Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Revoltohen femrat shkrimtare. Po ne?!

    Fatime Kulli e Violeta Allmuēa akuzojnė shkrimtarėt shqiptarė pėr maskilizėm tė theksuar

    Autori i Lajmit: Ilir Bushi
    Femrat qė kanė zgjedhur rrugėn e letėrsisė pas njė durimi tė gjatė, duket se dje kanė zgjedhur momentin pėr tė protestuar ashpėr kundėr asaj qė ato e cilėsuan “maskilizėm nė klasifikimin e shkrimtarėve”. Kjo ka ndodhur pėr arsye se, sipas tyre, nė kėtė klasifikim tė pėrkohshėm kanė munguar plotėsisht emrat e atyre grave dhe vajzave qė i kanė kushtuar tė gjithė kohėn dhe energjinė e tyre prozės dhe poezisė.
    Dhe njėra prej tyre ka qenė pikėrisht Fatime Kulli, autorja e librit tė njohur, “Uragani i harruar, Ismail Kadare dhe Bilal Xhaferri, ballė pėr ballė”, e cila ka zbritur dje posaēėrisht nga qyteti i Shkodrės, pėr tė protestuar sė bashku me shumė kolege tė tjera, kundėr kėtij klasifikimi. “Ēdo njeri me njė sy tė lirė mund ta kuptojė fare mirė se femrat-shkrimtare nė kėtė klasifikim janė denigruar dhe persekutuar deri nė atė masė, saqė nuk mund tė tolerohet mė”. Kėshtu u shpreh dje, Fatime Kulli, e cila u mbėshtet nė gjykimin e saj edhe prej shkrimtares tjetėr, Violeta Allmuēa, duke pėrfaqėsuar kėshtu edhe mendimin e Diana Ēulit, Natasha Lakos, Mimoza Ahmetit, Luljeta Leshanakut, etj. Nė kėtė kontekst, gruaja qė njihet si kundėrshtarja kryesore e Kadaresė, ka paralajmėruar se “nėse do tė vazhdojė ky denigrim maskilist kundėr grave, atėherė letėrsia shqiptare mund tė konsiderohet e rrėnuar”. Gjithashtu, Kulli ka sqaruar dje se poezitė e grave dhe vajzave kanė brenda njė ndjeshmėri mė brilante dhe figuracionet letrare bazohen mbi refleset natyrore, por sipas saj, vetė meshkujt (shkrimtarėt) megjithėse bėjnė elozhe tė njėpasnjėshme, pėrsėri kur vjen puna te klasifikimi, nuk i pėrmendin emrat e tyre. Madje, nė guximin e tyre, gratė-shkrimtare kanė kėrkuar verifikim tė hollėsishėm midis veprave letrare qė janė shkruar nė Shqipėri, pėr tematika tė veēanta, ku ato veēojnė, Diana Ēulin, pėr tematikėn e luftės, (Rrethi i kujtesės), Natasha Lakon, pėr skenarėt e filmave, Mimoza Ahmetajn, pėr figuracionet dhe surprizat poetike, Adelina Mamaqin pėr letėrsinė e fėmijve, Violeta Allmuēajn pėr gjetjet tragjike dhe Fatime Kullin pėr guximin nė pėrballjen me tė mėdhenjtė dhe Adelina Balashin nė trajtimin humoristik tė shfaqjeve teatrore. Por, femrat e letėrsisė shqiptare kanė protestuar dje edhe pėr njė arsye tjetėr. Duket se sondazhi i gazetės “Ballkan”, me mungesėn e emrave tė shkrimtareve, u ka zgjuar atyre edhe pakėnaqėsitė e konkurrimeve ku shpesh ēmimet i marrin vetėm burrat. Pėr kėtė Fatime Kulli ka arritur tė deklarojė edhe faktin se “Helena Kadare ėshtė njė shkrimtare e shkėlqyer, por ajo ėshtė njė grua fisnike, qė talentin e saj e ka sakrifikuar nė emėr tė respektit pėr bashkėshortin e saj”. Nė kėtė drejtim, Fatimja ka zbuluar edhe njė dhunti disi tė panjohur tė bashkėshortes sė Dritėro Agollit, Sadijes e cila, sipas saj, ėshtė njė tregimtare e shkėlqyer, qė nė disa raste mund tė konkurrojė denjėsisht me burrin e saj. Por, ankimi i dhimbshėm i grave qė i kanė kushtuar energjitė e tyre letėrsisė ėshtė nė fund tė fundit njė kėmbanė qė bie, pėr ta dėgjuar tė gjithė. Pa hyrė nė detaje mė individuale, duhet tė themi se persekutimi mbi gratė ėshtė njė fenomen qė dallohet nė tė gjitha fushat e jetės. Prandaj kėtu nuk mund tė shpėtojė kurrsesi letėrsia. Megjithatė, duke dėgjuar me vėmėndje pakėnaqėsitė e tyre, mendojmė se sondazhi i gazetės nuk bėn asnjė dallim moshe apo seksi dhe ai analizon vetėm vlerat e mirėfillta profesionale. Ēdo grua qė ka shkruar libra tė mirė, mund tė konkurrojė. Ēdo grua apo vajzė qė konkurron, mund tė fitojė dhe kjo varet edhe nga audicioni. Dhe nė kėtė rast prej sondazhit tė bėrė deri tani, del edhe njė problem, sepse shumė gra kanė votuar vetėm pėr shkrimtarėt meshkuj. Pa hyrė nė analiza tė mirėfillta, nėse kėto janė shenja tė xhelozive tė natyrshme apo karakteristika qė burojnė nga mosnjohja, pėrsėri themi se protesta e shkrimtareve nuk duhet tė drejtohet vetėm kundėr burrave. Nė radhė tė parė, ky ankim duhet tė analizojė vlerat reale dhe mė pas duhet tė emancipojė lexuesit pėr t’i detyruar tė votojnė pėr gratė. Sidoqoftė, ajo qė mbeti dje nga komunikimi me gratė-shkrimtare ishte njė kumt apo njė mesazh, qė kėrkonte mė shumė vėmendje dhe mė pak indiferencė ndaj atyre qė shpesh herė na kanė emocionuar apo tronditur me talentin dhe gjetjet e tyre artistike, tė cilat ndonjėherė i kemi neglizhuar pa tė drejtė.


    Kulli: Pėrse protestojmė ne gratė qė nuk jemi nė listėn e sondazhit tuaj

    Pėrse keni ardhur nga Shkodra?
    Sepse dua t’ju them ju organizatorėve tė sondazhit qė klasifikimi juaj nuk ėshtė plotėsisht i saktė, nėse atje mungojnė gratė. Konkretisht ju cilėsoj faktin se Helena Kadare, Diana Ēuli, Luljeta Leshanaku, Mimoza Ahmeti, Natasha Lako, apo Violeta Allmuēa vlejnė shumė mė tepėr se ndonjė prej emrave qė keni vėnė nė klasifikim. Ky ėshtė thjesht njė maskilizėm i pafalshėm.
    Kush mendoni se duhet hequr, pėr tė shtuar tėrė ato emra qė pėrmendėt?
    Nuk them tė hiqen apo tė shtohen. Por, ju paralajmėroj qė tė hiqni dorė nga indiferenca ndaj grave nė fushėn e letėrsisė. Kjo sjellje ėshtė teprim. Ku e gjeni ju tė drejtėn tė hiqni Helena Kadarenė dhe tė guxoni tė fusni aty disa emra qė nuk i lexon njeri. A e keni lexuar ju Mimoza Ahmetin, Luljeta Leshanakun, apo Violeta Allmuēėn. Kėtu nuk po pėrmend emrat e Adelina Mamaqit, Diana Ēulit apo Natasha Lakos, qė njihen prej tė gjithėve.
    Cila ėshtė ankesa juaj konkrete?
    Ankesa ime ndaj jush ėshtė kjo: hiqni emrat butaforikė dhe vini aty simbolet e letėrsisė, ku bėjnė pjesė edhe shumė gra edhe vajza.
    Cilin emėr duhet tė heqim?
    Analizoni veprat dhe emrat bien vetė. Unė po ju them se Helena Kadare ka shkruar disa libra tė shkėlqyer. Kurse ju mbetėt te librat e vjetėr. Po ju nuk dini edhe njė gjė tjetėr. Qė Sadije Agolli shkruan shumė herė mė mirė se shumica e burrave qė keni shėnuar aty. Por ato janė gra tė urta e dinjitoze qė janė sakrifikuar pėr familjet dhe bashkėshortėt. Unė guxoj tė them kėtu konkretisht se vetėm nė dy rastet e mėsipėrme, Helena do tė ishte mė e suksesshme se Ismaili, nėse ky i fundit do tė merrte mbi shpinė sakrificat familjare. Po kėshtu, edhe Dritėroi, megjithėse pėr tė kam respekt tė veēantė.

    “Nuk ėshtė normale qė tė hiqen gratė nga lista”
    Cila ėshtė ankesa juaj?
    Po tė doni ju, unė nuk ju them asnjė ankesė, por ju adresoj njė pyetje tė thjeshtė: A ju duket normale qė nė sondazhin tuaj po mungojnė vazhdimisht emrat e femrave, kur dihet se ato janė integruar dhe kanė fituar ēmime edhe jashtė shtetit? Unė them se mungesa e emrave tė grave nė listė, nuk ėshtė thjesht mungesė, por shfaqje e megallomanisė dhe bajraktarizmit mashkullor shqiptar qė nuk e pėrfilli e nuk e kuptoi kurrė gruan.
    Kė emėr do veēonit pėr listėn tonė?
    Do veēoja Elvira Dones, Luljeta Leshanakun, Diana Ēulin, Mimoza Ahmetin, e shumė e shumė tė tjera, tė cilat kanė prodhuar pak si sasi, por shumė si cilėsi.
    Pėrse gratė nuk kanė votuar pėr njėra-tjetrėn?
    Sepse, nuk i ka pyetur njeri. Ne sapo morėm vesh pėr sondazhin, e thamė mendimin tonė. Kėtu dua qė tė mirėkuptohemi. Ne nuk kemi qėllim nė vetvete respektimin e gruas, por respektimin e vlerave. Nėse nuk vlejnė, nuk duam mėshirė, por kėrkojmė ballafaqim vlerash.
    Ju vetė ku e fusni krijimtarinė tuaj?
    Libri im i fundit u shit thuajse i gjithi. Unė dhe lexuesi kemi raporte mirėkuptimi, por kėtu nuk dua tė flas pėr veten time. Dua tė flas pėr letėrsinė nė pėrgjithėsi.


    marre nga gazeta Ballkan
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Alba, ti shkruan : " Revoltohen femrat shqiptare. PO NE ?! "
    Ky ėshtė titull nė gazetė, apo i yti?

    Po qe se ėshtė i yti, atėhere "KUSH NE" dhe "Ē'NE NE" ?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Citim Postuar mė parė nga MI CORAZON
    Alba, ti shkruan : " Revoltohen femrat shqiptare. PO NE ?! "
    Ky ėshtė titull nė gazetė, apo i yti?

    Po qe se ėshtė i yti, atėhere "KUSH NE" dhe "Ē'NE NE" ?
    hahah Corazon , si je nje here se ke humb fare , ka kohe qe nuk te shoh ketej rrotull e sidomos andej nga oxhaku .

    Sigurisht se eshte titulli i gazetes , sepse nuk pretendoj dhe as kam pretenduar te shkruaj nje titull te tille per veten sepse nuk ja kam arrit atij niveli sa mund te behem nje poete apo shkrimtare . Por nese ja arrrij te behem nje e tille do te bashkohesha me revoltimin e ketyre shkrimtareve .

    Pershendetje nga Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Ja maj, ja...E ku ka burr nane te t'lej jasht liste ty, si ca e ca ne at' artikull....

    Une mir kam qen ori ALB. E ju nga shpija t'tan mir?

    A nuk po t'duket nji ēik si vap per me dhez zjarr n'oxhak a? (lol)
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Corason, komplimentet e mia Loughing my azz off
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

Tema tė Ngjashme

  1. Objektet fluturuese tė paidentifikuara, UFO
    Nga Darius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 1059
    Postimi i Fundit: 01-04-2024, 14:01
  2. Suedia, aty ku femrat jetojnė parajsėn
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 13-05-2012, 12:02
  3. Pse shkruajnė keq femrat?
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 05-01-2007, 12:08
  4. Femrat dhe ekonomia - Nga Kotelja!
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 08-07-2002, 14:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •