FARK-u, ishte peticioni i Oficerve të prirë nga Xhafer Jashari dhe Halil Bicaj të cilët kërkonin largimin e Ahmet Krasniqit nga veprimet e tij aventureske !!

    Tash paramendoni …. Disa të mashtruar akuzojn forcat e UÇK-së në Kosovë se paskan qenë kundër bashkimit të faktorit Ushtarak të Kosovës !!!
    ----------------------------

    nga nji forum shqiptar
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 03-09-2004 më 13:11
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    RTP

    Keta rreshta ty ti vrasin syt dhe keq te djegun e di e di por eshte pak si von tash
    Ata rreshta tu vetem sa e firmosin budallallakun tende
    Iriton cdo lexues ketu
    por jo vetem nga pamja....
    Nje shkrim i vrazhde shkaterron kuptimin e fjalis.

    E ti rriti sa te mundesh e me shume shkronjat,
    kot e ke.

    Fondi nderrohet, por koka jo.


  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Brari

    E keqja eshte se Bukoshi financoi Xhavit kriminelin me milionat eurot e 3% -shit te diaspores te ciles diaspore per 15 vjet rresht Xhaviti e Milaimi i kish fry ne vesh mos me ja pagu asnji dojcmark per 3% per Republik te Kosoves..
    shkeputa nji pergjigjie ku Baca Adem u jep lexuesve te Epokes se Re

    Sheradin Berisha: Shpeshherë në disa media të shkruara dhe ato elektronike janë përsëritur zërat për kontaktimin e përfaqësuesve të “FARK-ut” në mars 1998 në Osllo dhe se atje është arritur një marrëveshje ushtarake në mes të ministrit të mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqit, dhe Adem Dmaçit, si përfaqësues i UÇK-së, për bashkimin e të gjitha forcave ushtarake në FARK. Ndonëse s’më ka rënë të lexoj apo të dëgjoj ndonjëherë të flisni për këtë çështje, do të doja të ju pyes: Çfarë mund të thoni për të ashtuquajturën “Marëveshja e Osllos”?



    Demaçi: Mund të them se, në atë kohë unë nuk kam qenë përfaqësues i UÇK-së, por vetëm ndërmjetësues midis dy palëve. Atje është arritur vetëm marrëveshja që Ahmet Krasniqi, ose më mirë të themi Bukoshi, të jipte të hollat, kurse UÇK-ja të furnizohej me armë. Përse kjo marrëveshje nuk funksionoi si duhet nuk e di. Mund të them se kolonel Ahmet Krasniqi ka pasë shprehur gatishmërinë që në çdo mënyrë ta përkrahte UÇK-në. Përse ngeci puna, nuk kam qenë i informuar nga askush.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Emrat e ministrave të PDSH në qeverinë maqedonase
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 22:12
  3. Rishfaqen armët dhe maskat në Kosovë, Thaçi akuzon qeverinë
    Nga teksaskosova në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-12-2006, 07:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •