Policia arreston pronarin e fabrikės, vėllanė e tij dhe mikun e tyre 30-vjeēar, i dėnuar mė parė pėr vrasje

I grabisin fabrikėn, merr 3 peng


Jorgjeta Gjanēi

KORĒĖ- Demirali Bregu punonte si shofer provizor tek fabrika e miellit nė fshatin Dishnicė por nuk e kishte menduar kurrė se pronari i saj, tė cilin e ka dhe fis, do ta merrte peng dhe do ta keqtrajtonte duke e akuzuar atė si grabitės tė kėsaj fabrike. Grabitja e kasafortės sė fabrikės sė miellit tre ditė mė parė ėshtė menduar tė zgjidhjet me vetėgjyqėsi nga pronari i saj dhe dy njerėzit e tij tė afėrt. Pavarėsisht se Zalo Bregu, pronari i fabrikės sė miellit nė Dishnicė, kishte lajmėruar policinė pėr atė qė kishte ndodhur ai sė bashku me vėllanė e tij dhe njė person tjetėr kanė vėnė gishtin mbi 3 persona, njėri prej tė cilėve dhe Demiraliu, dhe duke i konsideruar ata grabitės i kanė marrė peng dhe i kanė keqtrajtuar, pėr t’u lėnė mė pas tė lirė nga autorėt. Mbi kėtė akuzė, nė bazė tė denoncimit tė tė dėmtuarve, policia e Korēės ka arrestuar dje pronarin e fabrikės Zalo Bregun, vėllanė e tij Ramadanin, 32 vjeē, dhe mikun e tyre Ferdinad Bazelli, 30 vjeē, i dėnuar njė herė pėr vrasje.
Ngjarja
Pavarėsisht se policia e Korēės kishte filluar hetimet pėr zbardhjen e grabitjes sė fabrikės, pėr tė cilėn kishte shoqėruar dhe disa persona qė punonin aty, pronari Zalo Bregu, 53 vjeē, sė bashku me vėllanė e tij Ramadanin 32 vjeē, tė dy banorė tė fshatit Dishnicė dhe mikun e tyre Ferdinant Bazelli, 30 vjeē, banor i Korēės dhe i dėnuar njė herė pėr vrasje, kanė vendosur qė t’i zbulojnė vetė vjedhėsit e 3 milionė lekėve nė kasafortėn e fabrikės. Ngjarja pėr tė cilėn ata akuzohen ka ndodhur mesditėn e dy ditėve mė parė ku veē e veē dhe nė intervale tė ndryshme kohe kanė marrė peng tre banorė tė fshatit, duke i detyruar ata qė tė kthejnė paratė e grabitura. Viktima tė kėsaj vetėgjyqėsie kanė qėnė tre bashkėfshatarė tė Zalos, Romeo Hasani, 25 vjeē, Edi Kroji, 19 vjeē dhe Demirali Bregu, 47 vjeē. Sipas policisė, pengjet janė marrė dhe janė larguar nga fshati. Ndaj tyre ėshtė bėrė presion, ndėrsa janė rrahur dhe kėrcėnuar me marrjen e jetės nė rast se nuk kthenin lekėt e grabitura. Po sipas policisė, njėrėz tė pronarit tė fabrikės kanė shkuar nė banesėn e 25-vjeēarit Hasani dhe i kanė bėrė presion nėnės sė tij qė t’i jepnin njė milionė lekė, pasi nė tė kundėrt do t’i vrisnin djalin. Po sipas kėtij burimi, nė shtėpinė e Romeos ata kanė marrė 800 euro. Ka qėnė nėna e Romoes ajo qė ka bėrė e para denoncimin lidhur me kėtė ngjarje. Denoncimi i saj ka ardhur pasi ka parė djalin e rrahur barbarisht Denoncim lidhur me kėtė ngjarje ka bėrė dhe 47- vjeēari Demirali Bregu.
Nėna e Romit denoncon dhunėn dhe grabitjen e parave
Vasilika Hasani, edukatore nė njė kopsht fėmijės tregon momentin kur nė shtėpi i kanė shkuar njerėzit e Zalos dhe i kanė kėrkuar 1 milion lekė. “Nuk e dija se ku e kisha djalin kur nė shtėpi mė erdhėn njerėzit e Zalos. Mė kėrkuan t’u jepja 1 milion lek se nė tė kundėrt do tė ma vrisnin djalin para syve tė mi. U tmerrova dhe fillova tė ulėrija”,- thotė Vasilika. Nė shtėpi ndodheshin dhe dy motrat e saj tė cilat kishin ardhur aty pėr vizitė. Ato dolėn me vrap dhe mėsuan se nipi i tyre akuzohej pėr vjedhje. Pėr tė shpėtuar djalin njėra prej tyre u tha se do t’ua jepte ajo lekėt vetėm djalin mos e vrisnin. “Motra ime shkoi nė shtėpinė e saj mori lekėt dhe ua dha njerėzve tė Zalos. Mandej ata e lanė tė lirė djalin para derės sė shtėpisė”,- shprehet pėr gazetėn Vasilika qė nuk nuk mund tė harrojė momentin kur ka parė djalin e saj tė keqtrajtuar. Gjendja e tij, siē rrėfen nėna, ishte e mjerueshme. E kishin goditur nė gjithė trupin, por dhimbje mė tė forta kishte nė pjesėt intime. Ai nuk ishte nė gjendje tė hynte vetė brenda. Ndėrsa vetė Romeo tregon se e ka marrė me makinė Ferdinand Bazelli nga Korēa. “Ai mė nxorri jashtė fshatit dhe mė rrahu aq shumė sa thashė se do tė vdisja. Qė t’i shpėtoja nga duart i thashė qė tė shkonim nė shtėpi pėr tė marrė 1 milion lek sa mė kėrkoi”.
Rrėfimi i Demiraliut
Demirali Bregu, punonte nė fabrikė vetėm nė ditėt qė kishte nevojė pronari dhe pėr to edhe paguhej. Baba i dy fėmijėve ai ėshtė ndier shumė i ofenduar nga qėndrimi dhe veprimet e dy vėllezėrve Bregu. Me ta ėshtė rritur, por me sa duket siē shprehet ai “paraja tė prishka dhe harrohet se ka gjėra qė po i humbe nuk i blen dot as me para”. Demiraliu ishte mes atyre personave qė u thirrėn nė polici pas denoncimit pėr grabitjen e kasafortės sė fabrikės. Ai u mor nė pyetje pėr t’u lėnė mė pas i lirė. Kur u kthye nė shtėpi e lajmėruan se e kėrkonte pronari. “Shkova nė fabrikė, por Zaloja sė bashku mė vėllanė e tij mė morrėn nė makinė dhe mė nxorrėn nga fshati. Mė ēuan drejt Voskopojės. Rrugės filluan tė mė bėnin presion qė tė pranoja se kisha vjedhur paratė e kasafortės”,- rrėfen pėr gazetėn babai i dy fėmijėve. Sipas tij, Ramadani e ka goditur me grushta nė fytyrė dhe e ka kėrcėnuar. “Kur arritėm tek kthesa e Gjonomadhit ata ndaluan makinėn dhe mė kėrkuan me forcė qė unė tė pohoja se u kisha vjedhur lekėt. Mė goditėn ne fytyre dhe nė pjesė tė ndryshme tė trupit. Kur e panė qė nuk mundėn tė mė mposhtnin me kėrcėnuan se nė rast se nuk u dorėzoja 2.7 milionė lekė pėr dhjetė ditė atėherė do tė mė vrisnin dhe do tė mė flaknin nė bunkerėt e Voskopojės”,- rrėfen Demiraliu qė ka mbetur i tmerruar. Ai nuk e mendonte se dy bashkėfshatarėt e tij, me tė cilėt ėshtė rritur dhe ėshtė dhe fis, do tė arrinin deri kėtu. Jorgjeta Gjanēi

Tė arrestuarit
Zalo Bregu, pronar i fabrikės sė miellit
Ramadan Bregu, vėllai i pronarit tė fabrikės
Ferdinad Bazelli, i dėnuar njė herė pėr vrasje
Tė keqtrajtuarit
Romeo Hasani, 25 vjeē
Edi Kroji, 19 vjeē
Demirali Bregu, 47 vjeē