Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Bukoshi akuzon qeverinë për korrupsion dhe struktura mafioze

    Hajde , hajde moj kurqyshe rras me grushta e shty me gishta thot populli!



    Bukoshi akuzon qeverinë për korrupsion dhe struktura mafioze


    PRISHTINE (31 Korrik) - Ish kryeministri kosovar Bujar Bukoshi akuzon ashpër qeverinë aktuale të Kosovës. Sipas Bukoshit, qeveria e tanishme është e korruptuar. "Qeveria jonë bazohet në struktura mafioze", ka deklaruar Bukoshi në një intervistë dhënë numrin e fundit te të përjavshmes gjermane "Der Spigel". Bukoshi tha se të gjitha partitë e mëdha në qeveri, përfshirë edhe atë të presidentit Ibrahim Rugova, (Lidhja Demokratike e Kosovës) LDK, kanë një strukturë të korruptuar që manipulon konkurset dhe privatizimet. Der Spigel e ka shpërndarë sot lajmin një ditë përpara daljes në treg. "Kur një ministër punëson 200 persona të familjes së tij në aparatin shtetëror, në këtë mënyrë ata i garantojnë elektoratin", ka thënë Bukoshi, sipas të cilit qeveria është e përfshirë edhe në kontrabandën e naftës. "Nëse drejtësia do të funksiononte, pjesa më e madhe e ministrave dhe funksionarëve duhet të jepnin dorëheqjen", tha Bukoshi, një prej themeluesve të LDK-së, aktualisht lider i "Partisë së re të Kosovës". ro/ro (BalkanWeb)

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Bukoshi eshte njeriu i fundit qe duhet te akuzoje qeverine per punen e saj.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Haha bash bukoshi ka te drejt ta kretikoi diken kur dihet se qfar ka ber ai mafioz e keqperdorues i fondit te repuplikes te Kosoves qe jo rastesisht populli e njef si fondi i bukoshit per 10 vite me radh.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Pune e njohur kjo tek ne,
    Mafioze akuzojne mafioze tjere.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Bukoshi ; Qeveria e tashme e Kosovës është e bazuar në struktura mafioze
    Bukoshi, sipas agjencive, në këtë intervistë ka akuzar për korrupsion të gjitha partitë qeveritare, përfshirë edhe atë të kryetarit Rugova, të cilat, sipas tij, manipulojnë me tenderat dhe privatizimin".
    Nëse ne do të kishim një system funksional të drejtësisë, shumica e këtyre ministrave dhe zyrtarëve do të duhej të jepnin dorëheqje, citojnë agjencitë e lajmeve intervistën e Bukoshit.

    Ndaj kritikave të kryetarit të Partisë së Re të Kosovës, Bujar Bukoshit dje reaguan ashpër, Ibrahim Shala, këshilltari i kryeministrit Bajram Rexhepi si dhe ministri Jakup Krasniqi, të cilët këto kritika i cilësuan si propagandë në prag të zgjedhjeve.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Qeveria e Kosovës rreth kritikave të Bukoshit

    “Akuzat bëhen për qëllime politike në prag zgjedhjeve”

    "Cdo akuzë në shtetin demokratik duhet të argumentohet, ndërsa në aspektin politik më se pakti ka të drejtë të flasë zoti Bukoshi. Ai vetë ka qenë një kryeminister në ekzil dhe dihet se si ai i ka përfunduar llogaritë e vetë si kryeministër i Kosovës, tha Ibrahim Shala, këshilltar i kryeministrit Bajram Rexhepi

    Akuzat e kryetarit të Partisë së Re Demokratike të Kosovës, Bujar Bukoshi, se Kosova po udhëhiqet nga strukturat mafioze qeverisëse janë të motivuara politikisht, tha Ibrahim Shala, këshilltar i kryeministrit Bajram Rexhepi. Reagimet e këshilltarit të Qeverisë së Kosovës erdhën pas intervistës që zoti Bukoshi i ka dhënë revistës së përjavshme gjermane “Der Spigel”, në numrin që pritet të dalë në treg të hënën. Në këtë intervistë zoti Bukoshi kritikon ministritë e Kosovës pasi në to "është duke mbizotëruar ekonomia familiare, dhe po që se do të funksiononin ligjet dhe shteti i së drejtës shumica e funksionarëve dhe ministrave do të duhej të jepnin dorëheqje".

    Por, zoti Shala tha se derisa këto akuza nuk kanë bazë mbesin vetëm propogandë për arsye se tani jemi në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet që do të mbahen më 23 tetor në Kosovë.

    "Cdo akuzë në shtetin demokratik duhet të argumentohet, ndërsa në aspektin politik më se pakti ka të drejtë të flasë zoti Bukoshi. Ai vetë ka qenë një kryeminister në ekzil dhe dihet se si ai i ka përfunduar llogaritë e vetë si kryeministër i Kosovës. Por megjithatë nuk duhet të merremi personalisht më rastin e tij dhe kohën e tij pasi dihet se akuzat e tij janë të motivuara politikish. Për më tepër tash dihet se jemi në prag të fushates dhe derisa akuzat nuk janë të argumetuara dhe nuk kanë bazë mbesin vetëm propogandë”, tha Shala, për "Evropa e Lirë".

    Ndërsa sa i përket akuzës tjetër se në ministritë e Kosovës janë të përfshirë edhe 200 të afërm të ministrave, zoti Shala e mohon këtë duke thënë se në ministri njerëzit janë të punësuar në bazë të aftësive të tyre.

    "Në parim cdokund lidhjet familiare duhet të jenë të dënueshme dhe nuk duhet të plotësohen ministritë me familiarizëm, por më ekspertë dhe njerëz të aftë që mund t'i kryejnë detyra sipas ligjit. Nëse njerëz të afërm apo të njohur me njëri-tjetrin punësohen kjo nuk duhet të jetë dukuri. Por nëse ka dështime në këtë drejtim ne pajtohemi se kjo dukuri duhet të luftohet. Por nuk jam i bindur se ajo është në atë masë sic thotë zoti Bukoshi. Kosova është një sistem i vogël dy milionësh, përafërsisht është sa një lagje e Romes apo e Parisit, ndaj shpesh është koincidencë që njerëzit të njihen me njëri-tjetrin", thotë Shala.

    Ndërkohë, edhe Jakup Krasniqi, ministër i Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës, kritikat e zotit Bukoshi drejtuar klasës se sotme politike kosovare i quan të pabaza.

    "Në rend të parë Bukoshi e di vetë si ka udhëhequr si kryeminister i Kosovës jashtë Kosovës dhe mendoj se ai nuk ka argument, por është bërë një praktikë e akuzave shumë të pa baza", tha zoti Krasniqi për "Evropa e Lirë", duke shtuar se në ministrinë të cilën e udhëheq ai, janë të inkuadruar kryesisht kuadro që janë të shkolluar dhe të përgatitur për të udhëhequr institucionet e Kosovës.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Bukoshi kërkon largimin nga pushteti të pasardhësve të UÇK-së


    PRISHTINE (23 Gusht) - E ardhmja e qytetarëve të Kosovës varet prej largimit nga pushteti të pasardhësve të UÇK-së së shformuar, ka deklaruar ish kryeministri i Kosovës Bujar Bukoshi. Në intervistën për agjencinë austriake të lajmeve APA, ai ka theksuar se partitë në pushtet në Kosovë janë "kancer i vendit" sepse mbështetën në strukturat mafioze. Votuesit do të duhet që këta politikanë t'i dërgojnë në shtëpi jo me armë, por me votën e vet, ka rekomanduar Bukoshi, kryetar i Partisë së Re të Kosovës (PReK) e formuar në prill të vitit 2002, e cila është kandiduar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë. Ai i ka akuzuar kryetarët e PDK dhe të AAK Hashim Thaçin e Ramush Haradinaj për nepotizëm, duke thënë se nën udhëheqjen e tyre ministritë janë bërë ministri për punësimin e familjarëve të tyre. ro/ro (Balkanweb)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Bukoshi po i akuzon te tjeret shifni se a ka hejn ma i madh se bukoshi:

    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 23-08-2004 më 11:29
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Bukoshi i zhytur në krim kërkon të fshihet duke akuzuar të tjerët- (Koment i Kosovapress-it)







    Njeriu i njëmijë turpeve, njeriu i njëmijë dështimeve, njeriu simbol i mediokritetit politik sërishmi është bërë i zhurmshëm me zërin e tij të vogël, në skenën e madhe politike të Kosovës. Ky njeri është Bujar Bukoshi. I aftë për të bërë vetëm dëme kombetare paraqitet edhe tani me deklarata, ku njësoj si Koshtunica e Çoviqi kërkon largimin nga skena politike e Kosovës të ish drejtuesve të UÇK-së. Duke bërë këtë Bukoshi tregon se sa pak moral ka në karakterin e tij, sepse ishte UÇK-ja e cila ia bëri të mundur këtij mediokri politik që të mos mbetet tërë jetën azilant rrugëve të Perëndimit, por që të kthehet në Kosovë e të bëhet qytetar.

    Por njerëzit pamoral e dinjitet siq është Bujar Bukoshi nuk duan t’ia dijnë për gjëra të tilla. Ata janë të verbuar nga intatet e frustracionet për shkak të dështimeve të tyre jetësore e politike. I tillë është Bujar Bukoshi. I frustruar ngase historia e tij është një zero e madhe, i frustruar ngase e tashmja e tij është nje parti që nuk është më tepër se një çajtore politike, i frustruar se e ardhmja e tij politike është e vdekur. Por Bujar Bukoshi nuk është vetëm njeriu simbol i dështimit. Ai është edhe simbol i turpit në historinë më të re të Kosovës. Turpi i tij është privatizimi i fondit të Qeverisë së Kosovës në Ekzil, për të cilin herët a vonë drejtësia kosovare dhe ajo nderkombetare do ta thotë fjalën e saj.

    Duke akuzuar të tjerët për mafiozllëk Bukoshi harron se atij i takon merita për themelimin e traditës së korrupsionit dhe keqpërdorimit të fondeve publike për interesa private e klanore. Bujar Bukoshi është babai i korrupsionit e keqpërdorimit në Kosovë. Këtë ai e di mirë, por që të fshihet fillon e hedhë baltë mbi të tjerët, duke vjedhur në këtë rast fjalorin e Koshtunicës dhe Çoviqit. Por turpi i tij nuk mbaron me kaq. Segmenti tjetër i këtij turpi ka të bëjë me luftën kur u vu në ballë të përpjekjeve për të përqarë UÇK-në, duke kryer në këtë mënyrë një shërbim ndaj Beogradit, i cili ua hapi dyert (kufinjt) njerëzve të tij të dyshimtë, që në emer të profesionalizmit të rremë donin ta minonin nga brenda strukturën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por falë gjeturisë të atyre që drejtonin këtë strukturë ky plan mercenar e djallëzor i sponzuar nga Bukoshi dështoi. Për këtë qëllim antikombëtar Bukoshi ka shpenzuar 80. 000 000 DM dhe nuk ia ka arritur qëllimit. E tani çfarë kërkon?

    Dhe me të mbaruar luftën Bukoshi mediokër mblodhi paratë e vjedhura dhe erdhi në Kosovë për tu hedhur hi syve shqiptarëve përmes një organizate joqeveritare (UFORK) sa për të larë fytyrën e nxirë. Por edhe kësaj radhe dështoi, sepse të zezat e Bukoshit janë aq të shumta saqe është e pamundur ti fshehesh. Ato janë gjithandej, shihen natën e ditën nga qytetarët e Kosovës, që në zgjedhjet e kaluara i treguan këtij mediokri politik se ka qenë, është e do të jetë një hiq politik. Dhe duke e ndjerë vetën të tillë ai zëmrohet, bërtet , çirret, flet marrëzira me zërin e tij të vogël, shumë të vogël në skenën e madhe politike të Kosovës. Në fund këtij mediokri të politikës kosovare do ti bëjmë disa pyetje:

    Pse nuk ka treguar ku i ka lënë thasët me para për të grumbulluar dhe strehuar sejmenët e tij?

    Cilat biznese i drejton në Kosovë të krijuara me paratë e vjedhura nga emigrantët kosovarë në Perëndim për shumë vite me radhë?

    Përse nuk e ka bërë transparencën publike të kontonumrave në Gjermani, në Zvicër, Turqi e SHBA?

    Përse nuk e dorëzon pronësinë e “Dardania Bank” Qeverisë së Kosovës ne Tirane, por e ka privatizuar për intersa të veta?

    Sa supermarkete i posedon në Kosovë?

    Këto pyetje nuk sosin me kaq. Këto janë vetëm maja e ajsbergut të poshtërsive dhe krimit të Bujar Bukoshit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Xhavit Haliti fton Bujar Bukoshin në debat publik televiziv


    Prishtinë, 24 gusht (Kosovapress) Time: 17 : 50

    Lulzim Zeneli: Lidhja Demokratike e Kosovës bash hiq nuk i komenton deklaratat e Bujar Bukoshit.

    Xhavit Haliti: Unë e di që Bujar Bukoshi ka harxhuar rreth 80 milionë marka për ta ndarë UÇK-në, për ta shkatërruar Drejtorinë Politike dhe Shtabin e Përgjithshëm të UÇK dhe nuk ia ka arritur qëllimit.

    Bujar Dogolli: Ai është njeri ZHGL-e që nuk vlenë as t’i komentoj deklaratat e tij.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Emrat e ministrave të PDSH në qeverinë maqedonase
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 22:12
  3. Rishfaqen armët dhe maskat në Kosovë, Thaçi akuzon qeverinë
    Nga teksaskosova në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-12-2006, 07:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •